
Josephi tash jeton në pjesën lindore, arabe të Jerusalemit me familjen e tij: "Fëmijët e mi tash ndjekin shkollat arabe dhe janë krenarë me emrat e tyre të rinjë islamikë dhe me diturinë e tyre të gjuhës arabe dhe të Kur'anit", pohon Joseph Coheni, tash i njohur si Joseph Khatab (Jusuf Hatab). Gruaja e tij, e cila më herët quhej Luna tash quhet Kamar, mbanë hixhab (veshjen islame) dhe është shumë krenare me rrugën e saj fetare.