KOMPILIMI DHE KODIFIKIMI I DOKTRINËS JURIDIKE HANEFITE

Mund të konfirmojmë se ideja juridike islame, dhe jo vetëm ajo, ka kaluar nëpër dy periudha karakteristike, e ato janë:

E para: Ideja juridike islame në fillim ka synuar nga përkryeshmëria, specializimi personal, që është rasti me katër imamët e mëdhenj: Ebu Hanife XE "Ebu Hanife" n, Malik ibn Enes XE "Malik ibn Enes" in, Shafi’ XE "Shafi’" iun dhe Ahmed ibn Hanbeli XE "Ahmed ibn Hanbel" n dhe të tjerët si Thevri XE "Thevri" u, Evzai XE "Evzai" u etj.,

E dyta: Ideja juridike islame më nuk karakterizohet me atë kreativitetin fillimor, me atë elanin krijues, duke e pasur parimin lëvizës të strukturës islame ideal, por filloi të ndihet varshmëria gjithnjë e më e madhe nga imamët e mëdhenj, siç është rasti me nxënësit e Ebu Hanife XE "Ebu Hanife" s, Ebu Jusuf XE "Ebu Jusuf" in dhe Muhammed ibn Hasani XE "Muhammed ibn Hasan" n, dhe nxënësit e imamëve të tjerë të mëdhenj.

Medhhebi hanefit është ruajtur në veprat e shkruara të nxënësve më të njohur të Ebu Hanife XE "Ebu Hanife" s, që pas vdekjes së tij kanë zënë funksione të rëndësishme gjyqësore dhe drejtuese në dinastinë abasite.

Nga veprat e tyre jo vetëm që mësohet për fetvatë e tij, mënyrën e komentimit të burimeve themelore të sheri’atit, për metodologjinë e futjes dhe rangimit të burimeve ndihmë­se në procedurën e plotësimit të zbrazëtirave juridike dhe formimit të të drejtës islame, por fitohet pasqyrë e plotë edhe në fetvatë e vetë nxënësve të Ebu Hanife XE "Ebu Hanife" s.[3]

Sipas autenticitetit dhe burimësisë, tërë literatura hane­fite klasifikohet në tri kategori:

- Kategoria e parë: Në këtë kategori bën pjesë literatura “Bazore, themelore” (el-Usul), që dmth. literatura e rivajetit (transmetimit) të qartë, e që përfshinë fjalët e Ebu Hanifes XE "Ebu Hanife" , Ebu Jusufi XE "Ebu Jusuf" t dhe Muhammed ibn Hasanit XE "Muhammed ibn Hasan" , e që i shkroi Mu­hammed ibn Hasan XE "Mu­hammed ibn Hasan" i në “gjashtë veprat” (kutubu-s-sitteh) e veta, të cilat më vonë do t’i cekim.

- Kategoria e dytë: Në këtë kategori bën pjesë literatura “E rrallë, individuale” (en-Nevadir), dmth. literatura e riva­jetit (transmetimit) jo të qartë, që i përfshinë fjalët e Ebu Hanife XE "Ebu Hanife" s, Ebu Jusuf XE "Ebu Jusuf" it, Muhammed ibn Hasani XE "Muhammed ibn Hasan" t, Hasan ibn Zijadi XE "Hasan ibn Zijad" t e të tjerëve, e që nuk janë përmendur në “gjashtë veprat” e Muhammed ibn Hasan XE "Muhammed ibn Hasan" it, por në veprat tjera të tij dhe në veprat e të tjerëve.

- Kategoria e tretë: Në këtë kategori bëjnë pjesë “Fet­vatë dhe ndodhitë” (el-Fetava ve-l-vaki’atu). Këtu bëjnë pje­së fetvatë të cilat i dhanë muxhtehidët e mëvonshëm pasi që nuk gjetën zgjidhje nga muxhtehidët e mëparshëm. Ata janë shokët e Ebu Jusuf XE "Ebu Jusuf" it, Muhammed ibn Hasani XE "Muhammed ibn Hasan" t dhe të tjerëve.[4]

A. KOMPILIMI[5] I DOKTRINËS HANEFITE
1. Në këtë pjesë shkurtimisht do të paraqiten burimet më autoritative dhe veprat e doktrinës hanefite, sepse çfarë­do zgjerimi do të na shpiente larg dhe do të dilnim përtej pikësynimit të këtij shkrimi.

a.) Ebu Hanife XE "Ebu Hanife" . - Tashmë kemi parë se personaliteti më i madh i këtij medhhebi është Ebu Hanife XE "Imami Ebu Hanife" . Edhe pse shumë ka punuar dhe zgjidhur, është evidente se asgjë s’ka shkruar, respektivisht deri te ne nuk ka arritur asnjë vepër e tij.

Ibn Nedim XE "Ibn Nedim" i thekson disa traktate që i atribuohen atij, si: El-Fikhu-l-ekber[6], El-Alimu ve-l-muteal-limu, Risaletun ila Uthman el-Betti, err-Rredu ale-l-kaderijjeh, El-Ilmu sharkan ve garben,[7] e kështu me radhë. Të gjitha këto vepra bëjnë pjesë në sferën e akaidit dhe të da’ves.

Vepra tjetër që i atribuohet atij e që është vepra më e rëndësishme e Ebu Hanife XE "Ebu Hanife" s nga lënda e fikhut është “El-Fikhu-l-ebsut”.[8]

Vepra tjetër që i atribuohet Ebu Hanife XE "Ebu Hanife" s është edhe “Musnedi”. Mirëpo, mendimi dominues është se Ebu Jusuf XE "Ebu Jusuf" i e ka tubuar pjesën më të madhe, e Muhammed ibn Hasani XE "Muhammed ibn Hasan" pjesën tjetër. Edhe njëri edhe tjetri këtë vepër e quajtën “El-Athar”. “Musnedi” përmban hadithe të cilat i përkasin të drejtës.[9]

Juristi Muhammed ibn Mahmudi XE "Muhammed ibn Mahmud" në shekullin VII Hixhrij zbuloi 15 dorëshkrime të ndryshme të “Musnedit” dhe prej tyre përpiloi një dorëshkrim komplet duke i klasi­fikuar hadithet sipas kaptinave të fikhut.[10]

Sipas të gjitha gjasave, tërë kjo që i atribuohet Ebu Ha­nife XE "Ebu Hanife" s është shkruar e sistematizuar nga nxënësit e tij Ebu Jusuf XE "Ebu Jusuf" i dhe Muhammed ibn Hasani XE "Muhammed ibn Hasan" .[11]

b.) Ebu Jusufi XE "Ebu Jusuf" : - Shkrimtari e kompiluesi i parë dhe një ndër më të mëdhenjtë të shkollës hanefite është Ebu Jusufi XE "Ebu Jusuf" . Shkroi shumë. Ibn Nedimi XE "Ibn Nedim" i thekson veprat e tij që u përka­sin fundamenteve të fesë dhe marrëdhëneve pronësore. Ai i cek këto vepra: Kitab-us-salat, El-Vesaja, Es-sajdu ve-dh-dhebaihu, El-Gasbu ve-l-istibrau, El-Ihtilafu-l-emsari, Err-Rreddu ‘ala Malik ibni Enes, Kitabu-l-xhevamil[12] etj.

Edhe pse Ibn Nedim XE "Ibn Nedim" i nuk i cek, ai i shkroi edhe: El-Ihtilafu Ibni Ebi Lejla XE "Ibni Ebi Lejla" (ku flet për dallimet e Ebu Hanifes XE "Ebu Hanife" ndaj kadiut të Kufes, Ibn Ebi Lejlasë XE "Ibn Ebi Lejla" ); Err-Rreddu ‘ala sijeri-l-Evzai (përgjigje në shqyrtimin e Evzaiut për të drejtën ndërkombëtare); “Kitabu-l-hijel” (ku flet për “Fiksionet juri­dike”) etj. Përmenden edhe libra për ibadetin (namazin, ze­katin, agjërimin), të drejtën trashëgimtare të sheri’atit, të drejtën e testamentit, Libri i kodit penal etj.[13]

Një ndër librat me rëndësi është libri “Kitabu-l-athar”. Libri përmban përmbledhje hadithesh të rëndësishme që i ka transmetuar Ebu Jusufi XE "Ebu Jusuf" e që i ka përdorur Ebu Hanifeja XE "Ebu Hanife" , dhe në të cilat ka sajuar disa fetva të veta, sikur që ceken edhe fetvatë e as’habëve dhe jep shikim në vendin e tyre në plo­tësimin e zbrazëtirave juridike. Mendohet se bashkautor i kë­tij libri është Ibn Jusuf XE "Ibn Jusuf" i, i biri i Ebu Jusuf XE "Ebu Jusuf" it.[14] Këtë vepër do ta çmojë edhe literalisti Ibn Hanbeli XE "Ahmed ibn Hanbel" .[15]

Vepra më kapitale e Ebu Jusufi XE "Ebu Jusuf" t me siguri është “Ki­tab-ul-haraxh”, që Ebu Jusuf XE "Ebu Jusuf" i e shkroi me kërkesën e halifit abasit Harun err-Rreshidit XE "Harun err-Rreshid" për t’ia lehtësuar qeverisjen dhe administrimin e shtetit. Kjo vepër trajton çështjet e financave publike të administratës, gjykatës etj. Më vonë kjo vepër me të madhe ka ndikuar në rregullimin e marrëdhënieve pronë­sore në Perandorinë Osmane dhe në Indi.[16]

Nëse i bëhet një vështrim për së shkurti, kjo vepër traj­ton temat si vijojnë:

- Lëshimi i traditës bizantine dhe iraniane në çështjet pronësore dhe kthimi hilafetit të drejtë;

- Përgjegjësia e halifit jo vetëm para Zotit por edhe pa­ra popullit;

- Obligimet e halifit ndaj popullit;

- Obligimet e popullit ndaj halifit;

- Thesari është i Zotit dhe i popullit e jo i halifit;

- Tatimet të jenë të drejta;

- Të drejtat e shtetasve jomuslimanë;

- Çështjet pronësore;

- Gjyqësia;

- Liria personale;

- Reformat e burgut etj. etj.[17]

Është evidente se në të gjitha veprat e tij së bashku janë të pranishme tradita dhe arsyeja. Evidente është edhe ajo se ai gjithnjë kur është e domosdoshme së pari e shtron men­dimin e mësuesit e pastaj pëlqimin ose mospëlqimin e tij, që Ebu Jusuf XE "Ebu Jusuf" in e bën të respektuar dhe autentik te shkencëtarët. Konsiderueshëm është më tradicionalist se Ebu Hanife XE "Ebu Hanife" ja.[18]

c. Shpirti letrar shkencor i Shkollës hanefite dhe për­gjithësisht shkrimtari më i aftë që me veprat e veta të shumta e kodifikoi të drejtën e sheri’atit është Muhammed ibn Hasan esh-Shejbaniu.[19] Veprat e tij tregojnë tendencën në rritje nga hadithi. Ai shkroi shumë.

Për nga pikëpamja e autenticitetit, veprat e Muhammed ibn Hasani XE "Muhammed ibn Hasan" t klasifikohen në dy kategori:

1) Veprat e rivajetit të qartë (dhahiru-rr-rrivajeh) ose çështjet fundamentale (mesailu-l-usul), ku bëjnë pjesë “gjashtë” veprat e njohura (kutubu-s-sitteh): El-Mebsut, Ez-Zijadat; El-Xhamiu-s-sagir, El-Xhamiu-l-kebir. Këtyre vep­rave mund t’ua shtojmë edhe veprat “El-Athar” dhe “Err-rreddu ala ehli-l-medineh”.[20] Këto vepra shërbejnë si burim për njohjen e interpretimit juridik të hanefitëve. Në radhën e “Veprave me rivajet të qartë” juristi boshnjak dr. Fikreti i radhit edhe “Es-sijeru-l-kebir” dhe “Es-sijeru-s-sagir”, por nuk i cek “El-Athar” dhe “Err-Rreddu ala ehlil-medineti”.[21]

2) Veprat e rivajetit jo të qartë (gajru dhahiru-rr-rriva­jeh) ose çështjet e rralla, individuale (mesailu-n-nevadir), që përmbajnë plotësimet e zbrazëtirave juridike, dmth. zgjidhjet që kanë të bëjnë me pyetjet për të cilat s’ka pasur përgjigje. Veprat më të njohura të këtij lloji janë: El-Kejsanijjat, El-Harunijjat, El-Xhurxhanijjat, Err-Rrekijjatu, Zijadatu-z-zija­dat.[22] Këto janë mendime të disa juristëve që kanë arritur deri te Muhammed ibn Hasani XE "Muhammed ibn Hasan" .[23]

Këto gjashtë vepra të rivajetit të qartë në fillim të she­kullit IV i përmblodhi në një vend me emrin “El-Kafi” dije­tari i njohur Ebu ‘l Fadl el-Mervazi XE "Ebul Fadl el-Mervaz" , më i njohur si Hakimu-sh-shehid (vd. 344 H.). Juristët theksojnë se, nëse në këto vepra nuk theksohet ndryshe, qëndrimet e prezentuara janë të Ebu Hanife XE "Ebu Hanife" s dhe të Ebu Jusuf XE "Ebu Jusuf" it.[24]

Në shekullin e pestë Hixhrij këtë vepër (El-Kafi) e ko­mentoi gjerësisht e hollësisht dijetari i njohur Es-Serahsi XE "Serahsi" në veprën e vet “El-Mebsut”, që përfshin 30 vëllime. Kjo vepër më vonë është bërë vepra më e rëndësishme hanefite e për­cjellë nga mësuesit e parë.[25]

ç. Sa i përket Zufer XE "Zufer" it ai vdiq i ri, kështu që nuk la asgjë të shkruar. Në anën tjetër, Hasan ibn Zijadi XE "Hasan ibn Zijad" shkroi disa libra, ndër të cilat: El-Muxherr-rred, El-Edebu-l-kadi, El-Kitabu-l-me’ani-l-iman, Kitabu-n-nefehat etj.[26]

d. E konsiderojmë të domosdoshme, më tepër për shkak të informimit, që në vazhdim të ceken edhe disa nxë­nës të Ebu Jusuf XE "Ebu Jusuf" it, të Muhammed ibn Hasani XE "Muhammed ibn Hasan" t, e të tjerëve, karakteristikë qenësore e të cilëve është komentimi i veprave të mësuesve, i glosave e të tjera, duke sjellur pak punë dhe frymë të re produktive. Ja disa prej tyre:

1) Ibrahim ibn Rrustem El-Mervi XE "Ibrahim ibn Rrustem El-Mervi" u. Fikhun e mësoi prej Muhammedi XE “Imam Muhammed” t ndërsa e ka dëgjuar edhe Malik XE "Malik" un. Vdiq në vitin 211 H.

2) Ahmed ibn Hafsi. XE "Ahmed ibn Hafs" Fikhun e mësoi prej Muham­me­di XE “Imam Muhammed” t. I ka transmetuar veprat e tij.

3) Bishr ibn Gijath el-Merisi. XE "Bishr ibn Gijath el-Meris" Fikhun e mësoi prej Ebu Jusufi XE "Ebu Jusuf" t. Ishte i devotshëm dhe zahid (i tërhequr). Vdiq në vi­tin 228 H. Mjaft transmetoi prej Ebu Jusuf XE "Ebu Jusuf" it.

4) Bishr ibn El-Velid el-Kindij XE "Bishr ibn El-Velid el-Kindij" . Fikhun e mësoi prej Ebu Jusuf XE "Ebu Jusuf" it. Prej tij i transmetoi veprat e tij. Vdiq në vitin 238 H.

5) Isa ibn Eban XE "Isa ibn Ebane" e. Mësoi prej Muhammedi XE “Imam Muhammed” t dhe Hasan ibn Zijadi XE "Hasan ibn Zijad" t. Ishte njeri i traditës i cili shkroi disa vepra. Vdiq në vitin 220 H.

6) Muhammed ibn Semaat et-Temim XE "Temim" i. Ishte nxënës i Muhammed XE “Imam Muhammed” it, Hasan ibn Zijadi XE "Hasan ibn Zijad" t dhe Ebu Jusuf XE "Ebu Jusuf" it. Diç edhe shkroi. Vdiq në vitin 223 H.

7) Halid ibn Jahja XE "Halid ibn Jahja" . Ishte nxënës i Ebu Jusuf XE "Ebu Jusuf" it, Zufer XE "Zufer" it, Muhammed XE “Imam Muhammed” it e të tjerëve. Vdiq në vitin 246 H.

8) Ahmed ibn Umer ibn Muhejri XE "Ahmed ibn Umer ibn Muhejr" . Fikhun e mësoi prej babait të tij, e ai prej Ebu Hanife XE "Ebu Hanife" s dhe Hasan ibn Zijadi XE "Hasan ibn Zijad" t. Ai është një ndër nxënësit më të frytshëm në planin e shkrimit. Vdiq në vitin 261 H.

Ka edhe të tjerë mirëpo ne do të kënaqemi që vetëm t’i përmendim. Ndër ta janë: Muhammed ibn Shexhabi XE "Muhammed ibn Shexhabi" , Ebu Sulejman Musa Ibn Sulejmani XE "Ebu Sulejman Musa Ibn Sulejman" , Ebu Xha’fer Ahmed ibn Ebu Imran XE "Ebu Xha’fer Ahmed ibn Ebu Imran" , Buhar ibn Kutejbeh XE "Buhar ibn Kutejbeh" , Ebu Hazim Abdu-l-hamid ibn Abdul-aziz XE "Ebu Hazim Abdu-l-hamid ibn Abdul-aziz" , Ebu Seid Ahmed ibn el-Husein XE "Ebu Seid Ahmed ibn el-Husein" , e të tjerë.[27]

Kur flitet për literaturën e kësaj shkolle, është me rën­dësi të ceken edhe librat shkollorë nëpërmjet të cilëve është përhapur dhe është shtrirë ky medhheb apo kjo shkollë juri­dike.

Ndër veprat e para të këtij karakteri janë veprat e Mu­hammed ibn Hasanit, XE "Muhammed ibn Hasan" e posaçërisht vepra “Xhamiu-s-sagir”. Pastaj kemi veprën e Ebu’l Husein Ahmed ibn Muhammed el-Hudari XE “Muhammed el-Hudarij” j nga Bagdadi (vd. 428 H.) me titull “El-Muh­te­sar”. Autori Burhanuddin Ali ibn Ebu Bekr el-Merginanijjeh XE "Merginanijjeh" (vd. 593 H.) shkroi veprën “El-Hidaje”, që paraqet koment për veprën e shkurtër “Bidajetu-l-mubtedi”, që është po ashtu vepër e tij. Ebu’l Fadl Mexhduddin XE "Ebu’l Fadl Mexhduddin" (vd. 603 H.) e shkroi veprën “El-Muhtar”. Muzaferuddin XE "Muzaferuddin Ahmed" Ahmed e shkroi veprën “Mexhme’u-l-bahrejn”.

Vëmendje të veçantë do t’i kushtojmë veprës së rën­dësishme të dijetarit të njohur Burhanuddin Ibrahim ibn Muhammed el-Halebi XE "Burhanuddin Ibrahim ibn Muhammed el-Haleb" (vd. 956 H./1549), me titull “Multeka-l-ebhur” (Pikëtakimi i deteve). Këtë vepër Ibrahim-el-Hale­bi XE "Ibrahim-el-Hale­bi" u e shkroi me kërkesë të sulltan Sulejmanit II XE "Sulejman II" (1520-1566). Ajo është përmbledhje e dispozitave të fikhut hanefit, kurse është bazuar në veprat juridike të periudhës së mëhershme. Respektin më të madh e ka gëzuar në vendet ku kanë sun­duar osmanlinjtë dhe ku Islami është përhapur nëpërmjet tyre. Kjo vepër paraqiste burim të shkencës juridike, doracak për gjyqtarët dhe libër shkollor kryesor për medresetë.[28]

Ajo është përdorur edhe nëpër medresetë në tokat shqiptare: në Prizren, Gjakovë, Prishtinë, Shkup, Tetovë, Tiranë, Shkodër e kështu me radhë.[29] Edhe sot kjo vepër konsultohet nga autorë të ndryshëm si burim autoritativ.[30]

Se “Multeka-l-ebhur” ka gëzuar autoritet tregon fakti se është komentuar nga autorë të ndryshëm. Nga ata kemi komentin me titull “Mexhme’u-l-enhur” të autorit Abdurrah­man Shejhi XE "Abdurrahman Shejhi zade Damad efendi" -zade Damad-efendija (vd. 1078/1667).[31] Edhe ky koment (sherh) është ligjëruar nëpër medresetë tona.

Kemi edhe veprën tjetër të shkruar nga Alauddin el-Haskefiu XE "Alauddin el-Haskefi" (vd. 1088/1677), mufti në Siri, me titull “Tenviru-l-ebsar”, të cilën një autor i panjohur e ka komentuar me titu­llin “Ed-Durr-rru-l-muhtar”.[32]

B. KODIFIKIMI I DOKTRINËS HANEFITE
Në periudhën e mëvonshme do të kemi raste që veprat me rëndësi të Shkollës hanefite të kodifikohen nga ana e sundimtarëve të caktuar. Ne do t’i përmendim disa që më së shpeshti theksohen në literaturë.

Vepra e parë e kodifikuar në Shkollën hanefite konsi­derohet vepra “El-Fetava Taxharhanijjeh” të cilën e përpiloi Alim Ibn Ala el-Hanefiu XE "Alim Ibn Ala el-Hanefi" , sipas urdhëresës së një hani (sull­tani) të panjohur tatar.

Vepra tjetër - përmbledhje e mendimeve juridike e paraqitur në iniciativën e vezirit mogul Tatar - han XE "Tatar - han" it (vd. 752/1351) quhet “El-Fetava et-Tatarhanijjeh”.[33] Se a kanë lidhje këto dy vepra nuk kemi njohuri.

Përmbledhjen vijuese e kemi atë të Ebu Su’ud XE "Ebu Su’ud" efendisë (vd. 982/1574), shejhu-l-islami i 14-të osmanli. Mendimet e veta i ka tubuar në veprën e quajtur “Ma’rudati Ebi Su’ud”, ku jep fetva për vakufimin e parave të gatshme, dhënien dhe pranimin e shpërblimit të Kur’anit dhe për rregulla të tjera fetare, lejimin e lojës me kukulla “Karaxhoz”, kurse ka re­fuzuar të japë fetva për ndalimin e pirjes së kafesë.[34]

Më vonë kemi veprën edhe më interesante. Me inicia­ti­vën e sunduesit indian mogul sulltanit Ebu Muzafer Muham­med Evrenk-Zib Behadir Alemgir XE "Ebu Muzafer Muhammed Evrenk-Zib Behadir Alemgir" it (1028-1118 H./1619-1706) u formua grupi i dijetarëve në krye me Shejh Nidha­muddin XE "Shejh Nidhamuddin" nga Burhapuri, më 1075-1083/1664-1672, për përpi­limin e përmbledhjes së re juridike të Shkollës hanefite në të cilën do të drejtohet, përkatësisht do të mbështetet gjatë sundimit të tij pesëdhjetëvjeçar. Kjo vepër u shkrua dhe u titullua “El-Fetava el-Hindijje” ose “El-Fetava el-Alemgi­rij­jeh”, që do të thotë “Fetvatë e Indisë” apo “Fetvatë e Alem­girit”, që paraqet tentimin e kodifikimit të të drejtës së sheri’atit në formë mendimesh juridike. Kjo vepër është res­pektuar dhe ka shërbyer si burim i vendimeve gjyqësore dhe mendimeve juridike në shtetin osman dhe në vendet the­ra ku jetojnë muslimanët e medhhebit hanefit si dhe te ne. Kjo përmbledhje ka disa vëllime dhe është botuar disa herë.[35]

Vepra vijuese me rëndësi sipas rrjedhës kronologjike është “Mexhel-la”, të cilën e përpiloi një komision duke pasur parasysh literaturën e shumë shkollave - medhhebeve juridike. Kjo u bë për arsye që kjo materie e ngatërruar, e tollovitur dhe e tejngarkuar me qëndrime kontraverse e kun­dërthënëse, të pastrohet, të sistemohet dhe të organizohet në një metodë bashkëkohore. Mirëpo, kjo punë nuk arriti të përfundohet, kështu që sot kemi vetëm norma nga e drejta civile. Këtë e kodifikoi Ali Pash XE "Ali Pasha" a në vitin 1266 H.[36]

Ka pasur edhe orvatje tjera të ngjashme, por sa na është e njohur, nuk ka asgjë posaçërisht të re.[37]





--------------------------------------------------------------------------------

[1] F. Karcic XE "Fikret Karçiq" , Pravna priroda, mjesto i znacaj fetve u serijatskom pravu, op. cit., fq. 480; Shih: Schacht XE "Joseph Schacht" , Islamic Law, op. cit., fq. 298.

[2] Schacht XE "Joseph Schacht" , Islamic Law, op. cit., fq. 298.

[3] I. Dzananovic XE "Ibrahim Xhananoviq" , Ebu Hanife XE "Ebu Hanife" , op. cit., fq. 25-26.

[4] Ebu Zehre XE "Ebu Zehre" , Ebu Hanife XE "Ebu Hanife" , op. cit., fq. 224-225.

[5] Në pjesën më të madhe, jo vetëm të literaturës juridike, kur është fjala për tubimin, sistematizimin dhe hartimin e hadi­the­ve, fetvave e të ngjashme, përdoret termi “kodifikim”. Mirëpo, duke e marrë parasysh se prapa kodifikimit gjithherë medoe­mos qëndron shteti, legjislatori, që te këto nuk është gjithnjë kështu, del në shesh se pakujdesshëm dhe në mënyrë joade­ku­ate është përdorur. Ne në punimin tonë, në mungesë të termit më adekuat - përkatës, e përdorëm termin “kompilim”. Edhe pse kjo fjalë në kuptimin e saj don të thotë; joorigjinale, vepër e varur..., nuk do të thotë se literatura hanefite nuk është ori­gji­nale, fundamentale. Shih për këto terma: Pravna enciklopedija, I-II, Beograd, 1985, leksikonet e fjalëve të huaja apo fjalorët juridikë.

[6] Shih përkthimin shqip të bërë nga ne në revistën “Edukata islame”, nr. 41/42, Prishtinë, fq. 24-32.

[7] Ibn Nedim XE "Ibn Nedim" , el-Fihrist, fq. 285, cituar sipas; Ebu Zehre XE "Ebu Zehre" , Ebu Hanife XE "Ebu Hanife" , op. cit., fq. 188.

[8] Ahmed Smajlov XE "Ahmed Smajloviq" i}, Akaidologija I, fq. 79, material i pabotuar. Sarajevë. Për veprën “El-Fikhu-l-ebsut” nuk kemi kurrfarë të dhënash.

[9] Gjerësisht: Ebu Zehre XE "Ebu Zehre" , Ebu Hanife XE "Ebu Hanife" , op. cit., fq. 191-193; Shih: Mehmed Handzic XE "Mehmed Hanxhiq" , Uvod u tefsirsku i hadisku nauku, op. cit., fq. 80.

[10] J. Goldcier XE "Goldcier" , Muhammedan Studen, vëll. II, fq. 320, cituar sipas: Th. W. Yaynboll XE "Yaynboll" , Ebu Hanife XE "Ebu Hanife" , op. cit., fq. 331.

[11] F. Karçiq XE "Fikret Karçiq" , E drejta e sheri’atit, op. cit., fq. 62; M. M. Sharif XE "M. M. Sharif" , op. cit., II, fq. 92-98; N. Smailagi} XE “Nerkez Smailagiq” , Leksikon islama, op. cit., fq. 11-12.

[12] Ibn Nedim XE "Ibn Nedim" , el-Fihrist, cituar sipas: Ebu Zehre XE "Ebu Zehre" , Ebu Hanife XE "Ebu Hanife" , op. cit., fq. 198. I. D`ananovi} XE "Ibrahim Xhananoviq" , Ebu Hanife XE "Imami Ebu Hanife" , op. cit., fq. 26. Libri “El-Vesaja” është përkthyer në gj. shqipe me titullin “Kitabu-l-vasijjeh”, në revistën “Edukata islame”, nr. 37-38/1983, Prishtinë, fq. 51-56.

[13] F. Karçiq, XE "Fikret Karçiq" E drejta e sheri’atit, op. cit., fq. 64-65; I. Dzana­novic XE "Ibrahim Xhananoviq" , Ebu Hanife XE "Ebu Hanife" , op. cit., fq. 26.

[14] I. Dzananovic XE "Ibrahim Xhananoviq" , Ebu Hanife XE "Ebu Hanife" , op. cit., fq. 26; H. Laost XE "Henri Laost" , op. cit., fq. 89; F. Karçiq XE "Fikret Karçiq" , E drejta e sheri’atit, op. cit., fq. 64.

[15] H. Laost XE "Henri Laost" , op. cit., fq. 89.

[16] F. Karçiq XE "Fikret Karçiq" ; E drejta e sheri’atit, op. cit., fq. 64; H. Laost XE "Henri Laost" , op. cit., fq. 89, Ebu Zehre XE "Ebu Zehre" , Ebu Hanife XE "Ebu Hanife" , op. cit., fq. 188-189; Ahmed Emin XE "Ahmed Emin" , Duha-l-islam, II, op. cit., fq. 201-202.

[17] Gjerësisht për “Kitabu-l-haraxh” shih: El-Mewdudi, XE "Mewdudi" Ebu Ha­nife XE "Ebu Hanife" ... në: M. M. Sharif XE "M. M. Sharif" , II, op. cit., fq. 104-109.

[18] H. Laost XE "Henri Laost" , op. cit., fq. 89.

[19] Mehmed Handzic XE "Mehmed Hanxhiq" ,Kodificiranje serijatskog prava, op.cit.,fq. 7.

[20] Ebu Zehre XE "Ebu Zehre" , Ebu Hanife XE "Ebu Hanife" , op. cit., fq. 210; Krhs.: A. Zejdan XE "Abdulkerim Zejdan" op. cit., fq. 160-161.

[21] F. Karçiq XE "Fikret Karçiq" , E drejta e sheri’atit, op. cit., fq. 66.

[22] Ebu Zehre XE "Ebu Zehre" , Ebu Hanife XE "Ebu Hanife" , op. cit., fq. 210-219; A. Zejdan XE "Abdulkerim Zejdan" , op. cit., fq. 161.

[23] F. Karçiq XE "Fikret Karçiq" , E drejta e sheri’atit, op. cit., fq. 66.

[24] Ibid., fq. 66.

[25] A. Zejdan XE "Abdulkerim Zejdan" , op. cit., fq. 161; Ebu Zehre XE "Ebu Zehre" , Ebu Hanife XE "Ebu Hanife" , op. cit., fq. 219.

[26] Ebu Zehre XE "Ebu Zehre" , Ebu Hanife XE "Ebu Hanife" , op. cit., fq. 221.

[27] Gjerësisht: M. el-Hudarij XE "Muhammed el-Hudarij" , op. cit., fq. 146-148; Gjithashtu; Ebu Zehre XE "Ebu Zehre" , Ebu Hanife XE "Ebu Hanife" , op. cit., fq. 221-224.

[28] F. Karcic, Serijatski sudovi, op. cit., fq. 102; F. Karçiq XE "Fikret Karçiq" , E drejta e sheri’atit, op. cit., fq. 111.

[29] Më kujtohen fjalët e babait tim Salahudin ef. Ibrahimit XE "Salahudin ef. Ibrahimi" (1927-1983) - i cili pohonte se “Multekanë” e Halebi XE "Halebi" së ua ka ligjë­ru­ar Hasan ef. Nahi XE "Hasan ef. Nahi" në medresenë “G. Mehmed Pasha” në Prizren.

[30] Gjerësisht: Mehmed Handzic XE "Mehmed Hanxhiq" , Kodificiranje {erijatskog prava, op. cit., fq. 9.

[31] F. Karcic XE "Fikret Karçiq" , Serijatski sudovi, op. cit., fq. 103.

[32] Ibid., fq. 103, dhe fq. 102-104.

[33] F. Karçiq XE "Fikret Karçiq" , E drejta e sheri’atit, op. cit., fq. 105.

[34] Ibid., fq. 111.

[35] Gjerësisht: Mehmed Handzic XE "Mehmed Hanxhiq" , Kodificiranje {erijatskog prava, op. cit., fq. 9; F. Karçiq XE "Fikret Karçiq" , E drejta e sheri’atit, op. cit., fq. 105; F. Karcic, Serijatski sudovi, op. cit., fq. 103.

[36] “Mexhel-la” është përkthyer në gjuhën boshnjake dhe gjendet në Bibliotekën e “Gazi Husrev - Beut” në Sarajevë. Para disa vjetësh i është bërë një analizë në revistën sarajevase “Islamska misao”.

[37] Mehmed Handzic XE "Mehmed Hanxhiq" , Kodificiranje serijatskog prava, op. cit., fq. 14-15.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme