
4- Përdormi i tepërt i sheqerit – Përdorimi i tepërt i tij, qoftë ai ne ngrënie apo pije, pengon në thithjen dhe përvetësimin e proteinave dhe lëndëve tjera ushqyese, duke shkaktuar vështirësi në zhvillimin e trurit.
5- Ndotja e ajrit - Truri është njëri prej konsumatorëve më të mëdhenj të oksigjenit në organizmin tonë. Thithja e ajrit të ndotur dobëson furnizimin e trurit me oksigjen duke zvogëluar efikasitetin e tij.
6- Humbja e gjumit – Truri si organ i brendshëm i njeriut ka nevojë për pushim. Pagjumësia e madhe përshpejton ne vdekjen - mbarimin e qelizave trunore etj.
7- Mbulimi i kokës përgjatë fjetjes – Të mbulosh kokën përderisa jeni duke fjetur, vie deri te shtimi i dyoksid karbonit dhe zvogëlimi i oksigjenit ku shkakton dëmtimin e trurit.
8- Aktivizimi i trurit përgjatë sëmundjes – Puna e vështirë apo të studiuarit gjatë sëmundjes, të shpie deri te zvogëlimi i efektshmërisë së trurit si dhe prishjen e tij.
9- Mungesa e mendimeve stimuluese – Të menduarit është metoda më efikase ne stërvitjen e trurit tonë. Mungesa e mendimeve stimuluese ne tru shkakton tkurrjen e tij.
10- Të flasësh rrallë – Bisedat intelektuale do të ndihmojnë që truri të jetë sa më efikas.