Xhamitë më të njohura dhe objektet tjera fetare në botën muslimane[1]

2. Xhamia emevite në Damask (nga viti 706), vepër e Velidit I, është niveli më i lartë i arkitekturës sakrale emevite. Ka dimensione të çuditshme, 155 x 100 m.), e dekoruar me kuptim artistic më të lartë dhe me tërë shkelqësinë e kohës së vet.



3. Xhamia e Madhe në Halep (e ndërtoi Sulejman ibn Abdulmeliku më 715-717), është xhamia më e rendësishme në këtë qytet. Ndonëse është restauruar disa here, ajo ka ruajtur tërë bukurinë e vet.



4. Xhamia Sidi në Ukba në Kajrevan (shekulli 709). Fillimi in dërtimit të xhamisë i përshkruhet Sidi kba ibn Nafiut. Pamja e saj e tashme është nga shekulli IX. Dallohet me 414 shtylla me lartësi dhe trashësi të ndryshme.



5. Xhamia e Zejtunit në Tunisi shekulli 7-9), me disa varianta të caktuara, ndjek modelin e xhamisë në Kajrevan. Xhamia është restauruar disa here, e ndër më të rendësishmet ajo në kohën e halifit abasit El-Mu’tesimit.



6. Xhamia në Kordobë (786-1009). Fillimisht ndëresë modeste e Abdurrahmanit I, por gjatë kohës së Abdurrahmanit II, Hakemit II dhe Mensurit do të rritet në dimensioned 176 m x 128 m. Ngjyrat, harqet, kaligrafia, dekori, mihrabi e të tjera janë të jashtëzakonshme. Gjatë viteve 1523 dhe 1607 xhamia është shndërruar në katedralë.



7. Medinet’uz-Zuhra (936-1010), qyteti rezidencial i halifit Abdurrahmanit III, 13 km në veriperëndim të Kordobës, në begoret e Siera Morenës. Qyteti është vendosur në tri terrasa: në terrasën më të lartë ngritej pallati perandorak, në të mesmen ndërtesat administrative, salloni për pritje, banesat e nëpunësve të dalluar të pallatit dhe anëtarëve të familjes së halifit, vreshtat dhe kopshtijet, deri sa në terrasën e poshtme, rreth xhamisë së Madhe, ishin banesat private.



8. Malvija – xhamia në Samarra (847-861). E ndërtoi halifi Mutevekkili, është objekti sakral më monumental në historinë islame. E rrethuar me murë me rreth 31.000 m2 . Në të mund të fallen 100.000 namazxhinj. Hapësira e saj është 240 x 156 m). Minareja është e gjatë 50 m.



9. Xhamia e Ahmed Ibn Tulunit në Kairo (ndërmjet 876-879) është një nga objektet më interesante të kryeqytetit egjiptian. Ndonëse ka ndjek shembullin e xhamisë në Samarrë, por me dimensione më të vogla (140 x 33 dhe 122 x 26 m), ajo megjithatë ofron zgjidhje origjinale.



10. Tyrbeja e Samanitit Ismail në Buharë (ndërmjet 897–907) është përmendore specifike në arkitekturën islame. Dimensionet e saj janë 9.30 x 9 m.



11. Xhamia dhe Universiteti El-Ez’her në Kairo (970-972) është vakufi më i vjetër fatimit. Nga pamja e vjetër kompleksi ka ruajtur vetëm disa elemente. Karakterizohet me arabeskë interesante dhe kaligrafi kufiane.



12. Minareja e Mesudit III në Gazna (nga viti 1114). Arkitekturë interesante me dekor të të jashtëzakonshëm. Është i pranishëm shkrimi kufian dhe arabeska.



13. Mesxhidu xhuma në Isfahan (1088-1089) është xhamia më e çmuar me ivan në persinë selxhukiane. Kjo godinë abasite është riparuar në kohën e Melik-shahut. Muret, ivanët, mihrabi etj. janë tejet intereasante me arabeskat, kaligrafinë nes’h, pllakat shumëngjyrëshe të emajluara me fajans që dekorojnë ivanët, minaret dhe fasadat e oborrit.



14. Minareja në Xhamu (1153-1203) e lartë rreth 60 m., është simbol ngadhënjimi i sulltanit gurit, Gijasuddinit. Karakterizohet me strukturën arkitektonike, shkëlqimin shkëlqyes dhe me monumentalitet luksoz.



15. Xhamia Karavijun në Fes (rreth 1135), është përmendore e rendësishme nga koha e El-Murabitunëve (1060-1147). Karakterizohet me shtylla specifike dhe kupolës së pasur me stalaktite.



16. Xhamia në Tlemsen (nga viti 1136) dhe është siparuar diç një shekull më vonë. Kjo ndërtesë është me dimensione 60 x 50 m. Ka elemente të imitimit të xhamisë së Kordobës.



17. Xhamia Kutubije në Marakesh (87 x 58 m.) është ndërtesa më e rëndësishme e El-Muvehiddunëve (1133-1269) në Marokë. Ndërtimin e filloi sunduesi i parë i kësaj dinastie Abdu’l-mu’mini më 1147, kurse e përfundoi pasardhësi i tij, Jusufi. Jakub El-Mensuri me minaren e ndërtuar i dha formën përfundimtare xhamisë.



18. Giralda në Sevilje (tash kambanë në katedralë, është minare e xhamisë së rrënuar të cilën e ndërtoi Ebu Jakub Jusufi më 1171. Një pjesë e saj është ruajtur deri sot.



19. Al-Hambra në Granadë (1333-1391), e ndërtuar gjatë kohës së Jusufit I dhe Muhammedit V. Karakterizohet me stil kontrastiv, me synim të arrihet veprimi dekorativ dhe faktori i perspektivës e jo formësimi arkitektonik. Harqet gjysmëharkor në shtyllëzat e dyfishtë prej mermeri, dritaret e dyfishta, kaligrafia dhe dekoret stalaktite e plotësojnë mrekullinë e formës. Për fat të keq, disa pjesë të këtij kompleksi janë ndërruar, shkatërruar ose bastarduar me rindërtimet dhe riparimet e mëbonshme.



20. Tyrbeja Gur-i Emir në Samerkand (ndërmjet viteve 1490-1501). Është një pjesë e një prej nekropolave më impresive në botë. Përmasat e saj janë: lartësia e brendshme është 22.55 m., lartësia e jashtme është 34.09 m., lartësia e portalit është 12.07 m., kurse lartësia e minares është 25.28 m.



21. Medreseja Shir-Dar në Samerkand (1610) është quajtur kështu për shkak të dy figurave të luanit të prezantuar në mozaikun nga pllakat e fajansit në ivanin hyrës.



22. Xhamia Ulu në Bursë (nga viti 1396), me shumë kupola dhe dy minare. Përmasat e saj janë 63 x 50 m.



23. Xhamia e Gjelbër (Jeshil) në Bursë (nga viti 1420). Karakterizohet me motive kineze të luleve në format abstrakte të arabeskave dhe mbishkrimeve paraqet risi revolucionare në dekorim. Është vepër e mjeshtërve persian nga Tebrizi.



24. Xhamia Sulejmanije në Stamboll (është ndërtuar ndërmjet viteve 1550 dhe 1556) në kodrinën qendrore prej shtatë kodrinave. Është realizim gjenial i Mimar Sinanit. Është e vendosur në hapësirën prej 225 x 150 m., e rrethuar me turbe, me disa medrese, karavan-saraje, spitale, imarete dhe hamame.



25. Xhamia Selimije në Edirne, e vendosur në kodrinën e cila dominon me qytetin, është kryevepër e Mimar Sinanit. Është ndërtuar ndërmjet viteve 1570-1574 në kohën e Selimit. Përmasat e saj janë 186 x 135 m. Arkitektura dhe katër minare me tri sherefe janë bukuri e llojit të vet.



26. Mesxhidi Shah në Isfahan (vakuf i Shah Abasit I (1587-1629), është xhamia më grandioze e safevitëve. Dekori, ivanet, fasada, harqet, ngjyrat janë të jashtëzakonshme.



27. Tyrbeja e Shejh Sefiut në Ardebil (e filluar në shek. XVI kurse është përfunduar kah mesi i shek. XII) është ndër ndërtesat më origjinale memoriale.



28. Medreseja e Shah Sulltan Huseinit në Isfahan (Mader-i Shah) (e ndërtuar rreth vitit 1710). Medreseja e fundit e madhe në Persi.



29. Xhamia Badshahi në Lahorë (1673-1674), e ndërtuar gjatë sundimit të Aurangzebit, është godina më e madhe sakrale mogule dhe dëshmitari i fundit i arkitekturës së pastër mogule. Çdo gjë duket impresive.



30. Taxh Mahal-li në Akra (1631-1647), tyrbe të cilën e ndërtoi Shah Xhihani në shenjë përkujtimi ndaj gruas së tij Mumtaz Mahal, paraqet realizim ndërtimor grandioz të kohës së tij dhe për të gjitha kohët në botë. Është vendosur pranë lumit Jamun, në një sipërfaqe prej 42 jutra, ndërmjet dy xhamive me simetri të përsosur. Fjalët kur’anore të shkruara kaligrafisht dhe çdo detaj i godinës monumentale bëjnë që Taxh Mahali të përjetohet si paralajmërim alegorik i Ditës së ringjalljes: parqet e shkëlqyeshme, kopshtijet e xhenetit, hyrja kryesore – kapia e xhenetit, kanalet – lumenjtë e xhenetit …



31. Xhamia Gjenne në Mali (1906) është ngritur në rrënojat e xhamisë së shek. XIII, në sipërfaqe prej 40 x 40 m.



32. Xhamia Istiklal në Xhakartë (1955-1984) është xhami shtetërore e vendit më të madh muslimanë në botë. E ndërtuan mjeshtrit dhe zejtarët e vendit. Dekori i brendshëm është prej mermerit, qeramikës dhe çelikut.



33. Xhamia e mbretit Fejsal në Islamabad (1966-1986) pranon 10.000 besimtarë Brenda dhe 80.000 besimtarë në hapësirat perreth. Është përzierje e stilit klasik dhe modern. Arkitekti ishte turk me emrin Vedat Delakoy. Edhe forma e jashtme edhe e brendshme është impresive me pllakat prej qeramike dhe mbishkrimet monumentale kaligrafike.



34. Xhamia e Sinan pashës në Prizren (1615), sipas të gjitha gjasave përfundoi më 1615, kur edhe vdiq Sinan pasha. Po ashtu, kjo xhami kishte edhe medresenë. Xhamia bën pjesë në mesin e xhamive më monumentale në Ballkan. Karakterizohet me kupolë me diametër prej 16.5 m. dhe me dekor të pasur në enterier.



Nga: Nexhat Ibrahimi, Kronologji

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme