BOTOHET ROMANI RACIST I EKSTREMISTIT ORTODOKS BEN KIÇO BLUSHIT

Edvin Rama, që është betuar se xhami të madhe për muslimanët nuk do të ketë në Tiranë., Alfred Moisiu, një i hebre i kristianizuar qënë Londër u betua, kur ishte presiden, para diplomacisë evropjane se shqiptarët nuk janë muslimanë, por kanë një shtresë milimetrike muslimanizmi që lehtë mund t,u hiqet, për të vazhduar pastaj me Sabri Godo e me Godo të tjerë që, kur është fjala për t,u rrallitë në një ceremoni, apo prezantin kundër identietit të muslimanëve dhe kur sulmohen haptazi muslimanët, shtyjnë nëri tjetrin për të dale në plan të pare që mediat t,u bëjnë sa më shumë reklamë këtyre figurave politike dhe të artit të cilat duket se ‘’e marrin bukën në një dyqan’’.Publiciteti i rrufeshëm, që pasoi daljen e romanit të Ben Kiço Blushit, nuk kishte të bënte shumë me nivelin i lartë artistik që duhet të karakterizojë një vepër letrare ,por kishte të bënte me mesazhin që përcillte , mesazh ky që, duke shfrytëzuar një vello historike, ngriti një stuhi antiislame në këmbë duke na bërë të dyshojmë se Blushi i Vogël duhet të ketë pasur edhe asistencë për t,ua sjellë në dorë shqiptarve këtë kolerë që mund të sjellë vetëm urrejtje dhe pasoja që nuk mund të kalojnë me autokritika hpokrite dhe mashtruese nga autori dhe reçensuesi i tij ,duke u shtuar edhe botuesin e librit ,përkatësisht Piro Misha dhe FatmirToçi me shtëpinë e tij botuese Toena, figura këto të njohura me precedent të theksuar si ekstremistë antimuslimanë, të njohur tashmë publikisht. Thuhet se janë shitur deri tashti 5000 kopje dhe fitimi i Blushit të vogël ka kapur miliona duke ia rritur pasurinë që, për hr të vërtetës, atij nuk i mungon aq shumë . Por, as atij që e shkroi, as atyre që e mbështetën në të gjitha pistat: ekonomoke, politike, fetare, diplomatike, në prapaskenë, larg dhe pranë Shqipërisë,nuk i intereson shumë fitimi i parave.Ata janë vetëm të interesuar të bëjnë publike tezat e tyre të rrezikshme dhe të shtrmbëruara historikisht ,që kanë në qendër denigrimin e muslimanëve dhe nëpërkëmbjen e fesë islame ,duke u bërë atyre një portret të rremë për ta shitur si të vërtetë . Rreziku i këtij botimi qëndron tek fakti se vetë botuesi , vetë autori , vetë prapavija e tyre e dine se ato që u serviren lexuesit në këtë roman nuk janë të vërteta . Por, ata janë të interesuar që të bëjnë diversion permes mashtrimeve historike për të penalizuar një epokë 500 vjeçare, kur Perëndoria Osmanë e kishte shtrirë sundimin e saj edhe në Shqipëri, ku masa e madhe e shqiptarve e quajtën të favorshme dhe mikluese për karakterin e tyre dhe situatën politike të kohës, që të konvertoheshin masivisht në muslimanë duke gjetur vehten të rehatuar mrenda fesë islame .Dilemës se a u konvertuan me shpatë ,apo me degën e ullirit, romani i Blushit të vogël këmbëngul tek shpata, në një kohë që argumentet janë se ishte një kthim paqësor i shqiptarve në muslimanë, sepse ndryshe ato pika, që mbeten të pa konvertuara, nuk do të bënin përjashtin. Arsyetimi se ato i mbetën besnikë fesë së të parve dhe se ata ishin shqiptarët me besnikë, është një prallë qesharake që mund t,u treguhet budallejve në një natë dimri.
Duket se Blushit të vogël e shumë Blushëve të tjerë, kthimi i shqiptarve në muslimanë i ka bërë që të kalojnë netë pa gjumë dhe në këto netë të rënda ata mbushin dosje kundër muslmanëve për t,ua hapur here pas here ,si dikur diktatura, të cilën e paten ‘’mëmë e atë’’T,u bësh një portret të turpshëm muslimanëve me tipare vrasësish, mashtruesish, imoralësh, shkatërruesish dhe të krishterët t,i vendosësh në piadestal, do të thotë se ke marrë përsipër të realizosh një mision që lartëson një stivë me dru e cila pret një shkrepse për t,u ndezur, ,duke harruar kjo skortë antimuslimane se zjarri mund t,i kalojë parashkikimet e tyre dhe ata mund ta shohin vehte në mes të tij nga edhe nuk mund të dalin. Kurrë nuk ka pasë luftë fetare në Shqipëri dhe aq më tepër që muslimanët të kenë qenë promotorët e saj. Nuk kemi takuar në media ,as në botime të ndryshme sekuenca ku t,i thuhet fesë islame ‘’Kolerë’’,siç e portretizon fenë Islame ektremisti i çmendur ortodoks, Ben Kiço Blushi. Ne nuk shohim as gjurmë ,as shenja tolerance në raman, por aty zien një lëmsh i zjarrtë urrejtjeje për pjesën dërmuese të popullsisë shqiptare, muslimanët, sepse edhe ateistët, përballë këtyre akuzave të mbushura me urrejtje, dalin nga poziconi i tyre për t,iu kundërvënë këtyre tezave të rrezikshme që vetëm re tëzeza sjellin në qiellin e shqiptarve siç ishte prononcimi mediatik i Shpëtim Nazarkos. Shqiptarët e ndershëm ,që duan të jetojnë në paqë me njëri tjetrin, nuk mund të jenë dakort me helmin që romani përpiqet t,ua hedhë atyre në fytyrë .Dakort mund të jenë vetëm individë dhe segmente të caktuara që kryejnë misione antiislame në Shqipëri me urdhër , ose pa urdhër, ku spikasin një lukuni analistësh dhe politikanësh. Ndërsa muslimanët, permes shoqatave të tyre e demaskuan këtë trakt antiislam që qarqe ekstremiste antiislame e hodhën në qarkullim Pjesa më e madhe e mediat të shkruara dhe vizive e çensuruan në mënyrën më të paturpshme deklaratën e shoqatave muslimane duke na bindur se mediat shqiptare mund të jenë pjesë e atij skenari që i dha dritën jeshile botimit të një romani të tillë që e shton mjegullën e Shqipëri dhe militont për të ndezë sherre në mes të shqiptarve . Mendojmë se edhe institucionet islame të të gjitha niveleve e kanë oblgim që të mbajnë qëndrim dhe të ndalin këtë genocid mediatik spiralja e të cilit nuk ka të ndalur kundër muslimanëve dhe fesë islame në Shqipëri.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme