Mirëpo, numër i vogël i njerëzve e di se hulumtimet shkencore të cilat ai i ka zbuluar … e kanë shtyrë ta pranojë islamin dhe të vdesë si musliman. Hulumtuesi i mjedisit nënujor, mirë i njohur për tërë botën, ka deklaruar se zgjidhja e islamit është vendimi më i mirë dhe më i drejtë në jetën e tij. Në TV serialet Deti i gjallë, kapiteni Zh. Kusto i zbulon opinionit botën befasuese nën dete, në lumenjë dhe oqeane. Duke hulumtuar ujërat në vende të hapura para Gjibraltarit, zbuloi faktin befasues të cilin shkenca nuk ka arritur ta shpjegojë. Zbuloi dy shtresa ujore, të cilat nuk përzihen. Janë të ndara sikur të kenë ndërmjet veti kufi të caktuar. Të dytë kanë temperaturën, njelmësinë, botën e faunës dhe florës. Këta janë ujërat e Detit Mesdhe dhe të Oqeanit Atlantik, të cilët takohen para Gjibraltarit.
“Në vitin 1962” pohon Zhak Kusto “shkencëtarët gjerman kanë zbuluar se në Bab el-mandeb, ku preken ndërmjet veti ujërat e Adenit dhe të Detit të Kuq, ujërat e Detit të Kuq dhe të Oqeanit Indian nuk përzihen. Duke e përcjellur shembullin e kolegëve, filluam të hulumtojmë se a përzihen ujërat e Detit Mesdhe dhe të Oqeanit Atlantik. Së pari hulumtuam ujin e Detit Mesdhe – nivelin natyror i njelmësisë, dendësinë dhe format e jetës, tipike për ato ujëra. Njëjtë vepruam edhe në Oqeanin Atlantik. Këta dy ujëra preken para Gjibraltarit me mijëra vite dhe do të ishte logjike, që këto sasi të mëdha ujid o të duhej kaherë të ishin përzier – njelmësia dhe dendësia e tyre do të duhej të ishte identike apo së paku e ngjashme. Mirëpo, madje edhe në vendet ku preken reciprokisht secili nga këta ujëra ruan karakteristikat e veta. Me fjalë tjera, në vendet ku valet preken, pengesa ujore pengon përzierjen e ujërave. Pas këtij fakti të qartë dhe të mahnitshëm shkencëtari qe befasuar mjaft. “Gjatë kohë kam pushuar në çuditë e këtij fenomeni të cilin nuk e shpjegonin ligjet e fizikës dhe kimisë” shkruan Kustoja. Mirëpo, shkencëtari edhe më shumë është habitur kur dëgjoi se për këtë është shkruar në Kur’an qysh para 1400 viteve. Këtë e mësoi prej mjekur francez dr Maurice Bucaille, i cili e kishte pranuar islamin para tij. “Kur i fola për atë që kam zbuluar, as m’u përgjigj se Kur’ani qysh para 1400 viteve ka folur për këtë”. Kjo për mua ishte sikur goditja e rrufesë në qiell të kthejllët. Dhe vërtet, kur e lexova përkthimin e Kur’anit, ashtu shkruante. Pas kësaj kam pohuar: “Betohem, se ky Kur’an, pas të cilit shkenca moderne vonohet 1400 vite, nuk mund të jetë fjalë e njeriut. Ky vërtetë është fjalë e të Gjithëmundshmit.” Pas kësaj e pranova islamin dhe çdo ditë jam fascinuar me të vërtetën, drejtësinë, lehtësinë, dobishmërinë e kësaj feje. Pafund i falënderohem Atij që i hapi sytë e mi që ta shohë të vërtetën, shkruan më tej Kustoja.-(Përgatiti sipas web faqeve: - http://www.islambih.org - http://www.bikc.de)