Por , nuk pajtohem me ty dhe me konceptimin tënd të jetës. Në emër të të mirës kombëtare t`i fëmijët e klasës së dytë i ulë femër-mashkull në një bankë në shkollë për t`iu hjekur turpi.Po pate mundësi , për t`ia hjekur këtë turp t`i edhe do i mësoje fëmijet se si të putheshin djalë me femër , sepse këtë po e kërkon civilizimi evropian. Ndërkaq në Europën që t`i e ëndërron këto gjëra janë rreptësisht të ndaluara , t`i në emër të tyre thërret dhe helmon popullin tënd me kuazi civilizim perëndimor.
Secili civilizim botëror diturinë e lidhë ngushtë më turpin duke u nisur që nga : civilizimi perëndimor , ai konfucianist , ai islam , ai krishter , judaist , hinduist , etj. Ndërkaq t`i në emër të të gjithë këtyre civilizimeve zgjohesh dhe i mëson fëmijët se si ta largojnë turpin ! Në emër të demokracisë t`i më flet për spektaklet madhore të muzikës pop , rok , hip-hop , popullore etj e të zgjedhjes miss dhe misterit shqiptar. Je në gjendje të shpenzosh me mijëra euro për këto qëllime ndërkaq për cështje madhore të popullit shqiptar të dhimbsen edhe një euro. A këndej populli yt shqiptar vuan nga papunësia , varfëria , analfabetizmi , varja nga narkotikët , deficit kuadri në cështjet kyce në Maqedoni , mungesë të spitaleve ,shkollave , cerdheve , instituteve shkencore etj. Në emër të presidentit Bush t`i e izolon tërë Tiranën dhe e bënë të virgjër e ia zënë frymën! Asnjëherë nuk më ka shkuar ndër mend se do të vijë një burrështeti në Shqipërinë demokratike me më shumë ushtarë sesa që kishte gjatë kohës së luftës së dytë botërore. As ushtarët e KFOR-it në Kosovë nuk ishin aq në numër sa forca mbrojtëse e Presidentit Bush në Tiranë!!! Me të vërtetë bota e shekullit XXI po mahnitë numrin më të madhë të filozofëve për cmendurinë që e posedon dhe që e ka. Nuk kanë se për cfarë të frikohen të huajt nga shqiptarët , pasiqë populli shqiptar ishte djep ndërmjet dy civilizimeve më të mëdha botërore , ai evropian dhe civilizimi islam. Nga njëri civilizim ky popull ishte në rrolin e sulmuesit në botë , ndërkaq për civilizimin tjetër luajti rrolin e mbrojtësit edhe atë me mjaft guxim dhe mjeshtëri. Dikur burrështetasit kur vizitonin një vend dhe tregonin madhërinë e tyre dhe vendit prej kah vinin , niseshin rrugëve të gjata ku mjetet e udhëtimit i mbushnin me libra duke u krenuar para popujve tjerë se me sa tituj shkencorë , letrar , etj disponojnë. Sot në kohën e globalizmit për të vizituar një vend të qetë dhe paqësor nevojitet një numër i madh i forcave ushtarake pasiqë besimi është thumbuar thellë nën ombrellën e këtij shekulli. Athua vallë a aq pak popujt tjerë i besojnë shqiptarëve që nëpër botë njiheshin si besnikët më të mëdhenjë ku këtë na e thanë edhe vet serbët nëpër poezitë dhe këngët e tyre popullore ( armiqt tanë tradicional) ??? Ku mbeti ajo krenaria jonë para popujve tjerë si populli më besnik në botë?!!!
Cilën nënë e lënduam aq thellë sa na nemi me loqkën e zemrës? Mbi gjakun e cilit dëshmor ngritëm meritat , vlerat dhe idealet tona të jetës? Cilin profesor në fakultet e korruptuam aq rëndë saqë ai ta humb besën e shqiptarit dhe të bëhet i papërgjegjshëm? Me cilin politikan mashtruam dhe vjedhëm nga buxheti i shtetit të Maqedonisë i mbushur nga djersa e shqiptarit të thjeshtë dhe të mjerë? Cilit mjekë i dhamë 200 euro plus për shërimin tonë? Mbi porosinë e cilit rilindas ndërtuam tradhtinë tonë? Ku na mbeti turpi, kanuni , tradita , bujaria , zemërgjërësia , fisnikëria , trimëria , dituria ??? U zhdukën si shkuma e detit , na mbeti vetëm fjala e zënë në mesin e gojës sikur lëkura e artë e gjarprit. Njeriu pa logjikën është një kafshë që ecë më dy këmbë , një robotë i ndërtuar në fabrikat e Tokios. Sentimentalja humbet përskaj cdo sfilite mode në trojet etnike shqiptare , burrëria po fashitet thellë në oqeanin pa fund të tradhëtisë , e nderi u lidhë ngushtë më paranë dhe postin!
Romansieri i madh turk Tarik Dursun K në romanin e tij Gjaku i Detit fq. 97 shkruan kështu: " Eja dhe shikoje fshatin tonë. Ndëgjoji fshatarët. Bëni pyetje , këshillohu. Ndaloje gënjeshtrën nga e vërteta , tradhëtinë nga drejtësia. Për.... atë që mbahemi ne , qeveria jonë. Në kasarnë na mësuan të kemi besim në qeverinë , dhe të shpresojmë në të. Edhe ja , erdha deri tek t`i..."
Por , ky besim në qeverinë u gri copa-copa e u bë pluhur e hi. Ne që në fillim të jetës sonë ndërtuam idealet jashta moralit , jashta traditave të dobishme kombëtare. Ndoshta edhe e meritojmë një udhëheqësi të këtillë , sepse ne i zgjedhim dhe ne një ditë edhe do i ndëshkojmë...
Por , shqiptar , mos harroni se Zoti nuk e ndryshon gjendjen e një populli përderisa ata nuk e ndryshojnë veten e tyre...