RIKTHIM I FUQISHEM TURQISE NE HAPESIREN SHQIPTARE

E rendësishme ishte se së bashku me kryeministrin turk kishte zbarkuar në Shqipëri edhe kupola e biznesit turk që përfaqëson mbi një milion bizneze që ka e gjithë Turqia, duke lënë të nënkuptojë, për analistët, se problemet ekonomike do të ishin pjesë shumë e rendësishme e axhendës së kryeministrit turk. Gjatë vizitës njëditore ,që zhvilloi delegacioni turk në Shqipëri, u bënë shumë të lexueshme tregues shumë të rendësishën të hartës që paraqet sot raportet politike, ekonomike, historike dhe kulturore në mes të Turqisë dhe të Shqipërisë .Sidomos, në konferencat e shtypit të të dy kryeministrave, gazetarët dhe permes tyre opinjoni publik shikuan një qëndrim unik në vlerësimin e lidhjeve historike dhe aktuale në mes të dy popujve . Për kryeministrin Berisha ,Shqipërinë e lidhin me Turqinë mijra fije historike në të kaluarën të cilat vazhojnë edhe sot dhe se Turqia është shteti që i ka qëndruar në të gjitha kohërat Shqipërisë në mbrojtje .Berisha theksoi se kombi turk dhe kombi shqiptar kanë qeverisë së bashku Perëndorinë Osmanë, duke i dhënë kështu një përgjigje të ashpër historiografisë komuniste të Lindjes ,që penalizonte Perëndorinë Osmanë si shkaktare e katastrofave historike të shqiptarve.Në vazhdim të kësaj ideje, ai theksoi se vizita e kryeministrit Erdogan është një zhvillim kulmor në mardhënjet tradicionale në mes të popullit shqiptar dhe atij turk.Ndërsa kryeministri turk theksoi se ai po bënte një vizitë në një vend ku ai takon një popull mik dhe vëlla ,duke lënë të nënkuptojë kështu se lidhjet e këtyre dy popujve janë një vazhdimësi historike dhe se Turqia e ka mbështetur Shqipërinë në këto 17 vjet pa rezerva duke iu gjëndur pranë edhe në situatat më të rrezikshme për atë.Duke folur para gazetarve ,kryeministri Erdogan tha se në strategjinë e politikës së jashtme turke një vend me shumë rendësi zë Ballkani dhe në veçanti Shqipëria, duke u dhënë kështu mediave rastin që të shprehen se Turqia është avokatja më e madhe në arenë ndërkombëtare e Shqipërisë.Ajo që u prit me interesim në fjalën e z, Erdogan para gazetarve, ishte deklarata e tij se Turqia e mbështet dhe është e gatshme të bëje lobing për të realizuar aspiratën e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO. Ndërsa homologu i tij ,Sali Berisha, tha se Shqipëria nuk e kupton plotësimin konfigurativ të BE pa Turqinë dhe se Shqipëria do ta mbështesë Turqinë për të zënë një vend në Këshilin e Sigurimit.Qeveria Shqiptare e falenderoi Turqinë për mbështetjn që ajo i ka dhenë Kosovës duke e njohur e para Pavarësinë e saj dhe se ishte Turqia ajo që dergoi
ambasadorin e pare në Kosovën e Pavarur. Kryeministri turk deklaroi para gazetarve se njohja e Pavarësisë së Kosovës nga Turqia ishte një nevojë e lidhjeve historike, dhe kulturore me Kosovën që është një arsye për shumë të mira në të ardhmen.

Por, pjesa më e rendësishme e vizitës së kryemintrit turk dhe e delegacionit që e shoqëronte kishte të bënte me rritjen e pranisë së biznesit turk në Shqipëri dhe arritjen e parametrave që t’i japin atij sa më shumë hapësirë në ekonomonë shqiptare, për ta çuar ekonomonë shqiptare në standarta bashkohore Z. Erdogan tha se, kur ai erdhi në
pushtet me qeverini e tij, investimet turke ishin 38 milon dollarë, kurse sot ata arrijnë në 620 milion dollarë .Unë sapo erdha në pushtet i kam vënë rendësi të vaçantë rritjes së investimeve në Shqipëri duke e bërë më pas Kryeministrin Berisha të deklarojë se Z, Erdogan është një mik i madh i Shqipërisë dhe i popullit shqiptar. Ne ,vazhdoi kryeministri turk, do ta bëjmë Shqipërinë një vend të rendësishëm ekonomik në Ballkan dhe do të vazhdojmë të forcojmë miqësinë e hershme në mes të dy vendeve.Në të njëjtën linjë ishte edhe kryeministri shqiptar që deklaroi se vitet e fundit qeveria shqiptare ka krijuar një klimë miqësore për biznesin turk dhe lavdëroi kompanitë turke Kurum dhe Calik për investimet e fuqishme të tyre në Shqipëri dhe se .z Erdogan ,që me ardhjen e tij në pushtet, i dha një impuls të ri investimeve turke në Shqipëri. Sidomos, premtimi i kryeministrit turk për të kaluar një degëzim në Shqipëri të gazsjellësit që kalon perms Turqisë, Greqisë dhe Italisë ishte një lajm shumë i rendësishëm për ekonominë shqiptare dhe një gatishmëri konkrete për ta çuar ekonominë shqiptare më përpara Sot ,Turqia, tha z. Erdogan ,zë vendin e pare në shkëmbimet trgtare me Shqipërinë dhe se në maj do të nënshkruhet traktati i tregtisë së lire në mes të dy vendeve që do t’i vendosë dy vendet në kushte të barabarta.

Kryeministri turk i kërkoi pales shqiptare që të rishikojë tekstet e historiesë, sepse ka gabime, sidomos ato të shekullit të 15, që nënkupton periudhën e Skenderbeut.
Mediat shqiptare edhe kësaj rralle treguan një turkofoni të theksuar e cila u duk tek hapësira e pakët që ata i kanë lënë vizitës së kryeministri turk duke pasë edhe media që
nuk e paraqitën aspak këtë vizitë. Por, ky qëndrim mediave nuk e ulën vlerën e vizitës së z. Erdogan në Shqipëri e cila mbetet një vizitë historike e një miku të madh që përfaqëson një popull mik dhe vëlla i ndodhur gjithmonë pranë shqiptarve në ditët më të mira të tij dhe në ditët më të vështira të tij.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme