Sipas tij Grupi i Unitetit në emër te unitetit tashmë vetëm ka filluar shkeljet e procedurave dhe anashkalimi e institucioneve.
“Këtu kamë parasysh punën rreth Ligjit për zgjedhjet, komisionin kushtetues dhe kam parasysh grupin rreth simboleve te Kosovës. Sigurisht që par Partinë e Drejtësisë të gjitha këto shkelje nuk janë në rregull dhe Grupi i Unitetit, pa diskutim, ka nevojë që të rishikojë punën e tij dhe te mos ngarkohet me kompetenca te cilat nuk janë të ngarkuar nga institucionet e Kosovës”, ka thënë Çerkezi.
Çerkezi, tha se proceset bashkëkohore te globalizimit kanë ngushtuar dukshëm hapësirën ideologjike për organizimin e partive politike. Në demokracitë perëndimore, çdo ditë e më shumë, është duke u tejkaluar klasifikimi ideologjik i partive politike. Aktualisht sipas tij, strukturë mbizotëruese ideologjike, politike dhe ekonomike e botës bashkëkohore është globalizimi “neo –liberal”. Kjo ideologji është duke u përhapur fuqishëm nëpërmjet presioneve detyruese për përshtatje të shteteve të veçanta nga Mega- Institucionet ndërkombëtare, si Fondi Monetar Ndërkombëtarë, Organizata Botërore e Tregtisë, Banka Botërore etj.
Përderisa në Kosovë partitë politike kanë humbur orientimin e tyre, mungesa e koshiencës politike në Kosovën e pasluftës ka rezultuar me faktin se, krahas përpjekjeve shtetformuese, janë anashkaluar interesat jetike të kategorive më të ndjeshme të popullatës në vendin tonë.
“Partia e Drejtësisë është parti politike e qendrës më bazë ideologjike të demokracisë konservatore, që mbështetet në parimet dhe vlerat e sovranitetit, respektimin e plot të të drejtave të njeriut, sistemin demokratik shtetërorë në vlerat e identitetit dhe traditës kombëtare dhe kulturore, përfshirë ato fetare”, ka thënë Sylejman Çerkezi.
Partia e Drejtësisë, si parti politike e qendrës me bazë ideologjike të demokracisë si synim themelor programor, nuk e ka luftën e verbër për pushtet por integrimin e koncepteve te saj politike në politikat shtetërore tha ndër të tjera, kryetari i Partisë së rejtësisë, Sylejman Çerkezi.