Çudi në Londër, Muhamedi kalon Xhekun

"Goodbye, John, Peter dhe Paul"; "hello Mohamed". Nga regjistri i gjendjes civile në Mbretërinë e Bashkuar tregohet një shifër historike, emri më i përdorur për fëmijët britanikë të seksit mashkull është Muhamed. Në versionet e tij të ndryshme, të cilat varen nga vendi ku një mysliman e përkthen emrin Muhamed nga gjuha angleze në atë arabe Mohammed, Muhammad, ose Muhamed.

Me këtë emër janë quajtur në Mbretërinë e Bashkuar 5991 fëmijë meshkuj brenda vitit 2006, duke zënë vendin e dytë në klasifikimin e emrave më të përdorur pas emrit Jack. Ky i fundit (Jack) renditet i pari me 6928 preferenca, madje edhe përpara emrave si: Thomas, Joshua, Oliver, Harry, James, William, Samuel dhe Daniel, bashkë me Muhamed dhe Jack janë 10 emrat më të përdorur në Angli. Duke parë se vitin e kaluar emri Muhamed është rritur me 12 për qind, krahasuar me 2005-ën, është parashikuar se vitin e ardhshëm, do t‘ia kalojë edhe atij Jack, duke u bërë absolutisht emri i parë për fëmijët e këtij shteti.

Tamam si një makinë që ecën me shpejtësi të madhe në një rrugë bosh, ashtu edhe emri Muhamed po "fluturon" me shpejtësi drejt "rrugës së lirë" për të arritur në krye të të gjithë emrave.

Mund të duket një statistikë zhgënjyese: myslimanët britanikë janë vetëm një milionë e gjysmë (dy milionë duke llogaritur banorët ilegalë ose të përkohshëm), ndërsa e gjithë popullsia e Mbretërisë së Bashkuar numëron 60 milionë banorë. Po si është e mundur që mbizotëron më shumë emri Mohammed (Muhamed) se Jack (Xhek) apo Thomas (Tomas)?

Shpjegimi është i dyfishtë. Nga njëra anë, prindërit pasues të vendeve të tjera, apo ato laike, zgjedhin pa dyshim mes shumë emrave, ata që u shkojnë më shumë të vegjëlve të tyre, ndërsa prindërit që vijnë nga vendet myslimane zgjedhin emrin Mohammed (Muhamed), me dëshirën e madhe që t‘i thërrasin fëmijët e tyre me emrin e Profetit të Islamit. Kështu, duke qenë se janë një pakicë etnike në Britaninë e Madhe, duke i përqendruar preferencat e tyre tek emri Muhamed, përfitojnë (ose momentalisht të dytin) vendin e parë në klasifikimin e emrave.

Duke bërë atë që është korrekte nga një fakt: zakonisht, myslimanët marrin dy emra pas lindjes. I pari Mohammed (Muhamed), që është homazhi ndaj Profetit dhe i dyti është emri që do të përdoret në familje për të thirrur fëmijën. Një arsye e dytë për mbizotërimit "Muhamedëve" është se myslimanët janë më të shumtë në numër se sa kristianët, hebrenjtë dhe ateistët. Në Mbretërinë e Bashkuar, myslimanët kanë një mesatare lindjeje tri herë më të lartë se popullsia jo myslimane. Me pak fjalë, popullsia myslimane dominon në numrin e lindjeve, që do të thotë edhe pse janë të paktë në numër, në shtëpitë e tyre lindin më shumë fëmijë.

Për sa i përket ndryshimit të drejtshqiptimit, varet nga transliterimi e tingëllimi i emrit Muhamed nga gjuha arabe në atë angleze. Një mysliman jo arab, shkruan te revista "Times", duke komentuar lajmin, se e shqipton emrin me "ed", pra Muhamed, ndërsa një mysliman arab, e shqipton në fund me "ad", duke shkruar Mohammad.

"Prindërit që i quajnë në këtë mënyrë fëmijët e tyre, besojnë se emri do të ketë ndonjë efekt në personalitetin e fëmijës dhe në karakteristikat e së ardhmes", pohon myftiu Abdul Barkatullah, një ish-imam i xhamisë "Finchleyroad", një qendër radikalizmi islamike në verilindje të Londrës. "Duke iu vënë emrin Muhamed, fëmija do të bëhet i edukuar dhe i zoti. Edhe pse nuk e njohin historinë e Profetit dhe nuk janë besimtarë praktikantë, kanë dëshirë t‘ia besojnë fëmijën Muhamedit".

Përtej shpjegimeve konkrete, shpërndarja ka një domethënie simbolike: ajo nënvizon rritjen e komunitetit mysliman në Britaninë e Madhe, sinjalizon se kjo është bërë vërtetë një vend shumë kulturor, larg nga imazhi "Old England" (Anglisë së vjetër). Dikur emrat më të përdorur ishin ata të apostujve të krishterë si: John, (Xhon), Peter (Petër) dhe Paul (Paul), të cilët janë pothuajse zhdukur nga klasifikimi i 20 emrave më të përdorur.


Klasifikimi

Në Itali, emri Françesko qëndron në krye të klasifikimit


Francesco (Françesko) dhe Mohammed (Muhamed), Giulia (Xhulja) dhe Sara (Sara), janë këta emrat më të përdorur nga italianët dhe të huajt. Janë dy klasifikime të ndara: fëmijëve të lindur nga prindër italianë dhe fëmijëve të lindur nga prindër të huaj. Dy lista që tregojnë histori dhe tradita të ndryshme, por që shpesh herë përzihem me njëra-tjetrën.

Në Itali emrat e gjinisë mashkullore më të përdorur janë: Francesco, (Françesko), Alessandro (Aleksandër), Andrea (Andrea), ndërsa për gjininë femërore: Giulia (Xhulja), e cila qëndron dhe në krye të klasifikimit, vijon më pas Martina (Martina), Chiara (Klara), Sara (Sara) dhe Alessia (Alesia). Duke shfletuar statistikat, duket se prindërit italianë i kanë braktisur emrat e vjetër dhe kërkojnë të përdorin ato të yjeve televizivë. Në klasifikimin e 30 emrave më të përhapur nuk ka emra të huaj.

Megjithatë ekziston një listë paralele ku gjenden edhe emrat Omar (Omar) dhe Mohammed (Muhamed), Youssef (Jusuf), Zakaria (Zakaria) dhe Yasmine (Jasminë). Këto janë emrat e fëmijëve të çifteve të huaja që jetojnë në Itali, prindër të cilët kanë zgjedhur traditën e tyre. Mes fëmijëve të huaj, emri i parë në klasifikim është Omar (Omar), duke vijuar me Mohammed (Muhamed), Matteo (Mateo) dhe Alessio (Alesio). Për vajzat pesha e traditës është paksa më e lirë, ku emrat e parë në klasifikim janë Sara, Alessia dhe Giulia, më pas vijnë Aya (Aja), Sabrina (Sabrina) dhe Yasmine (Jasminë).


Klasifikimi i emrave

Jack (Xhek)- 6928

Mohammed (Muhamed)- 5991
Thomas (Tomas)- 6928
Joshua (Xhoshua)- 5808
Oliver (Oliver) - 5208



Emri Mohammed (Muhamed)ka 16 versione në gjuhën angleze. Në bazë të shpërndarjes aktuale që është 12 për qind. Brenda vitit 2007 do të jetë emri më i përdorur në Angli.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme