Për imitimin alla-franga

Mirëpo, problemi është me civilizimin e quajtur "Liri vetvetore", "Pavarësi vetvetore" dhe civilizimin "Epsh-dëfryes". Të gjitha këto e çojnë krijesën më të bukur të Zotit, që është njeriu, në degradim të moralit. Në momentin që një shoqëri fillon dhe e prish, apo e dobëson moralin e saj, atëherë kjo shoqëri ka shkuar dalë-ngadalë me këmbët e veta drejt humnerës!
Morali është pika më e dobët e shoqërisë njerëzore! Mendoj se, është morali dhe intelekti ai që e dallon, dhe duhet ta dallojë, njeriun nga bota shumëllojshe e kafshëve.
Edhe qarqe të ndryshme e kanë kuptuar më së miri këtë pohim dhe përpiqen natë e ditë, me allishverishe të ndryshme, me metoda të lloj-llojshme, që njeriun ta shthurin duke i prishur moralin.() Sepse 'morali është një gojëz() për vullnetin, logjikën dhe rimën e ndritur të mendjes'.()
Ndikimi i këtyre qarqeve në shthurjen e moralit njerëzor ka qenë shumë i madh. Në emër të zhvillimit, civilizimit, relaksimit, paqes, etj., morali njerëzor u shthur..., edhe shoqëria u prish, thënë ndryshe, njeriu u afrua më shumë me natyrën kafshëroro-derrërore!...
Si rrjedhojë e prishjes së moralit, njeriut iu larguan virtytet më të mira, më të hijshme për të cilat ai duhet të jetë krenar, kështu që njeriu nuk respekton e as që adhuron Krijuesin e tij (edhe pse e krijoi në formën më të bukur, i dha çdo gjë që i nevojitej), nuk respekton prindërit, ndaj të cilëve është borxhli tërë jetën e nuk iu shlyhet kurrë... (madje kërkon që të ndahet e të qëndrojë sa më larg tyre), bën krime, bën vrasje e grabitje, fyen, shanë e mallkon; pra bën çfarë t'i thotë uni i tij. Tashmë atë e komandon uni, apo nefsi i tij, nuk e komandon më logjika dhe morali!...
Për të bërë një sintezë të kësaj që u tha më sipër, në një nga ditët e javës që kaloi më rastisi të shikoja një makinë e cila u ndal pak metra para meje e, nga dera e pasme e saj dolën dy vajza rreth të 20-ave. Njëra nga ato, duke mos menduar se ku gjendej (medoemos për të nuk ishte momenti të logjikonte e të mendonte), dy djemve që qëndronin në ndenjëset e para të makinës, u tha me zë të lartë (natyrisht me zë përkëdhelës e kërkues për dëfrim në një herë tjetër):
- "Kurrë më! Fuck you! Fuck you, a m'dëgjon?!"
Pas dy-tre minutash, ato u rikthyen sërish në rrugën kryesore, sikur të mos kishte ngjarë asgjë, duke kujtuar momentet e këndshme që kishin kaluar me prehësit e tyre...
Ky fenomen ndodh në pjesën dominuese të shoqërisë shqiptare, sidomos në moshën kulmore të rinisë, mes 18-30 vjeç.
Në këtë rast, edhe vajza e Shkodrës, apo katundarja e civilizuar, (pavarësisht nga fakti se nuk mund të jesh edhe katundar/e edhe i civilizuar) kërkon që të imitojë civilizimin alla-franga duke përdorur shprehje amerikano-moderne!...
Në këtë kontekst, për sa kohë që, ne të gjithë, të mos kontribuojmë e të mos e bëjmë moto tonën 'ruajtjen e moralit', ne do të vazhdojmë të vuajmë seriozisht dhe, do të vazhdojmë të jemi shumë larg natyrës së pastër njerëzore...

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme