ARMATA SERBE LË PRAPA GJURMËT E GJAKUT

LONDËR. E Martë 31 Dhjetor:

Njoftimi nga Budapesti për ’’The Daily Tele­graph’’ jep detajet mbi tmerret në Shqipëri dhe gjetiu, siç përfshihet në raportet e mbledhura për autoritet Austro-Hungareze.
Korrespondentët thonë:
’’Gjatë marshimit përmes Shqipërisë drejt detit, serbët jo vetëm që vranë pabesisht dhe ekzekutuan shqiptarët e armatosur, dhe mizoria e tyre prej bishe nuk u ndal vetëm duke u rënë në gjoks personave të paarmatosur dhe të pambrojtur, por edhe pleqve e plakave, fëmijëve dhe foshnjave. Oficerët serbë, të dehur nga fitorja e tyre, deklaruan se efekti më i madh i qetësimit të Shqipërisë, do të ishte shfarosja totale e shqiptarëve muhamedanë (lexo myslimanë). Me rastin okupimit ky proverb shpejt është adoptuar dhe vënë në praktikë nga Armata Serbe’’.
’’Ndërmjet Kumanovës dhe Shkupit rreth 3,000 persona kanë përfunduar me vdekje. Afër Prishtinës 5,000, ekskluzivisht arnautë (lexo shqiptarë) kanë rënë në duart e serbëve, jo në ndonjë betejë të ndershme, por duke u vrarë në mënyrë të papërligjshme’’.
’’Për të kryer këto krime ushtarët e çmendur madje kanë shpikur metoda të reja mizorie për të kënaqur epshin e tyre për gjak. Nëpër shumë fshatra të gjitha shtëpive u është vënë zjarri, dhe kur banorët e pafat ikën para flakës, ata u qëlluan si minjtë. Burrat u qëlluan ndër sy të grave dhe fëmijëve, dhe më pastaj gratë e pandihmë u detyruan të vështrojnë fëmijët e tyre, në kuptimin e plotë të fjalës, duke i prerë copë-copë me bajoneta’’.
’’Ekzekutimet ishin argëtim i përditshëm i ushtarëve serbë. Në çdo shtëpi në të cilën janë gjendur armë, janë vrarë të gjithë banorët, duke u qëlluar me armë ose mbytur. Në ditë të veçanta, janë kryer deri në tridhjetë e gjashtë ekzekutime’’.
"Sekretari i ish Kryeministrit Pasitch, Kerr Tomiatch, thotë se gjatë një udhëtimi nga Prizreni në Pejë, ai nuk ka parë tjetër gjë përveç fshatrave që digjeshin deri në tokë. Anët e rrugës ishin të rrethuara me trekëmbësha për varje, në të cilët ishin të varur trupat e shqiptarëve. Rruga për në Gjakovë ishte si një shteg me ’’trekëmbësha për varje’’.
Mirëpo, tregimi për tmerret e ushtruara në Shqipëri assesi nuk përfundon me kaq. Veprat e kryera në Prilep, Kosovë, Weschitsa, thuhet se e tejkalojnë çdo gjë që shqiptarët e kanë vuajtur nën pushtetin turk.
Një shqiptar që ishte në rrezik i cili iku prej Prizrenit në Graz, Styria, dhe u vendor në Austri si i ri, tregon ngjarjen si vijon:
"Kushdo që denonconte një shqiptar tek serbët, ishte e sigurt se ai do të qëllohej për vdekje. Ndodhte në mënyrë të vazhdueshme, që personat (serbë) të cilët u kishin borxh shqiptarëve muhamedanë (shqiptarë), të informuar prej tyre, shpalleshin tradhtar. Ata janë varur në mënyrë të pashmangshme, ndërsa borxhliut i është mundësuar të blinte shtëpinë dhe fermën e viktimës për një çmim absurd të ulët.
"Në rrugët e Shkupit shqiptarët e paarmatosur janë qëlluar për vdekje nga oficerët serbë, dhe nëse vetëm një thikë gjahu do të jetë gjetur në shtëpi, pronari i shtëpisë është qëlluar për vdekje duke mos u treguar fare mëshirë ndaj tij."
Në Verisovitch një komandant serb kishte ftuar të arratisurit të ktheheshin dhe të dorëzonin armët e tyre. Pasi që ata e bënë këtë, 400 personave u është prerë koka. Në tërë Verisovitch vetëm gjysma e familjeve muhamedane janë lënë gjallë.
Në Pana serbët vranë të burgosurit e tyre, ndërsa në Varos (afër qytetit Ferizaj) dhe Prishtinë popullsia është masakruar.
Kur oficerët serbë flisnin me njëri tjetrin sesi kishin ’’gjuajtur’’ shqiptarët, njëri prej oficerëve mburrej duke treguar se kishte vrarë nëntë shqiptar për një ditë. Madje edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, serbët kanë bërë mizori të të gjitha llojeve. Në kalanë e Nishit, ku ishin sjellë shumë turq të burgosur, kanë ndodhur skena tragjike. Një burrë është shkelur deri në vdekje për shkak të mosbindjes.
Një mjek i Kryqit të Kuq thotë:
"Kudo që janë gjetur shqiptarët, ata janë vrarë pa mëshirë. Nuk janë kursyer as gratë, pleqtë e fëmijët. Kam parë fshatra në flakë çdo ditë nëpër Serbinë e vjetër.
"Afër Kratovës gjenerali Stefanovitch i kishte vendosur në dy radhë të burgosurit dhe i kishte qëlluar me mitraloz deri në vdekje.
Gjenerali Zivkovitch ka vrarë 950 shqiptar dhe turq afër Sienicës sepse ata e kishin kundërshtuar gradimin e tij.

--------------------------------------------------------------------------------
The New York Times

Publikuar: 31 Dhjetor 1912 Copyright © The New York Times
Lexo artikullin në origjinal në:
http://query.nytimes.com/gst/abstract.html?res=9D0CEEDA1E3AE633A25752C3A9649D946396D6CF
Përktheu nga anglishtja Bekim Rrahimi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme