
Islami dhe cionizmi
Cionizmi, e jo hebraizmi
Islami nuk i kundërvihet hebraizmit por e konsideron religjion të Zotit. Islami e pranon Zotin hebraik, d.m.th. Zotin e Ibrahimit (Abrahimit), Ismailit, Is’haqut (Isakut), dhe Jakubit (Jakobit). Ai pranon Musanë (Mojsien), për felajmërues, dhe Torën si shpallje të Zotit. Islami nuk e sjellë në pyetje hebraizmin, por hebraikët, dhe këtë së pari lojalitetin e tyre ndaj ligjeve të Torës e pastaj edhe tërësinë e tekstit të Torës. Në atë kuptim, islami pajtohet me shumicën e hebraikëve në histori në aspekt të pyetjes së parë, dhe me ata hebraikë (reformistët, konservativistët, rekonstrukcionistët, që kanë pranuar kritikën biblike në aspekt të pyetjes së dytë. Më parë mund të thuhet se islami i kundërvehet cionizmit, politikës dhe sjelljes cioniste. [1]
Cionizmi është lëvizje që e ka iniciuar Theodor Herzl, pas dëshpërimit në aferën Drayfus. Qëllimi i lëvizjes është që ta transformojë Palestinën dhe territoret fqinje në shtet hebraik "ashtu hebraik sikur që është Anglia angleze". Përpjekja cioniste në arritjen e atij qëllimi është plotësisht makiaveliste. Synimit të tij me vetëm një cak i është dhënë prioritet absolut jashtë të gjitha konsideratave, duke i kyqur edhe ato morale.
Pas fitimit të deklaratës së Balfouroit, cionizmi ka bërë çdo gjë që ta arrijë vendin. Nuk është ndaluar para asgjësë në atë përpjekje, duke inkuadruar edhe aplikimin e presionit, kërcënimit, mitos, spekulimit dhe largimit të detyrshëm të bujqëve palestinezë nga toka që e kanë trashëguar gjatë mileniumeve nga gjyshërit e vet.
Islami e gjykon cionizmin për shkaë të krimeve të tij kundër disa palestinezëve dhe palestinezeve, kundër ekzistimit kolektiv të palestinezëve, kundër individëve arabë nga vendet përreth sikur edhe kundër Ummetit. Islami kërkon që të përmirësohet edhe padrejtësia më e vogël e shkaktuar të pafajshmëve. Për këtë islami ia imponon të gjithë muslimanëve përgjatë botës obligimin të ngriten sikur një dhe ta vënë pikën në padrejtësi dhe t'i kthejnë udhëtarët në vendin e tyre, në shtëpitë dhe pronat e tyre. Përdorimi i paligjshëm cionist të çdo pasurie të luajtshme ose të paluajtshme nga koha e okupuacionit britanik duhet të paguhet e të kompenzohet. Për këtë shkak, qëndrimi islam nuk i lë rast shtetit cionist pos të zhduket e të rrafshohet me tokën, kurse pasuria e tij të konfiskohet që të paguhen borxhet e tij. Ky obligim zbrapsja, ndalimi dhe përmirësimi i padrejtësive është obligim kolektiv religjioz (fard kifaja) i ummetit‚ dhe obligim personal religjioz (fard 'ajn)‚ i çdo muslimani dhe muslimaneje të aftë të rritur në botë, deri sa ummeti‚ zyrtarisht nuk e merrë obligimin që t'i kryej. Mbrojtja e ummetit, d.m.th. e çdo krahine në të cilën ka valuar njëherë flamuri islam, është xhihad dhe kjo është detyra më e rëndësishme religjioze. Përmbushja e kësaj detyre është falah‚ (lumturi, në këtë dhe në atë botë, d.m.th. fitorja në këtë botë, martirëzia dhe parajsa në këtë. (Qur'an, III. 169). Mbi të gjitha, Zoti iu udhëron muslimanëve "që të shërbehen me të gjitha mënyrat dhe mjetet e fuqisë në mënyrë që ta ngadhënjejnë armikun dhe shpejtë ta përfundojnë luftën". (VIII, 60).
Mirëpo, rrënimi i shtetit cionist nuk do të thotë domosdoshmërisht edhe shkatërrimi i jetave hebraike dhe pronësisë hebraike. Shkatërrimin e tillë, ndërkaq, islami do ta konsideronte të keqe të domosdoshme nëse forcat cioniste i kundërvihen këtij rrënimi dhe procesit të përvetësimit të vendit. Parimi i parë islam është që në agresion dhe padrejtësi duhet përgjigjur njëjtë (II, 194). Kapërcimi i kësaj në tërësi është i ndaluar. Përveç kësaj, sipas islamit, armiqësitë duhet pushuar posa të pushojë rrezistenca. Të vazhdohet me këtë edhe pas pajtimit është padrejtësi e pafalshme (VII, 61, V, 90). Islami iu urdhëron muslimanëve që kurrë mos të gabojnë, që mos të shkojnë më tej se çrrënjosja e padrejtësisë, që kurrë mos t'i japin lehtësim kurrfarë urrejtjeje qoftë edhe me rritjen më të vogël të vuajtjes, por të sillen me armikun po ashtu si është sjellur ai me ta, masa për masë (V, 45). Islami barabartë iu urdhëron ithtarëve të vet që mos të kursejnë angazhimin, mjetet ose pasurinë që luftën ta përfundojnë me fitore. Nuk vendosë kurrfarë kufiri kohor për shpalljen ose zhvillimin e luftës, sepse, obligimi moral religjioz është ex hypothesi‚ jashtëkohor. Islami mbi të gjitha rekomandon liri, mëshirë dhe falje (ibid). Por, këto virtyte nuk mund të jenë detyruese, ato kanë vlerën morale nëse zbatohen nga pozicioni i forcës dhe vetëmjaftueshmërisë. Përveç kësaj, ato janë strikt personale. Ato duhet të jenë objekt i vendimit personal që e ka sjellë personi i lirë që ta kenë vlerën morale që vetë e kërkojnë.
Padrejtësia që e ka bërë cionizmi është aq komplekse, aq e komplikuar dhe aq e rëndë që praktikisht nuk ka mënyrë që të ndalet ose përmirësohet pa luftë të rreptë në të cilën ushtria cioniste, shteti dhe të gjitha institucionet e tij publike do të duhej të shkatërroheshin. Madje sikur edhe bota perëndimore në tërësi t'i ngrejë duart nga shteti cionist, udhëheqja cioniste edhe më tej do të grumbullonte forca të mjaftueshme dëshpëruese që të mbijetojë. Sepse ai sipas natyrës është shtet ideologjik, domosdoshmërisht i përgatitur që veten ta shpëtojë në çdo kusht të shprehur me jetat njerëzore dhe me pasuri. Prandaj, të gjitha këto janë shkaqe për muslimanët e botës që ta kuptojnë më seriozisht dhe të përgatisin plane realiste që pa dyshim janë të aftë t'i aplikojnë.
Kur shteti cionist, ushtria e tij dhe institucionet tjera publike njëherë të shkatërrohen, do të duhej ballafaquar me problemin ç'të bëhet me popullsinë e tij. Se islami nuk mundet dhe nuk dëshiron të merret vesh me cionizmin, është leksion që çdo hebraik që jeton në botën muslimane duhet të mësojë. Së këndejmi, islami nuk do të durojë konstituimin e alternativës cioniste shtetit cionist. Të gjithë cionistët që dëshirojnë të jetojnë në botën muslimane do të duhej të decionizoheshin, të shpërnguleshin ose të ballafaqohen me ndjekjet gjyqësore për shkak të veprimtarive të veta cioniste. Decionizmi, duhet të kihet parasysh, është refuzimi i cionizmit, programit prolitik për transformimin e Palestinës në shtetin hebraik sipas shembullit evropian ose perëndimor.
ISLAMI DHE PROBLEMI HEBRAIK
Pikërisht pasimi i njëjtë i islamit që kërkon nga muslimanët të shkojnë në skaj të botës në mënyrë që të zhdukin padrejtësinë barabartë duhet të aplikohet ndaj johebraikëve sikur edhe ndaj hebraikëve që pësojnë padrejtësi. A mund të ketë kurrfarë dyshimi, në sytë e muslimanëve, që hebraiku të pësojë padrejtësi nga ana e perëndimit të krishterë?
Përgjigjja është shprehimore. Është e sigurtë se hebraiku ka qenë viktimë e padrejtësisë në Perëndim, dhe është e sigurtë se Zoti i ka urdhëruar muslimanit që t'i ndihmojë shpëtimit të tij, që ta çlirojë nga vuajtjet dhe t'i ndihmojë ta sendërtojë lirinë, sigurinë dhe paqen e vet. Së këndejmi nuk mund të ketë dyshim, duke folur me gjuhën islame, se bota e islamit religjiozisht është i obliguar që të luftojë për çështjen hebraike kundër të krishterëve, se islamin duhet akuzuar deri sa lëshon rastin që ta bëjë këtë. Vërtet, preokupimi për çështjen e të ndjekurit ka qenë komponent thelbësore e islamit në Meke dhe Medine, në botën muslimane dhe në Evropë. Për këtë shkak, hebraikët nga Damasku, Spanja, sikur edhe nga Stambolli, nga Ballkani dhe nga Evropa e Mesme i kanë ndihmuar muslimanët me rastin e pushtimit të atyre territoreve. Vetë hebraikët kanë qenë të bindur se lufta e islamit dhe ithtarëve të tij për drejtësi ka qenë e sinqertë. Ç'mund të ofrojë islami në mënyrë që të pushojë vuajtja e hebraikëve në botën moderne?
Islami ofron zgjidhje të përkryer për problemin hebraik që i ka shtrënguar hebraikët dhe Perëndimin dy mileniume. Zgjidhja është që hebraikëve të botës t'u jepet e drejta të banojnë kudo që dëshirojnë si qytetarë të lirë të shtetit sipas zgjidhjes së vet. Atyre që me arsye ndihen të lumtur atje ku janë dhe dëshirojnë të vazhdojnë aty të jetojnë, duhet me marrëveshje ndërkombëtare t’u jepet e drejta në këtë. Ata hebraikë që dëshirojnë të shpërngulen nga Perëndimi duhet të jenë të mirëseardhur në botën muslimane. Nëse për shkak të lojalitetit religjioz dëshirojnë të jetojnë në ato treva të botës muslimane që janë të lidhur me historinë e tyre prej Egjiptit deri në Mesopotami duhet t'i jepet e drejtë në këtë, në bazë të themelit që islami ua dëfton pejgamberëve të Zotit dhe në bazë të zgjerimit të domosdoshëm të simpatisë dhe dashurisë ndaj atyre që e respektojnë tradicionin dhe hapësirat pejgamberike në të cilat është shpallur porosia e Zotit.
Në çështjen e imigracionit hebraik islami hebraikëve botëror u ofron shumë më tepër se cionizmi. Cionizmi dëshiron vetëm Palestinën, islami për së gjeri hapë dyert e tërë botës muslimane dhe a fortiori‚ të botës arabe, e edhe më tepër, territoret e "Gjysmëhënës produktive". "Imigracioni", ndërkaq, nuk do të thotë grabitjen e tokës, translokimin ose privimin e pronës së të tjerëve. As kjo d.t.th. pushtimi i shtetit, ose transformimi i saj në shtet për hebraikët sipas shembullit gjerman apo françez. Ex hypothesi, duhet të ekzistojë shteti islam që përfshin këto territore” shteti islam, kushtetutë e të cilit është Kur'ani, e drejta e të cilit është sheri'ati dhe zgjedhësit e të cilit vetëm pjesërisht janë jomuslimanë. Shteti i tillë islam që shtrihet prej Atlantikut deri në Malaje sigurisht është i obligueshëm që t'i hapi dyert e veta çdo imigranti hebraik që udhëton andej. Shteti i tillë islam është parajsë për hebraikët botëror sikur edhe pajtor dhe mbrojtës i pejgamberisë dhe popujve të tij nga çdo sulm nga jashtë. Shteti i tillë është shtet botëror, me thellësi të pamatshme gjeo-politike, me pasuri të pafund njerëzore dhe gjeografike. E dhuruar me ideologji të tillë që e konfirmon jeta dhe bota çfarë është islami, me historinë e gjatë të konfliktimit me botën dhe me kulturën dhe me civilizimin më të pasur, shteti i tillë islam produktivisht mund të hyjë në skenën botërore dhe ka aftësi që për këtë janë të nevojshme.
Në krahasim me shtetin e tillë islam, shteti Izraelit të cilin e përfaqëson cionizmi dëftohet si minor. Përbëhet prej disa mijëra kilometrash katrorë, të rrypit të ngushtë të vendit dhe tre milionë njerëz. E vërteta, tash është armatosur deri në dhëmbë me armët më moderne dhe më të përkryera. Mirëpo, edhe fuqia e saj ushtarake sikur edhe ushqimi që e shpenzon varet nga imperializmi drejtimi i të cilit mund të ndërrohet prej çastit në çast. Krahas kësaj, është e rrethuar me murin e urrejtjes dhe armiqësisë të njëqind e pesëdhjetë milionë arabëve dhe një milard muslimanësh që presin ndryshimin në raportet ndërkombëtare që do t'ua jepte rastin që të sulen mbi Izraelin.
Nëse të gjithë hebraikët e botës, ose numër i konsiderueshëm i tyre, ose vetëm qytetarët e tashëm hebraik të Izraelit do të duhej jetuar në ndonjë shtet islam, si do të mund të jetohej në pajtim me hebraizmin? Si do t'i jepej shpirtit hebraik rasti të përparojë dhe lulëzojë më tej?
Kushti i parë për përparim të çdo kulture, civilizimi ose religjioni që është i njëjtë për të gjitha bashkësitë është paqa. Që fryma njerëzore të veprojë në mënyrë pakëz më tjetërfare apo më konstruktive, absolutisht është e domosdoshme që njeriu të jetë i bindur se si jeta dhe pronësia e tij janë të sigurtë. Pa këtë, asnjë qenie njerëzore nuk mund ta zhvillojë prirjen ose dëshirën për të vërtetën, të mirën ose të bukurën ... Paqa e tillë e vazhdueshme hebraikëve askund nuk mund t'u sigurohet, përveç prej islamit dhe nën supremacionin e tij politik. Pasi që raporti i islamit ndaj hebraizmit është raport i simpatisë e madje edhe njëjtësisë, respekti islam religjioz i pejgamberëve hebraikë si pejgamberë të Zotit dhe Shpalljes hebraike si shpallje të Zotit japin garancionin më të mirë. Ekziston populli, ummeti‚ një miliardë shpirtëra në rresht që këtë fe e përkrahin si element qenësor dhe përbërës të religjionit vetjak, vetëdijes vetjake për Zotin, veten dhe botën. Sikur edhe në kohën e Muhammedit a.s. dhe shokëve të tij, ummeti islam fuqishëm beson se Zoti është mbrojtës i hebraikëve dhe jomuslimanëve të tjerë që përcaktohen për paqë më me dëshirë se sa për luftë me shtetin musliman. Në të vërtetë, sipas fesë dhe të drejtës islame, jepet garancioni madje edhe kundër sunduesve jo të ndershëm muslimanë që mund të vijnë në sprovë t'i shfrytëzojnë ose t'i sulmojnë dhimmitë‚ ose ata që me kontratë janë obliguar për paqë me garancionin e Zotit. Përfundimisht, ekziston garansa që historia e ka konfirmuar. Përveç në etapat mjaft të shkurtëra në të cilat muslimanët kanë pësuar nën sundimin e sunduesve jo të ndershëm madje edhe më shumë se hebraikët ose të krishterët, historia e tolerancës islame dhe jetës së përbashkët me hebraizmin dhe krishterizmin është pa njolla. Gjatë katërmbëdhjetë shekujve të ekzistimit të tij, dosja e islamit është e panjollosur. Ummaeti kurrë nuk ka konsideruar që vetë ajo ose pejgamberia e saj, e kaluara ose ardhmëria e saj domosdo inkudron të decimuarit e jomuslimanëve që jetojnë në midisin e saj.
Para se të mbarojmë me pyetjen e sigurisë hebraike nën islam, mbetet edhe një problem. A nuk është e domosdoshme që për shkak të ndjenjës së paqës, Hebraikët gëzojnë sovranitetin nacional sikur që e gëzojnë vendet evropiane? Nuk është! Vetëdija për sovranitetin nacional është zbulim i paradokohshëm, madje edhe në Perëndim. Ky është rezultat i etnocentrizmit dhe nacionalizmit politik, dhe fryt i romantizmit evropian në dy shekujt e fundit. Evropiani ka ekzistuar dhe ka përparuar pa këtë me shekuj. Lojaliteti Zotit, kishës, bashkësisë universale, mbretit dhe sunduesit nuk e kërkon atë. "Sovraniteti nacional” si pjesa e tretë përbërëse e shtetit, pas "popullit” dhe "copës” së tokës me kufijt e caktuar, edhe vetë është pjesë e sëmundjes së romantizmit. "Sovraniteti është nocion i mjegulluar e i paqartë, i cili duhet që "popullin” dhe "vendin” ta fillojnë në unitet mistik në mënyrë që të përjashtohen të gjitha elementet tjera. Kur sovraniteti nacional për herë të parë kërkohej në Evropë, ka qenë kjo me qëllim që kompetentësia gjyqësore e kishës të përjashtohet nga punët e bashkësisë. Më vonë, kur ndikimi i kishës u dobësua, ishte për qëllim të përjashtohet etika dhe vlerat e krishtera nga punët publike.
Në sferën e jetës personale konkrete, islami pa dyshim ia jep tërë sundimin jomuslimanëve që vetë të vendosin për jetën e vet si konsiderojnë se duhet. Islami jo vetëm që lejon, por kërkon prej tyre të jetojnë në harmoni me ligjet e veta. Për këtë qëllim, islami i konsideron ummet bashkësi, tjetërfare dhe të ndarë prej muslimanëve dhe të gjithë johebraikëve, bashkësi me traditën dhe institucionet e veta. Kërkon nga hebraikët që t'i konstituojnë gjyqet vetjake rabinore dhe që tërë fuqinë e vet ekzekutive t'ua vënë atyre në disponim. Sheri'ati, e drejta islame, kërkon nga të gjitha hebraikët që t'i nënshtrohen rregullave të të drejtës hebraike si e komentojnë gjyqet e rabinëve dhe çdo kundërshtim ose mosrespektim i gjyqit rabinor konsiderohet trazirë kundër vetë shtetit islam, të barabartë veprimit të ngjashëm të cilitdo musliman në raport me gjyqin islam.
E vetmja fushë jashtë kompetentësisë së bashkësisë së dhimmive‚ është fusha e luftës dhe paqës. Kjo është fushë ekskluzive e shtetit islam raison d'etre i së cilës është vënia e paqës dhe prezentimit kritik të fjalës së Zotit. Kjo detyrë është detyra e mbrojtjes së daru’l-islamit, d.m.th. ummetit musliman sikur edhe ummetit‚ të atyre jomuslimanëve që i janë qasur pax islamica. Pasi që shteti islam realisht është federatë e bashkësive shtete, e vetmja që bënë dhe korrekte është që asnjë bashkësi shtet mos të konsiderohet përgjegjëse për udhëheqjen e politikës së jashtme, të paqës dhe luftës, por që shteti federal të jetë përgjegjës për to. Dy dallimet kryesore ekzistojnë ndërmjet shtetit federal çfarë është ai islam dhe shtetit federal sikur SHBA-të ose Zvicrra. I pari është që në këtë të dytën është pjesë përbërëse e minishteteve të zëna fillë në territor, derisa ajo e para, islame, zë fillë në qeniet njerëzore në bashkësi, duke iu dhënë kështu prioritet njerëzve e jo paluajtshmërive. Dallimi i dytë është që ligji i shtetit federal perëndimor është pozitiv në atë kuptim që shumica e konstituentëve (pa marrë parasysh në përqindjen e tyre, gjithnjë vendos ç'do të jetë ligj, deri sa ligji i shtetit islam është ai që Zoti e ka caktuar për të gjitha kohët.
ZGJIDHJA ISLAME DHE STATUS QUA-ja
Në BOTËN ARABE
Më në fund, mund të pyetemi se si aplikimi i zgjidhjes islame do të ndikonte në gjendjen e sotshme të gjërave në Lindjen e Afërt?
E para, shtetet arabe në Lindjen e Afërt duhet pa tjetër t'i nënshtrohen transformimit nga karikaturat e shteteve nacionale perëndimore, që tash janë, në një shtet të unjësuar islam. Të gjitha shtetet arabe janë tekstualisht krijesa të kolonializmit perëndimor. Të gjitha ato duhet të zhvillohen kurse popullësia e tyre të riorganizohet në shtet islam. Edhe ligjet e tyre që po ashtu në pjesën më të madhe janë trashëguar nga kolonializimi perëndimor duhet të braktisen në favor të sheri'atit. Shteti islam që lind me unjësimin e tyre do të duhej t'i mbulojë të gjithë kufijt mes tyre dhe të gjitha formacionet e tyre defanzive individuale, dhe të marrë gjithë përgjegjësinë për mbrojtje dhe punët e jashtme. Vetëm nëse kjo arrihet muslimanët arabë të Lindjes së Afërt do të ishin të gatshëm ta zbatojnë zgjidhjen islame të problemit të Izraelit.
E dyta, shteti cionist Izraeli do të ishte i rrënuar, edhe me forcë, nëse duhet. Themelimi i shtetit cionist është e keqe e qartë, dhe të tilla janë edhe të gjitha institucionet e tij mbrojtëse. Këtë ummeti ua lë bashkësisë së Hebraikëve të jenë me shtetin islam të lidhur kryesisht me kontratën për paqë. Nga qytetarët hebraikë të Izraelit nuk do të kërkohej që të shpërngulen. Përkundrazi, do të ftoheshin të qëndrojnë në cilindo qytet ose fshat të tërë shtetit islam, e jo vetëm në disa pjesë të tokës në bregun perëndimor të Jordanit dhe në brezin e Gazës çfarë momentalisht cionizmi kërkon. Por, asnjë hebraik muslimanin nuk mund ta privojë nga toka e tij, shtëpia ose pasuria tjetër sikur që këtë cionistët deri sot e kanë bërë. Shitblerja është pesonale, kurse të dy palët, edhe blerësi është shitësi, duhet të dëshirojnë shitjen dhe me të të jenë të kënaqur. Sa u përket palestinezëve, atyre duhet t'u kthehet pronësia mbi shtëpitë dhe tokën e tyre nga të cilat janë larguar me forcë së pari me ndihmën e armës britanike, e më vonë cioniste. Krahas kësaj, duhet t'u kompenzohet dëmi, sipas të drejtës islame.
Kjo do të thotë se hebraikët që tash jetojnë në shtëpitë e vjedhura dhe e punojnë tokën e grabitur do të detyrohen ose ta lëshojnë ose t'ua paguajnë dëmshpërblimin pronarëve. Nëse pronarët insistojnë në lëshimin, kapitali për kompenzim mund të përdoret për blerjen e tokës së re ose shtëpisë diku tjetërkund. Nëse, siç pohojnë hebraikët, mbretëria e Davudit është shtrirë prej Nilit deri në Eufrat, ende u mbetet mjaft tokë që ta arrijnë ose ta marrin. Sipas islamit, siç kemi thënë tashmë, përgjatë botës islame nuk ka kurrfarë kufizimesh të numrit të të shpërngulurve hebraikë, as trevat ose pozitës së tokës që mund ta arrijnë që në të të qëndrojnë.
E treta, njëherë kur të qetësohet bouleversement‚ që këtë zgjidhje e nxitë, nuk ka arsye që hebraikët si dhimmi‚ qytetarët e shtetit islam t'i mbajnë të gjitha institucionet publike që deri tash i kanë zhvilluar në Palestinë (gjyqet, shoqëritë arsimuese për art e kulturë, shoqatat publike, shkollat, fakultetet dhe universitetet), në mënyrë që ato të vazhdojnë të veprojnë në cilindo vend në Palestinë ose kudo tjetërkund ku hebraikët do të mund të zgjidhnin të jetojnë. Sandejmi më tej, vizioni i tyre dhe përpjekjet e tyre do të mund të orientoheshin drejt ndihmimit dhe përparimit të hebraizmit, e jo ideologjive perëndimore të dekadencës dhe devijimit. Askush, nuk do të luftojë kundër tyre. Askush nuk do t'i ndjekë as shqetësojë. Është detyrë e tyre të jenë aq hebraikë se u ka mbetur deri tek ajo.
Atëherë, kur hebraikët e shtetit islam në lindje të organizohen dhe të fillojnë të marrin frymë si hebraikë, të çliruar nga çdo rrezik, lideri i shtetit islam do të mund ta përsërisë mesazhin që një pararendës i tij (Mehmedi II Fatihu i Stambollit, ia drejtoi kryeparit të një ummeti‚ më të hershme jomuslimane në shtetin islam (Genadij Shollari, patrikut stambollas), "Bëru patrik i ummetit tënd në paqë. Le të të ruaj All-llahu. Ty ta kemi premtuar miqësinë tonë në të gjitha rastet dhe me të gjitha kushtet, kurdo që mund të të shërbejë. Gëzoji prej tash të gjitha privilegjet që i kanë gëzuar të parët tu!”[2]
Përktheu: N. Ibrahimi
--------------------------------------------------------------------------------
[1] Grup autorësh, Islamski fundamentalizam – sta je to, Sarajevë, 1990.
[2] G. Papadopoulos, Les privileges de patriarcat oecu-meniques (Communaute grecque orthodoxe) dans l'empire ottoman, Paris, 1924, fq. 10) nga: Voices of Resurgent Islam, ed. John L. Esposito, Oxford 1983.