Vetëm këtë di, se asgjë nuk di

Shteti ynë këtyre ditëve po hyn në fotofinish të një momenti shumë të rëndësishëm historik. Njerëzit të cilët po i bëjnë hapat e fundit janë politikanët tanë, të cilëve u ka ra në hise që fare po kondicion ta bëjnë këtë vrap përfundimtarë të marrjes së vendimit në lidhje me kontestin rreth emrit, dhe me siguri do ta bëjnë, kur është në pyetje interesi shtetëror dhe kombëtar ata do ta bëjnë edhe këtë sakrificë, se si do ta bëjnë atë, ajo është çështje krejt tjetër, veç Zoti e di se si. Duke i analizuar të gjithë politikanët që kanë gisht në vendimmarrje, më interesanti dhe njëkohësisht më i rëndi për ta definuar, më duket kryeministri Nikolla Gruevski. E gjeta biografinë e tij, e analizova mirë, pastaj u zhyta në memorien time dhe gjeta shumicën e veprimeve të këtij njeriu, sidomos të kohëve të fundit. Përfundimi i parë i imi ishte se ky njeriu ka humbur ndjenjën e NDARJES SË KUFIRIT MES REALES DHE JOREALES. Kur një qytetar i thjeshtë i Republikës së Maqedonisë, pa marrë parasysh përkatësinë e tij etnike, fetare, sociale etj., ndalet për një moment dhe analizon se në çfarë gjendje është ky shtet, çka fiton nëse inkuadrohet në NATO dhe çka humb nëse nuk merr ftesë për në NATO, shumë lehtë është të arrihet te konstatimi se si duhet të veprojë një kryeministër i një shteti të tillë si ky i yni. I vërejta edhe disa simptome të sjelljes së tij dhe iu qasa për një çast botës se informacioneve, internetit, më saktë hyra në google dhe shkrujata disa nga fjalët që asocojnë me sjelljet e kryeministrit, rezultati ishte i çuditshëm, në organizatën botërore të shëndetësisë është regjistruar një sëmundje që në vete përmban këto simptome:

- shtrembërimet ose teprimet e përmbajtjes se mendimit (deliret),

- shtrembërimet e të perceptuarit,

- të folurit e ç’organizuar,

- reduktimi i intensitetit të shprehjeve emotive (ndjenja të cekta),

- reduktimi në rrjedhshmërinë dhe produktivitetin e mendimit dhe te folurit (alogji),

- reduktimi në orientimin e sjelljeve me përfundim arritjen e qëllimit (abuli).

Më pas duke shpjeguar për këtë sëmundje thuhet se një i sëmurë i afektuar me këtë gjendje nuk arrin të ndajë kufirin mes reales dhe joreales. Nuk dua të besoj se në krye të shtetit kemi një pacient me simptomatologji të tillë, por veprimet e tij në këto çaste janë shumë të ngjashme me simptomet që janë karakteristike për këtë sëmundje që në terminologjinë mjekësorë quhet skizofreni (skizofreni). Duke mos dashur të besoj se Nikolla është skizofren, kam mbet me dilemën se si ta definoj këtë njeri, nëse nuk është skizofren atëherë vërtet mirë aktron skizofreni.Për ne (popullin) skizofrenia ose aktrimi i skizofrenisë ka pasoja të njëjta, nëse ne nuk marrim ftesë për në NATO, do të duhet të paguajmë çmimin e shërimit të skizofrenisë së tij ose të paguajmë çmimin e shikimit të shfaqjes skizofrenike ku rolin kryesor e luan Nikolla Gruevski. Më kot kosovarët nuk thonë se një budalla, i merr në qafë njëqind të mençur. Ndjenja e nacional-romantizmit te ky njeri po dominon fare, nga veprimet dhe deklaratat e tij mund të kuptohet se ai dëshiron të shfaqet si një vojvodë i cili mbron interesat kombëtare maqedonase. Duke analizuar edhe më tej figurën e personalitetin e tij, e tëra kjo në bazë të paraqitjeve të tija dhe të qeverisë në këto momente, erdha te një konstatim se gabimi parësor, elementar i tij qëndron në atë se, ai mendon se di shumë, se është ekspert, jo veç i ekonomisë por edhe i politikës. Kështu si magjistër i shkencave ekonomike që është, ai mendon se nuk ka asnjë njeri në botë, e mos të flasim për Maqedoni, që e njeh ekonominë më mirë se ai, madje t’ua përkujtoj se temën e magjistraturës ky njeri e mbrojti duke qenë kryeministër, para kamerave të televizioneve publike e private nacionale, që tregon arrogancën mediale që ai ushtron deri sa është kryeministër. Kurse strategjia e tij e veprimit politik bazohet në përvojën e madhe të Akademisë së shkencave të Serbisë, dhe të politikanëve të “mëdhenj” serbë, si Sllobodan Milosheviqi e Voisllav Koshtunica, sidomos me këtë të fundit si duket është në koordinim të plotë madje edhe ditor, argument për këtë është dhënia simultane e deklaratave që kanë përmbajtje të njëjtë strategjike-politike. P.sh., para disa ditëve kur Voisllav Koshtunica dha deklaratë se Serbisë nuk i duhet NATO-ja, se ajo do të thellojë bashkëpunimin me Rusinë, në të njëjtën ditë Nikolla Gruevski u deklarua nëse Maqedonia nuk merr ftesë për në NATO më 4 prill, atëherë do të presim kohëra të tjera, që në transkriptim do të thotë se nuk duam të hymë në NATO, por s’kemi se si ta themi.

Fjalët e urta popullore dhe ato të dijetarëve e të filozofëve të mëdhenj u kanë shërbyer shumë njerëzimit, por me sa duket disa njerëz (p.sh. Nikolla) nuk i kanë lexuar kurrë ato.

Një fjalë e urtë thotë: njerëzit më të rrezikshëm janë ata që dinë pak.

E keqja më e madhe te këta njerëz është se mendojnë që din shumë, kështu bëjnë veprime të cilat janë të dëmshme për shoqëritë në të cilat jetojnë, e edhe më keq ndodh kur ato bëhen liderët e popullit të vet.

Sa për ilustrim dhe komparacion më të denjë, ja edhe një fjalë të urtë.

Sokrati ka thënë: Vetëm këtë di, se asgjë nuk di.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme