
Megjithate per ta ilustruar disi kete ngjarje,e cila tashme perben nje çeshtje te shtjelluar historikisht,po vendosim nje shkrim nga revista katolike "Hylli i drites" ku edhe ketu ndonese me tona te zbutura per shkak te perkatesis fetare dhe kohes ne te cilen eshte botuar,del qarte fakti se "dora e huaj" ka qene vendimtare ne te ashtu quajturen "Republik te Mirdites".]
"Hylli i Drites"-korrik 1921 viti II,nr.III,f.137-(shikoni ky shkrim eshte i muajt korrik,me 17 korrik 1921 u shpall "Republika e Mirdites")
Lajme-Rrokull Shqipnise
Mirdite, kapidan Markagjoni, tuj qite per shkak se populli i Mirdites ishte tuj hjeke teper keq prej vjet,e mandej tuj pa edhe se prej kujdesit te Qeveris ishte lamun krejt pas dore jo veç populli i Mirdites po te gjitha malet e Gegnise,pushtuell disa shoke e bashke me Zef Ndocin e Spaçit e Tuc Doden e Fandit,shkoi ne Prizrend. Sa kthej prej asi vendi çoi e grishi me emen gadi te gjith krenet e dymbedhjete Bajrakve,ashtu edhe gjith ata qe per influence te veten mujshin me i vlejtun. Gjithsej nja 120 vete.Gati te gjithe i pergjigjen ketij te grishun pas Bajrahut te Veles e te Ranxes,e pase Bardhok Prenget bajraktarit te Thellkes i cili duket se nuk qe thirre aspak ne ate kuvend.Si u mblodhen krenet e ketyne bajrakvet,çili Markagjoni kuvendin tuj u ankue se si qeveria i kishte lene krejt mas dore,si shpin e tij ashtu edhe dymbedhjet bajraket te permendura e se me i dhane fund çdo ngaterreses tha se kishte gjete nje mike te forte qe skishte per ta leshue kurre,e se ky mik ishte Franca.Deftoi se populli i dymbedhjete bajrakeve do te qeverise mes kanunit si e kishin pase tash sa vjet nen kryesi te deres se Markagjonit,tha se do formohej nje komisjon i perbere prej dymbedhjete vetesh qi ka me ndeje gjith her n'Orosh e se do te shkruete zaptitet ne secilin bajrak e se kishte per ti pague ai vete.Qeveria e Tiranes sdo kishte shka me ba ne Mirdite as kta ne qeveri te Tiranes,e i lete rrugen çile gjithkuj qe dote me kalue neper Mirdite.Malsoret e Bregut te Mates,tha Markagjoni skan me mujte me u ule prej bjeshke pa pase lejen e tije.Prej ktyne fjaleve disa te mençem e kuptuen se programi i sundimit te tij perfshinte ma teper dymbedhjete bajraket do te kapej qysh prej Lume deri ne uej te Drinit e m'uej te Mates e deri ne breg te detit,porositi qetsin dhe ndalunin e punes se keqe jo vetem brenda kufinit te Mirdites por dhe nder vise te permenduna,masi u njomi doren me 10 deri ne 30 napolona i la disa me shkue,tuj nale disa me te cilet do fliste ma çiltas,ktyne thone se,masi i vuni perpara me be,u deftoi çiltas se si ishte lidhe me Serbi.Mas nje jave çoi letrat pergjith ane tuj i porosit me shkrue zaptiet,tuj caktue seicilit bajrak edhe numrin e tyne.Do ishin gjithsej 1000 vete me ka tre napolona ne muej.Vetem masi mrrini puna deri ketu i doli gjumi qeveris sa do qe ka qene e informueme edhe ma pare,e dau patjeter me çue nje ekspedite ushtarake ne ato zona per me nalue vazhdimin e programit te Markagjonit (...)
Mirdita qe ne kohen e P-Os ka qene nje zone e cila ka pasur nje rendesi te veçante per Rusine dhe Austro-H, keto shtete kan investuar shuma te medha qysh prej disa qindra vjetesh duke i manipuluar shpesh here per interesat e tyre politike ne kete rajon te ballkanit.Rasti i mesiperm nuk eshte i veçante,perdorimi i fese si mjet perçarjeje ka çuar shpesh here qe ne popullsine katolike te dalin dhe teza per krijimin e nje kantoni te veçante.