Ide për kryqëzatë të re të Perëndimit kundër Lindjes!

E lexova me kujdes intervistën e Prof. Dr. Zef Mirditës, më shumë për respektin e madh që kam ndaj tij!?! Në fjalën e gazetarit që i priu intervistës ka shumë insinuata. Pse i lejoj z.Mirdita?! Ai kurrë nuk ka qenë viktimë e qarqeve të historianëve- “Që ishin në shërbim të politikës ditore” (?!?) Dëshmi është se ishte autor “i shumë librave dhe studimeve” të botuara me financim shtetëror. Prej nga ai u bë njeri “nga historianët dhe historiografët më të mëdhenj që ka patur ndonjëherë populli shqiptar”? I tillë u bë në kohën e monizmit komunist jugosllav? A mund të ishte “viktimë” një studiues që “Dy herë ishte bursist i Fondit të Humboldit më 1967 dhe 1991” (?!!). Ai mund të mos ndihet mirë sot në Kosovë, por faji është i tij. Ai që nuk hoqi dorë nga universiteti serb më 1990 dhe i cili ia mbylli Derën e Besës Referendumit për Pavarësinë e Kosovës më 26-30 shtator 1991, nuk mund të ndihet mirë.

Nuk e kam lexuar veprën e tij “Historia e kishës katolike te shqiptarët” e botuar fshehtë (!?), nëse nuk është fjala për Reforma protestane dhe katolike. Kisha dhe historia e saj VII, Ferizaj-Zagreb 1982. Kjo është vepër e dobët. Dhe, pse të botohet ano-nim ose “fshehtë” një libër për kishën katolike në Kosovë?! Realisht, z.Mirdita vërtet gjatë kohës së tij si shkencëtar i Kosovës ka patur një presion që nuk mund t’i ikte- shkruan tepër dobët në gjuhën e mëmës, sa që lektorët e kishin mërzi. Është një anekdotë: “M.B.Abstenoj nga zanati i lektorit për shkak të shkrimeve të Zefit!”.

Se historiografia është në shërbim të politikës ditore, tregon përmbajtja e Intervistës së z.Mirditës. Çdo konstatim, se cila tezë dhe të gjitha sugjerimet janë në shërbim të qarqeve të caktuara fetare, politike e luftarake, ballkanike dhe më gjërë evropiane, gjithsesi antishqiptare dhe antiislame, që kanë marrë rolin e Kerberit në derë të parajsës së Evropës së krishterë!?! Në pyetjen që u është përgjigjur z. Mirdita, mund të jepen përgjigje plotësisht të tjera, shkencore. Unë, më me dëshirë do t’u përgjigjesha atyre se sa të merresha me paragjykimet hibride kishtaro politike antiislame të Dr.Mirditës. Ai doli i i kundërt nga konstatimi i tij: “Shkencëtari nuk dëshmon, por sjell fakte” (!?!). Ka dalë jo vetëm futurit për të ardhmen e shqiptarëve pa të kaluarën e tyre (“Nuk mund të jetohet për ardhmërinë përmes së kaluarës”!?!), por edhe prokuror inkuzicionist. Transplantimi i mendimit aktual në të kaluarën nuk e ndihmon shkencën, të sotmen, as nuk e përgatit ardhmërinë. Ndriçimi i etnogjenezës së popujve të vjetër, siç është edhe populli shqiptar nuk mund të bëhet me metodat e filozofisë së krishterë për ndriçimin e etnogjenezës së popujve mesjetarë. Etnogjenezës së popujve parabiblikë nuk i dihet filli. U dihet vetëm atyre popujve që u integruan si popull e kombësi në periudhën e krishtërizmit përmes krishtërimit. Etnogjeneza e popullit shqiptar përmes ilirëve shpie te pellazgët paragrekë e pararomakë, fqinjë të Lindorëve (babilonasve, asirianëve, hebrejve, arabëve etj.).

Prof. Dr. Mirdita nuk tha gjë të saktë për shkakun kryesor, pse ilirët e morën krishtërimin të parët në Evropë, që është shkak i ngjashëm pse shqiptarët e morën Islamin, siç do të shihet më vonë. Sinteza e të dhënave historiografike të njohura deri tashti vertetojnë e ilirët e pranuan krishtërimin si faktor integrues etnik për ilirofonët për distancim nga univerzumet kulturore perandorake latine e helene, të cilat ishin faktorë integrues i popujve në romake (italianë) dhe romejë (grekë). Në këto dy kombe u derdhën dhjetra popuj (fise) pellazgjikë. Dihen igzaket e fillimit të krishtërimit dhe të kishave në tokat arbërore në Mesjetë (473-1492). Kisha në këtë periudhë ishin organizma shtetërorë-perandorakë dhe faktorë për integrimin dhe nivelimin etnik grekë, bullgarë, serbë, dalmatë, italianë. Dr. Mirdita nuk flet për kishat ortodokse, për skizmat serbe, bullgare e greke që administronin me vendet shqiptare. Dihet qartë se kisha katolike (dha katoliçizmin) prej ndarjes së krishtërimit në Lindor (ortodoks) dhe Perëndimor (Katolik) më 1054 e deri me ardhjen e ormanëve (turqve) në tokat shqiptare(sipas kërkesave të vendit, në rrugë paqësore, më 1385), ka administruar vetëm me rreth 1-3% të arealit arbëror në Ballkan. Në viset shqiptare historike dhe etnike ku është ngulitur kultura islame, kisha katolike në periudhën paraosmane është frekuentuar kryesisht prej besimtarëve katolikë, kolonë evropianë-diplomatë, zejtarë, tregtarë, xehtarë etj. Ekzistonin vetëm disa enklava shqiptare katolike kryesisht të ardhur nga viset shqiptare, në të cilat kishte filluar jeta institucionale e kishës katolike: Tivar, Ulqin, Arben etj. Në periudhën nemanidase (1186-1371) kisha katolike ishte e pranishme vetëm aq sa kërkonin nevojat diplomatike të një perandorie të krishterë otokse sllave-serbe. Kultivimi dhe zgjerimi i katoliçizmit ishte ndalur me diploma e ligje perandorake. Kjo ishte praktikë që kishte zbatuar Bizanti dhe vazhdonte ta zbatonte Despotati grek. Areali shtetëror i Principatës së Arbenit dhe i Shtetit të Skënderbeut, brenda tokave shqiptare, ishte shumë i vogël dhe sipas monumenteve arrinte rreth 3,5% të arealit etnik albanofon ku bashkekzistonin në paqe e në luftë dy-tri morale, dy-tri kisha e shumë herezi fetare: katolike (shqiptaro-italiano-latine), ortodokse (greke, serbe, bullgare), bogumile, novacione, manikene, mesaliniane, kutugjere, bullgare, babune, torbaçe etj. Së këndejmi, katoliçizmi nuk ia doli të bëhej faktor integrues kulturor e fetar i kombësisë së Arbërit as i arealit etnigjeografik e gjeopolitik të Shqipërisë etnike. Kjo do të arrihet në fille të Kohës së re, në periudhën e përhapjes institucionale të Islamit si fe e shumicës absolute e shqip-folësve në periudhën e integrimit të kombësisë shqiptare (vitet ‘70 të shekullit XV - vitet ‘70 të shekullit XVIII. Nga mesi i shekullit XVII, fale fitores së Islamit në vendet albanofone ku kishte mbuluar kombësia kishtare serbe, greke e bullgare gjatë tërë mesjetës. Njësia etnogjeografike dhe gjeopolitike Shqipëri (arnautluk, Albania, Arbania) ngerthente mbi 110 mijë km2 të tokës ballkanike. Islami, ndaj, nuk është si fe mesjetare për shqiptarët: ai është fe e periudhës së humanizmit dhe renesansës.

