
B r u n e j e t
Hyrje
Shteti Brunej “Shtëpia e paqës” (Negara Brunei Daru’s-selam) është sulltanat i vendosur në bregun veriperënduimor i ujdhesës Borneo. Në vitin 1987 Brunejet kishin 241.000 banorë të cilët, me shumicë, janë të koncentruar në kryeqendrën Bandar Seri Begawan dhe në disa qytete tjera. Sipas prejardhjes etnike shumicën e popullësisë e përbëjnë Malajët (66.6%), pastaj vijnë Kinezët (20%), vendasit (8.3%) dhe në fund pjesëtarët e grupeve tjera (7.1%). Prejardhja etnike kryesisht përcakton dhe përkatësinë fetare. Munslimanët përbëjnë 63.4% të popullësisë, budistët 14%, kristianët 9.7% kurse pjesëtarët e religjioneve tjera 12.9%.
Brunej është njëra nga shtetet më të vjetra malajase në Arkipelag. Monumentet e shkruara mbi lavdinë e tij të lavdishme depërtojnë thellë prapa deri në shekullin 14, kur sunduesi Avang Alek Betatar (Awang Alak Batatar) ka pranuar Islamin dhe u bërë sulltan Muhammed Shah I. Gjatë 15 shekujve Islami është zgjeruar nëpër Borneo ashtu që sunduesi i Brunejeve në shekullin vijues ishte sovran i pacenueshëm i tërë kësaj ujdhese që popullësia lokale e ka quajtur “Ujdhesa e lumit të Madh (Pulau Kaltmntan). Në atë kohë, sipas forcës së vet Brunej ishte i barabart me shtetin malajas Melaka, kurse kryeqendra e tij Kota Batu ishte e lavdëruar sikur një prej qyteteve më të bukura muslimane të regjionit.
Pasi që Melaka më 1511 ra në duar të Portugalisë, Brunej u bë qendër e përhapjes së islamin dhe tregtisë në Arkipelag. Sulltanati me sukses i ka rezistuar sulmeve të Spanjollëve nga Filipinet por fuqia e tij filloi të bie në fillim të shekullit 17 kur në këtë territor depërtojnë Britanezët dhe Holandezët.
Në gjysmën e parë të shekullit 19 në ujdhesën Borneo arriti avanturisti Xhejms Bruk (James Brook) i cili, duke fituar ndikim të madh te sulltani, fiton një pjesë të ujdhesës për qeverisje. Në këtë pjesë të ujdhesës, sot të njohura si Seravak (Sarawak), konstituohet dinastia e “raxhëve të bardhë”, përkatësisht pasardhësve të Brukit. Territorialisht i cunguar dhe kohësisht i redukuar në anklavë të vogël, Brunejet më 1888 bëhet protektorat britanez. Statusi i tij ishte i ngjashëm me statusin e shtetteve tjera malajase nën protektoratin britanez. U fut “sistemi rezidencial” (prej 1906), që d.m.th. se sulltani ka sunduar detyrimisht duke ndjekur “këshillat” e misionarit (rezidentit) britanez në pallatin e vet. Sulltani ishte i autorizuar që pavarësisht të sjellë vendime vetëm në pyetjet që i përkasin fesë islame dhe traditave malajase.
Protektorati britanez është vazhduar pas okupimit japonez gjatë luftës së dytë botërore. Atë kohë Brunejet fillojnë të zhvillohen më shpejtë duke iu falënderuar burimeve të pasura të zbuluara të naftës. Në vitet e pesëdhjeta në sulltanat forcohet lëvizja nacionale malajase e cila pa sukses përpiqet më 1962 që me rebelim të armatosur ta eliminojë praninë britaneze.
Kur më 1963 është formuar Malezia, Brunejet nuk iu inkuadrua federatës pasi nuk është arritur pajtimi i ndërsjell mbi disa pika qenësore.
Prej 1. 1. 1984, Brunej është bërë shtet sovran me çka është përfunduar protektorati gati njëqindvjeçar briotanez. Sot Brunejet është monarki me konceptin e proklamuar të ndërtimit “të shtetit të mirëqenies”.
Muslimanët
Muslimanët e Brunejeve me shumicë janë Malajë entikë. Me bashkëvendasit e vet në siujdhesë ndajnë trashëgiminë e njëjtë fetare dhe kulturore.
Institucionet islame dhe dimensioni bashkëkohor politik i Islamit
Islami gëzon statusin e religjionit shtetëror në Bruneje. Shprehja institucionale e këtij koncepti është ndërtuar sipas modelit të shteteve malajase.
Në vitin 1955 është shpallur Ligji mbi këshillin fetar, traditat shtetërore dhe gjykatat e kadive (The Religious Council, State Custom andKathis Courts Enactment, 1955). Ky akt juridik ka ndjekur jurisdiksionin e shtetit malajas Kelantan.
Sulltani është pris i fesë islame në Bruneje. Gjatë kryerjes së këtij funksioni i ndihmon Këshilli për fenë islame dhe traditat në shetin (Majlsi Ugama Islam dan Adat Istiadat Negri). Këshilli kujdeset mbi ndërtimin dhe mbajtjen e xhamive, tubon zekatin dhe sadekat’ul-fitrin që janë të obluguar ta japin të gjithë muslimanët sipas kushteve të përcaktuara me sheriat, administron me fondin Musliman në të cilin janë unifikuar të ardhuart nga vakufi dhe trashëgimisë së muslimanëve pa trashëgimtar, dhe jep shpjegime të të drejtës islame dhe zakonore. Këtë kompetencë të fundit në emër të këshillit e kryen këshilli i veçantë për fetva në krye me muftiun. Shpjegimet jepen në bazë të mendimit të pranuar të miratuar të shkollës fetare- juridike shafiite. Nëse këtë e kërkon interesi i përgjithsëm dhe me leje të sulltanit mund të jepet fetva në pyetje të caktuar dhe në bazë të mësimit në ndonjë shkolle tjetër fetare-juridike sunnite. Fetvatë shpallen në gazetat zyrtare dhe janë obligative për të gjithë muslimanët e medhhebit shafiit në shtet. Me rastin e zgjedhjes së iamit të xhamisë, këshilli propozon dy kandidatë të kualifikuar ndërmjet të cilëve bashkësia lokale muslimane (xhemaati) e zgjedh liderin fetar.
Arsimimi islam arrihet në shkollat nacionale (deri në nivel të univerrsitetit) në të cilat ekzistojnë orët obligative të mësim-besimit dhe në shkollat fetare islame, duke e kyqur edhe Kolexhin islam.
Cështjet statutare, familjare dhe trashëgimore të muslimanëve, çështjet e vakufeve dhe kundravajtjet e vogla të disiplinës fetare bëjnë pjesë në kompetencat e gjykatave sheriatike. NË kuadër të gjyqësisë sheriatike ekzistojnë gjykatat e shkallës së parë të kadive dhe gjykatën e kadiut suprem (kathi basar).
Atmosfera e mbështetjes shtetërore instituteve islame dhe suazat e koceptit tradicional të sulltanatit, të mbështetur burimet fetare të legjitimimit të pushtetit, përcaktojnë domensionin basjhkëkohor pilitik të islamit në Breneje.
Literatura:
1. Brunei-Darusselam, The Information and Publicity Committee for the Independence Celebrations of Negara Brunei Darusselam, Brunei, (-).
2. HajiZaimi Haji Ahmad, Brunei Kearah Kemerdekaan, Ulu Relang, Selangor, 1984.
3. B. Hooker, islamic Law in Southeast Asia, pp. 173 – 198.
4. Britannica, World Data Annual 1988.