CILËT JANË TERRORISTËT E VËRTETË?

Në një rast në ekranin televeiziv na treguan dhe një çeçen më fytyrë të zbuluar, kurse të tjerët thuhej se ishin me maska dhe me dinamit të ngjeshur në brez. Dëgjuam edhe lajme pas lajmesh për lëshimin e fëmijëve, të myslimanvëe që ishin midis pengjeve, për bisedime me Kryqin e Kuq e me ambasadorë të disa vendve, për ekzektutimin e një gruaje ruse që kishte hyrë si spiunë midis terroristëve etj. U tha se terroristët kishin vendosur të vrsinin nga 10 veta në ditë (apo në orë) për të detyruar Rusinë të pranonte bisedimet për tërheqien e ushtrisë së saj pushtuese nga Çeçenia. Madje dëgjuam, se vet presidenti rus, Putin, akuzoi ekstremizmin islamik botëror për organizimin e këtij aksioni dhe u premtoi terroristëve kalim të lirë nëse se nuk preknin pengjet.
Pastaj erdhi një lajm i bujshëm si për mburrjet e aksionit spektakolar të policisë e forcave speciale të Rusisë dhe për përmasat e tragjizmit tëkëtij rasti : Ishin likuiduar të gjithë terroristët çeçenë ( herë thuheshin 34, herë 36, herë 42), kishin vdekur një numër pengjesh, por nuk kishte humbur jetën asnjë pjesëtar i forcave speciale ruse. Na treguan në ekran edhe skena me trupa të shtrirë e disa pelgje gjaku, me të kufoma që i kishin ulur nëpër sedilje autobuzash për t’i transportuar diku në periferi të Moskës. Përse po transportoheshin kufomat e ngrira të ulur si pasagjerë nëpër autobusa nuk merrej vesh. Mbase nuk ishin të gjithë të vdekur por të trullosur nga gazrat helmues që ishin përdorur për të mundësuar këtë operacion..
Me kalimin ekohës numri i të vdekurve midis të marrëve peng filloi të rritej, ashtu siç kishte ndodhur edhe me numrin e pengjeve, i cili në përfundim të aksionit duhej të ishte më i ulët sepse shumë ishin liruar më parë. Pra nja rrëmujë e plotë informative.
Ende nuk është e qartë se si dhe kush i vdiq pengjet? Ranë ata nën plumbat e terroristëve ( sepse dinamiti nuk shpërtheu), apo nën gazin helmues që përdorën forcat speciale ruse?! Pyetje dhe enigma për tërë këtë histori kanë për të dalë shumë me kalimin e kohës. Tashmë dihet se të vërtetat për t’u shërbyer disave vishen edhe me aq shumë manipulime sa kthehen në gënjeshtra. Në librin e tij “ Mashtrimi i lemerishëm”, autori francez Tierri Meisan ka këmbëngulur se më 11 shtator 2001 në ndërtesën e Pentagonit në Uashington nuk është përplasur asnjë avion. Kurse avionët që goditën kullat binjake kanë qenë të telekomanduar nga toka me ndihmën e aparaturave tërheqëse që ishin vendosur më parë në këto kulla. Kush e di se çfarë do të dëgjojmë për “marrjen e pengjeve, likuidimin e terroristëve, vdekjen e shumë prej pengjeve në teatrin e Moskës! Demonolgjia po punon me rendiment të plot krakass terrorizmit të mirëfilltë, krahas politikave shtetërore agresive me metoda terreorriste.
Në Shqipëri si gjithnjë dalin shpejt zelltarë për të bërë deklarata të bujshme kundër terrorizmit, terroiristëve, madje premtojnë edhe ndihma të pakursyera për të mposhtuar terrorizmin, ndonëse kur ka qëne nevoaj edhe për të ruajtur nevojtoret e Shqipërisë janë kërkuar forca ndërkombëtare. Pushtetarë, partiakë, politikanë, gazetarë shqiptarë, sipas rregullit të tyre se duhet të jeshë servili më i zellshëm i më të fortit në kësi rastesh, kanë mbështetur qeverinë ruse, kanë dënuar “komandosit” ende pa marrë vesh mirë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, pa e vrarë mendjen se cili është terroristi i vërtetë kur ndodhin ngjarje të kësaj natyre, ku të dëshpëruarit mendojnë se nuk kanë rrugë tjetër reagimi përveç aksioneve kamikaze.
Na është thënë se midis pengmarrësve kishte edhe 18 gra çeçene që kishin shkuar të vdisnin sepse kishin mbetur të veja nga që burrat e tyre ishin vrarë nga ushtria ruse pse luftonin për lirinë e pavarësinë e Çeçenisë. Këta politikanët e propagandistët tanë duhej të frenoheshin pak në zellin e tyre nga fjala e urtë e lënë nga Sami Frashëri : “Kur sheh se gruaja ka marrë pushkën të luftojë duhet të besosh se në atë anë është e drejta”. E pra dëgjuam se 18 gra çeçene kishin vënë dinamit në brez të shkonin në aksion kamikaze për të protestuar kundër luftës që bëjënrusëte në Çeçeni, nuk kishin shkuar si disa femra të brigadave terroriste në Europë të grabisnin banka, të rrëmbenin politikanë kundështarë në politika mafioze për ndonjë pazar politik.
Rusët po mburren se arritën t’i asgjësonin këto gra çeçene pa e shtypur dot sustën e shpërthimit të dinamitit që kishin ngjeshur në brez. U duhet thënë “Bravo” edhe këtyre ushtarakëve rusë që e kryen me kaq sukses detyrën e ngarkuar. Por, mbase duhet menduar se nuk ka qenë qëllimi e vendimi i pakthyeshëm i atyre grave çeçene, ose i të tjetëve për t’i shpërthyer vërtetë ato ngarkesa dinamiti e për të bërë kasaphanë. Është punë e vështirë të depërtosh në psikologjinë e atyre që ndërmarrin akte të tillë, sidomos kur nuk bëhet fjalë për psikologji kriminelësh ordinerë, por të njërzve që kanë një ideal politik e njerëzor.
Tani pyetja do të shtrohet : kush dhe ssi u mori jetën pengjeve? Del që kundër rrëmbyesve dhe pengjeve është përdorur gaz helmues trullosës. Në çfarë dozash?! Mos vallë dhe pengjet peshqeshin e humbjes së jetës e kanë nga ky gaz dhe jo nga plumbat e rrëmbyesve?! Atëherë cilët do të mbeten më vrasës?! Rrëmbyesve krimi u mbeti në fazën e përgatitjes, mbase nuk kishte kaluar ende në fazën e tentativës, sepse nuk u la mundësi gazi helmues. Kurse jetëve njerëzore jo vetën të rrëmbyesve, por edhe të të rrëmbyerve u adha fund “operacioni shpëtues” me gaz helmues, i plotësuar pastaj edhe me plumba vetëm për rrëmbyesit. Cilët janë vrasësit në të vërtetë? Cilët dalin terrorristët e vërtetë? Sikur të bëhet kështu në çdo operacion për lirim pengjesh a nuk e arrijnë më mirë qëllimin terroristët sepse bëjnë bashkëpunëtorë në përfundimin e aksionit të tyre ata që shkojnë si “shëptues”?
Operacionet e pengmarrjes për qëllime të krimit ordiner ose për motive politike ka disa dekada që kanë marrë hov, sidomos ato të njohura me termin anglez “haixhaking” ( rrëmbim avionësh). Janë të rralla rastet kur është përdorur sulmi i armatosur kundër rrëmbyesve pa pyetur se shkaktohen viktima midis të rrëmbyerve. Një rast i njohur dhe i rrallë i një sulmi të tillë është ai që u bë nga forcat speciale israelite në aeroportin e Entebes, në kryeqytetin e Ugandës, para më se dy dekadash. Por edhe atëherë nuk pati kaq shumë viktima si në teatrin e Moskës. Zakonisht rastet e rrëmbimeve e të marrjes së pengjeve janë zgjidhur me procese të ndërlikura bisedimesh të durueshme, madje dhe me lëshime ndaj keqbërësve, për hir të shmangies së pasojave më të rënda midis të pafajshmëve. Kurse në rastin e teatrit të Moskës ka veprura një logjikë krejt e kundërt, ndonëse bëhej fjalë për ngjarje që ndodhnin në një ndërtesë e jo në një avion që mund të ngrihej në hava.