Shikuar nga këndi i realitetit historik të mësipërm, konstatimet e z.Mirditës “se vetëm kisha katolike tek shqiptarët, falë kontinuitetit të saj gjatë nëntëmbëdhjetë shekuj, arriti të ruajë e të mbajë identitetin evropian të shqiptarëve”; “Vetëm uke falenderuar kishën katolike të shqiptarët është ruajtur sadopak kontinuiteti përkatësisë me civilizimin evropian”; “se vetëm kisha katolike te shqiptarët ka ruajtur dhe ka arritur të mbajë popullin shqiptar në Evropë” etj., dalin pa mbështetje historike, absurd! Katoliçizmi dhe kisha katolike ndër shqiptarët kurrë nuk kanë qenë më shumë të përhapur se sot, por ato ishin dhe janë minore në krahasim me ortodoksinë dhe Islamin ndër shqiptarët, me ndikimin në proçeset e integrimit të kombit shqiptar në përpjesëtimet që ka në kombin (rreth 3%, kurse ortodoksët rreth 6%, mbi 8% islamë dhe të tjerët “laramanë” -me fe të dyshimta (sekte), ateiste etj.

Prof. Mirdita për konceptimin katolicizëm ka shumë sinonime; katolicizëm, krihterizëm, kishë katolike, fe natyrore, civilizim evropian, moral evropian, rrënjë të thella të civilizimit etj.!?! Në një kosh i fut edhe konceptet; turk, osman, islam, bota islame, morali lindor etj.

Nuk e përmendet fare ortodoksinë mesjetare bizantine (greke), sllave (serbe e bullgare), as sektet fetare që përfaqësonin tni josllave e jogreke. Nuk thotë se albanofonët deri në mesin e shekullit XV, kur zuri fill, sipas tij, Islami i institucionalizuar (ka filluar prej vitit 1392) shqipfolësit frekuentonin në ato kisha e ato sekte dhe kombësinë ua caktonte kisha e pushteti i huaj. Katolicizmi institucional në tokat shqiptare në viset Tivar - Ulqin filloi më 1100, pra 46 vjet pas ndarjes së krishtërimit (kishës) në lindore (ortodokse) dhe perëndimore (katolike).

Të gjithë studiuesit shkëncorë të mirëfilltë, që janë marrë me formimin e kombësisë shqiptare dhe të kombit shqiptar kanë pranuar se Islami ndër shqiptarët ishte masë bojkotimi nga kishat e huaja dhe në rend të parë atyre serbe, bullgare e greke, distancim kulturor, moral e politik nga kombësitë kishtare greke, serbe e bullgare mesjetare. Së këndejmi, konstatimi i z.Mirditës së islamizmit u është imponuar shqiptarëve me forcë, është “një gjë” e Zefit plotësisht e pasaktë.

Duke folur për shkaqet e kalimit të shqiptarëve në Islam, z. Mirdita u dha frymë tezave të shkencës serbe antishqiptare, të thyera nga shkenca shqiptare. Nuk qëndron mendimi se “Turqit sollën nga hapësira aziaike mentalitetin e vet të zaptuesit dhe të despotizmit. Këtë despotizëm e shfaqen edhe duke imponuar fenë islame”!? Osmanët jo vetëm që toleruan, por edhe financuan ngritjen institucionale të kishës ortodokse serbe e greke, por edhe atë katolike. Edhe në këtë kohë kisha caktonte përkatësinë kombëtare (të kombësisë) për frekuantuesit. Për sulmet e pushtetit osman kundër kishës katolike, në disa momente historike, është fajtore Evropa, e cila iniconte kryengritjet shqiptare dhe nuk i ndihmonte për ta vazhduar luftën për çlirimin e popullit shqiptar. Edhe ky fakt ndikoj që pas secilës humbje të kryengritjeve shqiptare, për masë mbrojtjeje të kombësisë dhe të ekzistencës shqiptare kalohej në Islam. Osmanët nuk e mohuan përkatësinë shqiptare të frekuentuesve në kishën katolike dhe e ndihmuan këtë kishë kur ajo ishte lojale ndaj pushtetit osman, në të cilën shqiptarët e tri besimeve merrnin pjesë më shumë se popujt e tjerë dhe e ndanin pushtetin me turqit. Së këndejmi mendimi i z. Mirditës : “mentaliteti Otoman i cili mohon identitetin e çdo populli” - me aludim edhe për turqit dhe islamin aktual (!?!), nuk qëndron. Osmanët me konceptin arnaut dhe Arnautluk nuk mendonin e vetëm në katolikët dhe në Arbenin Mesjetar, por me ato i kuptonin të gjithë shqipfolësit dhe të gjitha vëndet me popullsi albanofone, të cilave edhe jua lejonin administrimin kushtimisht federal në Perandorinë Osmane. Kështu edhe popujt e tjerë. Përçka ishin elajetet, vilajetet, kazatë, nahitë? Pse u ngritën në grada Pashë etj?; shumë shqiptarë katolikë?

Z. Mirdita për konceptin katoliçizëm e ka edhe një “fe natyrore” që përmes Buzmit po bëka lidhjen e shqiptarëve me ilirët!? Fe natyrore do të thoja ishte paganizmi, që i takon Buzmit, por këtë dhe shumë festa pagane që tek ne kanë ardhur përmes krishtërimit i festojnë dhe shqiptarët myslimanë. Një gjë, këtu, për dallim: festimi i tyre lidhet me festat e krishtera ortodokse që dëshmon se shqiptarët në Islam kaluan nga ajo kishë. Konstatimi i z. Mirditës se Islami mohon traditën e festimit të Buzmit “me ç’gjë mohon tërësisht këtë traditë dhe ndërpret edhe traditën ilire e edhe atë të krishtërimit te shqiptarët” - nuk qëndron në atë rrafsh. Të gjithë shqiptarët myslimanë janë nga pak paganë, nga pak katolikë (të krishterë), pjesërisht të veshur islamçe, kryesisht shqiptarë. Janë skënderbejanë të vërtetë. Një kompleksitet të tillë të integrimit shpirtëror ua ka mundësuar morali islam, mësimet kuaranore dhe tradita muhamedane që nuk ua hedhin asgjë njerëzore prej Adamit deri tek njeriu i fundit që do të jetë mbi dhe. Për këtë shkak edhe niveli i tolerancës fetare, etnike, vëllazërore është më i madh ndër shtresat shqiptare islame. Dëshmive historike u vihen në ndihmë jeta aktuale. Nuk ekziston asnjë shqiptar myslimanë që ka marrë në shënjestër diçka nga katoliçizmi, të cilin masivisht e respektojnë sa edhe Islamin, sepse ajo është fe e një pjese të vëllezërve të tyre dhe fe universale evropiane e botërore.

Se Islami ndër shqiptarët nuk është fe e dhunshme, tërthorazi e pranon edhe z. Mirdita kur thotë se shqiptarët Islamin e morën nga gjysma e shekullit të XV, se përhapja masive ndodhi në shekullin XVI dhe XVII, kurse “vala e fundit e islamizmit është shënuar në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX” (!?!) Sihariq “shkencor”! Proçesi i islamizimit, që sipas Mirditës ka vazhduar pesë shekuj, a mund të quhet “proçes revolucionar... amoral... (i) imponuar me zjarr e me shpatë” (?!!) Nuk ka logjikë. Burimet e sigurta vertetojnë që ndër të parët që kaloi në Islam ishte i ati i Skënderbeut - Ivan (Gjon) Kastrioti, duke e marrë emrin Hamza. Me këtë emër ai mori pjesë në betejën e Kosovës me 1389 në krahun e Sulltanit. Deri nga mesi i shekullit XVII popullsia e qyteteve shqiptare në areonin e njësisë administrative të Patrikanës së Pejës (ortodokse serbe) kaloi në islam 80-100%. Po kështu edhe popullsia e viseve rrafshinore. Kjo shihet qartë nga informata e Zmajeviqit me 1703/4. Gjatë shekullit XVII në Islam kaluan të thuash vetëm një pjesë e elementit vlleh (amallgam iliro-romak), të cilët përmes Islamit iu kthen kombësisë parësore, kurse kalim të shqiptarëve në Islam gjatë shekullit XIX dhe XX nuk ka pasur. Këtë nuk e thotë as shkenca serbe më antishqiptare.

Ndarja e shqiptarëve në “dy shtresa të karakterit kulturor” - të “mentalitetit” Islam dhe të “mentalitetit” evropian mund të jetë me pasoja, nxitje e urrejtjes konfesionale. Luftrat fetare që u ka prirë katoliçizmi janë të njohura në Evropë dhe dihen pasojat. Një gjë duhet të vihet në pah: elementi i krishterë (ortodoksë dhe katolikë) ka jetuar dhe jeton në gjirin e shumicës absolute shqiptare islame si veshka në dhjamë, dhe dihet se tiparet dominuese të kombit shqiptar i cakton mentaliteti i shumicës i formësuar gjatë gjashtë shekujve të periudhës islame ndër shqiptarët. Konstatimi i z. Mirditës se “populli shqiptar gjatë sun-dimit pesëqinvjeçar të Turqisë përjetoi terr shpirtëror” (!?!) - nuk qëndron. Shqiptarët nuk kanë qenë asnjë vit nën pushtetin e Turqisë nacionale, kurse Perandoria Osmane ishte bashkim i popujve të ndryshëm nën një flamur, nën një perandor (sulltan), nën një administrat mjaft të decentralizuar. Perandoria Osmane nuk e fitoi Ballkanin me luftë, por me kulturë, me një rend shoqëror më human se shoqëria bizantine e nemanidase. Brenda këtij shteti “Islam” nuk u përjetuan luftrat fetare, të cilat i përjetoi Evropa mesjetare dhe ajo e filleve të kombësive evropiane.

Më afër shkencës në intervistën e z. Mirditës është vetëm ajo që thotë për Skënderbeun, për luftën e tij në të mirë të krishtërimit evropian. Sa i kontribuoi krishtërimit dhe integrimit të kombësisë shqiptare, kjo është diçka tjetër. Por shqiptarët pas Skënderbeut në të gjitha hapat për liri dhe pavarësi janë nisur nga aty ku e la Skënderbeu në fushë të luftës për çlirimin e popullit shqiptar. Në periudhën e kombësisë dhe të Rilindjes Kombëtare Shqiptare Skënderbeu u pranua Simbol i Bashkimit Kombëtar, kryehero. Do të ishte fatale të kërkonim që Skënderbeu të mendonte si Barleti, si Mirdita a si Muhameti. Të thuhet se ai nuk mund të jetë hero kombëtar edhe i shqiptarëve myslimanë aktualisht, është krim ndaj të kaluarës, të sotmes dhe të ardhmes të kombit shqiptar, një dhe të pandarë. Skënderbeu ishte, është e ka për të qenë Hero Kombëtar i shqiptarëve edhe për fakrin se u lind në gjirin e një familjeje ortodokse, u rrit pranë babait mysliman dhe u shkollua në Oborrin Osman si mysliman me emrin Skënderbe, bashkëmendimtarët me të cilët dezeroti nga ushtria osmane ishin kryesisht shqiptarë myslimanë; për shkaqe politike, për nevoja të mbështetjes, bëri lidhje me shtetet e krishtera italiane dhe i hapi udhë katoliçizmit në shtetin e tij, vdiq (Zoti e di) katolik. Kurrë nuk e hodhi emrin Skënderbe, që lidhte me Lekën e Madh, ndaj për pjesën e vet islame dhe shqiptare në Skënderbeun çdo shqiptar mysliman duhet të jetë gati edhe për martirizim! Kjo do të thotë se z.Mirdita harron kur thotë “se është anakrinike që shqiptarët, të cilët identifikohen me Skënderbeun të deklarohen si shqiptarë myslimanë”?!! As “fustrimi” me të cilin përfaqësuesit e partive politike “paraqiten sot para pasqyrës së civilizimit evropian” nuk është fakt që flet se islamizmi iu imponua shqiptarëve me forcë, por është dëshmi e atdhedashurisë dhe e lirisë kombëtare shqiptare para dhunës aktuale evropiane me metodat mesjetare të inkuizicionit të krishterë: shantazhi, kërcënimi, mospërfillja, dënimi individual dhe kolektiv për një komb, “për shkak të pispillosjes me komponente islamike” e që po ndikohet në kualifikimin evropian “fundamentalist të shqiptarëve” - “ e dihet se fundamentalizmi është rrezik për Evropën dhe për të gjithë botën”!!!? Mesjetë e vërtetë dhe që quhet civilizim?! Sepse “dy fetë” - krishtërimi dhe islamizmi luftojnë për këto hapësira” ?!!!

Shtrohen pyetjet: A nuk qenka “fundamentalizëm” edhe krishtërimi (katoliçizmi) dhe pse Evropa dhe gjithë bota ia ka frikën Islamit? Pse fundamentalizmi islam qenka rrezik për civilizimin evropian aq të forte e aq të preferuar për shqiptarët myslimanë prej z.Miditës dhe nëse shqiptarët myslimanë konvertojnë a heqet ky rrezik?!!!

Nga sudimet kam mësuar se gjatë mesjetës dhe më vonë fundamentalizmi ortodoks e ka luftuar fundamentalizmin katolik për shkak se ky fundamentalizëm ishte më universal, më human, më liberal. Jam i sigurt se Islami sot nuk shkoi me shpatë në Romë, pranë Shën Pjerit. Është koha e ekumenizmit, sot ose kurrë!

Prof.dr. Mirdita mbjell insinuata të dëmshme për bashkimin dhe harmoninë vëllazërore të shqiptarëve me fe të ndryshme, kur thotë se “ Te të gjithë shqiptarët e vetëdijshëm, te të gjithë arsimuari e të paarsimuarit, tek intelektualët dhe jointelektualët, çmohet e vërteta se u është imponuar islamizmi. Gjithashtu, qëndron fakti se, duke pranuar islamizmin, ata janë shkëputur nga civilizimi evropian” !?! Del se, së paku nga 400 mijë kosovarë dhe po aq nga Shqipëria, të cilët në këto mote të ndera shkuan në ekzil politik në Evropë e botë, ose duhet të vënë një kryq në gjoks, ose ta shtrëngojnë trupin para thikave të civilizimit evropian!?!

Por, nuk është tepër të konstatohet se tezat e mësipërme dhe shumë të tjera që do të sillen janë të njohura për shkencën shqiptare, për tezat të shkollës serbe cvijiçiane. Dallimi është se ta thonë “ serbët duke pranuar islamin u shkëputën prej trungut serb dhe u bënë shqiptar”. Mbështetja e një alamet shkencëtari, siç paraqitet Zefi, në imazhe poetike të dy eseistëve shqiptarë që jetuan dhe menduan jashtë Shipërisë në grazhdë të Evropës, flet për konseguencën shkencore të z.Mirdita, i cili, siç po shihet nga intervista, jeton në Grazhdin e Kroacisë ( Prof.Dr. Zef Mirdita është përkthyesi i librave serbe për mësimin e historisë aktualisht Serbia i distribuon në viset shqiptare të administruara prej Beogradit)!?!

Konstatimi i Dr.Mirditës se “po të mbetnim shqiptarët në botën e krishterë, fati i tyre do të ishte krejtësisht tjetër. Këtë e pohon edhe Ismail Kadare”- është një mendim monstruoz që ka në vete një të vërtetë që duhet të zbërthehet. Në rrethanat e zhvillimeve mesjetare paraosmane në tokat shqiptare, në kushtet e ekzistimit të disa kishave të huaja edhe të disa pushteteve të huaja madje edhe të disa traditave krahinore shtetërore (principata vazale greke, serbe, venedikase etj.) - do të zhdukeshin, do të tjetërsoheshin në aspektin kombëtar, nuk do t’i ndërprenin luftërat krahinore dhe fetare me të cilat jetonin. Për integrimin e vendit ishte i domosdoshëm një kulm i përbashkët dhe një ideologji e re paqëruajtëse dhe integruese. U gjet Perandoria Osmane dhe Islami që shqiptarëve ua mundësoj bashkimin, emrin e popullit (kombit) dhe të vendit (Atdheut të përbashkët). Në kushtet e sotme të copëtimit ndërkombëtar të Shqipërisë Etnike, minaret e xhamive janë koordinatat e shqiptarësisë së viseve ku jetojnë shqiptarët.

Së këndejmi, nuk është fare e vërtetë se “fqinjët e Shqipërisë dhe të hapësirave etnike shqiptare manipulojnë me elementin islamik të shqiptarëve” dhe aq më pak “në pesëmbëdhjetë vjetët e fundit”, prej kur vetëm ndonjë nga lagjja e Prof. Dr. Tërnavcit ka mbetur në Lidhje me Beogradin. Madje shumica e kombit prej mbi 88% nuk mund të quhet element tjetër, e aq më pak shqiptarët në Kosovë kur dihet se mbi 98% janë myslimanë “Lindorë”!?! Shqiptari mysliman, por edhe ai i krishterë, kur janë në detyrë përfaqësuese, kanë për detyrë morale, politike dhe patriotike të falen dhe të bëjnë kryq në të njëjtën kohë, sepse janë përfaqësues të një populli myslimanë dhe i krishterë kjo i detyron dijetarët që Evropës së krishterë t’i shpjegojnë qartë e drejtë se kalimi në Islam ishte kërkesë jetësore e kombësisë shqiptare dhe të mos kërkohet konvertimi i tyre individual e as kolektiv, as evolutiv, as revolucionar, siç u zbatua në Bosnjë tashti prej serbëve dhe prej kroatëve nën dritën e reflektorëve të civilizimit evropianë!?

Më parë thashë se tezat e Zefit kanë shumë afri me ato të shkencës antishqiptare serbe. Ja dhe një dëshmi: “Pjesa dërmuese e shqiptarëve është e vetëdijshme se para dyqind vjetësh ishin të krishterë. Ata shpesh e manifestojnë këtë fakt të njohur, mirëpo në rrethana të caktuara mëtojnë që t’i ndrydhin këto manifestime...”!?!

Konstatime identike gjenden në librat serbë me përjashtim se atje në krishtërimin paraislam të shqiptarëve shohin serbizmin, kurse Zefi katoliçizmin, ata ortodoksinë - Zefi civilizimin evropian!?! Asnjë shqiptarë myslimanë nuk e mohon prejardhjen evropiane, kulturen evropiane as krishtërimin paraislam.

Mirëpo, çdo ngatërresë midis vëllezërve mund të shuhet pa pasoja të mëdha mjafton qe secili të shikohet në pasqyrë të përbashkët. Plagë me pasoja mund të jenë ato që i shkaktojnë tjetrit për interesa të huaja. Një plagë e shigjetës evropiane në dorë të shqiptarit me civilizim evropian është konstatimi i Prof.dr. Mirditës: “Islami paraqet shkëputje të traditës së një populli dhe sillet në atë mënyrë sikur të fillonte historia mu në të. Shembull konkret paraqesin myslimanët e sotëm në Bosnjë. Ata u shkëputen me traditën e tyre të krishtërimit, hoqën dorë nga prejardhja kroate dhe u shndërruan në një popull krejt të ri”?!!!

Skandal shkencor. Nuk ka asnjë dyshim se popull mysliman në Bosnje nuk ka, se koncepti mysliman për etnonimin ilir boshnjak është i periudhës së Titos, se ishte spicë që u imponua boshnjakëve, prej serbëve dhe kroatëve për t’i copëtuar, siç dhe u përpoqën. Feja paraislame e boshnjakëve ishte bogumilizmi i distancuar nga gjiri i ortodoksisë serbe dhe jo nga katoliçizmi kroatë. Boshnjakët me bogumilizmin tregonin një përkatësi etnike josllave, kurse me Islamin u integruan në popull dhe kombësi që tërheq rrënjët nga ilirët. Kultura e kombësisë boshnjake paraislame ishte ajo që identifikohet me bogumilizmin dhe bosançicën, kurse pasislami ajo e provemiencës alamiado islame. Shekuj me rradhë serbët u përpoqën t’i tregonin si serbë, njësoj sikur edhe vllehët e Bosnjës, të cilët vërtetë do të serbizohen në këto 100-1500 vjet të fundit, kurse tashti kroatët i forcuan përpjekjet për t’i treguar boshnjakët dhe vllehët (ilirë të romanizuar e të sllavizuar) për kroatë. Fatkeqësisht që në krye të timit të “shkencëtarëve” kroatë gjendet një shqiptarë. Do t’i ndjejmë pasojat!

Në fund një pyetje për z. Mirdita: Në shërbim të kujt angazhoheni kaq llahtarshëm me kërkesa e sugjerime, këshilla, urdhërime, kërcënime etj, për konveritmin e shqiptarëve myslimanë, duke i paraqitur edhe metodën- të fitohet me krerët politikë, me përsonalitetet udhëheqëse, me individët me autoritet, me kovertim evolutiv?! A keni siguruar ndonjë fond parash (e stolish) për ata që do të kovertojnë të parët, për ata që do të prijnë, që do të bëhen udhërrëfyes, në përcaktimin e shqiptarëve myslimanë për “mënyrën evropiane të jetës”, që të mos shkohet me kthesë revolucionare amorale, pa vadë të gjakut shqiptarë - të heqet dorë nga “sjellja në mënyrën lindore”, nga Islami, nga e kaluara gjashtëshekullore, për t’iu kthyer “rrënjëve të thella të civilizimit evropian” etj. Dhe, a nuk do të thotë kjo “Zoti kundër Zotit, feja kundër fesë, pushtet kundër pushtimeve”! - siç thoshte Emil Zola. Kjo në interes të unitetit kombëtar shqiptar, jo!

Sepse, kombit shumicë absolute myslimane, që do të thotë paqësore, nuk mund t’i vijë asnjë rrezik nga besimi i tij, nga feja e tij Lindore (Lindorë ishte dhe është krishtërimi, katoliçizmi; Lindja është djepi i civilizimit evropian dhe, edhe Lindorët janë popuj dhe kombe të civilizuar).

Së fundi, nëse pranoni ekzistimin e një rreziku për unitetin e kombit shqiptar nga ekzistimi i dy feve ekzistuese(janë tri: islami, ortodoksia dhe katoliçizmi, dy të fundit më të papajtueshme midis tyre!), le të më dëgjojnë vetëm veshët e tij - t’i japim fund këtij morali “të dyfishtë”, le të urdhërojë pakica te shumica absolute! Kjo është më demokratike, bartëse e së cilës paraqitet Evropa e civilizuar.

Intimisht dhe qënësisht anoi nga mësimi i drejtë kuranor: “Juve feja juaj - neve feja jonë”, sepse “Edhe Zoti ynë dhe Zoti juaj është një dhe ne atij i përulemi”! - gjaku, gjuha, trashëgimia, kombi, Atdheu na bashkojnë me Lindjen dhe me Perëndimin. Pasuri shpirtërore dhe begati kulturore për një komb fisnik siç është kombi ynë.


(Botohet me leje të autorit).

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme