Sipas njoftimeve të Institutit Oriental të Sarajevës në Sarajevë, rahmetli dr. Teufik Muftiqi është i lindur në Sarajevë më 28. 11. 1918. Pas shkollës fillore dhe të mesme kreu Fakultetin Filozofik në Zagreb në vitin 1949. Përveç gjuhës arabe ka studiuar edhe gjuhën gjermane, gjuhën kroate me atë sllavëve të vjetër, historinë e letërsisë jugosllave, gjuhën italiane dhe ruse. Në vitin 1965 në Fakultetin Filozofik në Sarajevë doktoron në shkencat filologjike.
Ka punuar punë të ndryshme në arsim dhe shkencë...
Ka shkruar veprat vijuese:
1. “Infinitivi trilitera u arapskom jeziku”, Sarajevë, 1966, doktoratura;
2. “Arapsko-srpskohrvatski rjeçnik”, I-II, Sarajevë,1973 dhe ribotimi “Arapsko-bosanski rjeçnik”, Sarajevë, 1997;
3. “Arapsko pismo”, Sarajevë, 1982;
4. “Golubiçina ogrlica”, Ibn Hazma, Sveuçilishna naklada Liber, Zagreb, 1987;
5. “Klasièna arapska stilistika”, Sarajevë, 1995;
6. “Gramatika arapskoga jezika”, Sarajevë, 1998;
Ka shkruar edhe dhjetëra studime të botuara në revista e vjetar.
Namazin e xhenames rahmetliut ia fali reisu’-ulema i Bosnjes dr Mustafa ef. Ceriq.
Allahu i lartësuar e gradoftë me xhennet.