Sulmuesit e teatrit duket e kishin humbur torruan shumë keq përsderi sa lejuan një katastrofë të tillë të madhe. Nëse terroristët kishin shkuar vërtetë të vdisnin ata e arritën qëllimin e tyre me duart e të tjerëve, të vet rusëve, pa hyrë në mëkatin përfundimtar edhe para Perëndisë. Kjo nuk është mënyra më e mirë, më efikase për të luftuar terrorizmin, duke e goditur terrorizmin individual, ose grupor me terrorizëm të një shkalle më të lart, me terrorizëm shtetëror. Menjëherë pasi u njoftua si sukses i madh i Rusisë marrja e teatrit, vrasja e pengmarrësve, humbja e jetës së një numri pengjesh, dikush u kujtua edhe në Moskë për anën e errët të gjithë kësaj historie dhe u dha njoftimi se “presidenti rus Putin nuk kishte lëshuar urdhër për një gjë të tillë, se këtë e kishin bërë përgjegjësit e aksionit policor, kurse atë e kishin vënë në dijeni pasi operacioni kishte filluar”. Këto nuk i ha kush. Por edhe sikur të jetë kështu përsëri barra bie mbi Putinin. I duhet ta ndërtojë shtetin e tij të supercentralizuar, sidomos në veprimet ushtarake, në mënyrë të tillë që të mos bëhen gjërat jashtë kontrollit. Mënyra si e shfajësojnë Putinin është provë se tashmë edhe në Moskë e kuptojnë se është bër një verpim që shënon fiasko totale, morale e politike. Tani fare mirë mund të bëhet pyetja : mos vallë edhe për luftën e dytë agresive të Rusisë në Çeçeni gjenenralët nuk e kanë pyetur fare presidentin Putin dhe e kanë vënë ënë dijeni vetëm pasi kanë nisur operacionet që ai nuk kishte si t’i ndalonte më?! Nëse është kështu duhet pyetur mos vallë edhe ato ngjarjet në Dagestan, në zonat pranë Kaukazit verior që u morën si sebep për të nisur luftën kundër Çeçenisë kanë qenë shkaktuar nga vet rusët? Mos vallë edhe kërcënimet që iu bënë kohët e fundit Gjeorgjisë kishin synime të tilla si parapërgatitje për ofensiva ruse për rikrijimin me dhunë të Bashkimit Sovjetik? Putini tani nuk ka gojë të terrorizojë Shevarnaxen se do të sulmojë Gjeogjinë nëse nuk disipilinon terroristët çeçenë. Po t’i besohet versionit rus për ngjarjet e fundit vet Rusia nuk qenka e zonja të sigurojë Moskën.
Mund të lindë dhe hipoteza se këtë rreng Rusisë ia kanë punuar forca të huaja, sidomos ato që janë të interesuara që ta venë Putinin në pozitë të vështirë që për hir të bashkëpunimit në luftën kundër terriorizmit islamik të mos pengojë rezolutën që do Amerika të miratohet në Këshillin e Sigurimit për të sulmuar Irakun. Por edhe në këtë rast adresa e terrorizmit duhet saktësuar.
Ekziston një problem moral, politik, logjik : cilët janë terroristë, nga duhen dalluar terroristët me jo terroristët, vetëm nga mënyra e luftimit, apo edhe nga qëllimet, motivet për të cilat bëjnë veprime të dhunshme që tmerrojnë e dëmtojnë masa të mëdha njerëzish?. Kur një popull, një ushtri, një shtet janë në luftë me një tjetë zakonisht njëra palë bën luftë të padrejtë. Megjithatë palët ndërluftuese duhet të respektojnë disa rregulla. Për këto janë bërë libra, konventa, mbjedhje etj etj. Përdorimi i disa lloj armësh është in ndaluar. Përdorimi i armëve kimike, sikurse gazrat helmues, është i ndaluar. Masakrimi i civilëve është i ndaluar. Në teatrin e Moskës ndodhën të gjita këto, madje në përmasa e intesitet më të madh e me rrjedhoja më dëmtuese nga sulmuesit që liruan pengjet.
Çeçenët janë në luftë me rusët. Madje në një luftë shumë të pabarabartë. Çeçenët janë marrë peng si popull nga forcat ushtarake ruse në kuadër të një politike shtetrëore. Ata nuk janë në gjendje më që në këtë luftë të kenë as vijë të qartë fronti dhe po goditen edhe si popullsi civile nëpërmjet ekspeditash ndëshkimore. Është brenda një logjike të ashpër gjërash që edhe ata godasin si të munden, sikurse bëjnë edhe palestinëzët kundër ushtrisë shumë më të fuqishme e më të armatosur izraelite. Po të pyetet presidenti Putin nëse në kohën kur rusët luftonin kundër Napoleonit apo Hitlerit bënin mirë apo keq partizanët rusë që godisnin në prapavijë ai do të thotë: “ Bënin shumë mirë”. Pp të pyeten strategët e cilësdo ushtrie sot do të thonë se në “luftë ka edhe dëme anësore”. Në përgatitjet për luftë kundër Irakut po shpallet si pjesë e kësaj lufte edhe goditja kundër objektivave civile. Kështu që nuk mund të pranohet se vetëm ata terroristët çeçenë qenkan shmangur nga mënyrat e rregullta të luftës e paskan kaluar në terrorizëm.
Në vitin 1972 në kohën e lojërave olimpike në Mynih të Gjermanisë disa komandos palestinezë morën peng disa sportistë israelitë. Pas bisedimeve që u bënë pengmarrësit me perngjet u nisën drejt një aeroporti për t’i transportuar diku në kuadrër të tratativa për lirimin e tyre. Por, policia gjermane bëri një aksion dhe pengjet ata u vranë bashkë me ndonjë pengmarrës. Në atë kohë është bërë një diskutim në Kolegjumin e Ministrisë së Puënve të Jashtëme të Shqipërisë për të vendosur nëse duhej dënuar ky akti i palestinezëve si terrorizëm. Mendimet u ndanë. Disa aregumentonin se bëhej fjalë për terrorizëm të mirëfilltë që duhej dënuar sepse ishin goditur jo ushtarë pushtues të Izraelit, në trojet e pushtuara, por civilë, sportistë që përfaqësonin vendin në gara nbdërkombëtare. Disa të tjerë argumentonin se kjo ishte vetëm ana e jashtëme e problemit. Palestinezët bënin luftë të drejtë kundër pushtuesit e agresorit. Palestinëzët bënin luftë në kushte të pabarabarta, ata po godisnin sportistë që ishin kontigjent ushtarësh në luftën kundër tyre, se vija e frontit midis tyre dhe armikut ishte fshirë dhe të dy palët godisnin njëri tjetrin gjithkund. Ky debat mbeti i papërfunduar. Ky debat as tani nuk ka gjetur ndonjë zgjidhje. Në atë kohë gjendej zgjdhja për dënimin e terrorizmit në përgjithësi e në parim. Tani është gjetur zgjidhja për dënimin e terrorizmit sipas recetës që jep Perëndimi. Zgjidhja e sotme për fat të keq ka defektin se nuk bën dallim midis rasteve e ngjarjeve dhe nganjëherë është në kundërshtim me të drejëtn e arsyen. Ka edhe defektin tjetër se çon ujë edhe në mullirin e armiqëve tanë kur është fjala për të njollosur luftën çlirimtare të shqiptarëve.
Është një parim që duhet mbajtur gjithnjë parasysh : nuk mund të shpallet terrorizëm i mirëfilltë veprimi i dhunshëm që bëhet në kuadër të një lufte çlirimtare edhe kur i ka të gjitha karakteristikat tipike të një veprimi terrorist përsa i përket mënyrës së ekzekutimit dhe dëmit në njerëz të pafajshëm. Prandaj policia ruse bëri terrorizëm më shumë se komandosit çeçenë, në rast se ishin me të vërtetë të tillë. Në Rusi po ndodhin shumë atentate e akte të rënda terroriste dhe gjithfarë krimesh mafioze.

28 tetor 2002

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme