Zvicra nuk dëshiron imamë në ushtri, por ...

Muslimanët në ushtri

Zyrih. Numri i muslimanëve në Zvicër që nga 1980 është pesëfishuar. Sot jetojnë rreth 350.000 musliman. Kështu pas katolikëve dhe protestantëve, muslimanët përbëjnë konfesionin e tretë në vend. 90 përqind e muslimanëve në Zvicër vijnë nga Turqia dhe Ballkani.

Shifra të sakta nuk kemi. „Por, ne qysh tani i kemi shkollat rekrutuese me një pjesë të konsiderueshme të kushteve për muslimanët“, thotë Peter Bolliger, shef i shërbimit psikologjiko-pedagogjik të ushtrisë Zvicerane. Në grupin projektues, të angazhuar për përpilimin e një flete udhëzuese për pjesëtarët jo të krishterë ku bëjnë pjesë edhe dy musliman, në qendër të saj qëndron: lutjet, data festive, ushqimi. Imamët ushtarak – analog me ata të xhamive deri tani ende nuk janë paraparë. Hisham Maizar, kryetar i kryesis së bashkësive islame në Zvicër, me keqardhje thotë: „Angazhimi i imamëve është një nevojë“. Problemi kalon edhe më larg se sa mishi i derrit dhe alkooli, kjo ka të bëjë me unifikimin e identiteteve si musliman, ushtar dhe Zviceran. Është një çështje që ka të bëjë me integrimin.

Njësite të veçanta për muslimanët, sikurse që ka në Austri, do të ishin kontraproduktive.

Nga Gjermanishtja: Naxhi Ibrahimi

15. Janar, 2009 / www.20minuten.ch

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme