Cheryl Benard
Amerikanët reformojnë islamin
Përmbledhja e studimit
Nuk ka dyshim se islami në gjendje tejet të ndezur, thellë është futur në konfliktin e brendshëm dhe të jashtëm lidhur me vlerat, identitetin dhe vendin e vet në botë. Versionet e konfrontuara garojnë për dominim shpirtëror dhe politik. Ky konflikt ka pasoja serioze dhe implikime ekonomike, shoqërore, politike dhe të sigurisë për pjesën tjetër të botës. Në pajtim me këtë, Perëndimi gjithnjë e më shumë përpiqet të pranojë, të kuptojë dhe të ndikojë në rezultatin e kësaj lufte.
Qartë, SHBA-të, bota moderne e industrializuar dhe bashkësia ndërkombëtare në tërësi, e dëshiron botën islame e cila është e bashkuar me pjesën tjetër të botës: demokratike, të qëndrueshme ekonmomikisht, politikisht stabile, shoqërisht progresive – e cila ndjekë rregullat dhe normat e mirësjelljes ndërkombëtare. Ata, po ashtu, dëshirojnë ta pengojnë “konfliktin e qytetërimeve” në të gjitha variantat e tij të mundshme – nga trazirat shoqërore në rritje të shkaktuar me konfliktet ndërmjet pakicave muslimane dhe popujve “autokton” në Perëndim deri te militantizmi në rritje përgjatë botës muslimane dhe konsekuencave të tyre: jostabiliteti dhe terrorizmi.
Për këtë arsye duket e arsyeshme të përkrahen ato elemente brenda islamit të cilët janë më kompaktibile me paqën globale dhe bashkësinë ndërkombëtare dhe të cilët miqësisht janë të përcaktuar ndaj demokracisë dhe modernitetit.
Mirëpo, identifikimi korrekt i këtyre elementeve dhe gjetja e mënyrës më të mirë për bashkëpunim me ta nuk është gjithnjë lehtë.
Kriza momentale e islamit ka dy komponenta thelbësore: prapambeturinë dhe lidhja e humbur me amzën globale. Bota islame tashmë një kohë të gjatë vuan nga prapambeturia dhe pafuqia komparative. Pa sukses janë provuar zgjidhje të shumta sikur janë nacionalizmi, panarabizmi, socializmi arab dhe revolucioni islam. Kjo solli deri te frustrimet dhe mllefi. Njëkohësisht, bota islame ka humbur hapin me kulturën globale botërore, që është gjendje tejet e pakëndshme për të dyja palët. Muslimanët nuk pajtohen në atë se si do të duhej vepruar në situatën konkrete. Ata nuk pajtohen as në atë se si do të duhej të duket shoqëria e tyre në përfundimin e saj. Është e mundur të identifikohen katër pozicione kryesore:
- Fundamentalistët refuzojnë vlerat demokratike dhe kulturën bashkëkohore perëndimore. Ata dëshirojnë shtetin autoritar, puritan, i cili në vepër do ta realizonte perceptimin e tyre ekstrem të të drejtës dhe moralit islam. Ata kanë vullnet t’i përdorin risitë dhe teknologjinë moderne me qëllim të arritjes së këtij synimi;
- Tradicionalistët dëshirojnë shoqëri konservative. Ata janë skeptik ndaj modernitetit, risive dhe ndryshimeve;
- Modernistët dëshirojnë që bota islame të bëhet pjesë e modernitetit global. Ata dëshirojnë ta modernizojnë dhe reformojnë islamin në mënyrë që ta harmonizojnë me kohën bashkëkohore;
- Shekullaristët dëshirojnë që bota islame ta pranojë ndarjen ndërmjet kishës dhe shtetit në mënyrën se si e kanë bërë këtë demokracitë e industrializuara perëndimore të cilat fenë e vendosën në sferën private të jetës;
Grupet e theksuara kanë pozicione qartë të ndryshme në çështjet thelbësore të cilat janë kontestuese në botën bashkëkohore islame, duke nënkuptuar liritë politike dhe individuale, arsimin, pozitën e femrës, drejtësinë penale, legjitimitetin e reformës dhe ndryshimet dhe raportet kundrejt Perëndimit.
Fundamentalistët janë përcaktuar armiqësisht ndaj Perëndimit dhe SHBA-ve veçanërisht, dhe janë të vendosur, në masë të ndryshme, ta provokojnë dhe shkatërrojnë modernitetin demokratik. Përkrahja e tyre nuk është obcion, përveç në fazat kalimtare për arsye taktike. Tradicionalistët përgjithësisht kanë qëndrime më të buta por ekzistojnë dallime të rëndësishme ndërmjet grupeve të ndryshme të tradicionalistëve. Disa janë të afërm me fundamentalistët. Asnjëra palë ndërkaq nuk e pranojnë me gjithë mend demokracinë moderne as kulturën dhe vlerat e modernitetit dhe, në rastin më të mirë, me ta mund të jetohet në paqë të ngarkuar.
Modernistët dhe shekullaristët janë më afër Perëndimit kur janë në pyetje vlerat dhe politikat. Mirëpo, ata përgjithësisht janë në pozicion më të dobët në raport me grupet tjera sepse nuk kanë përkrahje të fuqishme, resurse finansiare, infrastrukturë efektive dhe platformë publike. Shekullaristët, krahas asaj që here-herë nuk janë të pranueshëm si aleatë për shkak të përkatësisë së tyre të përgjithshme, po ashtu kanë problem me komunikim me pjesët tradicionale të dëgjuesve islamë.
Islami tradicionalist besimdrejt përmban elemente demokratike të cilët mund të përdoren në rezistencë kundër islamit rerpresiv, autoritar të fundamentalistëve, por ai nuk është zgjidhja më e mirë për zhvillimin e islamit demokratik. Ky është roli i modernistëve islamikë, efektiviteti i të cilëve, ndërkaq, është i kufizuar me disa faktorë, të cilat ky raport në hollësi i hulumton.
Që ta trimërojnë ndryshimin pozitiv në botën islame në drejtim të demokracisë, modernitetit dhe lidhmërisë më të madhe me rendin bashkëkohor ndërkombëtar botëror. SHBA-të dhe Perëndimi duhet me kujdes ta shqyrtojnë se cilat elemente, kahje dhe forca brenda islamit dëshirojnë t’i forcojnë. Cilat janë synimet dhe vlerat e njëmendëta të aleatëve dhe klientëve të tyre të ndryshëm potencial? Cilat janë pasojat tjera më të mundshme të promovimit të programeve të tyre? Qasja e kombinuar e përbërë prej elementeve vijuese do të jenë sigurisht më frytdhënëse:
1. Të përkrahen modernistët
- Të publikohen dhe distribuohen punimet e tyre me çmim të subvencionuar;
- Të trimërohen të shkruajnë për publikun e gjerë dhe për të rinjtë;
- Të futen mendimet e tyre në planet arsimore të arsimimit islam;
- T’u jepet platformë publike;
- Mendimet dhe gjykimet e tyre për çështjet fundamentale, interpretimet fetare të bëhen të kapshme pët publikun e gjerë duke iu mundësuar atyre të garojnë me fundamentalistët dhe tradicionalistët të cilët kanë web-faqe, shtëpi botuese, shkolla, institute dhe mjete të shumta të ndryshme për përhapjen e ideve të tyre;
- Shekullarizmi dhe modernizmi të promovohen si obcion “kundërkulturor” për rininë e dëshpëruar islamike;
- T’u mundësohet dhe të trimërohet njohja me historinë dhe kulturën e tyre paraislame dhe joislame në mediume dhe me planet arsimore të kulturave relevante;
- Të ndihmohet në zhvillimin e organizatave të pavarura qytetare të cilat do ta promovojnë kulturën qytetare dhe do të sigurojnë hapësirë për qytetarët e rëndomtë që të arsimohen në procesin politik dhe t’i artikulojnë qëndrimet e tyre.
2. Të përkrahen tradicionalistët kundër fundamentalistëve
- Të popullarizohet kritika tradicionaliste ndaj dhunës dhe ekstremizmit fundamentalist dhe të trimërohen mospajtimet ndërmjet tradicionalistëve dhe fundamentalistëve;
- Të pengohen aleancat ndërmjet tradicionalistëve dhe fundamentalistëve;
- Të përkrahet bashkëpunimi ndërmjet modernistëve dhe tradicionalistëve të cilët janë të afërm me modernistët;
- Ku është e përshtatshme të arsimohen tradicionalistët në mënyrë që të aftësohen më mirë për debatat kundër fundamentalistëve. Fundamentalistët shpesh janë më superior në retorik, deri sa tradicionalistët praktikojnë “islamin popullor” politik të paartikuluar. Në regjionet çfarë janë Azia qendrore ata ndoshta duhet edukuar dhe aftësuar në islamin besimdrejt në mënyrë që të mund t’i kundërvihen me sukses fundamentalistëve.
- Të fuqizohet prania dhe profili i modernistëve në institucionet tradicionaliste;
- Të bëhet dallimi ndërmjet sektorëve të ndryshëm të tradicionalizmit. Të trimërohen ata që kanë prirje më të madhe kah modernizmi, siç është shkolla juridike hanefite, kundër të tjerëve. Të trimërohen të japin mendime fetare dhe këto mendime të popullarizohen në mënyrë që të dobësohet autoriteti i qëndrimeve regresive fetare të frymëzuara vehabiste. Kjo është në lidhje me finansimin: paratë vehabiste shkojnë për finansimin e shkollës konservative juridike hanbelite. Kjo më tej ka të bëj me dijen: pjesët më të prapambetura të botës muslimane nuk janë të vetëdijshme për ecjen para në aplikimin dhe interpretimin e të drejtës islame;
- Të trimërohet popullariteti dhe pranimi i sufizmit.
3. Të kundërshtohen dhe pengohen fundamentalistët
- Të kritikohen shpjegimet e tyre të islamit dhe të zbulohen pasaktësitë;
- Të bëhen të ditura lidhjet e tyre me grupet dhe aktivitetet jolegale;
- T’u jepet publicitet pasojave të veprimeve të tyre të dhunshme;
- Të tregohet paaftësia e tyre të sundojnë dhe realizojnë përparim në zhvilimin e vendeve dhe bashkësive të tyre;
- Me këto porosi vaçant t’i drejtohen populates së re, tradicionalistëve të devotshëm, pakicave muslimane në Perëndim dhe femrave;
- Të shmanget tregimi i respektit ose admirimi ndaj dhunës së ekstremistëve dhe terroristëve fundamentalistë. Të tregohen si nervozë dhe frikacakë, e jo si heronjë;
- Të trimërohen çarjet ndër fundamentalistët.
4. Të përkrahen selektivisht shekullaristët
- Të trimërohet ideja për fundamentalizmin si armik i përbashkët dhe të pengohen aleancat e shekullaristëve me forcat antiamerikane në platformë të nacionalizmit, ideologjisë majtiste e të ngjashme;
- Të përkrahet ideja se feja dhe shteti mund të jenë të ndara edhe në islam dhe se kjo nuk e rrezikon besimin por kjo edhe mund ta përforcojë atë. Cilado qasje ose kombinim të zgjidhet, kurse rekomandojmë që kjo të bëhet me kujdes të madh, duke e marrë parasysh barren simbolike të disa çështjeve … .
Përgatiti në gjuhën shqipe: N. Ibrahimi