A jane te diskriminuar besimtaret myslimane ne Kosove?!

Ne kompleksitetin e shoqerise kosovare edhe kjo teme eshte nje ceshtje mjaft e ndjeshme, sa fetare, por edhe politike e shoqerore. Eshte me rendesi, sepse deri me tani kjo ka qene teme tabu si per motive politike, por edhe per shkaqe te ndjesise se saj qe ka kjo ne shoqerine shqiptare, kur te merret parasysh qe fakti se shqiptaret i takojne tri besimeve fetare.

Duke mos u futur thelle ne analizen e saj, por nga kendveshtrimi i nje opinionisti, qe sado kudo ka njohuri te ketij lemi, kontributi ne zbardhjen e disa fakteve do te ishte i mire se ardhur ne kete drejtim. Por, pyetja shtrohet, sa ka ndryshuar ne te vertet gjendja e besimtareve myslimane pas clirimit te Kosoves? A eshte i barabarte ky komunitet me te tjeret (edhe pse ne Kosove jetojne rreth 93 per qind te tyre)? A jane te diskriminuar, apo jane “te privilegjuarit” e kesaj shoqerie, etj?

Eshte fakt i pamohuar se qe nga viti 1999 komuniteti myslimane i Kosoves ka ndryshuar shume, si me ndihmen e shoqatave dhe donatoreve te huaj, por edhe te donatoreve vendor. Jane rindertuar te gjitha objektet fetare te shkaterruara gjate luftes, por edhe jane ndertuar shume objekte te reja neper shume vendbanime te Kosoves. Infrastruktura e ketij komuniteti eshte permiresuar dukshem krahasuar me te kaluaren e saj. Gjithashtu, Fakulteti i Studimeve Islame dhe shkolla e mesme “Alaudin” ne Prishtine me te gjitha deget e saj neper Kosove jane bere vatra shume te rendesishme te dijes, fese dhe perparimit shoqeror. Tani, Kosova ka njerez mjaft te shkolluar nga kjo lemi dhe ka arritur te krijohet nje sistem te konsoliduar te funksionimit te saj, perjashto disa probleme te vogla.

Sot, Bashkesia Islame e Kosoves eshte institucioni me i besueshem ne Kosove dhe konsiderohet si pijemont i komunitetit mysliman. Kjo Bashkesi Islame edhe gjate okupimit, kishte dhene kontribut te madh per lirine e ketij vendi. Nga ky komunitet kishin rene shume deshmore ne lufte kunder armikut. Pra, me nje fjale kontributi i tyre nuk mund te shkruhet me disa fjale, sepse do te merrte hapesire te madhe, por faktet tregojne punen e madhe te tyre per kete shtet.

Por, per vec arritjeve te pamohueshme te komunitetit myslimane, ende eshte evidente diskriminimi i tyre sidomos ngas faktori politik i ketij vendi, por edhe nga disa qarqe te ndryshme nderkombetare qe veprojne ne Kosove dhe qe kane tendenca te caktuara. Cdo respekt, per besimet tjera, larg ndikimeve te izmave te ndryshem dhe manipulimit me to, por te diskriminosh nje komunitet me mbi 93 per qind te tij dhe te heshtet, kjo nuk guxon te ndodhe ne shoqerite demokratike.

Si te shpjegohet fakti, qe edhe pse kane kaluar dhjete vjet pas luftes se fundit, pjesetaret e ketij besimi per shkak te mungeses se objekteve fetare, sidomos ne kryeqytet jane te detyruar te falen neper plato dhe rruge te saj, ne bore e shi, ne vape dhe te ftohte? Si eshte e mundur qe 93 per qind e tyre ne Kosove, nuk kane nje medium te tyre, nga i cili do te predikonin rregullat fetare? Pse te mos kete nje biblioteke fetare islame ku komuniteti i ketij besimi do te pajiset me literature te ndryshme ne menyre qe te ngrene vetedijen e tyre si fetare, por edhe kombetare? Ka disa vite, qe myftiu i Kosoves, z.Naim Ternava ka kerkuar leje per ndertimin e nje Qendre Islamike te Kosoves, e cila do te ishte shume e dobishme per vendin, por pushtetaret e saj deri me tani nuk i kishin dale ne ndihme. Ky projekt, sipas myftiut Ternava, eshte nje donacion i mbretit te Arabise Saudite dhe kape vleren prej 15 milione eurosh. Ky eshte nje projekt shume i dobishem per kete vend, por cfare te besh kur keta politikan nuk e mbeshtesin.

Argumentet tjera te diskriminimit te ketij komuniteti myslimane qendrojne, sidomos me mungesen e objekteve fetare ne Prishtine. Si shpjegohet ky fakt, qe ne nje ambient pothuajse krejtesisht myslimane te ndertohet Katedrale Katolike ne vend te nje shkolle me tradite te vjeter, ndersa te mos lejohet te ndertohen xhami neper lagjet e Prishtines? Si e shpjegojne faktin tjeter pushtetaret e Kosoves edhe pse ka kaluar nje dekade nga clirimi, ne hapesiren universitare ende valon kryqi ortodoks, kur dihet boterisht se kjo Kishe Ortodokse ishte ndertuar per shkaqe politike dhe nga Miloshevici, “kasapi” i Ballkanit? A ka kush merret me keto ceshtje ne kete vend? Pastaj, si shpjegohet fakti i propagandes se tmerrshme kunder njerezve me mjekra dhe femrave me mbulese islame? Kush jane ata njerez qe tentojne te fusin percarje ne mes besimeve te ketij populli? Dihet se populli shqiptar i ketij vendi, shquhet per tolerance te jashtezakonshme fetare ne mes veti.

Po ashtu, argumenti tjeter qendron ne diskriminimin e femres myslimane ne vendet e tyre punes. Deri me tani ka pasur dy raste te perjashtimet te tyre nga puna vetem per shkak te veshjes se tyre islame. Kjo eshte ne kundershtim me te gjitha te drejtat elementare njerezore. Ne vendet e zhvilluara, sidomos ne Angli mund te punosh edhe si ministre me veshje islame, ndersa ketu ne Kosove kjo gje ndalohet me ligj. Ky eshte absurd i llojit te vet! Diskriminimi i femrave myslimane me veshje islame neper institucionet shteterore te ketij vendi, eshte i pamohueshem. Ka pasur raste te perjashtimit te tyre nga shkolla. Pastaj, mos mbeshtetja e Bashkesise Islame te Kosoves nga institucionet e Kosoves, sidomos mospagesa e hoxhallareve dhe predikuesve te fese. Mosfutja e lendes fetare ne programet shkollore, edhe kjo eshte nje diskriminim ndaj tyre, kur dihet se ne te gjitha shtetet e Evropes, por edhe te rajonit kjo lende aplikohet. Vetem ketu ne Kosove kjo nuk lejohet.

Mosperkujdesja e shtetit ndaj objekteve fetare (xhamive), konkretisht ne pagesen e rrymes elektrike, duke i detyruar qe te paguajne borxhin e rrymes. Ndersa, per objektet e feve te tjera as qe behet fjale ndonjehere, sepse per dhjete vjet asnje Kishe Ortodokse, apo Katolike nuk ka paguar rrymen e harxhuar. Me tej, mostrajtimi i krereve myslimane me ane te ligjit ne forme te barabarte per te gjithe ne Kosove, pa marre parasysh perkatesine e tyre fetare. Pensionimi i tyre nga shteti, perkujdesja shendetesore dhe te drejta tjera, te cilat disa vende demokratike qe moti jane duke i zbatuar per komunitetin e tyre myslimane.

Keto jane vetem disa nga argumentet me te theksuara te diskriminimit te komunitetit myslimane ne Kosove. Kjo eshte koha e fundit, kur institucionet e ketij vendi duhet te ndergjegjesohen dhe te mbeshtesin komunitetin myslimane te Kosoves ne kerkesat e tyre dhe te trajtohen te barabarte me te tjeret, sepse askush nuk na do ndryshe, e as Zoti, sepse vetem te atille cfare jemi, do te vlejme!

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme