
Në vitin 1922 është dekoruar me kalorës (d.m.th. mori titullin Sir) për shkak të kontributit të tij, poezisë. (Fazlur Rahman në një tekst të tij mbi Ikballin pohon se 60 % të poezisë së tij Ikballi e ka shkruar në gjuhën persishte, kurse 40 % në gjuhën urde). Në vitin 1922 ai është zgjedhur në Kuvendin Legjislativ të Penxhabit, kur në vitin 1930 mbajti bisedën historike, presidenciale, në seancën vjetore të Ligës Muslimane në qytetin Allahabad, ku, sipas Fazlur Rahmanit, ka theksuar “se zonat me shumicë muslimane të Indisë verio-perëndimore duhet pa tjetër ta fitojnë autonominë në mënyrë që muslimanët të mund të qeverisin sipas normave islame, që është ideja e cila më vonë ka marrë formën e Pakistanit.
Gjatë viteve të vonshme të jetës së tij Ikballi u sëmurë dhe nuk paraqitej në publik pas muajit prill të vitit 1936. Vdiq më 21. prill 1938, kurse varrin e ka në xhaminë mbretërore në Lahorë.
Sot Muhammed Ikballi para së gjithash mësohet si poet islam, filozof islam, mendimtar i bashkëkohësisë muslimane dhe përkrahës i “mendimit dhe këndimit të çlirimit” mysliman.
Në mendimin e Ikballit hetohen fazat e zhvillimit intelektual. “Ka qenë”, siç pohon Fazlur Rahmani, “idealist platonik, nacionalist indus dhe romantik i të kaluarës që i këndonte poezi dhe hymne Himalajeve, perceptimit brenda-shoqëror dhe dashurisë universale. Në Evropë Ikballi ka zbuluar islamin në kuptimin e plotë të fjalës, sepse ka qenë i shokuar me përvojën e tij të standardeve të dyfishta evropiane, të cilët kombinojnë moralitetin liberal dhe demokratik në shtëpi me ekspoatimin kolonial jashtë vendit dhe me ekspoalitimin kapitalist të klasës punëtore madje edhe në shtëpi.”
Ikballin e kishte goditur deri në palcë dobësimi i vlerave njerëzore në “kohën e makinës” dhe “shkatërrimi i institucionit të familjes”. Por, Ikballi nuk ka shikuar në bashkëkohësinë e tij njëanshëm. Edhe Lindja ka ngjasimet e veta që errësojnë fytyrën e saj. Njëherë do të thotë Ikballi se Perëndimi nga pak i ngjason verës me pamje të bukur, por pa aromë dhe shije të bukur, deri sa Lindja i ngjason verës që ka aromë dhe shije, por ka pamje të shëmtuar. Duke shikuar, si thotë Fazlur Rahmani, se si “shoqëritë muslimane lindore dhe veçant muslimane janë në ngecje dhe letargji të thellë”, në këtë pikë Muhammed Ikballi për veten zbulon islamin e vërtetë të Kur’anit dhe të Muhammedit a.s., islamin që është dinamik e jo statik. Në dinamizmin e islamit Ikballi ka zbuluar impulsin kreativ që ka orientuar lëndën e parë të historisë në rrjedhën pozitive morale.
Muhammed Ikballi në mendimin e tij filozofik pajtohet me filozofinë dinamike e cila “është shprehur në termat bergsoniane të filozofisë vitalistike apo filozofisë së jetës. Ikballi miraton termat siç janë khudi (vetësia (sopstvo – boshnj.), unësia (jastvo - boshnj.), pastaj ‘ishk (dashuria, dashuria absorbuese apo elan vital). Ka mendime se Muhammed Ikballi ka marrë motive nga filozofia vitalistike perëndimore me synim që bashkëko-hësit e vet musliman t’i zgjojë në dinamizmin e llojit të vet shoqëror, në islamin dinamik, në, siç do ta thonë shumë këtë pas Ikballit, islamin e gjallë.
Siç pohon Fazlur Rahmani, “ndonëse Ikballi në vitet e hershme të zhvillimit të tij intelektual, pas zbulimit të tij të islamit, nuk ka qenë optimist kundrejt zgjimit të bashkësisë muslimane në tërësi”, ai megjithatë nga instrumentariumi i pasur konceptual islam ka miratuar konceptin e ixhtihadit, të cilit ia dha rolin e mjetit të zgjimit të Bashkësisë.
Ixhtihadi, jo vetëm sipas Ikballit, është term juridik musliman që përcakton mendimin e pavarur juridik, të pavarur jo nga Kur’ani dhe nga Sunneti i Pejgamberit, por nga format e klisheizuara të mendimeve të të autoriteteve juridike muslimane gjatë historisë së islamit. Termin ixhtihad Ikballi shumë shpesh e përdorë që ta përshkruajë përdorimin “mendimin e ri kreativ, krijues në suaza të islamit”.
Edhe në poezinë e Ikballit, sikur edhe në, siç pohon Fazlur Rahman, “veprën e tij kryesore prozaike” “Përtëritja e mendimit fetar në Islam” (The Reconstruction of religious Thought in Islam, veçan në kaptinën e pestë) Ikballi ka tentuar t’i “motivojë muslimanët në krijimin e ardhmërisë së re nëpërmjet ixhtihadit , që tekstualisht do të thotë “përpjekje e vetes, vetëpërpjekje, vetangazhim, vetëmundim.” Në këtë kuptim Ikballin e ka tërhequr mendimi, sidomos aktiviteti përtëritës dhe reformator i Xhemaludin El-Afganiut XE "Afganiut" dhe Muhammed Abduhusë.
Së këndejmi vepra Përtëritja e mendimit fetar në Islam mund të lexohet edhe si përgjigje e Ikballit në aktivitetet shoqërore dhe politike e El-Afganiut dhe Abduhusë, dhe si tekst i kontinuitetit të veprimit të tyre, por edhe si eho e kahmotshme të një klasiku të madh musliman, El-Gazali XE "Gazali" ut dhe vepra e tij Ihjau ulum’id-dini (Ringjallja e diturive fetare).
Në gjurmët dhe rrugët e poezisë islame Ikballi është kultivues i Xhelaluddin Rrumiut XE "Xhelaluddin Rrumiut" , në filozofinë islame Ikballi trashëgon Suhraverdin, Ibn Sinain, Ibn Miskevejhi XE "Ibn Miskevejhi" n ... në filozofinë e kulturës islame vazhdon mendimin e Ibn Haldun XE "Ibn Haldun" it, në teologjinë islame (ilm’ul-kelam) Ikballi trashëgon mendimet e El-Esh‘ariut, në sufizëm, Ikballi është nxënës dinjitoz i El-Gazaliut dhe Ibn El-Arebiut, kurse në “në mendimin e çlirimit musliman” Ikballi, siç kemi parë tashmë, është në rend të parë student (dhe bashkëkohës i ri) i Xhemaluddin El-Afganiut dhe Muhammed Abduhusë.
Veprat e Muhammed Ikballit janë të shumta dhe kryejnë ndikim të madh në mendimin e tanishëm mysliman sidomos në botën e nënqiellit kulturor persian dhe indo-pakistaneze. Kur janë në pyetje Perëndimi dhe hemisfera perëndimore kulturore, Muhammed Ikballi është mendimtari më lartë i ranguar i bashkëkohësisë islame. Henry Corbin në paraqitjen e Muhammed Ikballit ka shikuar kaptinë krejt të re në mendimin filozofik islam, faqe që hapin horizonte të reja.
Aktualitetit të shumëfishtë të Muhammed Ikballit nuk i kontribuojnë aq ikballistët, as ikballizmi (në fakt, ikballistë dhe ikballizëm thuajse edhe nuk ka), por para së gjithash veprat e shumta të Ikballit me porosi të fuqishme.
Dy poema të mëdha të Muhammed Ikballit, e para me titullin Shikwah (Vajtimi) dhe e dyta Jawab (Përgjigjja), sidomos me përkushtim dhe me kujdes janë të dëgjueshme përgjatë zonës kulturore persiane dhe indo-pakistaneze të botës muslimane. Në “Vajtim” Muhammed Ikballi ankohet për gjendjen e botës muslimane. Në “Përgjigje” (d.m.th. në përgjigjen e Zotit “të pëshpëritur” poetit Ikballit) janë shtruar shkaqet përse muslimanët kanë arritur në gjendje aq thellë të përbuzur.
Përveç këtyre poemave, po aq të njohura janë edhe veprat Asrar-i Khudi (Fshehtësitë e Vetes, kjo vepër është botuar në vitin 1916), pastaj Rumuz-i bikhudi (Fshehtësitë e Vetësisë), dhe Payam-i mashriq (Porosia e Lindjes). Në “Porosinë e Lindjes” Muhammed Ikballi është nën ndikimin e Gëte XE "Gëte" s (Goethe), i cili “ka qenë ciceroni i tij perëndimor pikërisht sikur është edhe Mevlana Xhelaluddin Rumi XE "Xhelaluddin Rumi" mësues lindor”. (F. Rahman).
Megjithatë, sipas shumë mendimeve, vepra më e madhe e Ikballit në persishte është Javid-namah (Libri i Xhavidit), të cilën në vitin 1932 ia shkroi/ përkushtoi djalit të vet Xhavidit. Xhavidname-ja flet për një “udhëtim shpirtëror përgjatë sferave qiellore” të Ikballit, në përcjellje të Rrumiut, në të cilin Ikballi, si thotë Fazlur Rahman, diskuton mbi problemet fetare, politike dhe shoqërore me poetët dhe mendimtarët muslimanë dhe jomuslimanë.”
Në opusin e tij të madh poetik në gjuhën urdu fuqishëm dallohet poema Bal-i Jibril (Bali Xhibril, Krahu i Xhibrilit). Shkencës evropiane dhe përgjithësisht perëndimore këtë vepër të Ikballit më së miri ia ka prezantuar Annemarie Schimmel, gjermane, e cila, po ashtu, me dekada punon palodhshëm edhe në prezantimin e veprave të Xhelaluddin Rrumiut XE "Xhelaluddin Rrumiut" lexuesve perëndimor. Annemarie Schimmel me rastin e poemës Krahu i Xhibrilit ka shkruar studim madhështor në gjuhën angleze mbi idetë fetare të Sir Muhammed Ikballit (Gabriel’s Wing: A study into the Religious Ideas of Sir Muhammad Iqbal, Leiden, 1963). Kur jemi te veprat e Ikballit dhe të Annemarie Schimmelit është e nevojshme, kalimthi, të përmendim se kjo profesoreshë e studimeve islame ka përkthyer në gjermanisht edhe veprën e Ikballit Payam-i mashriq me titull Botschaft des Ostens (Wiesbaden, 1963). Të përmendim edhe përkthimin e saj në gjermanisht të Xhavidnames me titull Javid-namah, Das Buch der Ewigkeit, Munih, 1967), dhe veprën Muhammed Iqbal, Persicher Pslater (Cologne, 1968).
Përveç Annemarie Schimmelit, veprat, mendimin dhe poezinë e Muhammed Ikballit lexuesit perëndimor me shumë sukses ia kanë prezantuar Johann Christoph Burgeli, Alessandro Bausani dhe Seyd Abdul Vahidi.
Në poezinë e tij Muhammed Ikballi përdor shumë motive islame (të themi se zarb-i kalim është shkopi i Musait, pastaj bang-i dara çka është zëri i kambanës së devesë i cili besimtarët i shpie drejt karvanës së Pejgamberit që niset në drejtim të Mekes, sikur edhe xhamia e Kordobës, etj.). Sipas Fazlur Rahmanit, përdorimi i Ikballit i simboleve islame nuk duhet shpjeguar si romantizëm, edhe më pak si vajtim për lavdinë e kaluar historike të islamit, por si thirrje të poetit për islamin dinamik.
Poezia e Ikballit është përkthyer në anglisht, gjermanisht, holandisht, arabisht, rusisht, çekisht, italisht, spanjisht ...
Pikëpamjet shumëtrajtëshe të mendimit dhe të këndimit të Ikballit kanë përjetuar elaborim shumë të pasur. Kështu në veprën e Muhammed Munawwarit Iqbal and Qur’anic Wisdom, Delhi, 1987, gjejmë titujt e tipit “Ikballi dhe ideja e takdirit / fatit”, “Ikballi dhe sendërtimi i unësisë, Ikballi mbi konceptin kur’anor të historisë”, etj., brenda të cilave Ikballi lexohet në pajtim me drejtimet moderne filozofike. Sidomos në këtë aspekt është karakteristike vepra e Mazheruddin Siddikit, Concept of Muslim Culture in Iqbal, Islamabad, 1970, në të cilin gjejmë kaptinat me titujt “Ikballi mbi racionalizmin musliman”, “Ikballi mbi problemin e ixhtihadit”, “Ikballi mbi problemin e demokracisë”, etj. ...
“Në Pakistan Ikballin e duan shumë, për të thonë i vetmi i dyti pas Kur’anit! Aq e ngrenë lartë!... Në Iran Ikballin e duan shumë, është gjithnjë e më i dashur. ... Arabët nuk e njohin shumë Ikballin. Janë të rrallë ata që interesohen për të, sikur Shejh Ahmed Zeki Jamani. Në arabisht janë përkthyer vetëm disa vepra të tij. Duhet të shtoj se veprat e Ikballit janë të ndaluara në Arabinë Saudite. Në Turqi Ikballi është shumë i dashur prej kur është përkthyer Xhavidnameja e tij. Në Indonezi dhe në Indi Ikballi, natyrisht, është po ashtu shumë i popullarizuar dhe i njohur.”
Sarajevë, 1999.
--------------------------------------------------------------------------------
[1] Akademik, prof. dr. Enes Kariq (i lindur më 1958 në Bosnje) është profesor në Fakultetin e Shkencave Islame në Sarajevë, autor i dhjetëra veprave dhe qindra studimeve në disa gjuhë dhe përkthyes nga arabishtja dhe anglishtja i dhjetëra veprave kapitale. Teksti është përkthyer nga: M. Ikball, Obnova vjerske misli u islamu. bot. II, fq. 9-16, me disa shkurtime të parëndësishme.