Ndërhyrja, gabimi ndaj Turqisë

Ne vetëm mund të shpresojmë se një zgjidhje e mbështetur tek ideja e një bashkëpunimi kundër PKK-së, e cila duket se ka qenë në diskutuar gjatë takimit në Zyrën Ovale, fokusuar mbi angazhimin diplomatik midis SHBA, Turqisë, Irakut dhe Qeverisë Rajonale

të Kurdistanit (KRG), do të parandalojë sulmin akoma të mundshëm ushtarak.

Turqit kuptueshëm janë të zemëruar dhe të gatshëm për luftë. Frustrimi i akumuluar gjatë sulmeve të fundit nga ana e PKK-së shpërtheu me kërkesat e publikut për një zgjidhje të vendosur ushtarake. Opinioni publik turk mbështet uqimisht sulmet ndaj kampeve të rebelëve brenda Kurdistanit irakian, dhe forcat e armatosura turke kanë mobilizuar

më shumë se 100000 ushtarë në kufirin me Irakut, duke përgatitur terrenin për një ndërhyrje masive turke në veri të Irakut, e cila do të kishte pasoja katastrofike. Në letër, të gjitha luftërat duken të lehta. Strategët ushtarakë turq mund

të shpresojnë që një mësymje e fuqishme në Kurdistanin irakian do të çrrënjosë, një herë e përgjithmonë, PKK. Duke hedhur një vështrim në atë që ushtarët e quajnë “trupave-përoperacion” raporti i tyre mund të tregojë se detyra mund të realizohet me shpejtësi. Turqia ka një ushtri shumë të mirë dhe duket e realizueshme që 100000 ushtarë turq të stërvitur dhe pajisur mirë mund të avancojnë me shpejtësi për të kapur ose asgjësuar 3000 rebelë të PKK-së të fshehur në një zonë, që ka një madhësi pak më të madhe se ajo e Merilendit.Por, lufta asnjëherë nuk është e thjeshtë.

Mosmarrëveshjet dhe mjegullae luftës gjithnjë komplotojnë për ta bërë betejën aktuale shumë më komplekse,duke konsumuar më shumë kohë dhe gjak nga planet sterile dhe optimiste, të shkruara me rehati në shtabet e përgjithshme të largëta. Edhe një gjeni ushtarak, i tillë si Aleksandri i Madh, ishte penguar nga terreni i shkretë i Turqisë jugore dhe Irakut verior. Me gjithë dëshirën popullore për një zgjidhje të shpejtë ushtarake, një ndërhyrje turke në Irak do të sillte vetëm bllokim, frustrim dhe – në më keq akoma – destabilizim të rajonit, duke minuar për dekada marrëdhëniet amerikano-turke, dhe duke vënë në rrezik stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit të Kurdistanit irakian.

Turqia me siguri do të përfitojë duke vazhduar në rrugë më krijuese dhe diplomatike, e cila është duke e ndjekur tani nga z.Erdogan. Ai ka siguruar një premtim amerikan për të shkëmbyer informacionet midis shërbimeve sekrete dhe për të bashkëpunuar në neutralizimin e elementëve të PKK-së në Irak dhe për të parandaluar lëvizjet e tyre përmes kufirit.

Ai duhet të hapë një dialog me KRG, që të formulojë masat e përbashkëta për të parandaluar që PKK-ja të godasë Turqinë nga territori i Irakut. Për këtë qëllim, ai duhet të përkrahë vendosjen e bisedimeve katërpalëshe midis Turqisë, Irakut, SHBA dhe KRG. Kjo duhet të jetë rruga për të ecur përpara. Lufta nuk është përgjigje, veçanërisht nisur nga alternativat krijuese në dispozicion. Së pari, goditja kundër PKK-së atje ku ata janë më të prekshëm, jo në kampet stërvitore malore ku ata janë më të fortë. Duke e përçarë armikun nëpërmjet një amnistie, e cila do të lejonte civilët dhe anëtarët e thjeshtë të PKK-së që të hiqnin dorë nga armët e tyre dhe t’i bashkoheshin shoqërisë. Kjo funksionoi në Irlandën e Veriut për të izoluar segmentet radikale të IRA-s dhe ka funksionuar edhe aty, ku mbështetja popullore e PKK-së në rastin më të mirë është e vakët. Së dyti, SHBA dhe të tjerët mund të dëmtojnë operacionet e PKK-së, duke ndërprerë mbështetjen e saj financiare. Qendra e fuqisë së PKK-së nuk është, dhe nuk ka qenë donjëherë, në kurdistanin irakian; baza e saj popullore ndodhet në Turqinë juglindore. Baza e saj financiare është në qytetet e Evropës kontinentale, ku mblidhen paratë. Udhëheqësit e saj udhëtojnë lirisht nëpër kryeqytetet evropiane. Eshtë e nevojshme një përpjekje e koordinuar ndërkombëtare për të ndaluar fluksin e parave dhe furnizimeve për PKK-në. Dekadat e aksioneve ushtarake kundër PKK-së kanë dështuar për të dhënë një zgjidhje të qëndrueshme dhe do të dështojnë sërish. Albert Ajnshtajni nuk ishte një strateg ushtarak, por ai dinte diçka lidhur me atë se si të zgjidhen problemet. Përveç kësaj, ai ka pranuar marrëzinë e zëvendësimit të nxituar, duke gjykuar mbi marrjen e vendimit kur thoshte:

”Ne nuk mund të zgjidhim problemet duke përdorur të njëjtin lloj mendimi që ne përdorim kur i krijojmë ato”. Të bisedosh me PKK-në është një element esencial për të zgjidhur një konflikt më të madh në Irak dhe për të forcuar paqen në rajon. Kjo sfidë kërkon një strategji krijuese, një strategji të bazuar mbi diplomacinë dhe dialogun. Mbi të gjitha kjo kërkon udhëheqës me vizion, të cilët qëndrojnë më lart se emocionet – udhëheqës kurajozë, të cilët janë të gatshëm të heqin dorë nga aksionet e dhunshme afatshkurtra për t’i shërbyer me mençuri interesave afatgjata të vendit të tyre.

Autori është ish-komandant Suprem i NATO-s

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme