
Monoteizmi dhe ritualet islame kanë për qëllim nxjerrjen e njeriut nga pasiguria dhe tëhuajësimi që rrjedh nga egoizmi i çdo njeriu … Nxjerrja nga pasiguria dhe tëhuajësimi i individit është e mundur vetëm me ngadhënjimin e arsyes kundrejt këndjeve trupore, kurse ky ngadhënjim nuk mund të jetë pa besim në zemër, kurse besimi i zemrës është porosi e islamit.
2) Në çastin e përkujtimit në ditëlindjen e Pejgamberit alejhisselam, a e pyet veten muslimani çka i ka sjellë namazi i tij çdo ditë, agjërimi gjatë muajit të ramazanit, haxhxhi nëse e ka kryer?
A e ka përforcuar dhe bindur kjo që edhe njerëzit tjerë të jetojnë pranë tij dhe të jenë të barabartë në shfrytëzimin e begative natyrore, që është bazë e dashurisë reciproke, e solidaritetit dhe e vëllazërisë në mirësjellje dhe në jetë.
3) A e pyet veten muslimani, po ashtu, në çastin e shënimit të mevludit të Pejgamberit të Allahut, çfarë është përgjegjësia e tij në raport me familjen dhe bashkësinë në pajtim me fjalët e Pejgamberit: “Të gjithë ju jeni kujdestarë dhe do të pyeteni për atë që u është lënë në ruajtje.”
Islami te individi shikon si në personalitet të veçant, e jo si në pjesë të tërësisë. Së këndejmi është përgjegjës në kufijt e fuqive të veta, kurse kjo përgjegjësi shtrihet edhe në anëtarët tjerë të bashkësisë. Përgjegjësia e individit nuk është vetëm në pranimin e personalitetit të tij, por në punën e sinqert dhe në synimin drejt Allahut xh. sh., kurse në afrimin drejt Allahut është mirëqenia personale, familjare dhe shoqërore.
Duke e verifikuar në këtë mënyrë vetveten, çdo individ do të mund ta mësojë vendin e vet në jetën islame, sikur edhe atë sa është afër apo larg nga mënyra e jetës së Muhammedit a. s., e me vetë këtë edhe dometi i miratimit të mevludit.
Ky mësim është garant i orientimit korrekt të çdo personaliteti krahas manifestimit të shpresës së sinqert në dobishmërinë e shënimit të ditëlindjes së Pejgamberit dhe ndikimit të tij në jetën e individit dhe bashkësisë në tërësi. Në këtë mënyrë jeta islame bëhet korrekte dhe pa ecje djathtas e majtas.
Sa u përket ceremonive tradicionale, përsëritjjes së formave dhe skenave të njëjta, ato largojnë zemrat, shpirtrat dhe arsyen nga realiteti dhe nga ajo që kërkohet në porositë e islamit dhe në realizimet e Pejgamberit të asaj që Allahu ia ka dorëzuar.
Nga ana tjetër, ceremonitë tradicionale, duke përkujtuar vetëm në ndodhitë historike, çojnë në lajthitje nga islami.
(Nga: Re’ju ed-din bejne es-saili ve-l-muxhib)
Përktheu: N. I.