Në Zvicër gjyqe sipas sheriatit


Edhe sot e kësaj dite te disa grupe të të huajve ekzistojnë institucione që luajnë rolin e një gjykate – sigurisht në fshehtësi, thotë socialantropologu nga Friburgu Christian Giordano. Ai kërkon që këto gjykata të njihen nga shteti. Giordano kërkon legalizimin e gjyqeve që sipas ligjit islam – sheriatit janë të zbatueshme. Nuk mund t`u shmangemi për një kohë të gjatë këtyre gjërave. Do të ishte iluzion të besohet, që emigrantën me kultura aq të ndryshme të futen në sistemin juridik Zviceran: „Distanca kulturore është shumë e madhe“.

Përfaqësuesit e muslimanëve të Zvicrës e përshëndesin këtë ide, që arriti të futet për debat në kuadër të Komisionit Zviceran kundër racizmit. Politikanët reaguan ndaj kësaj ideje: „Princip i shtetit tonë është, të drejta të barabarta për të gjithë“, thotë parlamentari i SVP-së (partia popullore Zvicerane) Oskar Freysinger, dhe nëse ky princip thehet, kjo do të ishte shumë e rrezikshme“. Alfred Heer i po të njëjtës parti tërheq vëmendjen se modeli i Giordanos mund të krijojë shoqëri paralele.

Poashtu, presidenti i të Gjelbërve Ueli Louenberger, idenë e Giordanos e hedh poshtë: „Kush jeton në Zvicër, duhet t`u përmbahet ligjeve Zvicerane“, thotë ai. Georg Kreis, kryetar i Komisionit Zviceran kundër racizmit dëshiron që artikullin e Giordanos ta mbajë anash si shtojcë për debatet e ardhshme, edhe pse komisioni nuk ka marrë kurrfarë qëndrimi në lidhje me këtë çështje. Ai personalisht është kundër ligjeve speciale për emigrantët.

„Pluralizmi juridik, një instrument i multikulturalizmit?“ thotë kryeartikulli i profesorit nga Friburgu Christian Giordano të botuar në numrin më të ri të revistës së Komisionit Zviceran kundër racizmit. Teksti sjell me vete zjarr. Çfarë kërkon antropologu është thyerje e ligjeve moderne të shteteve perëndimore, ku para ligjit nuk do të jemi më të njëjtë. Varësisht nga prejardhja, etniteti dhe religjioni do të vlejnë ligje tjera dhe do të gjykohen nga gjykata të ndryshme. Para një viti kjo ndodhi edhe në Angli, një arkipeshkv nga Kartenburi kërkonte që për muslimanët e Anglisë të zbatoheshin ligjet e sheriatit. Kreu i kishës anglikane e fitoi përkrahjen e muslimanëve, në të njëjtën kohë edhe protestat e mllefosuara të shumicës vendase.

Distanca kulturore

“Unë jam i vetëdijshëm që jam duke provokuar”, thotë Christian Giordano kur flet për shkrimin e tij. Para së gjithash, është koha që të debatohet për një temë të tillë edhe në Zvicër. Emigrimi i njerëzve nga larg dhe me kultura të ndryshme e kërkon këtë. Kush beson, se këta njerëz do të mund të integrohen plotësisht në sistemin juridik Zviceran. “Distanca kulturore është shumë e madhe”. Dhe sado që këta emigrant të asimilohen, gjithmonë mbetet të ekzistojë një diferencë . Giordano thotë që mu sot kishte një pajtim gjaku ndërmjet shqiptarëve, të mbajtur në një ambient privat. Ky kishte qenë pjesëmarrës në rolin e një vëzhguesi, dhe disa të tjerë si ndërmjetësues, pak a shumë zyrtar nëse mund të themi. Kjo

- 2 -

mund të krahasohet me një gjykatë paqe. Giordano mendon që me lejimin e gjykatave sheriatike në Zvicër çdo proces i zhvilluar në këtë drejtim do të vihej nën kontroll.
Ky qëndrim indiferent - nën hije duhet të përfundojë. Ai kërkon që: Zvicra duhet t`i pranojë gjykimet sipas sheriatit dhe të religjioneve tjera. Këtu i kam parasysh para së gjithash proceset e gjendjes civile, por edhe deliktet me lëndime trupore. Në rast ankese kundër vendimit në fjalë sipas Giordanos, autoritativ për të vendodur përfundimisht është Gjyqi Federativ – sipas ligjit normal Zviceran. Gjykimet, që sipas sheriatit sjellin deri te dënimet trupore, Giordano nuk i pranon, por thotë ai, ato duhet të shëndrrohen në dënime në të holla. Të drejtat e njeriut natyrisht duhet të garantohen plotësisht nga një Gjykatë sheriatike Zvicerane, thotë ai. Por, ai ende nuk është i sigurt se a do të merren në konsideratë edhe ligjet mbi poligaminë. Kjo është një çështje shumë delikate që duhet të shikohet në detaje.

Muslimanët përkrahin

Në planet e tij, Giordano ka ndihmën e koordinatorit të Bashkësive Islame për Zvicër Fahrad Avshar. Sociologu me prejardhje iraniane thotë, në shtetin islam gjatë shekujve janë përdorur ligje të veçanta për muslimanët, të krishterët dhe çifutët. Rendi shtetëror nuk thehet nëse paralel ekzistojnë shumë sisteme juridike. Ai thotë dhe është i bindur se Zvicra edhe për një të ardhme të largët nuk do të krijojë ligje të posaçme për grupe të caktuara të emigrantëve.

Më i kujdesshëm në këtë drejtim është Hisham Maizari, kryetar i kryesis së Bashkësive Islame në Zvicër. Njohja e disa pjesëve të sheriatit do të ishte një rrugë e arsyeshme. Por, që politikisht të mos ishte oportuniste ai shton: “Ne kemi pasur shumë debate mbi terrorizmin, mësimin e notit nëpër shkolla, mbi minaret – ne nuk na duhet më polemikat.

Christian Giordano bindshëm tregon se çka përmban ideja e tij: “Ajo do të sjell grindje dhe debate. Por në fund do të shihet, që koncepti i të drejtës unitare për të gjithë në një shoqëri emigrantësh sikurse që është Zvicra ka mbijetuar. Njëjtë sikurse edhe vetë shteti”.

Nga Gjermanishtja: Naxhi Ibrahimi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme