
Në kohën kur në Prishtinë, në borë e në shi mijëra besimtarë myslimanë shqiptarë detyrohen të falen jashtë xhamive në mungesë të hapësirës së nevojshme për falje, ky provokim paraqet precedentin më absurd i cili fare lehtë mund të eskalojë në përfundim të durimit të besimtarëve shqiptarë myslimanë me pasoja të papara, ku padyshim përgjegjësia bie mbi ata të cilët iniciuan këtë vepër, kisha katolike si dhe klasa aktuale politike e cila i kontribuoi kësaj ēështje.
Forumi Musliman i Kosovës rikujton mohimin në vazhdimësi që i është bërë Bashkësisë Islame të Kosovës për të ndërtuar një xhami qendrore në Prishtinë nga qeveritarët lokal të komunës së Prishtinës, dhe duke ditur përqindjen absolute të myslimanëve si në Kosovë ashtu edhe në Prishtinë, përgëzimin dhe asistimin deri në përmasa servilizmi për ndërtimin e Katedrales në Prishtinë nga vetë Presidenti i Kosovës dhe qeveritarët tjerë e konsideron skandaloz kur kihet parasysh neglizhenca me të cilën të njëjtit i qasen të drejtave të garantuara me ligj të atyre që i kanë sjellë në këto pozita në Kosovë e në Prishtinë.
Forumi Musliman i Kosovës përkujton opinionin e gjerë kombëtar e ndërkombëtar se myslimanët shqiptarë të Kosovës kanë meritat kryesore për mbarëvajtjen e harmonisë fetare në Kosovë dhe se ata do të vazhdojnë si edhe deri më tani ti përkrahin besimtarët katolikë, qoftë edhe në ndërtimin e kishave kur kjo është pa konotacione diskriminuese dhe politike e për nevoja fetare, por ata nuk do të heshtin, do të ngrisin zërin e tyre si deri më tani ndaj ndërtimit të kishave politike në dëm të lirive dhe interesave të tyre te garantuara. Shqiptarët myslimanë në Kosovë do të vazhdojnë të kontribuojnë për harmoninë fetare dhe për proceset politike në favor të krijimit të shtetësisë së Kosovës por nuk do të vazhdojnë në përjetësi të duartrokasin apo të votojnë politikanët të cilët i dhunojnë në mënyrë skandaloze të drejtat e tyre elementare fetare.Kryetari i Forumit Musliman të Kosovës: Fuad Ramiqi.