Histori dhe përralla

Ndodh një dukuri e çuditshme: ndërkohë që pjesë të caktuara të shoqërisë sonë ecin shpejt, gati barazohen me përgjegjëset e tyre në Europë, bie fjala sistemi bankar, sistemi i sigurimeve etj., dituritë shoqërore, sidomos për veten tonë, për historinë, identitetin, fetë në Shqipëri janë shumë të prapambetura. Këtyre u shtohen edhe dituritë gjysmake të disa korifenjve kombëtarë, që bëjnë diskutime pankombëtare me njëri-tjetrin dhe vetëm sa e shtojnë tymin.
Autorët e teksteve të shkollave janë pak a shumë ata që kanë qenë edhe para 20 vjetësh: Sado të reformohen së brendshmi, ata s’do të ndryshojnë në mendësinë e tyre. Ndryshimet që bëjnë në tekste janë e shumta kozmetike.
Historia e Skënderbeut, që e mora si shembull para pak ditësh, është vetëm një nga shtyllat e ngrëna të historiografisë sonë. Reagimet me botimin e "Skënderbeut" janë nga më të kundërtat. Shumë njerëz ndjejnë lehtësim të madh që më në fund lexojnë në gjuhën amtare, në një libër si të Oliver Schmitt-it, të vërtetat e historisë së tyre. Të tjerë ngrenë zërin dhe thonë se mitet nuk duhen prekur.
Njëri syresh erdhi në stendën time në panairin e librit dhe tha se legjenda si të Skënderbeut nuk mund të cenohen. I thashë se kishte ngatërruar adresë, pasi unë mbaj libra historikë dhe shkencorë. Për përrallat, i thashë, përgjigjet shtëpia botuese X, kurse për legjendat dhe eposet, shtëpia botuese Y.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme