
Niveli i tyre arsimor është nën mesataren ndërsa përqindja e tyre e punësimit është më e lartë se sa mesatarja. Gjithashtu, thuhet në raport, myslimanët bëjnë më shumë punë me paga të ulta dhe që kërkojnë nivel më të ulët kualifikimi. Studimi thotë se shkalla e diskriminimit dhe incidentet kundër myslimanëve në Evropë nuk dokumentohen dhe nuk raportohen sa duhen. Myslimanët përbëjnë rreth 3,5 përqind të popullatës së Bashkimit Evropian.
18-12-2006