Si i tillë, duke e njohur mirë gjuhën greke para se të shkoja atje dhe si një person i interesuar ekstremisht për t’u njohur me politikën dhe qëndrimin e tyre ndaj vendit tonë, kam ndjekur me vëmendje gjatë gjithë këtyre viteve qëndrimin grek ndaj vendit tim. Mbetëm me gojë hapur në 1992-shin kur mësuam se presidenti i Shqipërisë i dha të drejtën e ligjshme një kleriku grek të kryesojë kishën “autoqefale” shqiptare a thua se s’e dinte që paraardhësit e këtij të fundit kishin eliminuar edhe fizikisht patriotët shqiptarë të rilindjes sonë kombëtare?! Askush nuk do të mund t’i hidhte më shumë baltë Fan .S. Nolit se sa ardhja e një greku në krye të kishës tonë. Me zbulimin e veprimtarisë subversive të arqimandritit grek në Gjirokastër dhe përzënien e tij nga Shqipëria, e gjithë media elektronike dhe e shkruar greke filloi në sinkron të plotë një sulm të shfrenuar kundër emigrantëve shqiptarë duke i cilësuar ata si autorët e të gjitha krimeve që ndodhnin atje. Nga shteti shqiptar asnjë reagim me arsyetimin e heshtur absurd se na zëmërohej Greqia dhe përzinte emigrantët. Po cc’farë ndodhi në të vërtetë?– filloi me një herë e shumëpërfolura “fshesë” kundër emigrantëve shqiptarë duke kryer edhe krime të tilla të ekstradimit me forcë nga rruga drejt në Kakavijë të nënave të reja me fëmijë në gji e duke i lënë foshnjat e shkreta pa qumështin e nënës. As nazistët gjermanë s’kishin arritur në krime të tilla. Këto krime i kam denoncuar edhe tek ish sekretari i përgjithshëm i ministrisë së rendit të Greqisë Efstasiadhis në debatin televiziv ku ishim të dy të ftuar. Përsëri heshtje dhe një një qëndrim servil e i pështirë i shtetit dhe qeverisë shqiptare para “afendikojve”të tyre grekë. Në debatin parlamentar midis ish kryeministrit Mitsotaqis dhe kryetarit të opozitës Papandreu, ky i fundit e akuzoi të parin se e kishte mbushur vendin me shqiptarë të cilët në të ardhmen do kërkojnë të drejtat që u takojnë cc’ka shkonte ndesh me pastërtinë etnike të shtetit grek ndaj së cilës politika e brendshme greke është ekstremisht e ndjeshme. Përgjigja e Mitsotaqit ishte: “Unë me politikën që po ndjek, kam boshatisur Shqipërinë nga rinia dhe frytet e kësaj politike Greqia do t’i shohë më vonë”. Tani jemi të gjithë dëshmitarë të bumit ekonomik të Greqisë nga shfrytëzimi i egër i asaj rinie shqiptare që ndërtoi e ndërton Greqinë dhe Shqipëria është aty ku ishte para 2 dekadave dhe emigrantët shqiptarë, me përjashtim të një numri fare të vogël janë në të njëjtën gjendje si para 2 dekadash, pa të drejtën më elementare të lëvizjes së lirë pa le pastaj për të drejta të tjera që as bëhet fjalë. Qeveria shqiptare vazhdon të heshtë dhe mirë bën se ajo e di që nga do që të vejë e të vijë hallemadhi emigrant, rreth 1 miliard euro do hyjnë në Shqipëri të cilat mbajnë gjallë ekonominë e vendit si edhe qeverinë në pushtet. E imagjinojmë dot se cc’mund të ndodhë sikur për një muaj të mos vijë asnjë euro në Shqipëri? Në muajin Maj 1993 me rastin e vizitës së kasapit Milloshevic ne Athinë, ne konferencën e dhënë për gazetarët Mitsotaqis ndërmjet të tjerash deklaroi: “Sot kalova një drekë të shkëlqyer me mikun tim Milloshevicc”. Pyetjes së gazetarëve për cështjen e “Vorio-Epirit” i dha këtë përgjigje: “Ne nuk kërkojmë as më pak dhe as më shumë për “Vorio – Epirin” se sa cc’kërkojnë shqiptarët për Kosovën”. Politika greke ndaj Shqipërisë është konstante qysh nga viti 1831 kur Greqia me gjakun e udhëheqësve arvanitë (shqiptarë) të revolucionit grek fitoi pavarësinë. Në verën e vitit 1994 një njësi komandosh greke organizoi dhe realizoi masakrën e postës së Peshkëpisë, pjesëtar i të cilëve ishte edhe një himarjot nga fisi Kukaveshi, të cilët dre(q)jtësia greke u dha dënime qesharake dhe ata sot janë të lirë. Parlamenti grek mban akoma në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë ,cc’ka juridikisht I jep të drejtë të sulmojë vendin tonë në momentin e përshtatshëm për ta dhe nga ana tjetër qeveritarët tan ccirren e thonë se kemi marrëdhënie të mira midis dy vendeve. Dihet që në verën e vitit 1996 u nënshkrua një traktat nga kryetarët e katër shteteve ballkanike (Shqipëria, Turqia, Bullgaria dhe Maqedonia)për fillimin e punimeve të ndërtimit të korridorit të 8- të. Pak ditë më vonë u mblodh parlamenti Grek në një seancë të jashtëzakonshme ku të gjithë deputetët njëzëri pa dallim pozitë-opozitë( atje për interesat greke s’ka ndasi politike)dënuan firmosjen e këtij traktati duke arritur deri atje saqë të falsifikojnë historinë dhe të vërtetën arkeologjike të ekzistencës reale të rrugës “Egnatia”, gurët kilometrikë të së cilës edhe sot janë të paluajtur gjatë rrjedhës se Shkumbinit. Kjo séance parlamentare vazhdoi edhe 2 ditë të tjera pa praninë e mediave . Se cc’farë u vendos mbas dyerve të mbyllura, u duk qartë në Mars 1997 kur nga burgjet greke u lëshuan ujqërit e uritur me Zani Ccaushin në krye veprimet e të cilëve tashmë dihen botërisht. Pak muaj me vonë shteti grek vendosi që me paratë e thesarit(rast i rrallë) të ndërtohet magjistralja Gumenicë- Aleksandrupoli 600 km duke nxjerrë në këtë mënyrë të pavlefshëm ndërtimin e shumëpërfolur të korridorit të 8-të. Hirësia e tij Janullatos kryetari i kishës tonë “A U T O Q E F A L E” në Maj 1999 kur NATO-ja bombardonte Jugosllavinë për të ccliruar vëllezërit tanë kosovarë nga zgjedha 1 shekullore e Beogradit, deklaroi në Moskë se :”Jam kundër bombardimeve të NATO-s në Jugosllavi” por nga ana tjetër nuk tha asnjë fjalë për krimet e kryera nga kriminelët serbë në Kosovë. Si mund të trembesh nga armiku duke pasur mik të tillë? Por gjithsesi këto janë pak para asaj që po përgatitet të ndodhë në Jug të vendit tonë .Po i referohem praktikisht Himarës ku grekofonë (them grekofonë mbasi me të vërtetë një pjesë e tyre flasin gjuhën por s’kanë asgjë të përbashkët me doket dhe zakonet e kombit grek sicc i kanë plotësisht të njëjta minoritarët e dropullit apo një pjesë e Vurgut) dhe spiunë të E.Y P –it grek(Ethniqi Ipiresia Pliroforion-sherbimi informative kombëtar) si Bollanua e ca të tjerë po përgatisin në heshtje nën hundën e shërbimit sekret shqiptar dhe me miratimin ogurzi të kryeministrit Berisha(në këmbim të ndihmës greke për të riardhur në pushtet), mbështetjen e hapur të zyrtarëve më të lartë grekë nëpërmjet vizitave të tyre të njëpasnjëshme në Himarë ku me arrogancë kërkohet shkëputja e Himarës fillimisht me autonomi dhe më pas me bashkim të saj me Greqinë. A nuk ju kërkua hapur kjo edhe pardje në Himarë zv.ministrit të jashtëm grek, arvanitasit Kasimi? Me cc’të drejtë ky zotëri i njohur në Greqi si një antishqiptar ekstremist(kemi parasysh deklaratat e tij në mediat greke kur N.D ishte në opozitë) kërkon që “Himara të funksionojë si Greqia” dhe kush është kjo monstër që vjen dhe na bëhet zot në shtëpinë tonë e na dhënka urdhër që ne të funksionojmë si Greqia? E di ai që ne do ta kishim për turp që të funksionojmë si Greqia e cila ka 5.00.000 minoritarë turq në Thrakë të cilët janë tërësisht të përjashtuar nga pushteti qendror dhe vendor atje? Gjithsesi, nuk ka shumë faj, sepse 50-60 mijë minoritarët grekë që ka Shqipëria përfaqësohen në parlamentin shqiptar të mbushur me spiunë të sigurimit si edhe në qeveri (ministria e punës është ekskluzivitet i P.B.D.NJ-së dhe OMONIAS) A mund të na përgjigjet kryeministri ynë FILOGREK tashmë i deklaruar, se në bazë të kujt ligji qytetarët shqiptarë të Himarës lejohen të demonstrojnë me flamurin grek, të këndojnë himnin kombëtar grek, kur dihet që ligjërisht këtë të drejtë e kanë vetëm zona e njohur ndërkombëtarisht si minoritet në Dropull e Vurg edhe këta vetëm me rastin e festës kombëtare të kombit të tyre? Me cc’farë të drejte ju zoti Berisha de facto njifni si minoritet grek popullsinë labe të Himarës?Ku e ka burimin kjo urrejtje ekstreme juaja për labërinë dhe lebërit të cilët aktualisht edhe i ke përjashtuar fare nga qeverisja e të gjitha niveleve? Problemi i Himarës bëhet akoma më i mprehtë kur pa pikë përgjegjësie edhe media jonë himariotët i quan minoritarë(Ornela Hila dhe A.Cena tek “Koha Jonë”!!!... të jetë rastësi kjo, apo kjo gazetë kërkon të përsërisë 97- tën?) Mbas masakrave të kryera në 1914 në Kurvelesh e Labëri ish kryeministri hebre i Greqisë Venizellos deklaroi: “Dhe të kishte 15 milionë shqiptarë, vetëm labëri të mos kish” Është pikërisht këtu thembra e Akilit prandaj edhe i tërë shteti grek është vërsulur në Himarë, aq më tepër që falë politikës antikombëtare të qeverive shqiptare të këtyre 2 dekadave Kurveleshi e Labëria janë boshatisur (Dhuratë më të madhe për Greqinë shoviniste nuk mund të ketë) dhe praktikisht nuk ka asnjë lek investim. A do të dalë ndonjë skulptor atdhetar që të bëjë një memorial për të kujtuar gjithmonë masakrat greke ne Jug, memorial i cili të vendoset tek ura e Kardhiqit apo një tjetër tek ura e Subashit për masakrën e Hormovës ku në Prill 1914 u therën 220 Hormovitë në kishën (a mund të jetë shtëpi e Zotit ajo kishë famëkeqe?) e fshatit Kodër? Ne nuk harrojmë se harresa është vdekje e garantuar. Të gjithë antishqiptarët gabohen, që nga kryeministri inekzistent përballë grekëve e deri tek Ballani e larot e tjerë antikombëtarë. Ne bijtë e labërisë jemi gjallë dhe jemi këtu e nuk trembemi e as shitemi tek armiqtë tanë shekullorë. Himara ka qenë është e do të mbetet zëmra e labërisë. Mos na provokoni.