Gazetaria mafioze e paketuar si “gazetari hulumtuese”

Kësisoj, gjuha e urrejtjes kundër Kosovës dhe kundër shqiptarëve, e Der Spiegelit, kësaj here mbërri kuoatat që ka mbërri vetëm nacional-fashizmi serb në ligjërimin e vetë krerëve të tij në Serbi kundër Kosovës. ç'është e vërteta, Der Spiegeli që nga mbarimi i luftës në vitin 1999, nuk ka rreshtur së mbjelli urrejtje ndaj shqiptarëve të Kosovës. Me një seri tekstesh kundër UçK-së dhe drejtuesve të saj kryesorë, Der Spiegel ka bërë përpekje serioze që të dëmtojë kauzën çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës dhe ashtu të hap rrugën për rikthimin e saj në kornizë shtetërore të Serbisë. Akuzat ndaj disa ish komandantëve të UçK-së si urdhërdhënës të vrasjeve e të krimeve, "Der Spiegeli" i ka fabrikuar shumë më me lehtësi se sa që këtë e bërë Agata Kristi në romanet e saj. Por, strategjia e Der Spiegelit për ta dëmtuar me çdo kusht e me çdo mjet Kosovën, kësaj here ka shkruar edhe më larg. Kualifikimet e Kosovës si "shtet xhuxh", përmbledhë në vete urrejtje dhe synime shkatërrimtare. Paragjykimi i mundësive të një shteti që është formuar vetëm para dy muajve, nuk ka adresë tjetër të vërtetë përveç atij vreri të urrejtjes që buron në Rusi e në Serbi. Shtetet e tjera që ende nuk e kanë njohur Kosovëm, kanë përmendur arsyet e veta për mosnjohje, por asnjëra nuk ka thënë se ky është një shtet xhuxh dhe shtet i mafisë. Madje as Moamer el Gadafi dhe Hugo Çavezi nuk kanë shkuar aq larg në poshtërsitë e tyre. Ndoshta në të ardhmen do të përdorin edhe ata argumentet e "Der Spiegelit", por deri tash nuk kanë pasur imagjinatë aq të bujshme.
Ngashmëria e kualifikimeve të "Der Spiegelit" me kualifikimet e Putinit e të Koshtunicës dhe të kompanjonëve të tyre, zbulon sheshit lidhjet e thella që ka botuesi i "Der Spigel" me botën ruse. Punë e tij është se ku i ka orientuar ai strategjjë e bizneseve të veta, apo pse ka qenë edhe kundër ribashkimit të Gjernanisë. Por, bizneset e tij dhe nostalgjia komuniste, nuk i japin të drejtë të bëhet pjesëmarrës në projektin e sabotimit të një shteti të ri në zemër të Europës.
Ndërsa, lidhur e mafinë, "Der Spiegeli" ka tema shumë më atraktive në vetë Rusinë e tyre të dashur, kur përmasat e krimit shtetëror dhe të lidhjeve të krerëve të shtetit me shërbimet e fshehta të shndërruara në organizata mafioze, janë botërisht të ditura. Më shumë persona mafiozë ka në Rusi se sa që ka Kosova banorë.
Nga ana tjetër, një gazetar "hulumutes" si puna e Valter Majerit, së pakau e dis e shteti i Kosovës nuk është formuar nga mafia, por nga gjaku i mbi njëzet mijë shqiptarëve, vetëm në luftën e fundit. Shteti i Kosovës është formuar edhe në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar (Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Europian, NATO-n), të cilat penguan gjenocidin serb dhe e pranuan të drejtën e popullit të Kosovës për vetëvendosje, në procesin e shpërbërjes së përgjakshme të ish federatës së Jugoslavisë. Prandaj rasti i Kosoëvs edhe është sui generic, sespe shteti federal është shpërërë. Mos don të thotë Der Spiegeli se edhe ato ( SHBA, BE, NATO), janë shtete dhe organizata mafioze?!
Kosova as në pikëpamje të madhësisë nuk është "shtet xhuxh", sepse në botë ka një numër të madh të shteteev që kanë më pak banorë e më pak territor se sa Kosova, por askush nuk ka pse i quan shtete xhuxhe.
Tjetër çështje është gazetaria e mirëfilltë hulumtuese, që mund të bëhet mbi krimin e oraganziuar dhe mbi mafinë edhe në Kosovë, e që do të ishte në funksion të dekomtaminmit të shtetit të ri nga trashëgimia e krimit të organizuar që ka mbetur këtu që nga okupimi serb. Por, gazetaria hulumtuese bëhet me fakte. Në rast se do të hulumtohej me fakte, gazetari Valter Majer do të konstantonte lehtë se Kosova "xhuxhe", nuk ka si të jetë epiqendra e rrugës së drogës. Droga që transportohet nëpër Europë, e që niset nga Afganistani, për të mbërritur në Kosovë, i duhet të kalojë nëpër shtete si Rusia, Rumania, Bullgaria, Turqia, Maqedonia, dhe për të vazhduar më tutje drejt Europës nëpër Mal të Zi, Kroaci, Shqipëri e Itali. Nëse gjithë këkto shtete të mëdha, nuk po mundkan ta ndalin rrugën e drogës, si mund ta ndalë Kosova, që është bërë shtet para dy muajsh dhe që vetëm më 15 qershor këtij viti pritet që qeveria e saj t'i merr kompetencat mbi territorin?
Edhe lidhur me prostitucionin, adresa e vërtetë e kësaj shëmtie që është shfaqur këto vitet e fundit në Kosovë, është e lidhur me prezencën ndërkombëtare në vend. Ndërsa, rrjetet e trafikimit të prostitutave kalojnë nëpër Serbi, nëpër Rumani, Moldavi, Ukrainë e Rusi. Pse ato shtet joxhuxhe si Rusia e Putinit dhe Serbia e Koshtunicës nuk e ndalin trafikimin, që e ka destinacion prezencën ndërkombëtare në Kosovë?
Pse gazetari i "Der Spiegelit", një trafikant të qenieve njerëzore nga Mitrovica, e identifikon me UçK-në, ndërsa Putinin, nga shteti i të cilit niset zingjiri i trafikimit, e lë krejt rehat? Nëse do të përdorej logjika e këtij gazetari, sa herë që do të flitej për dikend në Gjermani, do të duhej të thuhej "pasardhës i Rajhut të Tretë." Por, kjo do të ishte gjuhë e urrejtjes, sikundër që është gjuha e gazetarit Valter Majer dhe e vetë Der Spiegelit. Lufta ka përfunduar, pjesëtarët e saj kanë zgjedhur rrugët e tyre, secili në përgjegjësi të vet, e nuk ka pse të shenjohen me emërtime si "veteran i UçK"së, sepse askush nuk mund të ushtrojë aktivitet kriminal në emër të veteranëve të UçK-së. Kjo mënyrë e deformimit të gjërave, në fakt është mënyrë e një gazetarie të ndyrë, e cila në drejtim të Kosovës zakonisht vjen vetëm nga Serbia dhe nga Rusia.
Gazetari i "Der Spiegelit" fare mirë a mundur dhe mund të shkruajë sa të mundet tekste kundër mafisë dhe trafikimit dhe kjo vetëm sa do t'i ndihmonte shtetit të ri të Kosovës, që ta luftojë e ta çrrënjosë këtë trashëgimi negative. Por, jo ta vendos në kontekst të gjasave të shtetit për të mbijtuar e për t'u zhvillur, sepse kështu ai është shndërruar në një trafikant që punon kundër pavarësisë së Kosovës. Ndërsa, sa u përket aspekteve negative të qeverisjes, qoftë të UNMIk-ut, qoftë të institucioneve të vendit, jo vetëm "Der Spiegel", por secili medium ndihmon, nëse ka qasje kritike dhe denoncuese me fakte ndaj atyre dukurive. Por, për shkak të tyre nuk mund të kërkohet zhbërja e shtetit. Përundrazi, e vetmja mundësi për ta çrrënjosur trafikimin dhe krimin e organizuar në Kosovë dhe gjithkund, është forcimi i shtetit ligjor. Gazetari që angazhohet për zhbërjen e një shteti, sikundër ka bërë kësja here Valter Majer, në fakt angazhohet për bërjen e krimit si një fakt përfundimtar. Por, kjo me të vërtetë është shumë, edhe kur bëhet nga "Der Spiegeli" për hesap të Rusisë e të Serbisë.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme