
2) Dituria të ruan dhe të mbron ty, ndërsa pasuria nuk mund të të mbrojë e as që mund të mbrohet vetvetiu, kështuqë ti duhet ta mbrosh atë.
3) I dituri ka shumë shokë, kurse i pasuri ka shumë armiq.
4) Dituria rritet edhe nëse shpërndahet, ndërkaq pasuria nga ky akt, zvogëlohet.
5) Dituria është më e mirë sepse i dituri është i prirur për të qenë zemërgjerë, ndërkaq pasuria është më e keqe sepse i pasuri është i prirur për të qenë koprrac.
6) Dituria është më e mirë sepse ajo nuk mundet të vjedhet, kurse pasuria mund të vjedhet dhe të humbet përnjëherë.
7) Dituria është më e mirë sepse koha nuk mund ta dëmtojë atë, ndërkaq pasuri me kalimin e kohës mund të ndryshket dhe të shuhet.
8) Dituria është më e mirë sepse ajo është e pakufishme, ndërkaq pasuria është e kufishme dhe duhet ta mbash atë në llogari.
9) Dituria është më e mirë sepse ajo e ndriçon mendjen, ndërkaq pasuria e nxin atë.
10) Dituria është më e mirë sepse ajo e nxiti pejgamberin s.a.v.s. t’i thojë All-llahut: “Ne Të adhurojmë Ty, meqë jemi shërbëtorët Tu.”, ndërkaq pasuria Faraonin dhe Nemrudin i bëri që të pohojnë se janë zota.