
Kur’ani i shenjtë është një pasqyrë i cili vërteton imazhin e vërtetë të islamit, tha spikeri i mexhlisit (parlamentit Iranian).
Duke folur në mbyllje të ceremonisë së kompeticionit të 24 me rradhë Kur’anor ‘Owkaf”, GHolamali Haddad Adel tha se Kur’ani është fjalë e Zotit i cili i drejtohet njerëzve.
Abdullah Gyl mbështet mbulesën islamike në Turqi
Ministri i jashtëm turk dhe kandidat për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Turqi, vuri theksin mbi të drejtën e grave për shfrytëzimin e mbulesës islamike në këtë vend.
Gyl deklaroi se ai nuk sheh asnjë problem në mbulesën e gruas së tij dhe kushtetuta e Turqisë ka rregulluar mënyrën e përdorimit të mbulesës islame.
Zbulimin i studiuesit iranian u radhit në listën e teknologjive më moderne të botës
Aparati multi-matës milimetrik i zbuluar nga një studiues iranian, u radhit midis 100 zbulimeve të veçanta të teknologjisë dhe shkencës në vitin 2006.
ky aparat i zbuluar nga Sasan Bakhtiari, studiues iranian, është i aftë që faktorët kimik ti perceptojë në largësi prej disa kilometrash. Zbulimin i këtij aparati i njohur PMMËS, ka krijuar kushtet për një luftë më efikase kundër terrorizmit dhe agresioneve të ndryshme.
Një muslimane italiane: Islami, fe e keqkuptuar dhe keqinterpretuar në Evropë
Patrisia Hatixha Del Monte, një myslimane nga Italia në një intervistë për media ka thënë se feja islame është fe e keqkuptuar dhe keqinterpretuar në Evropë.
Zonja Del Monte, e cila është edhe bashkëpunëtore e sajtit 'Islam Online' në përgjigje të pyetjes në lidhje me librin e botuar kohëve të fundit në Itali 'Rroftë Izraeli' ka thënë se autori i këtij libri Mukdi Al'lam posedon një qëndrim negativ ndaj fesë së pastër islame dhe se kjo libër aspak nuk është serioze dhe nuk mund të pasyqrojë realitetin për të cilin ka nevojë sot bota. Patrisia Hatixha Del Monte duke iu përgjigjur pyetjes rreth një deklarate të liderit të partisë italiane 'Bashkimi Kombëtar', Xhan Franko Fratini, i cili kishte thënë se hytbet nëpër xhamitë e Italisë duhen të lexohen në gjuhën italiane, është shprehur se kjo deklaratë e Fratinit mund të shkaktojë urrejtje të myslimanët dhe funksionarët italianë duhet të tregojnë kujdes të madh kur flasin për fenë islame.
Krijimi i tregut të përbashkët islamik, është një domosdoshmëri
Ish zv/presidenti iranian z. Hasan Habibi, në një ceremoni ku u vlerësuan kompanitë më të mira të vendeve islamike, theksoi se krijimi i tregut të përbashkët islamik është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së mallrave dhe produkteve.
. Habibi, tha se vendet islamike, për t'u anëtarësuar në OBT duhet të koordinojnë politikat e tyre ekonomike me ligjet e kësaj organizate dhe të rritin cilësinë e produkteve, sepse nëpërmjet aktiviteteve tregtare dhe cilësisë së lartë të mallrave afirmohet civilizimi islamik në vendet e tjera të botës.
Në Malejzi do të mbahet seminari mbi rolin e financave në Islam
PETALING JAYA: Do të mbahet seminari me titull “Roli I Malejzisë në financat globale Islame’ Lidershipi, arsimimi dhe inovacionet”. Ky seminar fillon me 27 gusht që do të mbahet në Mandarin Oriental.
Asociacioni ekzekutiv I Biznesit është sponsor I kësaj ngjarjeje.
Në një deklaratë thuhet se ky asociacion ka për qëllim të ngrisë tregun financiar global islam.