Hafiz Abdull-llah I Zemblaku - 1891 – 1960

Shume shqiptare tashme e njohin Mehmet Ali Pashen e Egjyptit qe njihet si nje shqiptar nga Kavalla, nje qytet bregdetar me origjine thrako-ilire e qe sot I perket Greqise. Por jane te pakte ata shqiptare te cilet e dine qe babai I Mehmet Ali Pashes ka qene nga fshati Zemblak i cili eshte quajtur Ibrahim Aga I Zemblakut, nje tregetar duhani i cili ka levizur prej Zemblakut ne Kavalle per te bere nje tregeti sa me te madhe pasi ky qytet ka qene nje kryqezim rrugesh per shumicen e tregetareve qe tregetonin ne Ballkan nepermjet Lindjes dhe Perendimit.

Me keto njohuri per Mehmet Aliun dhe pasardhesit e tij u nisa te njoh fshatin e origjines, Zemblakun. Aty fati do me njihte me nje tjeter nga burrat me te zgjuare te fshatit qe
ka jetuare ne gjysmen e pare te shekullit te XX, me Afiz Abdull-llah Zemblakun dhe qe ka lene gjume mencurie dhe atdhedashurie ne tere Shqiperine. Kete do ta mesoja nga i
biri i tij Irfan Abdullah Zemblaku.


Takimi me Irfanin e Zemblakut


Pas disa ecejakeve Zemblak-Korce dhe anasjelltas, me ne fund e “mbertheva” z. Irfan Abdull-llah Zemblakun (djalin e Afizit) tek e bija e tij Dafina e martuare ne Korce.

- Mirembrema z. Irfan, gezohem qe te gjeta dhe qe te shoh shendoshe e mire. - Ju drejtova.


- Miresevini.


Pasi na ftoi te hynim brenda ne shtepine e dhenderrit dhe pasi u prezantuame e dolem disi miq si tere shqiptaret, ja filluame bisedes sone per njohjen e Zemblakut dhe Afezit.
Ne fillim une I thashe se, zemblakasit me kane pushtuare mendje e shpirt pasi gjaku I tyre ka rjedhur ne dejet e atyre pashallareve, vezireve, princerve, khediveve, mbretereve dhe sulltanve te shumte qe kane qeverisur miliona njerez te shtrire ne brigjet jug-lindore te
Mesdheut dhe te shume ishujve te tij. Ata kane sunduare dhe krijuare Egjyptin modern qe e mbajten per 148 vjet, po ashtu ata kane sunduare Tunizine, Sudanin, Arabine Saudite,
Emiratet, Palestinen, Sirine, Libanin, gjysmen e Anadollit, pothuaj tere ishujt greke duke perfshire Qipron, Kreten dhe vete Morene ne gadishullin Peloponez qe ka qene e banuare
prej shumices shqiptare.

Pasi mbarova ligjiraten time prita ne heshtje se cfar pershtypje do ti benin djalit te Afizit fjalet e mija. Ai buzeqeshi dhe vazhdoi shume natyrshem ligjiraten time sikur te kishte qene brenda qenies sime.

” Nje merite akoma me te madhe se Mehmet Ali Pasha ka patur djali I adaptuare tij, Ibrahimi qe ne fakt ishte vellai I tij nga e jema dhe kusheri I pare nga xhaxhai, Tosun Pasha, vella I Ibrahim Ages. Ky bir shqiptari mposhti gjeneralin me te fuqishem te Perandorise Osmane, Rushid Pashen ne Konja te Turqise qe edhe ai ishte po ashtu me gjak shqiptar nga Pojani I Korces dhe qe komandonte nje ushtri jeniceresh te perbere nga shqiptare dhe boshnjak dhe qe kurre nuk kishte patur disfate. Pas kesaj humbje, sulltanit te Perandrorise me te fuqishme te botes do ti pushonte zemra!”
Irfani ndaloi dhe per tu siguruare edhe njehere se une kisha erdhur per Zemblakun dhe te jatin e tij me tha, “Ti do te dish per Zemblakun dhe babane apo jo?”

Une pohova me koke dhe ai vazhdoi te me tregoje per emrin Zemblak

"Zemblaku e ka marre emrin nga bashkimi I fjleve shqip s’me lag. Ne kemi patur nje perrua qe kalonte mespermes fshatit dhe qe akoma shenja e shtratit te tij eshte po aty. Ne te dy anet e perroit shtriheshin pak shtepi dhe kur perroi vershonte miqte e zemblakasve u thoshin atyre qe te largoheshin nga keto shtepi pasi do te permbyteshin por zemblakasi pergjigjej se perroi s’me lag. Kjo shprehje tregohej nga te gjithe fshataret per reth Zemblakut dhe ata dalengadale si me qeshje dhe tallje u thoshin zemblakasve, “s’me lag.” Ky eshte njeri nga dy variantet qe ne kemi per emrin e fshatit tone. Varianti tjeter eshte ai qe thone disa te tjere se emeri I vjeter I fshatit ka qene Zemeraja por une jam partizan I shpejgimit te pare. Ky shpejgim eshte interpetuare nga babai im ne nje liber qe tani s’me kujtohet se cili ka qene. Ka edhe nga ata qe emrin e fshattit tone e shpejgojne me fjalen sllave Zemljak qe ne shqip do te thote nga i njejti vend.

Po ashtu dua te shtoj se nje emigrant nga Piluri qe quhet Pellumb Shpata dhe qe ka qene ne Egjypt me ka thene se nje lagje e madhe e Kajros mban emrin e fshatit tone. Ky
Pellumb shkon e vjen shpesh ne Egjypt pasi pretendon se ka te trasheguare atje nje pasuri te madhe qe s’po mundet dot ta rimarre. Ai thote se nje fare Mehmet Abdyl Piluri,
parardhes I tij ka lene me testament pasuri per pasardhesit e tij piluriote.
Keto gjera une ja kam treguare edhe mikut tim Sami Bajraktari nga Cangonji qe eshte babai I Merites atje ne New York ku banon dhe ti. Nuk e di nese ajo I ka shkruare
apo jo?

Tani po te flas dy fjale per babane tim, Hafizin e Zemblakut sic e njeh Shqiperia.



Abdull-llah - Afizi i Zemblakut


Babi ka lindur ne Qytetin e Bilishtit ne vitin 1891 dhe ka jetuare ne fshatin Zemblak te Korces. I jati I tij ishte mesues feje dhe gjyshi po ashtu. I jati eshte quajtur Salih Hulusi I cili ka sherbre mbi 30 vjet si mesues Ruzhdie ne disa qytete te Shqiperise. Disa nga qytetet qe une mbaj mend ku ai ka dhene mesim jane , Bilisht, Korce, Erseke, Prilep, Allosoje, Janine, Arte etj. Me nje fjale ne tere Epirin tone. Per pak kohe ka qene edhe ne Durres.
Ne rjedhim nga familje hafizesh dhe shehesh, gjyshi im ka studiuare teologji dhe ka qene sheh dhe mesues. Babai qendronte shpesh me te jatin dhe ai I ka mesuare per pese vjet te shkruaje e lexoje ne shqip, turqisht dhe arabisht, po ashtu I ka mesuare edhe shkencat e natyres dhe ato shoqerore krahas mesimeve fetare. Gjimnazin babai e ka bere ne Prilep (Maqedoni, A.B.) te cilin e mbaroi shkelqyeshem ne vitin 1910 kur ishte vetem 19 vjec dhe pas shkoi ne Kostandinopoje (Stamboll, A.B.) per te kryere studimet e larta ne teollogji ku u pranua me konkurs ne degen e Ilahjatit. Pas mbarimit me sukses te shkolles se larte ai mori titullin Hafiz. Qe te behesh Hafiz duhet pa tjeter qe pervec mesimeve te tjera fetare, Kur’anin ta mesosh te gjithin permendesh. Vetem dhenia e provimit te Kur’anit zgjat pese dite pasi profesoret duhet ta degjojne te gjithe Kur’anin nga sudenti. Pasi u diplomua Hafiz, babai ka sherbyere ne ushtrine turke si oficer per disa vjet dhe kur
mbaroi Lufta e pare Boterore ai u kthye ne Shqiperi, fillimisht u emerua Imam Hatib ne fshatin tone e me pas (1921) me vendim te Ministrise se Arsimit u emerua mesues ne Kuc-Belorta, pas 5 vjetesh ai e braktisi kete detyre pasi pasioni I tij ishte feja islame. Mesues ne fshat ai la nje zevendesin e tij dhe fillimisht shetiti tere Shqiperine qe nga Molla e Kuqe afer Novi Sadit dhe deri tek Molla e Kuqe afer Selanikut, dy pikat ekstreme, ku flitej vetem shqip. Babai ju perkushtua me mish e shpirt fese dhe
fillimisht si nje inspektor I fese islame. Pastaj ai u muarr me perkthime librash fetare dhe me pas me krijime te tij origjinale ne kete fushe. Babai ka botuare edhe abetaren e pare (adaptim I abetares se Stambollit) per femijet e rrezes se Korces se pa mesmin e shqipes
shqiptaret s'mund ti lexonin dot librat qe ai shkruante dhe perkthente. Po ashtu babai ka botuare edhe nje gjeografi ne shqip te Shqiperise qe shqiptaret te dinin kufijte e
Shqiperise se vertete dhe jo te kesaj Shqiperie te cunguare qe ne kemi sot. Te me falni nese e kam gabim por une mendoj se gjeografia e babit tim ka qene gjeografia e pare e
Shqiperise ne shqip.

Im ate ka botuare mbi 28 libra, sic e thashe me lart, te gjithe librat e tij kane qene mesimi I shqipes dhe fese islame. Ai nje kohe te gjate ka punuare ne Shqiperine e Mesme si mesues dhe si Hafiz. Pengesa te shumta I sillte regjimi I Zogut pasi mbreti nuk ishte fare I interesuare qe shqiptaret te mesonin fene muslimane pamvarsisht se e jema e tij ishte nje besimtare e madhe. Nje rendesi te madhe babai I ka kushtuare rrenjosjes tek te rinjte I riteve fetare, tolerances fetare dhe sidomos I mesimit te Mevludit qe eshte vepra e tij me e mire. Dua te bej te ditur se dimrin dhe pranveren babai I kalonte ne Shqiperine e mesme
dhe Veren e vjeshten ne Korce.

Feja Islame e propozoi ate te behej Myfti ne Korce ose Kavaje por ai nuk pranoi pasi ne ate menyre ai nuk do te kishte mundesi qe te zhvillonte aktivitetin e tij si mesues I shqipes dhe fese islame nder shqiptare. Kontakti I madh me shqiptaret dhe shetitjet ne Shqiperi atij I jepnin mundesine e madhe qe edhe te shkruante rreth shqiptareve dhe Shqiperise. Ai shkruante e shkruante pa pushim si nje makine dhe jo njeri. Une e mbaj mend qe ai nuk kishte kurre kohe te lire sic kane tere njerzit ne bote. Kjo pune e
madhe me nje sakrifice sublime nuk do ti shperblehej kurre nga njerzit e hyqmetit, perkundrazi ai do te persekutohej dhe ndiqej si nje njeri qe u prishte pune qeverive dhe
sundimtareve shqiptare! Fatkeqesisht, shume nga tere ai mund I bere per drite e dituri te derdhur ne librat e tij, do ti shperblehej duke ja djegur veprat e duke e futur babane ne burg! Gjithecka e keqe u be ne trupin e shpirtin e tij por pa ja perkulur vullnetin dhe kembenguljen per te arritur ate qe ai synonte. Ai ishte I cuditshem, nje vigan e promethe qe do te bente ate qe I dukej se qe e mire para Perendise edhe nese njerzit e liq do ti tregonin thiken, litarin apo plumbin.

Zogu e burgosi disa here, e kercenoi dhe me ne fund e denoi me vdekje qe ju fal nga Nena Mbretereshe dhe kjo vetem e vetem se babai thoshte se, Mbret dhe Prijes ne duhet te kemi Perendine e jo njerine dhe kete gje ua mesonte femijeve dhe te gjithe atyre qe e degjonin.
Viti I Zi I 1967 do ta godiste vepren e tij brinje me brinje pasi shumicen e librave te tij do ti digjenin. Me pare, kur ai ishte gjalle, babane do ta burgosnin tre here nga regjimi komunist, njelloi si regjimi zogollian. Gjate djegies se librave, ne mundem te fshinim disa nga librat e tij tek miqte tane dhe sot ato I kam une dhe vellai im qe eshte hoxhe I fshatit te cilat I mblodhem pas vitit 1991. Do t'ju lutesha qe te vini ne Zemblak qe ti shihni vete ato libra origjinale qe me kane mbetur.

Vellai ka bere vetem shkollen e babait dhe nuk beri ndonje shkolle te vecante ndersa une kam bere shkolle te mesme. Ne shkolle kam qene me Pellumb Kullen pamvarsisht se nuk jemi nje moshe pasi une jam shume me I madhe se ai.

Xhamine ne e kemi ndertaure ne vitin 1995 me ndihmat e mbledhura sidomos nga dihma shume e cmuare e nje shqiptari nga Kandaja qe quhet Nexhmi Aliu. Ai per te mbledhur ndihma ka shkuare deri ne Indi dhe ka erdhur tre here tek shtepia ime si mik I babait tim te cilin ai e ka njohur vetem nepermjet librave qe ka lexuare. Nexhmiu do te me thoshte
shpesh se, 'Puna e bere nga babai juaj s’mund te krahasohet me asnje tjeter teolog musliman shqiptar. Ai eshte me I madhi I tere te medhenjeve shqiptare ne mesimin e fese
muslimane.' Une nuk e di sesa i vertete eshte ky percaktim i Nexhmiut.

Nese dikush do te cenonte sadopak parimet fetare te babit tim, ai do te kishte durim deri ne fund per ta sqaruare dhe nese personi nuk terhiqej dhe sqarohej, babai do ti thoshte se, 'Laneti ka pushtuare shpirtin tend dhe se ti duhesh meshiruare.' Ai kurre dhe asnjehere nuk thoshte se feja duhet te detyrohet me dhune apo se feja kristiane eshte me e keqe se ajo muslimane. Ai ishte nje musliman paqesor qe per islamizmin ishte gati te falte gjithcka deri tek jeta e tij, ashtu sic beri.

Ne femijet e tij kujtojme se ne kohen e Zogut e akuzuane si te c'mendur dhe dhane urdher ta mbyllin ne nje cmendine. Kur Afiz Abdullahin e shpune ne spitalin psiqiatrik, atje
drejtor ishte nje nga shoket e tij me te mire qe kishin kryere shkollen bashke ne Stamboll. Drejtori sapo e pa babane u cudit dhe I permallur e perqafoi duke I thene se c'far ka ndodhur. Kur babai I tha se ishte shendoshe e mire por te pafete e te paudhet e akuzonin si te cmendur drejtori qau dhe duke I rrahur krahet I tha, 'Nese une do te fut ty ne cmendine, me pare duhet te fut vehten time!' Pastaj I shenoi karten ku thoshte se Afizi I Zemblakut ishte nje I mencur qe s'mund ta gjykonte dot asnje njeri me mendje te kufizuare.

Sapo babi u kthue ne shtepi shkroi nje vjershe qe une

s’mund ta harroj kurre.


Afiz Abdull-llah Vjershetor


“Doli urdheri ministerial

Per te me shpene ne spital

Mua zmblakasin anormal

Po kur vajta tek spitali

Obobo c’I zuri halli

Se doktori nuk pranoi
Ne spital te me shtroi.
‘Ky njeri eshte me mend
E per te ketu s’ka vend
Ketu shtrohen te semure’
Tha doktori mesoburre.
‘Ky I ka ment me oke
Per mua ky nuk ka shoke
E njoh mire kete burre
Eshte njeri me kulture
Kemi qene ne nje qytet
Kishim shume muhabet.
Ky student ne teologji
Ndersa une ne mjeksi
Edhe nese ka bere faj
Une ne spital nuk e mbaj.
Coheni ne hetusi

Te zgjidheni punen e tij.’
Keto fjale tha doktori
Foli shume, u lodh I gjori
Edhe shkoi te vizitoi
Te semuret ti shikoje.
Pastaj ne nje poezi tjeter i drejtohet mbretit:
Ti o Zog mbret I pare
Mos I bej njerzit e marre
Ne kemi nje Perendi
Qe sundon me drejtesi
Ai s’ pyet se ti je mbret
Te perplas me marifet
Ai eshte fuqiplote
Mbi c’do mbret ne kete bote
Pra te lutem mbret I jone
Me ler rehat pergjithemone
Mos me nga mos me trazo
Dhe nga puna mos me pengo
Ndryshe qaje fuqine
Me gjithecka qe ke tine
Se do humbasesh mbreterine
E nje dite do marresh arratine.
Incident qe tregova me siper ndodhi kur ai sulmoi me vargje
ronike mbreterine dhe mbretin.


Hfizi sa here dilte nga burgu ndihej me I forte dhe me I sigurte per te sulmuare shtetaret sharlatane qe genjenin popullin. Te gjithe e keshillonin qe te ishte me I duruare dhe te ruhej por ai ju pergjegjej se durimi ka nje kufi dhe se ruajtja ka nje cak pas se cilit cak vjen mos ruajtja dhe se ai qe ruhet do te gjendet dhe se ai qe gjendet kurre nuk ruhet."

Dhe nje vjershe tjeter


Nuk desha qe te zgjateshim me shume pasi ai ishte ne shtepine e mikut te tij dhe se nje dite une do te isha mysafir tek shtepia e vet ne Zemblak prandaj I thashe:


- Ju falenderoj shume I dashur z. Irfan per aq sa me treguat dhe se biseda jone do te vazhdoi ne Zemblak dhe ne shtepine time. Si thoni?


Nderkohe nderhyri e zonja e shtepise, Dafina duke I thene, “Baba, mos e ler Agimin te shkoje pa I treguare edhe vjershen qe gjyshi I ka bere Mbretit Zog.”


Z. Irfan buzeqeshi dhe pa asnje mendyshje ja filloi recitimit me nje memorje qe eshte per tu admiruare por edhe me nje profeci te habiteshme:


- Nese Zoti do te doje
Ja, ne cast ja marr mbretrine
Dhe kete do ta bej nje dite
Qe te cudit tere njerezine.
Zoti I madh dhe I vertete
Qe krijoi tere Gjithesine
C’do mbreti I ka falur aftesine
Qe te sundoi mbi popullsine
Por nese Zoti do te doje vete
Ne cast ja merr mbreterine
Dhe ja merr e hedh ne det
Qe te gjithe pasurine…
Per kete mbret do vije nje dite
Qe kuajt do ti hipe
Syrgjyn do te mbaroje
Dhe dheu I tij me s’do ta doje.
Afizi, njeri shume i cuditshem



Une di dhjetra vjersha te tij dhe skam per ti harruare kurre pasi ay ushqente vehten me vjersha dhe na ka ushqyere e rritur edhe neve me to. Ma beso qe nuk hante kurre diten por vetem ne mbremje dhe ne mengjez heret. Ai agjeronte 363 dite ne vit dhe vetem dy dite rronte si tere njerzit duke grene e pire me miq e shoke dhe keto dy dite ishin Bajrami
I Vogel dhe Bjarami I Madh. Mishin nuk e vinte kurre ne goje por neve nuk na detyronte te benim ate qe ai bente dhe mundonte vehten. Ne fakt mua me kishte caktuare qe te me
bente si vehten, Afiz por nuk ja arriti dot qellimit sepse Shqiperia u be nje vend atesit ku feja dhe fetaret u ndaluane me liq. Shpesh me quante Hafiz Irfani pasi mi kishte mesuare permendesh tere surete, Jasine, Mevludin etje.

Babai jone I dashur vdiq me 31 Gusht te vitit 1960 I percjelle nga tere besimtaret muslimane te zones se Devollit dhe rrezez se Korces. Po ashtu ne varrimin e tij
erdhen edhe shume titullare korcare dhe nga tere Shqiperia, njerez te tre besimeve. Erdhen edhe pak vete nga Maqedonia ku ai njihej dhe studiohej shume.


Ne Zemblakun e Mehmeti Aliut, Ibrahim Pashes, Afizit, Mbretit Zog, Jup Kastratit...dhe Pellumb Kulles

Ketu mbaroi biseda e pare me xha Irfanin qe u tregua kaq shume I dashur dhe I respektuare me mua. Ftesen per te vajtur ne shtepine e tij ne Zemblak e pranova me shume kenaqesi dhe pas pak ditesh u ndodha mysafir ne ate shtepi mikpritse dhe bujare. Ndihesha si I shtepise dhe te gjithe qe me takuane me bene ndere te vecanta sa qe me vune ne nje siklet ku une mendoja se nuk e meritoja tere kete perkujdesje te jashtezakonshme pasi ndoshta nuk do te isha kurre kaq mikprites I mire si ata dhe se nuk do te kasha kurre mundesine qe kete respekt dhe dashuri tua ktheje me te njejten gje pasi jam i 'shkulur' nga rrenjet! Para dashurise te tyre ndihesha inferior. Kjo familje vertete
eshte e bekuare nga Perendia pasi vetem njerzit e Zotit duane dhe respektojne ne kete menyre. Une I perkas nje besimi tjeter fetar dhe per nje kohe te gjate kam jetuare
ne nje vend ku njerzit jane shume te ftohte dhe ku c’do miresjellje eshte teper formale. Zemra as qan dhe as qesh ne gjokset e njerezve ku mua fati me ka shpene. Aty pata mundesine qe tere librat e shkruare nga dora e Hafiz Zemblakut ti prek dhe ti shikoj me nge nje nga nje. Shume libra jane pa kapak, disa te tjere te djegur pjeserisht dhe disa te zverdhur kaq shume sa germat mezi dallohen. Irfani me tha se shqiptaret besimtare te fese islame po I ribotojne kudo ku ka shqiptare dhe flitet shqip.

Une I kerkova borxh vetem MEVLUDIN PAQ botim I dyte I Korces qe eshte shtypur ne Kartolerine PEPPO-MARKO ne vitin 1931 te cilin me nje fryeme e hodha ne Microsoft Word-in tim ne kompjuter dhe do ta ruaj si dicka shume te vecante. Kjo gje me hengri nje pjese te madhe nga pushimet e mija dhe nga gjumi im per te cilen gje une nuk jam fare pishman.

Disa nga librat e Afizit te Zemblakut jane:


1- Mevludi Sherif
2- Pese kasidete e imamllareve
3- Hytbaja me 50 keshilla
4- Muhamedija (Jeta e pasosur)
5- Bilbili I Pare (Abetare dhe jetshkrime)
6- Bilbili I Dyte (Enami Sherif ne shqip)
7- Bilbili I Trete (Histori e Shenjte)
8- Bilbili I Katert (Fjale Profetike)
9- Bilbili I Peste (Sherihati Muhamedie)
10- Bilbili I Gjashte (Enderr Refenja)
11- Bilbili I Shtate (Shqiponja Besetare)
12- Bilbili I Tete (Felleza Kombetare)
13- Bilbili I Nente (Pellumbi)
14- Bilbili I Ri I Prillit
15- Bilbili I Ri I Hazret Kuranit
16- Fletore Islame
17- Amexhyz me Germa Shqip
18- Tebareqe Xhyzi
19- Bilbili I Henes
20- Bilbili Bestar
21- Bilbili Shqiptar (Dheshkronje e Shqiperise)
22- Bilbili Bestar I Vogel
23- Bilbili Shpirteror
24- Mevludi Gegersisht
25- Bilbili Faqebardhe
26- Bilbili I Parajses
27- Tesfiri 1001 celsa
28- Kurani


Irfani do ta vazhdonte me tutje biseden per te me thene gjithcka mundej ne nje kohe relativisht te kufizuare:

"Disa shkrimtare dhe njerez te fese me kane erdhur dhe pyetur per babane dhe une ju kam dhene gjithecka me kane kerkuare pa asnje medyshje. Nje prej tyre ka qene dhe I ndjeri Jup Kastrati I cili me pat thene: - I kam lexuare te gjitha librat e babait tend, Afez Abdull-llah dhe dua te te them se ai ka shkraure me nje gjuhe teresisht popullore, ashtu sic e ka fulur populli dhe kjo nuk eshte pak por nje merite e jashtezakonshme pasi populli do ta kuptonte kaq mire sa do ta deshte dhe shenjteronte.”

Korce, 14 Tetor 2006

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme