
Asgjë tjetër të mençur nuk gjeta në faqet e këtij romani. Përkundrazi u zhgënjeva. Autori, permes faqeve të librit, e fsheh mllefin e tij në konceptin fetar. Lexova faqen 13 dhe nuk munda të lexoj më gjatë, sepse në mendjen time filluan të dalin figura intelektualësh shqiptarë që kanë shkruar para tij mllefe dhe sharje kundër besimit islam. Kemi 17 vjet që përballemi me këto krijesa të kultivuara në laboratorët e krime ndërfetare. Bota nuk e ka temperamentin e heronjve në fushën e besimit, por ajo menaxhon arritjet e këyre heronjve!. Përse nuk ua mbush mendjen si një hero i kotësisë inkuzitori i madh dhe politikani i vogël Kadare?Po Maks Velo ,ky mjeshtër i madh i vijave të shtrembura, apo Piro Misha, Kastriot Myftaraj, Nexhat Tozaj ,Kiço Blushi dhe Ben Blushi?. Janë në fak pak,por mund të formojnë një skuadër volejbolli, por kurrë një skuadër që të përmbysë Shqipërinë me lojrat e tyre të fëlliqura me ngjyrë antishqiptare. Për një kohë, ata paten heshtur se ishte Abdi Baleta që ua pat mbyllur gojën me gazetën ‘’Rimëkëmbja’’Janë vetëm dy apo tri thënie në këtë roman që të irritojnë shumë ;’’Njoh shumë të tjerë që do të ishin bërë muslimanë, po të jetonin me regjimin e bagëtive’’, ‘’Kur-ani është libër i ndalimit dhe jo i lejimt,’’Islami është kolerë’’, ‘’Miljona njerëz jetojnë në këtë epidemi’’,’’Muhamedi e shkroi Kuranin, megjithëse në moshën 40 vjeç nuk dinte shkrim dhe këndim. Një deklarim interesan i Blushit tëvogël është, kur deklaron se zgjohet herët si kafshët dhe nuk e ka të vështirë të falet. Faljet janë rituale njerëzore, por Ben Blushi ngjan me kafshët në regjimin e tij ditor, duke na detyruar të pyesim të atin se a do ta lejojë të bëjë një konvertim të tillë në kafshë i biri i tij ,që po ecën në rrugën e të atit si antimusliman. Deklaratat që Ben Blushi bën në romanin e tij kundër muslimanëve dhe fesë islame janë mllefe që nuk kanë shkak dhe po irritojnë muslimanët dhe ky irritim e bën autorin e romanit që të shqetësohet, sepse ai ka menduar se do ta hedhe lehtë lumin duke penalizuar muslimanët. Kur lindi Profeti Muhamedi as., bota nuk kishte asnjë musliman dhe Profeti ishte misionar i Zotit, i cili përhapi me korrektesë të lartë fjalën e Zotit xh.sh. Sot Bota numëron mbi 1,5 miljard muslimanë që janë në këtë linjë fetare edhe nga vepra madhështore e Profetit, Muhamedit a.s.. Blushi mendon se njerëzit vrapojnë me sy mbyllur në rrugën e historisë së tyre rrugë që në fakt e bëjnë ata që nuk e duan Islamin si Ben Blushi me skortën e tij.
Sot, për fat tëkeq dhe me qëllim të mrapshtë, shumë jomuslimanë e mendojnë islamin si fe që nxit dhunën , luftën dhe terrorizmin, mendime që janë bërë pjesë me rendësi e lajmeve që po i publikojnë mediat e huaja dhe ato shqiptare.Këto media antiislame kanëfirmat e investitorve të tyre të cilët duket se duan të nxisin mendime dhe veprime të gabuara.
Njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm, kur marrin informacione nga mediat duke i ballafaquar dhe duke i verifikuar këto informacione, sepse mund të bijnë viktima të mashtrimeve dhe spekullimeve.Analisti i njohur Abdi Baleta ka thenë se ata le të hidhërohen sa të duan dhe le të shqetësohen për ‘’anadollakët turkoshakët halldupët robëruesit dhe aziatikët’’, por ata nuk mund të ulin vlerat e fesë islame që ka shpëtuar pjesën më të madhe të popullit shqiptar nga asimilimi.Pavarësisht në se është përdorur dhunë apo jo, osmanët, duke sjellë fenë islame në Shqipëri, ata kanë bërë me të mirën. Askush nuk mund t,i shërbejë Shqipërisë e popullit shqiptar duke mbrojtur gënjeshtrën, ,sepse pas rënies së komunizmit u botuan një numur shkrimesh që penalizojnë muslimanët dhe fenë e tyre hyjnore në mediat shqiptare si; ’’Rreziku i Shqipërisë nga fondamentalizmi islamik’’, ‘’Përhapja e islamizmit me force e dhunë’’, ’’Shqipëria nuk do të jetë kurrë islamike’’, ‘’Shqiptarët muslimanë janë pasardhësit e haremeve të Sulltanit’’, ‘’Islami dhe militantët islamikë,’’ ‘’Muslimanët e tradhëtuan fenë, prandaj duhet të konvertohen në të krishterë’’..Shkrime të tilla i bëjnë presion lexuesit dhe në veçanti muslimaneve. Për Ben Blushin dhe për shumë Blushë të tjerë poeti i famshëm Gëte ka thënë:’’Do të ishte mire të paktën për për ditë / një një këngë të vogël të ndëgjosh/ një vjershë të bukur të lexosh/ një pikturë të mire të shikosh/ dhe në se është e mundur të bëhet / ndonjë fjalë me mend të thuash.
Shkodër , me 2 prill 2008