Tejatat Tejasen: "Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i dërguari i Tij"

Kontaktin e parë me të e patëm, kur i treguam disa vargje kur'anore dhe thënie të Muhammedit a.s., të cilat kanë të bëjnë me sferën e specializimit të tij në shkencën e anatomisë. Pasi ia treguam ato, ai tha: "Edhe ne kemi në librat tona të shenjta budiste, citate që përshkruajnë në mënyrë të përpiktë etapat embriologjike."
Ne i thamë se dëshironim t'i njihnim ato përshkrime dhe të dinim se çfarë është shkruar në ato libra rreth embrionit.

Profesori na premtoi se pas një viti do të na i sjellë ato. Kur erdhi pas një viti për të taktuar studentët e mjekësisë, në universitetin e mbretit Abdul Aziz, ia kërkuam citatet që na kish premtuar, por profesori kërkoi falje duke thënë se unë u premtova duke mos e verifikuar këtë gjë, por pas kërkimeve dhe hulumtimeve që bëra, pashë se në librat budiste nuk kishte citate, të cilat flasin për etapat embriologjike.
Pas kësaj ne i ofruam prof. ligjëratën e shkruar nga doktor Keith Moore, me titull: "Përputhshmëria mes embriologjisë dhe asaj që është thënë në Kur'an dhe Sunne". Kur e pyetëm se a e njihni prof. Kith Mur, na u përgjigj se prof Moore është ndër dijetarët më të mëdhenj botërorë në këtë fushë. Pasi e lexoi ligjëratën e tij u befasua.

Ne i bëmë prof. Taxhasonit disa pyetje në fushën e anatomisë, ca prej të cilave kishin të bënin me djegiet e lëkurës. Ai tha:

"Nëse djegia e lëkurës është e thellë shkakton humbjen e çdo lloj ndieshmërie."

I thamë se me siguri ju intereson të dini, se në librin e shenjtë, në Kur'anin famëlartë, para më shumë se 1400 vitesh, është aluduar mbi këtë, ku thuhet se pabesimtarët, në Ditën e Ringjalljes, do të dënohen me dënim në ferr dhe sa herë që t'u digjen lëkurët, Allahu do t'ua ripërtërijë atyre lëkurën që ta ndiejnë ndëshkimin. Këtu pra, aludohet në atë se qendra e ndjeshmërisë së djegieve ndodhet në lëkurë. Teksti kur'anor në lidhje me këtë thotë:

Vërtet ata që mohuan argumente Tona, do t'i hedhim në Zjarr. Sa herë që atyre tju digjen lëkurët, ne ua ndërrojmë me lëkurë të tjera që ta shijojnë dënimin. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Mençur. (En Nisa, 56)

A pajtoheni se kjo që është thënë para 1400 vitesh në Kur'anin e shenjtë ka të bëjë me indet natyrore që gjenden në lëkurë dhe me ndjeshmërinë e saj?

Prof Taxhason tha "Po! Pajtohem se kjo ka të bëjë me qendrën e ndjeshmërisë së djegieve, sepse ne vargun kur'anor thuhet se, kur dikush bën mëkat, do të dënohet në botën tjetër dhe, pasi të digjet lëkura, Allahu do t'i krijojë atij lëkurë të re, që të ndiejë përsëri dhimbje dhe kjo gjë do të përsëritet vazhdimisht. Kjo do të thotë, se që para 1400 vitesh në Kur’anin e shenjtë aludohet në atë se qendra e ndjeshmërisë gjendet në lëkurë."
Është e vërtetë se lëkura është qendra e ndjeshmërisë së djegieve. Nëse ajo digjet plotësisht, ndjeshmëria humbet. Prandaj Allahu i madhëruar në Ditën e Gjykimit do t'i dënojë pabesimtarët me ripërtëritjen e lëkurës, sa herë që të digjet ajo.

Allahu i madhëruar, në Kur'anin famëlartë, thotë:

"Vërtet ata që mohuan argumentet Tona, do t'i hedhim në zjarr Sa herë që aty t'u digjen lëkurët, Ne ua ndërrojmë me lëkurë të tjera që ta shijojnë dënimin. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Mençur (En Nisa, 56)

Kështu ne prof. Taxhasonit i përmendëm disa vargje kur'anore dhe thënie të Pejgamberit, Muhammedit a.s. dhe e pyetëm atë:

A është e mundur që, Muhammedi a.s. këto njohuri t'i ketë marrë nga ndonjë burim njerëzor?
Profesori u përgjigj se s'është e mundur një gjë e tillë!
E pyetëm: Atëherë nga i mori këto dije? Ai vazhdoi dhe tha: Ju pyes unë juve se nga i mori Muhammedi këto njohuri?!

Ne i thamë: Nga Allahu i madhëruar Ai tha: Kush është Allahu? Ne i thamë: Allahu është Krijuesi i gjithësisë. Urtësia tregon të urtin, dija në këtë univers tregon se është dhënë nga i Gjithëdituri, përkryeshmëria e universit tregon se është vepër e Gjithënjohësit Mëshira dëshmon se është dhënë nga Mëshiruesi. Rregulli unik dhe sistemi i përkryer i universit dëshmon, se është vepër e një Krijuesi të Vetëm, të Lartësuar dhe Madhështor."

Prof. Taxhasun u pajtua me tërë këto që thamë. Më pas ai u kthye në vendin e tij, ku mbajti shumë ligjërata mbi këtë fenomen, të cilin e njohu dhe e studioi. Më pas më njoftoi se disa studentë e kanë pranuar fenë Islame, pas ligjëratave që mbajti ai.

Pastaj erdhi koha e simpoziumit të 8-të të mjekësisë, në Arabinë Saudite. Në sallën e madhe e cila ishte caktuar për mbajtjen e simpoziumit shkencor, me titull: " Fenomeni shkencor në Kur'an dhe në Sunnet", ai gjatë katër ditëve dëgjoi një numër profesorësh muslimanë, dhe jomuslimanë, të cilët ligjëruan mbi fenomenin shkencor në Kur'an dhe në Sunnet.

Në fund të këtyre ligjëratave, u ngrit prof. ;Taxhata Taxhasun, duke thënë : "Gjatë 3 viteve të fundit u thellova në studimin e përkthimin e Kur'anit të shenjtë, të cilin ma dhuroi prof. Abdul Mexhid Ez Zendani. Vitin e kaluar prof. 'Muvaz më dha ligjëratën e prof. Ez Zendanit dhe prof. Keith Moore, duke kërkuar nga unë që t'i përkthej ato në gjuhën tajlandeze dhe t'u mbaj disa ligjërata muslimanëve në Tajlandë.
Unë iu përgjigja kërkesës së tij. Këtë mund ta shihni në kasetën që ia dhashë atij, e cila përmban studimet e mia dhe atë që kam kuptuar nga konteksti i thënieve. Unë besoj vërtetë se çdo gjë që është përmendur në Kur'an para 1400 vjetësh është e vërtetë e -qëndrueshme dhe mund të shpjegohet përmes shkencës. Pejgamberi Muhammed s'dinte të shkruante dhe të lexonte. S'ka dyshim se ai është i dërguari i Zotit, i cili na solli të vërtetën Kjo e vërtetë atij iu dha përmes shpalljes nga Krijuesi, Gjithënjohësi i çdo gjëje. Ky Krijues s'ka dyshim se është Allahu.

Prandaj besoj se erdhi koha që të deklaroj se:

"S'ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Tij".

Së fundi ju falënderoj për përgatitjen e mrekullueshme të këtij simpoziumi, i cili qe në një shkallë të lartë dhe të suksesshme. Pjesët të cilat janë përgatitur për video, padyshim janë arritur me mund. Jam interesuar mjaft jo vetëm në aspektin shkencor, por kam kontaktuar edhe me shkencëtarë duke shfrytëzuar këtë rast të shkëlqyeshëm, që të lidh miqësi me ta.

Padyshim dhurata më e shtrenjtë dhe më e vlefshme që fitova me përqafimin e fesë islame është besimi se:

"S'ka Zot tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i dërguari i Tij. Kështu u bëra musliman.

Allahu është Thënës i së vërtetës.

"Në emër të Allahut, Bamirësit të Përgiitlishëm, Mëshiruesit".

"E atyre që u është dhënë dija, e dinë se kjo që të është : shpallur nga Zoti yt, është e vërtetë dhe udhëzon në rrugën e të Gjithëfuqishmit dhe të Lavdëruarit. " (Sebe,6)


RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme