Kush perfiton nga diabolizimi i islamit

Qe nga epoka kur Perandoret Romake ju a hidhnin te Krishteret luaneve(per ti shqyer) marredheniet midis Perandoreve dhe Shefave te Kishes kane pesuar
ndryshime ne ndryshme thelbesore. Kostandini i madh qe u be perandor ne vitin
306 – ka saktesisht 1702 vjet inkurajoi praktikimin e Kristianizmit ne Perandori, e cila perfshinte edhe Palestinen. Disa shekuj me vone Kisha u nda ne dy pjese, nje lindore (Ortodokse) dhe nje perendimore (Katolike). Ne perendim Kryeprifti i Romes ose ndryshe Papa menjehere kerkoi qe Perandori te njihte superioritetin e tij. Lufta nderrmjet Perandoreve dhe Papeve ka luajtur nje rol central ne historine e Evropes dhe ka shkaktuar ndarje dhe luftra te ashpra midis popujve te ndryshem. Kjo histori ka njohur ngjyra te ndryshme.
Disa here Perandoret kane rrezuar ose perzene nje Pape, disa here te tjera Papet kane perzene ose shkisheruar nje Perandor. Nje nga perandoret Henri IV shkoi ne Kanosa duke ndenjur tre dite kembezbathur ne debore perpara Pallatit Papal derisa Papa te anullonte vendimin e shkisherimit te tij. Por ka pasur edhe periudha kur Perandoret dhe Papet kane jetuar ne paqe dhe harmoni. Ne ishim deshmitare te nje periudhe te tille 3 vitet e fundit. Nderrmjet Papes aktual dhe Perandorit te 5 viteve te fundit George Bush II egzistoi nje harmoni e mrekullueshme. Fjalimet provokuese dhe denigruese te Papes keto vitet e fundit kunder islamit perputheshin shume bukur me kryqezaten gjakatare te Bushit kunder Islamofashizmit. Gjate nje konference ne nje universitet te Gjermanise Papa nr 265 ekspozoi ate te cilen ai e shikon si ndryshimin e madh nderrmjet islamit dhe krishterimit me fjalet e meposhtme :Atehere qe Krishterimi eshte bazuar mbi arsyen, Islami e refuzon ate. Atehere qe te krishteret shohin gjithmone nje logjike ne veprat dhe urdherimet e Zotit , muslimanet refuzojne te kerkojne nje logjike ne veprat dhe urdherimet e Allahut.
Megjithese jam musliman nuk do te futem ne debat por do te perpiqem qe te jem sa
me shume objektiv dhe asnjeanes ne kete shkrim. Te kuptosh logjiken e
fjalimit te Papes tejkalon kapacitetet e mia modeste. Por nuk mund te anashkaloj
dhe injoroj nje nga frazat e Papes qe ka lidhje direkt edhe me mua si Shqiptar
duke qene se jetoj pikerisht ne linjen delikate ndarese te dy qyteterimeve ku
behet edhe perplasja, ne vendin tim Shqiperine. Duke qene se Shqiperia preket
nga kjo linje delikate nga multifetariteti ashtu siç preken shume kombe te
tjera duhet analizuar fakti se edhe ne vendin tone kjo perplasje qyteterimesh ka
hedhur rrenje te forta, edhe pse perciptesisht mediat e paraqesin ate si
inegzistente. Nje shembull i kesaj perplasjeje multilaterale eshte edhe fjalimi
i Zotit Dode Gjergji i cili duke qene se perfaqeson flamurin e Papes apo
krishterimit mbron ne Strasburg vlerat e qyteterimit qe ai ben pjese.
Per te sjelle prova konkrete mbi mungesen e arsyes ne islam Papa afirmon faktin
se Profeti Muhamed as. urdheronte ndjekesit e tij qe te perhapnin fene e tyre me
shpate. Sipas Papes eshte e paarsyeshme sepse besimi lind nga shpirti, jo nga trupi. Si mundet shpata te kene influence mbi shpirtin? Per te argumentuar qendrimet e tija Papa citon nder te tjera nje Perandor Bizantin, i cili i perkiste sigurisht Kishes Lindore konkurrente. Ne fund te shekullit te 14 Perandori Manuel II Paleolog ka folur per nje debat qe ai ka kishte pasur- te pakten siç thote ai (mund edhe te dyshojme) me nje dijetar erudit musliman te cilit ai nuk ja permend emrin. Ne nxehtesine e diskutimit
Perandori (gjithmone sipas tij) i kishte hedhur fjalet e meposhtme kundershtarit
te tij : Me tregoni çfare Muhamedi solli te re, dhe do te gjeni vetem gjera te
keqija dhe çnjerezore qe ai solli, si urdheri per te perhapur besimin qe ai
predikonte, me shpate.
Keto fjale ngrene tre pyetje :(a) Pse Perandori i ka prononcuar ato ? (b) A jane keto fjale autentike (te verifikuara) ? (c) Pse Papa aktual i citoi ato ?
Kur Manueli shkruan tekstin e tij ai ishte ne krye te nje Perandorie agonizuese.
Ai siguronte mbajtjen e pushtetit ne vitin 1391 date ne te cilen i kishin ngelur
vetem disa provinca nga Perandoria e tij dikur e lavdishme. Edhe vete keto
provinca ishte nen kercenimin e nje aneksimi turk. Ne ate epoke saktesisht
Osmanet kishin arritur ne brigjet e Danubit. Kishin konkuistuar Bullgarine dhe
Greqine e veriut dhe kishin mposhtur dy here ushtrite e derguar nga Evropa per
te shpetuar Perandorine e Lindjes. Ne 29 Maj 1453 vetem disa vite pas vdekjes se
Manuelit kryeqyteti Kostandinopoja (Stambolli aktual) do te çlirohej nga Turqit
duke rene ne duart e tyre, gje kjo qe do ti jepte fund Perandorise qe zgjati me
shume se 1000 vjet. Gjate pushtetit ne tij Manueli ka udhetuar neper gjithe
kryeqytete e Evropes per te tentuar te siguroje ndihme. Ai premtoi se do te
bashkonte Kishen. Nuk ka asnje dyshim se Manueli e shkroi tekstin e tij
religjioz per te incituar vendet e krishtere qe te bashkohen kunder Osmaneve dhe per ti bindur qe te nisin nje kryqezate te re. Qellimi ishte shume praktik. Teologjia sherbente politiken. Po te kthehemi ne epoken toneky citim i pergjigjej saktesisht egzigjencave te
Perandorit aktual te 5 viteve te fundit Goerge Bush II. Edhe ai donte te
bashkonte boten kristiane kunder AKSIT TE KEQme maxhorance derrmuese muslimane
perveç Korese. Per me teper Turqit po trokasin serish ne dyert e Evropes,
paqesisht kesaj radhe. Dihet publikisht tashme se Papa mbeshtet forcat qe i opozohen hyrjes se Turqise ne BE. A ka ndonje te vertete ne theniet e Manuelit ???
Manovra te tilla i gjejme edhe ne fjalimin e Gjergj Kastriotit Skenderbeut ne
Lidhjen e Princave ne Lezhe ku thirrja e pare qe Gjergji ju ben princave ishte :

Luftoni per Kishen tuaj.

Me pas do te ishte vete Gergji i cili do te udhetonte neper qytetet e medha
Evropjane per te kerkuar ndihme duke e paraqitur luften e tij perpara mbreterve
Evropjane si lufte te Krishterimit kunder Islamit, dhe duke thirrur per bashkim
mbarekristian. Por interesat e tij politike do te vinin ne dukje qellimet e
verteta te tij pikerisht kur ai sulmoi vellezerit koreligjonare Venedikasit.
Edhe Gjergji u perpoq qe te perdorte teologjine per te sherbyer politikat e tij.
Raste te tilla gjejme edhe ne Rilindjen Shqiptare ku nje pjese e rilindasve nen
urdhrat e patroneve te tyre Austro-Hungareze, Greke, Latine etj kesaj rradhe nen moton Feja e shqiptarit eshte Shqiptaria thirren per nje lufte mbareballkanike
kunder Turqve te eger dhe pushtues sipas tyre. Pjesa derrmuese e Rilindasve ishin te krishtere dhe kishin nje edukate kishtare shume te thelle ku urrejtja ndaj islamit dhe turqve perbente mbi 90% te thirrjeve te tyre. Por tashme ishte vone per ti thirrur shqiptaret ne nje bashkim te forcave te krishtere sepse pjesa derrmuese e tyre kishin pranuar islamin, ndaj duhej shpikur nje formule e re nen flamurin e shqiptarise. Puna sistematike e kishtareve per te mbjelle ne popullin shqiptar nje urrejtje ndaj turqve (edhe pse nen rrogoz ajo ishte nje lufte e fshehte e krishterimit kunder islamit) filloi te jepte frutat e veta. Ndihma e pashtershme dhe premtimet per nje mbreteri te pavarur shqiptare e vendeve Evropjane te cilet donin shembjen e Perandorise Osmane, ndaj rilindasve ishte nje arme e forte per te distancuar muslimanet shqiptare nga turqit, dhe ftohja e tyre sistematike nga islami per ta zevendesuar ate me nje ideologji te re Shqiptarine. Edhe kesaj radhe interesa te medha dhe te fshehta politike te huaja fshiheshin pas disave prej rilindasve. Sami Frasheri ne vepren e tij Shqiperia çka qene, ç’eshte e çdo te behet, (1899) thekson faktin se ne Shqiperi feja zinte nje rol me te rendesishem sesa nocioni i nacionalizmit apo shqiptarizmit. Ai thote tekstualisht :
Ne vendlindjen tone njerezit i japin me shume rendesi fese, sesakombit pershembull nese nje ortodoks ndryshon fene e tij ai ndryshon edhe kombin e tij , nese ai behet Katolik atehere thote une jam Freng, e nese behet musliman ai thote jam Turk.
Nje nga keta rilindas ishte Faik Konica i cili denonconte Islamin dhe i bente thirrje muslimaneve shqiptare qe te riktheheshin ne Krishterim.
Duke e paraqitur Islamin si nje mbeturine Turke ne truallin shqiptar ata kerkonin me çdo kusht rikthimin ne krishterim ne popullin tone duke e diabolizuar islamin si fe pushtuesi apo si diçka e huaj per shqiptaret, qe nuk i perket botes e tyre po asaj te pushtuesit turk. Islami paraqitej si fe dhune dhe terrori i cili shkaterroi vendin tone, dhe ishte evidente se ideologjia e rilindasve tane perpunohej diku neper ambjentet kishtare ne Evrope nen
mbikqyrjen e perandoreve, Austro-Hungareze, Latine, Greke etj dhe se kishte si synim diabolizimin e islamit qe do te çonte ne nje perçarje dhe lufte qe do ti jepte mundesi nderhyrjes se fuqive te huaja ne truallin tone. Ky fakt vertetohet me vone pas shembjes se Perandorise Osmane me dhenien te drites jeshile ushtrive kristiane ballkanike nga vendet perendimore per masakrimin e 400 fshatrave muslimane ne truallin shqiptar, dhe ndryshimin e proporcioneve politiko-demografike. Kjo kryqezate e cila masakroi pa meshire 400 fshatra muslimanesh me qindra mijera banore u justifikua nga diabolizimi i islamit si prapambetje turke, fe e dhunes, dhe bashkepunimi i muslimaneve shqiptare me Osmanet deri ne fund.
Por le te kthehemi edhe njehere te fjalimi iPapes. Vete Papa perdori fjale te kujdesshme. Si teolog serioz dhe i mirenjohur ai nuk mund te falsifikonte tekstet e shkruara. Ne kete menyre ai njohu publikisht faktin se Kurani e ndalon kategorikisht perhapjen e fese me force. Ai citoi ajetin 257 te sures nr 2 te Kuranit (çuditerisht e pafalshme per nje Pape sepse ai donte te thoshte ajetin 256) i cili thote : Ska detyrim me dhune ne fe.
Si mund te injorojme nje deklarate tetille. Papa argumenton se kjo komande ishte vendosur nga Profeti Muhamed as ne fillim te karrieres se tij, kur ai ishte akoma i dobet dhe pa fuqi. Porse me vone kur u forcua urdheroi perdorimin e shpates ne sherbim te fese. Nje urdher i tille nuk egziston ne Kuran. Sigurisht Muhamedi as thirri per perdorimin e shpates ne luften e tij mbrojtese kunder tribuve rivale, te krishtera, çifute etj ne Arabi kur ai ishte ne themelimin e shtetit te tij islamik. Por ai ishte nje akt politik dhe jo nje akt fetar, ishte sigurisht nje lufte per nenshtrimin e tribuve dhe territoreve por jo per perhapjen e fese me dhune.
Jezusi ne bibel thote: Do ti njihni nga frutet e tyre. Trajtimi i feve te tjera nga Islami duhet te gjykohet nga aktet e tij. Si u sollen mbreterit muslimane pergjate 1000 vjeteve qe ata kishin fuqine te perhapnin besimin me shpate, me fete e tjera?
Ata shume thjesht nuk e beneate. (perhapjen e fese me shpate)
Per shekuj me rradhe muslimanet sunduan mbi Greqine, a u bene greket muslimane? A u perpoq dikush ti islamizonte ? Perkundrazi greket zinin postet me te larta ne Perandorine Osmane.
Bullgaret, Serbet, Rumunet, Hungarezet, dhe kombe te tjera Evropjane kane qene ne nje epoke apo ne nje tjeter nen dominimin Osman. A u bene ata muslimane? Jo, ata mbeten kristiane praktikante dhe askush nuk i detyroi te beheshin muslimane. Sigurisht Shqiptaret dhe Boshnjaket u bene muslimane, por askush nuk i detyroi atate behen muslimane me dhune. Ata pranuan islamin vete me zemer ose per ti bere balle sulmeve te vendeve sllavo-greke, ose thjesht per te perfituar poste dhe pushtet ne administraten osmane.
Ne 1099 kryqtaret pushtuan Jeruzalemin dhe me emrin e Jezusit te bute dhe
paqesor masakruan te gjithe banoret muslimane dhe çifute te qytetit. Ne ate epoke edhe pse kishte 400 vjet qe Palestina ishte pushtuar nga muslimanet, te krishteret kishin mbetur akoma maxhorance ne vend sepse askush nuk i kishte detyruar ata te ndryshojne besimin e tyre. Gjate gjithe kesaj periudhe nuk ishte bere asgje per tju imponuar atyre islamin. Vetem pas largimit te kryqtareve nga vendi popullsia filloi te adoptonte arabishten si gjuhe dhe islamin si fe, dhe ata ishin stergjysherit e palestinezeve te sotem.
Nuk ka absolustisht asnje prove tentative per tju impozuar islamin çifuteve.
Siç dihet tashme çifutet e Spanjes nen administraten muslimane njohen nje
lulezim te mrekullueshem sa as edhe sot ne shtetin e Izraelit nuk e kane arritur akoma. Poetet si Yehuda Halevy apo Maimonidi i madh shkruanin ne arabisht. Ne Spanjen muslimane çifutet ishin ministra, poete, shkencetare etj. Ne Toledon muslimane dijetaret çifute , muslimane dhe kristiane punonin bashke per perkthimin e teksteve antike greke, filozofike dhe shkencore. Ishte me te vertete KOHA E ARTE. Si do te ishte kjo e mundur nqs Profeti kishte dekretuar perhapjen e fese me shpate?
Ajo qe ndodhi me pas eshte akoma me folese. Kur katoliket rikonkuistuan Spanjen
mbi muslimanet instauruan nje mbreteri terrori fetar. Çifutet dhe muslimanet u
gjenden perpara zgjedhjes se tmerrsheme : Te beheshin kristiane, te iknin ose te
masakroheshin. Dhe ku shkuan qindra mijera çifute qe nuk pranuan te braktisin
besimin e tyre ???
Te gjithe u mirepriten me krahet hapur nga vendet muslimane. Çifutet Sefarade (Spanjolle) u vendosen ne boten muslimane, nga Maroku ne perendim, ne Irak ne lindje, dhe nga Bullgaria ne veri (atehere pjese perberese e Perandorise Osmane) ne Sudan ne jug. Askund nuk u persekutuan. Askund nuk njohen tortura te tmerrshme si ato te Inkuizicionit, apo flaket e Autodafes, apo Pogromet, apo perndjekjet e tmerrshme masive qe jetuan ne vendet e krishtere deri ne kohen e Holokaustit.

PERSE ??????

Sepse Islami ndalon kategorikisht persekutimet ndaj Njerezve te Librit (njerezit
e librit quhen te krishteret dhe çifutet te cilet e morren librin para
muslimaneve).
Ne shoqerine islamike nje vend shume special i ishte rezervuar çifuteve dhe
kristianeve. Ndoshta nuk shijonin te drejta te barabarta me muslimanet por gati
te barabarta. I vetmi dallim ishte se njerezit e librit pagonin nje takse e cila
i lironte ata nga sherbimi ushtarak, takse kjo e cila nuk pagohej nga muslimanet
por qe ne te kunderten kryenin sherbimin ushtarak. Nje numer i madh çifutesh te
cilet nuk donin te kryenin sherbimin ushtarak perkrahnin sistemin e taksave.
Çdo çifut i ndershem i cili e njeh historine e popullit te tij nuk mund te
ndjeje asgje tjeter veçse nje falenderim te thelle ndaj islamit, i cili i
mbrojti çifutet pergjate 50 brezave ndersa bota e krishtere i persekutonte ata,
dhe kishte provuar shume here qe me shpate ti detyronte te braktisin besimin e
tyre.

HISTORIA E PERHAPJES SE FESE ME SHPATE eshte nje Legjende keqberese, nje mit i cili u zhvillua ne Evrope gjate luftrave te medha kunder Islamit- Rikonkuista e
Spanjes nga te krishteret, kryqezatat per shembjen e Perandorise Osmane e cila
gati e kishte konkuistuar Vienen dhe spastrimin e muslimaneve te Ballkanit,
perfshire ketu edhe vendin tone Shqiperine. Kam mendimin se Papa gjerman i beson
ketyre fabulave, gje kjo e cila do te thote se shefi i botes katolike, qe eshte
vete Teolog i krishtere, nuk ka marre mundin te studioje historine e feve te
tjera.

Pse e beri ate fjalim ne publik ? Pse pikerisht ne ate kohe?

Per te justifikuar kryqezaten e re Bushiste dhe te mbeshtetesve te tij ungjillore me slloganet ISLAMOFASHIZMIdhe LUFTA GLOBALE KUNDER TERRORIZMIT, ku terrorizmi eshte bere sinonim i muslimanit.
Per njerezit e Bushit eshte nje tentative cinike per te justifikuar dominimin e burimeve te petrolit ne bote ndersa per Dode Gjergjin fjalimi i tij ne Strasburg eshte nje tentative cinike per te justifikuar kryqezatat e organizuara nga Vatikani, ne Shqiperi dhe Kosove per kristianizimin me çdo kusht ne popullit shqiptar, duke pasur si objektiv te fshehte krijimin e nje mbreterie katolike shqiptare. Per kete arma kryesore qe po perdoret jane mediat shqipatere te kontrolluar nga patronet e tyre Vatikano-Greko-Serbe, dhe metoda kryesore qe po perdoret eshte diabolizimi i islamit si fe e dhunes dhe e huaj per shqiptaret, si fe pushtuesi qe shkon ndesh me faktin e te qenit shqiptar, dhe se shqiptari i persosur, apo i kulluar mund te jete vetem kristian, se si musliman kalon ne nje kategori inferiore, dhe behet ose mbeturine turke, ose i prapambetur. Nuk eshte hera e pare ne histori qe duke veshur, nje kostum religjioz lakuriqesia e interesave ekonomike dhe politike, sulmon islamin dhe justifikon dhunen ndaj muslimaneve. Nuk eshte hera e pare qe nje zbritje hajdutesh, apo pushtuesish behet nje kryqezate. Dhe nuk eshte hera e pare qe diabolizimi i islamit nen flamurin e paqes apo perparimit justifikon rikonkuista te poshtra dhe te tmerrshme fetare. Nje nga iniciuesit e pare te kesaj kryqezate qe po jeton kombi yne ne keto momente i shumeperfoluri Ismail Kadare deklaron tekstualisht:
E ardhmja e shqiptareve eshte drejt Krishterimit, duke qene se jane te lidhur kulturalisht, me memorien e vjeter, dhe me nostalgjine pre-turke. Me kalimin e kohes islami i ardhur vone te shqiptaret me pushtimin Osman duhet te zhduket (me pare ne Shqiperi pastaj ne Kosove) dhe do te zevendesohet nga Krishterimi, ose me sakte kultura e krishtere. Keshtu nga nje e keqe djallezore( ndalimi i fese ne 1967) do te vije miresia. Kombi shqiptar do te beje nje korrigjim te madh historik duke braktisur islamin, gje kjo e cila do te shpejtoje bashkimin e tij me kontinentin nene Evropen.

Fjalimi i Dode Gjergjit ne Strasburg i hedh vaj zjarrit. Kush mund ti parashikoje pasojat ?

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme