BESIMIT E MUSELMANVET
Parathanëje
Me emnin e Perëndisë,
Q`a mprojtës fort mëshir gjanë.
Çashtjet e fesë së njerëzisë,1
Me vjersha po duë m`i thanë.
Falë të qosfshim Perëndië,
Je i lavdueshëm me çdo gojë,
Vetëm ty t`bahet robnië,
Ti përkurrgja s`ke nevojë.
Me nji mjeshtërië te madhe,
Pa qenë krijove gjithsinë,
S`u marzite e s`u lodhe,
Ma n`fund krijove njerinë.
Ne na bane fort të hieshëm,
Me mend na ke zbukuruë,
Urdhënova t`bahmi t`dishëm,
Madhninë t`ate m`e besuë
çove t`ndriçojë gjith ymmetin,
Vulën e gjith pejgambervet,
Të dashmin t`at Muhammedin,
Qi asht ma i madh`i i të tjervet
Pastë selam e i mië bekime
Prej engjësh e prej Perëndisë
Dhe prej gjithë njerëzish nderime,
Se I ka zbardh faqen njerzisë.
Edhe nga shokët e ndershëm,
Q`i kanë besuë Muhammedit,
Qoftë razij Zot`i përhershëm,
Deri ditën e kiametit.
Fort e fort prej Bu Beqirit,
Ymer, Osman e Hajderit,
Qofshin bekuë bir pas birit,
Dhe nipnit e Pejgamberit.
Bashkë me kta dhe dijetarët,
1 Feja islame, e cila padyshim në ç’do
pikpamje asht fe njerzore.
Q`i kanë bad init shërbime,
Gjithë të mrapnit edhe t`parët,
Paçin ndjesë edhe nderime,
Ma shumë Imami Azemi, 2
Dhe Muhammed Bu Mensuri, 3
2 Imami Zem Ebu Hanife, Nyman i biri
Thabitit ka le me (80) e ka ndërruë jetë me 150 të
vitit Hixhretit të pershkuljes, i cili asht imam i
ynë në punët, d.m.th. i kimi pranuë gjith ata
çashtje qi i përkasin punëvet sikurse I ka diftuë e
marr vesh ai prej Kur`anit e prej fjalvet të shenjta
të Pejgamberit.
3 Muhammed Ebu Mensuri Matyridiu i cili ka
ndërruë jetë në vitin 333 asht imam në çashtje të
besimit i atyne qi kan imam në punt Ebu
Hanifen, e ata qi kan imam në punët Shafiin,
Maliqin, ose Hanbelin, kan imam në çashtjet
besimit Ebulhasani Eshariun. Kta imamllarë janë
të tanë (hak) të drejtë, paçin ndjesë.
Dihet se në kohë fatlume të Pejgamberit nuk
kje shkruë ndo nji libër për veç Kur`anit Qerimit,
sepse kur i ndoshte ndo kuej ndonji dyshim, at
ças shkojke ke Pejgamberi ose ken do njani prej
shoksh të mdhaj e e vichgojkte punën si co qi
t’ishte, por mbassi nërrojë jetë i madhi jonë edhe
shuma e sahabevet, fillunë me thanë disa
shpifarakë se kështu ka urdhnuë Pejgamberi e
kështu lypset me besuë e me punuë, tuë qenë qi
fjalët e Pejgamberit i dishin (ezber) përmendsh
shumë dijetarë të ndershëm, atëherë u shtrëngunë
ata dijetarë të mdhaj me i shkruë fjalët e vërteta
të Pejgamberit në gjashtë libra të mdhaj të cilët
quhen (qytybisitte) tue vuë rregëlla (usule) të
posaçme për me dalluë fjalët e drejta prej
shifunash, e kshtu shkrunë edhe libra të veçanta
për çdo degë të fesë.
Ma i pari qi ka shkruë libër për punë
besimesh tue ju përgjigj me arsyna të plota
shpifarakve, kje imami Azemi të cilin libër e
quejnë Fikhieqber e ky kje pranuë prej gjith
dijetarësh të ndryshëm të asaj kohje, masandaj në
të tretin shekull gëlunë gjith farë kundërshtarësh
të humbun sa qi u vërtetuë fjala e Pejgamberit.
Ka me u nda ymmeti im në 73 firka cangla e
përveç njanës tjerat janë për xhehennem pse nuk
besojnë si duhet
BESIMIT E MUSELMANVET
Kush asht ajo ortë qi ka me shpëtuë? E
pyetën Sehabet, aj i përgjigj: ”Jan ata qi besojnë
sikurse besoj un edhe shokët e mië”
Pra në at shekull asht munduë ma fort se
tjerët e ka luftuë me rujtë udhën e drejtë të
besimit Ebylhasani Eshariu, e mbas tij Ebu
Mensuri Matyrijdiu, paçin ndjesë, thanëjet e të
cilve janë të puthisuna me Kur`anin edhe me
fjalët e Pejgamberit, prandaj ata qi i pranojnë
fjalët e ktyne quhen Ehlisynnet, e kush nuk I
pranon quhet si mbas punës me ndonji emën qi
murrën atëherë kundërshtarët, bië fjala: Mytezile,
Shia, Rafizij, Xheberij, Kaderij e tjera.
Massi në kët libër të vogël nuk asht e
mundun me i përmbledh gjith fjalët e
kundërshtarëve bashkë me përgjigjet e arsyshme,
po shkruej vetëm ata sende qi janë për t’u besuë
si mbas rregullit t’Ehli synnetit, në gjuhë amtare
me qëllim qi t’i shërbej vllazënve Shqiptar të
ruejnë udhën e drejtë, Perëndija m’a pruftë
mbarë, amin!
BESIMIT E MUSELMANVET
Ktyne lypset qi t`jut hemi: Paçin ndjesë e ju shtoftë nuri.
Ilmi-hal
Ilmi hal quhet nji dije
Qi na mëson çashtjet e fesë,
Duhet me i xan fije m`fije
ç`asht per punë e për t`zanë besë.
Se i cili mentar i mrrishëm
Mashkujt edhe femnat mbarë
E kan farz m`u bat ë dishëm
Gjytetas e katundarë.
Asht ma e mira Ilmi hali
Ndër rë gjitha dijet tana
Si ndër punët hifzi hali
Për t`vërtetët Muselmana
Do me thanë pof hifzi hal
Mos m`e harxhuë kohen kot
Por t`punojë ç`do vajzë e djal
Ku a razij i madhi Zot.
Dini Islam
Dini Islam i dëlirët
A, nji kanun i Perëndishëm
Qi me andjet t`vet në t`mirët
I shtynë mentarët e mrrishëm
Ndër gjith fenat dini islam
A i ndërmjetshëm e ma i ploti
Dhe i natyrshëm, çuë ma s`mrami
Fort i pëlqyshëm ke Zoti
Për s`tepri asht i mbaruëshëm
Sa të lavdohet I ka hije
Dy jetat i shkon lumnushëm
Ai qi e mban fije për fije.
Pra ata janë Muselmana
Qi i besojnë Resulull-llahut
I besojnë dhe ata të tana
Qi I ka pruë ai prej All-llahut
Sheshit Islam ata njihen
Qi binë m`shehadet me gojë1
Bajnë dhe pse farzet qi dihen 2
E nuk i lanë pa nevojë.
1 Shehadet quhen dy fjalët e dyshmimit:
“Eshhedy en lailahe il-lall llah ve eshhedy enne
Muhammeden abdyhu ve resuluhu”
D.m.th dyshmoj se nuk ka tjetër Zot qi të
meritojë me ju ba robin për veç Allahut edhe
dyshmoj se Muhammedi asht rob i Zotit e i
derguemi i tij.
2 E falmja per kohet, zeqati, agjirim i
Ramazanit, Haxhxhi nji herë në jetë edhe lufta.
Ai njeri qi bië m’shehadet me gojë tue ja
vërtetuë kuptimin me zemër punon edhe kta per
farze, quhet Muselman i vërtetë, e ai qi nuk e
vërteton kuptimin e shehadetit me zemër quhet
Mynafik.
BESIMIT E MUSELMANVET
Me kto bashkë ata numrohen
Qi dunë m`e mbajtë gjithnji besën
Ke zoti nuk ç`kujdesohen
Dhe prej tij s`e hjekin shpresën
Kush ndoj gja t`fesë t`a mohojë
Ose t`a ç`nderojë me fjalë
Kush Islam mos t`a numrojë
Se ai prej dinit ka dalë.1
1 Do me thanë me i ra mohit ndonji sendi qi
duhet me i besuë, ose me e përbuzë e me e
çnderuë at send qi asht i ndershëm në din, edhe
me u tallë me të, Zot rujna del nga imani. Nuk
quhet muselman edhe ai njeri qi nuk i di ata
sende të cilat dihen sheshazo se janë prej dinit,
bie fjala: Mos me ditë njisiën e Zotit,
pejgamberllikun e H. Muhammedit, mos mei di
të ata per urdhnat e Zotit – qi u përmenden – se
janë urdhnat e Zotit, mos me i ditë si vjedhja,
kurvënija (zina), rrena, vrasja, vena, mish i thiut,
e tjera.
Fajet (gjynahet) nuk e nxjerriu njeriun nga
imani sa do të mdha e shumë t’jenë, për veç se
kur i punon tuë i ra mohit.
Perëndija na rujtë ai qi vdes pa iman, mbetet
gjithmon në Skuterë e nuk e fal Zoti kurrë.
BESIMIT E MUSELMANVET
Shtyllat e Imanit
Ndertesa e besimit asht ngreh mbi gjasht
të cilat janë përmend më nji fjalë të
Pejgamberit:
Ameny bil-lahi ve Melaiqetihij ve
Qytybihi ve Rysylihij veljevmil ahiri ve
Bilkaderi hajrihij ve sherr rrihi minallllahi
teala.
D.m.th.
Besova Zotn e Madhnueshëm,
Engjëjt, dhe librat e Atij,
Dhe Pejgambert e forcueshëm
Me (myxhize) mrekullij.
Edhe ditën e Mahsherit
Qi do `njallmi t`shifen punët,
I besova dhe kaderit:
Vin prej Zotit t`mira e dhunët.
Nji me kta gjasht sende mblidhen
Gjitha çashtjet e besimit
Zemrat tçona me kta lidhen
Tu`i thanë kshtu afar ndryshimit.
Besimi në Zotin e Vërtetë
Besimi n`Zotin e Vërtetë
Bahet si ka ba vetë emër
Qi asht nji pa shoq e t`metë
Kshtu m`e vërtetuë me zemër.
Zot! Të dimë m`ata sifate
Qi n`Kuran na i ke kallxuë
Nuk t`a mendojmë vehten t`Ate
Se s`mundemi m`e kuptuë.
Mjafton për ne kshtu me t`ditë
Me ata emna e vetija
Me kaq` dije e kaq` dritë
Na rrënjen mendja e vetëdija.
Zot` ynë ka ma t`bukurit emna
Thirret orë e m`çast gjith kundi
Ka dhe ma tçplotët mbi emna
Madhnisë Tij s`i gjindet fundi.
BESIMIT E MUSELMANVET
Sifatet e Zotit
Vetijat e Perëndisë
Përmblidhen në katërmdhetë
Q`ata i meritojnë Hujnisë
Tjerat hyjnë m`ta drejt për drejt:
Zot`yn asht (I), përherë ka qënë (II)
Në t`qenmenin s`ka dyshim
Edhe gjithmon ka qenë (III)
Pa fillesë e pa mbarim,
Asht nji Zoti pa të metë (IV)
Nuk ka shoq e fëmij e send
S`ja përgjas gja me t`vërtetë (V)
E dhe s`ka nevojë për vend (VI)
Ai gjall (VII) ka t`madhen fuqi (VIII)
Ka dije pa fund e kryë (IX)
Punon pas dëshirës së tij (X)
Shef (XI), e din (XII), pa vesh` e sy.
Asht folës (XIII), por jo me za
Dhe jo me shkronja e me buzë
Se Ati s`ja përgjet kurrgja,
Asht edhe i vetmi Krijuës (XIV)
Njikto katërmdhet vetija
Qi u përmendën fjalë për fjalë
Do e mos gjinden ke Perëndija
Me qenë ndryshe asht (muhal) 1
1 Muhal do me thanë: Nji gja qi nuk mundet me qenë kurr.
Ne çdo gja qi besohet, mendja gjykon mbi te me njanë prej tr far gjykimesh:
I. Vazhip – nji gja e domosdoshme, nji send si bie fjala: Dy e dy bajn katër, kshtu janë edhe
katërmbdhet vetijat e sipër shkrueme.
II. Xhaiz – nji gja qi mundet me qenë edhe mos me qenë, nji send qi në të qenmenin ka
nevojë për tjetrin, si bota edhe pjesët e sajë qi kan nevojë për nji krijues.
III. Mutal – nji gja qi s’mundet me ndodh kurrë. Bie e dy bajnë tre, gjith ashtu janë edhe të
kundërtat e 14 vetijavet të përmenduna.
BESIMIT E MUSELMANVET
Besimi n`Engjëjt të Zotit
Besova engjëjt e hakut
T`cilët janë krijuë prej nuri
S`janë prej mishit e prej gjakut
Ku do hyjnë s`i pengon muri
Jan robt e Zotit të shejtë
S`kanë femën e mashkullni
S`hanë e s`pinë e s`binë me flejtë
Bajnë sherbimet pa tradhti.
Të veçanta i kan detyrar
Urdhnat e Zotit n`vend ja çojnë
Kur dunë i ndërrojnë fëtyrat
Prp po n`format t`veta shkonë.
Zoti e dinë numrin sa ndodhen
Aq`shume janë sa qi nuk njifen
N`punët t`veta kurr nuk lodhen
Me durë s`preken, me sy s`shifen
Janë të ndershëm gjith se cili 1
Por ma të mdhajtë janë: Xhibrili
Mijqaijli e Israfijli,
Shpirta marrsi Azraijli
Jan fort të shpejt e t`fuqiëshëm
Bie fjala si elektriku
S`kan pse i mohojnë robt e dishëm
Veç se i marri e mynafiku.
S`shifen dhe xhint so meleqët
Prej sish asht djall i mallkumun
Veç se hanë e shtohen dreqët
Dhe prej zjarmit jan t`krijumun
1 Engjëjt nuk bajnë faje e gabime kurrë, kta
katër janë pejgamberët e tyne. Ma i miri i gjith
botës asht i madhi i jonë Muhammedi, pas ati
janë pejgamberët tjerë, mbas tyne janë
pejgamberët e engjëjvet e mbasandaj janë
bestarët e njerzve, mbas ktyne janë engjëjt tjerë.
BESIMIT E MUSELMANVET
Besimi në Librat e Zotit
All-llahu me madhni t’vetën
Ka zbrit libra i qnt e katër
Për me na diftue të drejtën
Nji qint t’vegjël e t’mdhaj katër
Tevrat, Zebur e Ungjilli
Nji qint tjetër edhe Kur`ani
Jan të zbrituna kah qielli
Kshtu i beson ehli ijmani
Tavrati i ka zbrit Musajit
Zeburi t’madhit Dautit
Inxhijli t’madhit Ijsajit
Kur`ani i famshëm Mahmudit
Dhet copë i kanë ardhë Ademit
Edhe Shitit per dhet xopë
Dhetë i kanë zbrit Ibrahimit
Dhe Idrisit tridhet copë
Kto libra n’kohnat e shkueme
Kan treguë punë të vërteta
Por sod gjinden të ndryshume
Kan fjalë të tepra e t’meta
Vetëm Kur`ani qerijmo
Qi i ka zbritun Muhammedit
Asht, do t’jetë pa farë ndryshimi
Deri ditën e kiametit.
Ai asht libër i mrekullueshëm
S’mundet kurkush me i ba shembëll
Nga ndryshimi asht i ruejshëm
E ruë Zoti në ç’do shekull
Pra deri ditn e mbarimit
Me ate veprojmë e gjykojmë
Dhe besojmë a farë dyshimit
Tjetay as nuk i këndojmë
Bota mbarë deri sa t’shuhet
Tjetër libër s’ka për t’ardhë
N’Kurant janë gjith çka na duhet
Me i shkuë dy jetat fatbardhë.
Besimi në Pejgamberët
Të drejtat me na i kallxue
Zot’ynë tjesht për t’mirët tanë
Disa pejgamberë ka çue
Mrekulli n’dorë ju ka dhanë
Ata janë burra, mentarë,
Dhe t’pa fajshëm e pa t’metë,
Të sigurshëm n’punët mbarë
Edhe n’fjalët të vërtetë
Sendet e fesë ashiqare
Pa mçef gja i kan treguë,
M’kurrgja s’kanë ba tradhti fare,
Dhe rren kurrë s’kan ligjërue.
Për veç ktyne Mustafaja
Ka tri vetija ma tepër
E para: sa t’jetë dynjaja
Mbas tij s’vjen pejgaber tjetër.
Ai asht vula e pejgamberevet
Sheriat’ i ati nuk ndryshohet
Se asht ma i mrapni i të vjetrvet
I mbarushmi s’ka ç’mbarohet.
E dyta: n’trumët nebijvet
Asht ma tepër i urushëm
Si me thanë n’vargut inxhijvet
BESIMIT E MUSELMANVET
Ai asht gur i pa çëmushëm
E treat: asht i dërgumun
Për të gjith robt e xhin e xhanët
Jo si tjetër qi janë çumun
Për disa popuj tçveçanët.
Sa janë pejgambert nuk dihen
I pari atyne asht Ademi
N’Kurant njizet e tetë njihen
Ktu me emnat t’vet t’i themi:
Adem, Idrijs, Nuk , Hudi,
Salih, Ibrahim, Ejjubi,
Musa, Harun e Dauti
Ismaijli, Is hak, Jakubi
Jusuf, Shuajb, Eljesai
Lut, Iljas e Jahjai
Dhylqifel, Junuz, Jesui
Sulejmani e Zeqerijjai.
Ma i mprapni a i mash’ i jonë,
Jan edhe kta tre të tjerë
Dhylkarnejn, Yzejr, Llukman
Qi ca thanë s’janë pejgambër 1
1 Po janë (evlija) njerëz të shenjtë
BESIMIT E MUSELMANVET
Besimi në Ditën e Kijametit
Besoj Punët e Ahireti:
Si t’vdesi kush asht i gjallë
Pastaj ditën e kiametit
Gjith të vdekmit kanë m’u njallë
Përmblidhen n’fushët Mahsherit
Punë e haqe do t’gjykohen
Gjith se cilit pas defterit
T’mira t’liga i peshohen
Robt e mirë shofin shpërblimin
Hyjnë n’Perrizë e rrinë për herë
Gjenë dhe t’pa besët ndëshkimin
I shtinë për gjithmon n’Skuterë
Perrizë, Skutërë janë t’krijueme
Kto dy bota t’ahiretit
NJi për t’mirë tjetra për të vueme
Veprojnë mbas ditës Kiametit
Lum ai qi ban t’mira
Se prej Zotit gjenë thevapin
Si mjer kush punon t’veshtira
At ditë ka me hjek azapin.
Kiameti para se t’behi
Ndodhin disa sheja t’mdhaja1
1 Shenjat e kjametit janë dy farësh, të vogla
edhe të mëdhaja. Të voglat janë: Ngritja e
dituris, e bamja e Kuranit vegël fitimi, e shtumja
e inasë e livatasë, e përhapmja e kamatës, e
premja e dashunisë për far e fisin, mbretnimi i të
kqijvet, e shumumja e pijes e e (gibetit) me sha
tjetrin mbas shpine e tjera. Shenjat e mdhaja: E
lemja e diellit kah prendimi, e dalmja e dexhalit
edhe e Mehdiut, e zbritmja e Isajt e dalmja e
Jexhuxh e Mexhuxhvet, e prishmja e hanës tri
net rresht, e dalmja e dabbetylerdhit, e ngritmja e
Kuranit, e shemja e Qabes, daljma e nji tymi , e
së mprapni del nji zjarm kah ana e Jemenit
Përveç ktyne duhet me besuë se mundimi i
vorrit edhe pytja më të natën e parë nga ana e dy
engjëjve të qujtun Mynqir e Nejqijr asht e
vërtetë, edhe çka kallxuë Perëndija në Kur`ant
Ka me i pa kush do qi t’njehi
Mbas andaj prishet dynjaja.
Bashkohen hana e dielli
E prishet rregulli gjith botës
N’katër anët shembet qielli
I ndrrohet fëtyra tokës,
Yjevet do t’i shuhet shefi
Tej e m’kan bota errsohet
Nji tërmet i madh do t’befi
Dheu n’fund e n’kryt sheshtohet.
I bië Surit Israfili
Kush t’ketë ngel me shpirt do t’vdesi
Ka për t’mbaruë gjith se cili
Vetëm All’llahu do t’mbesi.
Atë herë pytë Zoti i vërtetë:
U kujtë asht bashtina sod?
Pastaj përgjegjet po vetë:
Asht e nji fuqi madhit Zot.
Mbas ca kohje prap Zot’ ynë
Njallë Israfilin me shokë
Ai përsi Surit I frynë
Njalen ç’kan qenë n’qiell e n’tokë.
Dalin prej vorresh t’habitun
S’kan me ditë se kah t’ja mbajnë
Prej trishtimit të habitun
Përpiqen, ankohen, qajnë.
për të mirat e Perrizës, sit ë hangme e të pime e
martesë me huri dhe qi ka aty shërbtorë të qujtun
Gilman e Vildan edhe tjera qi nuk i kanë pa sytë
e s’na i kanë ndië veshët e s’i kan shkruë kuej
përmendsh janë të vërteta, e ma e mira e gjith të
mirave asht qi do të shofim bukurinë e Perëndisë
me syt’ e ballit. Në Perrizë nuk ka vdekë,
pleqnië, gjumë e të ndragme port ë mirat janë të
pa sosuna, sikurse mundimet në Skuterë janë të
përherëshme për ata qi kan vdek pa iman.
BESIMIT E MUSELMANVET
Palë pas pale engjëjt zbresin
Botën përqark e rrethojnë
Njerëzit me gojë hapët presin
Pale ç’bahet e kah t’shkojnë
Binë Arshinë engjëjt t’u bajtun
Në t’djathtët e tij binë Perrizen
Edhe Skuterrën t’u e mbajtun
Zebanitë mbi njerzit nisen
Se i cilit i hynë mënera
T’a pamen azapn e bakut
Kur t’vië mbi njerzit Skutera
Kuej s’i mbetet pikë e gjakut
Aman Zot sa ditë e frikshme
Qi ik prej s’amës fëmija
Por kjo orë asht ma e rrezikshme
Tepër tristohen njerzija.
Robt e mirë e pejgamberët
„Nefsij nefsij“ thanë për vedi
Nuk lutet kurkush për tjerët
Veç i madhi Muhamedi
I lvyret fort Perëndisë
Për shpetimin e gjith Mahsherit
Edhe All-llahu i gjithësisë
Ja ndogjon lutjen Pejgamberit.
I urdhnon ai vetë Skuterës
Në të majtët Arshit të shkojë
At çast i ep fund mënerës
Kur Skutera të qëndrojë.
Për fajtorët Pejgamberi
Ka me u lut e fallen t’shumët
Ka me da dhe uj Qevtheri
Pinë e ngopen t’etshumët.
Mbassi t’pyten gra e burra
T’tana punët si t’peshohen
Mi Skutrën a ngreh ura
Ka nji mbi të do t’përshkohen
Kush t’jetë “myshriq e qyfarë”
Gremisen të gjithë n’Skuterë
Dhe ca muselman fajtarë
Binë aty po s’rrijnë përherë.
T’mirët prej urës kalojnë
Ca kadal e ca ma shpejtë
Në Perrizë hyjnë e qëndrojnë
Me shum t’mira t’zotit shejtë.
Aman All-llah bjerna mbarë
Rujna prej sherrit t’shejtanit
Shpresa e jonë ke ti asht varë
Mos na dajë dinit e imanit!
Besimi në kader të Zotit
Punët të mira e të kqija
Ç’far sendi t’behi n’gjithësië
I krijon vetëm Perëndija
mbas dijes e andjes së Tij.
S’mundet me ndodh gja n’kët botë
Pa e krijuë Zoti i vërtetë
Me thanë kush, a fjalë e kotë
Se robt janë krijuesa vetë..
Gjith far sendve Perëndija
N’ezelt, ju a ka shënuë kohen,
Vendin dhe tjerat vetija
Pastaj sendet njashtu bahen.
Rizkun e vet ha gjith kushi
Rizk asht hallalli e harami
Exheln e vet do t’a mbushi
Si i vdekuri ashtu i vrami.
Robt kanë nji pëlqim në dorë
Me atë i punojnë punët mbarë
BESIMIT E MUSELMANVET
Në ç’do punë quhen puntorë
Zot’ i Madh asht Krijimtarë.
Zgjith e ban pra punë të mira
Udhës drejtë përmrapa bjeri
Mos u turr n’vepra t’vështira
Se nuk di çka shkruë kaderi.
Vjedhacaku a gjaksori
Kush do t’thotë para sheriatit:
Kah t’ja mbajshem un i gjori
Kshtu ishte kader i Zotit.
Me shpëtuë sa do t’përpiqet
Nuk i ban dobië dinakut
Se ati njikshtu i përgjigjet
Me të drejtë sheriat i Hakut:
Ti ku e marrë vesh kaderin
Se ç’pat shkruë për punët t’ate?
Por se t’a pat anda sherrin
Përnëj i bane kto fesate.
Gjith se kush e ka detyrë
M’e rujtë itikatn e vet
Kush beson me kët mënyrë
Numrohet ehli synnet.
Ehli synnet don me thanë
T’besojsh si Resulull-llahu.
Dhe si Sahabet të tanë 1
1 Sehabe ju thanë atyne njerzve qi ja kan
mrrië Pejgamberit e e kan pa me sy edhe I kan
besuë, të cilët janë tri farësh:
I. Myhaxhirijn – ata qi jan përshkul
prej vendesh tyne e kanë shkuë në
Mdijne.
II. Ensarë – ata vëndarë të Medijnes të
cilët i kan besuë e ndihmuë
Muhammedit e shokvet të vet me
mish e me shpirtë.
III. Janë ata qi kanë ardhë në dijn
mbassi u zaptue Meqqja nga ana e
Pejgamberit me shokë.
Dihet se ma i madhi i gjith sehabevet asht
Ebu Beqiri, Ymeri, Osmani dhe Aliu.
Mbas ktyne vinë gjashtë sehabe të cilët
bashk me ata katër i kan cihriquë Pejgamberi me
xhennet e quhen ( Ashere I mybesh-shere) :
Talha, Zybejr, Abdyrr-rrahman, Sad, Seijd, Ebu
Ybejde. Mbas ktyne vinë teprica e shokvet të
luftës Bedrit të cilët janë 317. Mbas ktyne vinë
teprica e shokvet të luftës Yhydit, të cilët janë
700, edhe mbas ktyne vinë teprica e shokvet të
Bejatyrridhvanit të cilët jan 1400, kto I ka
lavdëruë Zoti në Kur’ant.
Përveç ktyne ka edhe shumë sehabe tjerë qi I
ka cihriquë Pejgamberi me xhennet si bie fjala:
Imam Hasan e imam Hysejin, Hamzai, Abasi,
Xhaferi Tajjari etj.
Ndër granit e Pejgamberit ma të mdhajat
janë Hadijxheja e Aisheja por për mbi të gjitha
graniët e botës asht Fatime Zehraja.
Qoftë razi Zoti prej gjithve e na bafshin
ndihmë ditën e Mahsherit.
Disa çashtje të ndryshme
I. Kurani fjala e All-llahut nuk asht
krijuë, se Zot’ ynë me gjith vetjija
asht (kadijm) i përhershëm.
II. Ata sende qi duhen do e mos
trupave të botës, ke Zoti nuk
mendohen as pak, bië fjala: E leme,
e vdekme, vend, anë, gaz, idhnim,
largim, afrim,e tjera nuk gjenden ke
Zoti se ai nuk i shëmbëllen
kurrgjaje, çdo send pra qi të bjeri
në ment ty, Zoti me madhnië të vet
nuk asht ashtu.
III. Perëndija nuk asht i gjegjshëm për
kurrgja, as nuk detyrohet me
fargjaje, si bië fjala: Nuk asht i
detyrushëm me i dhanë njeriut të
mirën ose ma të mirën. Me i dhanë
shperblim ose ndëshkim kuej, por
kta i banë me miresië të veten, aj
nuk ka njeri përmbi vehte qi t’a
pysi, ai sit ë detë vetë ashtu punon
e gjykon, por kurrgja kot s’krijon e
kurkuej zullum nuk i banë.
IV. Bota gjith mbarë me njerëz e punët
e atyne të mira e të kqija, janë të
krijueme prej Zotit me dije e fuqi të
Tij sambas andjes së vet.
V. Imani i gjith njerzve asht nji soj, e
nuk mehet as nuk shtohet, por me
punë të mira forcohet e me te liga
dobësohet e ligështohet.
VI. Punët e mira nuk janë copa të
Imanit
BESIMIT E MUSELMANVET
VII. E mirë, quhet ajo qi asht e
pëlqyshme ke mendja edhe ke
sheriati, e keqe asht ajo qi nuk e
pëlqen as mendja as sheriati.
VIII. Gjynahet e mdha janë kta: Me i vu
Zotit shoq. Kët shëmtim, Zoti nuk e
fal në qoftë se vdes njeriu me kët
besim, e fajet tjera po desh i fal: me
sha nji gruë të dëlirët kurv, me ba
zina e livata, me ik prej lufte, me ba
magji (sihir) me hangër pa të drejtë
gja jetimi, m’ju kundershtuë nanës
e babës, me hangër kamat (fajz),
me vjedh, me pië venë, me hanger
mish thiu, e ryshvet, me dëshmuë
rrenë, me prish agjinimin e
Ramazanit. Me ba be rrenë, me
djeg gja të gjall në zjarm, mos me u
frigue prej Zotit, mos da zeqatin,
me shpif, për mbi Pejgamberin, me
sha sehabet e tij, me e lanë
urdhenin në të mirat e ndalimin
prej të ligash, me shtië keq, me ba
kodoshllik, me hup dëshmin, me
harruë Kur’anin tue e pas xanë, me
rraf tjetrin pa të drejtë, me peshuë e
me mat metë, me ba tradhtië në
amanet, me lanë të falmen mbas
kohes, me poshteruë dijetarët, me
ba ndo nji faj të vogël në Qabe,
edhe ç’janë në shkallët ktyne si me
grabit, me preë rrugën, me pië tjera
pije ajkoolike, janë harame të
mdha.
IX. Ai njeri qi ruhet prej haramesh
sipër shkruëme, Zot ynë ja fal të
voglat, por mundet edhe me nji faj
të vogël me u dënuë njeriu, d.m.th.
për Zotin nuk asht borxh me e fal
atë qi s’ka ba faje të mdha.
X. Moralet e kqija si tradhtija, ndeza,
lakmimi, madhshtija, pa turpsija,
mënija, frika, pritesa, pa dija e tjera
qi njifen deri më gjashtdhetë, janë
prej fajesh mdha.
XI. Të afër ke Zoti, quhen ata qi
largohen prej ligash e punojnë të
mira dhe kan frykë Zotin për së
tepri.
XII. Disa vende si Qaben , Mesxhidi
Aksaën në Kuduës, etj edhe disa
kohë si Ramazanin, ditat e tjera i ka
madhnuë Zoti, jo pse bahet ibadet
më ta.
Prej sish qoftë razi All-llahu.
XIII. Punët e mrekullushme janë gjashtë
faresh:
1. Myxhize – punë e jashtzakonshme qi
del prej Pejgamberit për me dyshmuë
(davaën) pretendimin e vet.
2. Irhas - punë e jashtzakonshme qi del po
prej Pejgamberit para ose mbassi i ka ardh
pejgamberlliku pa pretendim.
3. Qeramet – punë e jashtzakonshme qi
del prej (evlijavet) njerzve të shenjtë po pa
dava.
4. Mëunet – punë e jashtzakonshme qi del
prej ndon ji Myslimani.
5. Istidraxh – punë e jashtzakonshme qi
del prej ndonji fajtori ose qafiri si dishiron
ai.
6. Ihanet - punë e jashtzakonshme qi del
prej ndonji të keqi ise qafiri kundra dëshirit
të tij. Ata punë të jashtzakonshme qi dalin
prej të çëmenvet, janë punë shejtansh.
XIV. Pejgamber’i jonë ka shkuë nji natë
për pak kohe prej Qabeje në
Mesxhidi Aksa të Kudsit e prej
andej në qiell e deri në Arsh. Ky
udhtim qi ka ndodh me gjith trup të
atij quhet Miraxh.
XV. Magjija (sihiri) edhe syu i keq, jan
hak, do me thanë ksi gjasendesh ka.
XVI. Vië me u fal mrapa të merit edhe të
keqit.
XVII. Vië me mshie mestet – me I dhanë
mes-h atyne.
XVIII. Vië me u pa Perëndija në anderr
d.m.th mundet me u pa andërr Zoti
pa si e ku.
XIX. Vië imani i (Mykal-lidit) ati qi
beson pa vezhguë argumentat
(delile).
XX. Vië me u pranue ( me u ba kabull)
tevbeja ke Zoti, d.m.th Zot ynë e
pranon pendimin e vërtetë prej të
ligash edhe i fal.
Perëndija me mirësië të vet na faltë!
BESIMIT E MUSELMANVET
Nji lutje Shpirtit të Shejtnueshëm
të Pejgamberit tone (alejhisselam)
La ilahe il-lall-llah
Muhammedyrr-rresulu-ll-llah,
S’kimi tjetër t’mir’ ejvah
N’doresh ja Resulell-llah!
Por n’detë t’fajvet jem kah mbytmi,
Me faqe n’pluhnit po zhytmi,
Ditn’ e vajit kur do t’pytmi,
N’doresh ja Resulell-llah!
Punët kur do t’na shikohen,
T’mira e t’liga kur t’peshohen,
Të mçeftat kur t’na zbulohen,
N’doresh ja Resulell-llah!
Kur t’vië mbi njerzit skutera
Kur t’i mblojë të gjithë mënera
Prej frykës t’ju bjerë punhera,
N’doresh ja Resulell-llah!
Kur t’na epen n’dorë tefterët,
kur t’thanë „nefsij nefsij“ tjetër
kur t’tremben dhe pejgamberët,
N’doresh ja Resulell-llah!
Gra e burra t’ri e të vjetër
Kur t’lerohen porsi i letër,
përveç teje s’kimi tjetër
N’doresh ja Resulell-llah!
Kurë t’kalojmë n’urët Siratit,
T’randuem tepër prej mëkatit,
Mos na dajë prej shefaatit
N’doresh ja Resulell-llah!
Vetëm ke ti asht uzdaja,
Se veç ty do t’shkoj rixhaja,
Kurban t’u baftë gjith dynja,
N’doresh ja Resulell-llah!
Ti je shembëll’ i gjith mirësivet
Ti je ma i ndershmi i nebivet
Si elmasi n’varg t’inxhivet
N’doresh ja Resulell-llah!
Ti je Diell’ i dituris,
Ja ke ndriçue sytë njerzis
Je i dashm’ i Perëndis
N’doresh ja Resulell-llah!
Njaj Zot qi kreu qiell e dhe
N’jetët t’ate ka ba be
Në kët gradë kurkush ma s’le
N’doresh ja Resulell-llah!
N’rruzllit t’dheut anë e m’anë
Në çdo çast thirret ezanë
Ty Resulull-llah tu t’thanë
N’doresh ja Resulell-llah!
Për, Ty asht krijuë gjithsija
Ç’pare bajnë lavdat e mija
Ty t’ka lavduë vetë Perëndija
N’doresh ja Resulell-llah!
Ty t’a ka huva bota
Se i ke mund besat e kota
Me shume dokumenta t’plota,
N’doresh ja Resulell-llah!
Ti na e ke kënduë Kur`anin
Ti na e ke mësuë Imanin
Ti na e ke diftuë dermanin
N’doresh ja Resulell-llah!
Por se na at’udhë nuk po e ndjekim
BESIMIT E MUSELMANVET
Përnej po mujm e po hjekim,
prap ke ti kryt e përpjekim,
N’doresh ja Resulell-llah!
Gjeti nuk kimi ku t’futmi,
N’derët t’ate vimë nuk tutmi,
Se ke shumë mëshirë, pra lutmi
N’doresh ja Resulell-llah!
Për hatrit biës Fatime
Dhe t’ s’ amës Hadixhe
Nën falurin t’ at na shtje
N’doresh ja Resulell-llah!
Dhe pse na u ka prish morali,
Lutju Zotit kot t’na fali,
Ndërshkimin mbi ne t’i ndali’
N’doresh ja Resulell-llah!
Hafiz Ibrahim Dalliu,
S’i shpërpirtet far njeriu
M’ty veç tretet si qeriu,
N’doresh ja Resulell-llah!
FALENDËRIMI I ÇOFTË ALL-LLAHUT ZOTIT TË
BOTËVE !