Dy fytyrat e politikës!!!

. Toka e Politikës- Është një teatër me plot aktor! Në këtë teater servohen vlera dhe antivlera , servohen gjithë reportoaret dhe arsenalet e partive politike dhe politikbërësve. Toka e politikës është dukja e saj , pamja e sinqert ose edhe e gabuar. Devijimi në sintez prej të vërtetës e fsheh pamfletin historik të ideologjisë së majt.
Lojërat politike që duken dhe që janë në piedestal në tokën e politikës ka mundësi që era dhe shqisat e analistit dhe të publicistit të depërtojnë. Në tokën e politikës gjendet edhe një pjesë e Diplomacisë. Por , jo gjithë diplomacia! Kjo tokë është njejtë si përshkrimi i poetit shqiptar Mehmet Akif Ersoy në njërën prej poezive të tij ku thotë:" Dielli që është kryetari i dhembshur i familjes/ Duke e rrokur seriozisht hapësirën nga froni i tij i shkëlqyer/ Kërkon me shikime nga çdo anë shpurën e tij/ Ashtu siç kërkon një i mjerë të dashurën e humbur./"
Dashuria e humbur në Sahara është një molisje për shpirtin e dashnorit dhe një sfidë e përballje plus për zemrën e tij. Por nga lojërat e jetës që janë të ngjajshme me të politikës harmonizohen ndjenjat e tij dhe ai me lehtësi bindet në mos ekzistencën e të dashurës së tij të humbur. Ajo në fakt dhe në esencë ekziston , por në koloaret e mendimit dhe jetës së tij është gjë e humbur në mes shkretëtirës dhe xhunglave të Afrikës. Rrezet e Diellit të pakuptueshme depërtojnë nëpër trupin dhe venat tona , ndërsa ne të hutuar dhe të sinkronizuar nga kjo pamje magjepëse në natyrë hudhemi në vallen e dendur dhe të pakuptimtë të insekteve! Realisht loja ndodh këtu! Në tokën e politikës! Por , platforma dhe strategjia nuk përgaditet këtu , lojtarët e vërtet nuk janë këta , koncepti filozofik i të depërtuarit në tregun e vlerave hudhet në iterenarin e thellë dhe të rikthyer në analet e historisë së mendjes.
Bekir Topaloglu tha:" Në të vërtetë , njeriu , duke ngrohur ujin e ftohtë me futjen në të të prushit të zjarrtë dhe duke bashkuar thatësirën e tokës me lagështirën e ujit , është kah bashkon , ndërthur disa lloje kundërshtish..." Dhe kundërshtitë që duken nuk janë aq katastrofike dhe aq të dhimbshme sa kundërshtitë që fshehen në nëntokën e politikës , ku etiketimet nuk kanë vend , por rrolin kryesor e luan reketimi dhe vrasja e shkuerja kurban në emër të " idealeve politike".
2. Nëntoka e Politikës- Gjithëçka ndodh në nëntokën e politikës , krejt rruzulli tokësor sjellet sipas direktivave të Krijuesit të Gjithësisë , por marrëdhëniet shoqërore nga termi zëvendës në tokë , rregullohen përmes duarve dhe dyerve të fëlliqura ose të pastra të nëntokës së politikës. Po gjurmojë analisti ose publicisti në nëntokën e politikës koka e tij do ishte kurban i cili në tokën e politikës do shitej për vlera meskine , ndërsa nëntoka e politikës kokën e tij , idenë dhe mendjen e tij e llogaritë për të dëmshme dhe të rrezikshme në bazë të së cilës duhet që të realizohet dënimi më i rëndë , gjygji i inkuzicionit është afër!
Nëntoka e politikës është e fshehur dhe e heshtur , por jo pasive! Ajo është hija e objekteve dhe e synimeve , ajo shton diversitetin midis vlerave dhe antivlerave në shoqëri dhe përballje midis gladiatorëve në politik.
Nëntoka e politikës është e uritur dhe e pangopur njejtë si përshkrimi i Saadi Shirazit në poezinë e tij:" Zorr` e zbrazur mund të velet me një copë bukë thatë / Sa për syn`e babëzitur: s`i del bota gjer` e gjatë./"
Një stop i madh i vëndohet çdo gërryesi i cili mundohet që të depërtoj deri tek nëntoka e politikës. Kemi shembuj plot te populli ynë ku gërryesit janë të zhdukur prej dorës së padukshme e cila në fakt ekziston! Ekzistojnë rregulla strikte dhe fytyrë të turbullt e egoiste në nëntokën e politikës. Nëntoka e politikës flet qartë , me shifra , me vite , me misione , ajo nuk fsheh gjë prej vetës dhe prej koncepteve politike në historinë e mendimit shoqëror. Por , fytyrën e ka të mbuluar me perçe grash ku nuk duken as sytë.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme