Religjioni, shpirtërorja dhe shëndeti mental

Në përputhje me këto bindje e perceptime edhe qasja rreth çështjes së religjiozitetit dhe të shëndetit mental gjatë të kaluarës ishte e shu-mëllojshme: religjioze, psikologjike, psikiatrike, ateistike e të ngjashme. Nëse i bëjmë një lexim literaturës përkatëse do të shohim se popujt e ndry-shëm kishin botëkuptime të shëndosha por edhe shtrembërime ideore.[4] Në shumë raste, varësisht nga rrethanat se sa ishte një popull afër fesë së mirëfilltë, predikuesi fetar, kleriku apo mjeku popullor kishin fjalën kryesore. Kjo gjendje zgjati deri në shekujt XI-XII, për t’u ndarë më theksueshëm vetëm pas shekullit XV.[5]

Trendet e sekularizmit dhe të scientifikimit të medicinës, sikur edhe të jetës në tërësi[6], sollën deri te gjendja që këto dy drejtime (religjioni dhe medicina) të ecin rrugëve të ndryshme. Themelimi i institucioneve të veçanta për të sëmurit mentalë, sikur edhe metodat fizike të trajnimit në medicinë, e veçantë në psikiatri, sollën deri te thellimi i jazit ndërmjet këtyre dy disiplinave, drejtimeve.[7]

Me përparimin e medicinës dhe me para-qitjen e risive dhe të teorive të reja shkencore, fshehtësitë e çrregullimeve mentale, në masë të madhe, mjekësia i shpjegonte si pasojë të çrregullimeve fundamentale strukturale dhe biokimike, e jo më sipas konceptimeve të mëhershme. Duke e marrë parasysh se në botën kristiane klerikët në të sëmurit mentalë shikonin formalisht si në personat që janë të përshkuar me demonë e djajë, sjellja e tyre jo e zakonshme nga ana e ekspertëve për shëndet mental shpjegohej si çrregullim i mendjes.

Por, në shumë kultura ende dominojnë mendimet se sëmundjet mentale dhe trajtimi i tyre janë ngushtë të lidhura me botëkuptimin dhe perceptimin se mëkati, vuajtjet dhe sëmundjet mentale janë pasojë i një separacioni nga hyjnorja apo madje dorëzim forcave të djajëve.

Edhe përkundër faktit se religjioni ka rëndësi të pakontestueshme në medicinë dhe në shëndetin mental veçan, studimet empirike që kanë hulumtuar dimensione të ndryshme të shëndetit mental tregojnë se religjioni, nën ndikimin e bindjeve sekulariste, ishte shpërfillë nga ekspertët dhe institucionet përkatëse për shëndetin përgji-thësisht dhe për shëndetin mental veçanërisht. Në revistat më të njohura botërore për psikologji / psikiatri (American Journal of Psychiatry, British Journal of Psychiatry, Canadian Journal of Psychiatry dhe Archives of General Psychiatry)[8] por edhe në studimet tjera më me renome të kësaj natyre, variablet religjioze qenë përjashtuar.[9]

Edhe pse shekulli XX ishte dëshmitarë i ndryshimeve sinjifikuese në besim dhe spiritualitet[10], në interakcionin e religjionit dhe të shëndetit mental shikohej si në dy gjera që ndihmohen ndërmjet veti. Të dyja së bashku ishin tejet efektive në të kuptuarit dhe në shërimin e shumë sëmundjeve mentale. Erdhi deri te pranimi gjeneral se religjioni, aspekte të tij religjioze dhe praktike, ndikon në shëndetin mental.

Edhe studimi empirik në Minesot, USA, mbi pacientët psikiatrikë, tregon se religjioni dhe bindjet religjioze kanë rëndësi të madhe në jetën e shumicës së pacientëve. Pacientët më religjiozë posedonin dhe manifestonin shkallë të lartë të kënaqësisë jetësore, lumturi më të madhe dhe pasoja më të vogla negative psikologjike të përvojave traumatike nëpër të cilat kanë kaluar.

Religjioni, po ashtu, shihet si një mbrojtje, preventivë e fuqishme kundër shumë lloje neurozash[11] dhe çrregullimesh të shkaktuara me përdorimin dhe keqpërdorimin e substancave të llojllojshme. Zbatimi i Kur’anit dhe Hadithit është preventivë por edhe trajtim adekuat i pakontestueshëm në psikoterapi dhe shkenca të ngjashme.[12]

Sipas konceptimit kur’anoro-sunnetik njeriu është simbiozë e materiales dhe shpirtërores por edhe ruajtës i baraspeshës ndërmjet materiales dhe shpirtërores.[13] Mirëpo, të kuptuarit e porosive kur’anore-sunnetike dhe të traditës fetare-islame nuk është i mjaftueshëm vetëvetiu, pa ndihmesën e predikuesit fetar. Ky, duke e tretur vetëveten në porositë hyjnore bëhet intertpretues i tyre dhe mbjell te bashkëbiseduesi të vërtetat e shëndosha.[14]

Eliminimi i urrejtjes, xhelozisë, egocentrizmit dhe të veseve të shumta me virtyte si durimi, abdesti, namazi, barabarësia, vëllazëria e modestia është shkollë që ka dhënë provimin gjatë tërë historisë, por edhe në luftën tonë jo të largët në Kosovë.[15]

Rehabilitimi nga depresioni tek pacientët e hospitalizuar është, sipas Koenigut dhe bashkë-punëtorëve të tij (më 1998), i mundur në korelacion pozitiv te religjioziteti intrinzist dhe te remisioneve më të hershme.[16] Pasi kjo është fushë pak e njohur për ne, do të ofrojmë disa propozime se si njeriu besimtar por edhe mësuesi i tij religjioz do të duhej zbatuar për ta arritur një qetësi psikike:



1. përforcimi i të vërtetave bazore të besimit;

2. këmbëngulësia në aplikimin e obligimeve praktike që dalin nga bazat e besimit;

3. praktikimin e veprimtarive pozitive që nuk janë strikte;

4. katër metoda:

1) kontrolli i komunikimit me të tjerët;

2) kontrolli i të folurit;

3) kontrolli i të ushqyerit;

4) kontrolli i të fjeturit.

5. kontrolli vigjilent i baraspeshës psikike, zbulimi i shpejtë i simptomeve dhe eliminimi i shpejtë.[17]



Bindjet religjioze, pastaj traditat religjioze dhe tiparet socio-kulturore kanë ndikim edhe në pengimin e shpeshtësisë së suiciditetit, d.m.th. ndikon në ndryshimin e shkallës dhe në seriozitetin e mortalitetit suicidal. Këtë e dëshmon shkalla e lartë e suiciditetit, pastaj e perverzioneve dhe të degjenerimeve të tjera në vendet e zhvilluara industriale në Evropë, Japoni dhe SHBA.[18]

Mirëqenia shpirtërore dhe psikologjike, krahas dallimeve, ndihmon njëra tjetrën në frenimin e ‘deviantizmit’. Disa shkencëtarë theksojnë se psikiatri që punon me pacientët religjiozë duhet të provojë bashkëpunimin me mësuesin shpirtëror të pacientit, nëse pacienti e ka atë. Përfillja e religjiozitetit të mirëfilltë, qoftë në bashkëveprim me mësuesin religjioz, gjatë trajtimit psiko-terapik të të sëmurit mental, do të ishte faktor pozitiv dhe i suksesshëm në përpjekjet për ruajtjen e shëndetit mental.[19] Është me rëndësi të madhe që individët me bindje religjioze me kohë të ekzaminohen për vlerësimin dhe mjekimin e çrregullimeve mentale.

Ka kaluar periudha që të sëmurët mentalë ende të konsiderohen si ‘turp’ e jo si realitet, të cilëve duhet ofruar ndihmesë kompetente. Modelet arkaike të të menduarit rreth të sëmurëve mentalë duhet të ndryshojnë te të gjithë ata që preokupohen me rehabilitimin dhe mjekimin e tyre, qoftë nga mjekësia institucionale qoftë ajo alternative. Religjiozja, shpirtërorja do të kenë sukses vetëm në bashkëveprim të plotë me mjekësinë për kurrimin mental. Ky edhe është interesi i pacientëve si individë por edhe i shoqërisë si grup më i madh apo si popull.

Moralisht i degjeneruar dhe shpirtërisht i zbrazur, pas çrrënjosjes së gjatë, njeriu, është e qartë, nuk mund t’i zgjidh problemet e veta, të njeriut bashkëkohor, ndaj është i nevojshëm ekzistimi i alternativës së filozofisë aktuale të jetës, nevoja që njeriu t’i kthehet vetes dhe të lirohet nga obsesioni antropocentrist kundrejt botës që e rrethon, duke e përshkuar rrënjosjen e tij tokësore dhe shpirtësinë qiellore, që do të rezultojë me njerëzishmërinë (humanitetin).

Serioziteti i çështjes, kemi bindjen, do ta tërheqë vëmendjen e ekspertëve për shëndetin men-tal në punën e tyre të ardhshme.









































[1] Fjala ‘religjion’ rrjedh nga gjuha latine ‘religio’ dhe kapë domethënie të shumta. Shih: Ekrem Murtezai, Fjalor i feve, Prishtinë, 2000, fq. 403 - 406. Milan Vujaklija, Leksikon stranih reci i izraza, Beograd, 1980. Në kuptimin terminologjik religjion d.m.th. ‘rivendosje e sërishme e lidhjes së humbur’, apo ‘lidh-mëria e njeriut për diçka që e transcendon’. Po ashtu, ‘religjioni është sistem i të kuptuarit, besimit, mirë-sjelljes, ritualeve dhe ceremonive, me anë të të cilave individët apo bashkësitë e vënë veten në raport me Zotin apo me botën mbinatyrore dhe shpesh në raport të një grupi me tjetrin’. (Sipas: Syed Arshad Husain & Osman Sinanovic, Uloga religije u ocuvanju menta-lnog zdravlja, në: Duhovnost i mentalno zdravlje (më tej: DMZ), Sarajevë, 2002, fq. 13.

[2] Për trajtimin mjekësor dhe religjiozë të të sëmurëve mentalë gjatë historisë me theks të veçantë në Turqinë e hershme nën traditën islame shih: Ayhan Songar, (Turqi), Social-Psychiatric Institutions in Old Turks Under Islamic Tradition, www.islamnet.com, pp. 1-5.

[3] Shih: Xhorxh Frejzer, Zlatna grana, Beograd; Emil Dirkem, Elementarni oblici religioznog zivota, Beograd, 1982.

[4] Shumë ajete kur’anore tregojnë se popuj të tërë që nuk kanë respektuar parimet e shëndosha janë zhdukur tërërisht apo kanë pësuar pjesërisht. Populli i Nuhit, Hudit, Salihut, Ibrahimit, Musait, e të tjerë janë shembuj tipikë për pohimet tona. Shih njërin nga përkthimet e Kur’anit në gjuhën shqipe: Feti Mehdiut, Prishtinë, 1985; Hasan Nahit, Prishtinë, 1988 apo Sherif Ahmetit, Prishtinë, 1988.

[5] M. A. Javed, Religija…, në: DMZ, Sarajevë, 2002, fq. 47-48.

[6] Seyyid Hossein Nasr, Susret covjeka i prirode (Duhovna kriza modernog covjeka), Sarajevë, 2001/1422 h.; Al-Attas, Islam and Secularism, Kuala Lumpur, Malajzi, 1970.

[7] Filozofi kroat, Rudi Supek, sekularizimin dhe vullgarizimin e jetës dhe të vetë njeriut nga njeriu e elaboron si vijon: “Disa sekonda në historinë e këtij planeti, sa po zgjatë revolucioni industrial, i kundërvihen tërë asaj urtësie mbi të cilën zë fill puna shekullore, e ngadalshme dhe thuajse e padukshme.” R. Supek, Ova jedina zemlja, Zagreb, 1978, fq. 155.

[8] Në tërë këto shkrime, sipas statistikave, vetëm 3% janë të karakterit religjioz, që tregon në një disproporcion me bindjet dhe nevojat e të sëmurëve mentalë dhe në një dehumanizim të mjekësisë përgjithësisht, sepse ekspertët ndjekin egon e tyre e jo kërkesat e pacientëve. Shih: O. Sinanovic & I. Pajevic, Naucna valorizacija …, në: DMZ, op. cit., fq. 79.

[9] Shih disa tregues të sh/përfilljes së religjionit në mos/trajtimin e të sëmurëve mentalë: Syed Arshad Husain, Osman Sinanovic, Uloga religije…, në: DMZ, op. cit., fq. 48.

[10] Hulumtimet nga një anketim nga viti 1984 në SHBA tregojnë se 50% të psikologëve, dhe vetëm 10% të popullit pohuan se nuk janë religjiozë. Kurse 33 % të psikologëve klinikë, dhe 72% nga populli pohojnë se feja përcakton jetën e tyre. Sipas: Osman Sinanovic, Izet Pajevic, Naucna valorizacija uticaja religioznosti na mentalno zdravljem, në: DMZ, fq. 78.

[11] Hulumtimet tregojnë se vetëm 2% të ushtarëve që marrin pjesë në një luftë nuk do të kenë pasoja për shëndetin e tyre. Andaj religjioni është më se i nevojshëm edhe të periudhën e zhvillimit të lutës edhe të pasluftës. Shih: I. Pajevic, Uticaj religioznosti …, në: DMZ, op. cit., fq. 84.

[12] Për stresin, kurrimin dhe mjetet për kurrim shih: Shahid Athar M. D., Modern Stres And Its Cure From Qur’an, në: www.crescentlife.com , fq. 1-3. Krhs.: Ibn Kajjim el-Dzevzij, Poslanikova medicina, Sarajevë, 1422/2001. Mustafa Mahmud, Quranic Psychology, www.crescentlife.com .

[13] Shih gjerësisht: Mohammad Osman Najaty, Kuwait, The Concept of Mental Helth in the Holy Quran and the Hadeeth, www.islamnet.com .

[14] Ekzistojnë edhe shkencëtarë që mendojnë se predikuesi fetar mund të ndohmojë, por vetëm në çështjet periferike, sikur në përgatitjen e ambientit, të midisit, përgatitjen morale të të sëmurit me midisin etj. Shih: Liljana Moro, Mentalno zdravlje i religija, në: DMZ, op. cit., fq. 552-53.

[15] Shih për medicinën e Pejgamberit a. s.: Ibn Kajjim el-Dzevzij, op. cit.. Nga aktualiteti ynë kosovar e ballkanik shih romanin: Milazim Krasniqi, Fotografitë e kujtimeve, Prishtinë, 2002, fq. 5 – 133.

[16] Shih: Syed Arshad Husain, Osman Sinanovic, Uloga religije…, DMZ, fq. 49.

[17] Shih: Sead Seljubac, Neke islamske metode za ocuvanje i unapredjenje psihickog zdravlja, në: DMZ, op. cit., fq. 68.

[18] Krahaso: Alija Izetbegoviq, Islami ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, Prizren, 1992. Dragos Kalajic, Smak sveta, Beograd, 1979.

[19] Shih: Syed Arshad Husain, Osman Sinanovic, Uloga religije…, DMZ, fq. 20.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme