Xhamia Historike po Kthehet në Kishë

Sipas njoftimeve thuhet se Xhamia Muradije në Rodos ishte e xhematit Mysliman Turk dhe se në fillim të vitit 1970 i është lënë Kryeipeshkvisë së Rodosit nga drejtuesit e xhematit të cilën ishin vënë në detyrë nga administrata Xhunta e asaj kohe. Më vonë u bë e qartë se kryeipëshkëvia po fillon ta kthejë në kishë.



Buxheti Është nga Fondet e BE-së


Po ashtu është njoftuar se financimi i punimeve të restaurimit të xhamisë që duan ta kthejnë në kishë, sigurohet me fondet e Bashkimit Europian. Njoftohet se me një buxhet prej 400.000 eurosh nga fondet e Bashkimit Europian në lidhje me projektin në fjalë, janë shkatërruar kubbet dhe janë ndërruar dritaret e xhamisë.

Po ashtu janë shkatërruar varret turke që janë në oborr të xhamisë, gurët e varreve janë shkulur nga vendi dhe se i është ndërtuar një çati e re e cila i përket arkitekturës Japoneze. Kjo ndërhyrje e parisë së kishës dhe e autoriteteve Greke, në vend të një mentaliteti që përfshin vëllazërinë e popujve që u përkasin feve të ndryshme dhe respektin reciprok ndaj elementeve fetare, u është drejtuar zhdukjes së vlerave të Myslimanëve dhe kjo është vlerësuar si një shkelje ndaj lirisë fetare.

Veçanërisht, përdorimi i fondeve të Bashkimit Europian për projektin në fjalë, bie në sy si një dimension tjetër interesant i kësaj çështjeje.

Gjithashtu përdorimi i burimeve të Bashkimit Europian me qëllim për të fshirë nga faqa e dheut këto vepra dhe për të ngritur vlerat kristiane në një kohë kur është e nevojshme që fondet e Bashkimit Europian të përdoren për mbrojtjen e këtyre veprave historike dhe kulturore të cilat janë pasuri kulturore, është edhe kundër parimeve dhe principeve të Bashkimit Europian.

Në një kohë kur Turqve nuk u jepet leje për të përdorur fondet e Bashkimit Europian, atje jepen fonde për shaktërrimin e xhamisë.

Menjëherë pas njoftimit për këtë ngjarje, kryetari i Federacionit Turk i Trakjas Perëndimore, në një fjalim të tij e dënoi këtë projekt. Ai tha se përdorimi i fondeve të Bashkimit Europian për të shembur një xhami në një kohë kur Turqve të Trakjas Perëndimore nuk u jepet leje për ti përdorur ata është diskriminim.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme