PREJ GUTENBERGUT DERI TE MILENIUMI I TRETË

Mid’hat Shamiq

PREJ GUTENBERGUT DERI TE MILENIUMI I TRETË



Hyrje

Si datë e fillimit të tipografisë (shtypit) modern merret data 1450, në të cilën Johannes Gutenberg, në qytetin Mainz, e përfundoi shtypjen e Biblës së vet me 42 rreshta. Ky vit, pikërisht për këtë arsye, merret edhe si përfundim i mesjetës dhe fillim i Kohës së re.

Epoka e re fillon me akcesin e pakufizuar të të dhënave të cilin e mundësoi revolucioni medial i Gutenbergut. Kësaj epoke tash i kanoset epoka tjetër, e informatikës, me të cilën dominon procesi i digjitalizimit. Informatat e digjitalizuara që qarkullojnë në rrjetin komunikues, hapin rrugë në ardhmërinë jo fortë të qartë, të përcjellë me shtresime sociale dhe teknike, të cilën sot, ende, është vështirë të parashihet në të gjitha hollësitë.

Gutenbergu nuk e “shpiki” makinën tipografike, sikurse kjo, krejt përgjithësisht, por edhe shpesh herë pohohet dhe shkruhet. Gutenbergu e futi teknikën e renditjes së shkronjave të lëvizshme individuale prej plumbi, të destinuara për përdorim më të gjatë. “Shpikja” e tij e dytë është shkelësi i rrushit (dhe bi-kartolerike) i përshtatur për nevojat e shtypit, me shtojcën e kornizës mbuluese me cipë, petë elastike (timjan). Gutenbergu sipas natyrës së gjerave ishte edhe botuesi i parë (në kuptimin modern), sepse krahas nocionit shtypja e librit domosdo paraqitet edhe nocioni i tirazhit, që do të thotë se libnri nuk mund të shitet deri sa nuk dihet numri i ekzemplarëve në të cilët është shtypur. Kurse shtypi i librit është proces që vazhdon.

Nuk do të gabojmë nëse konfirmojmë se mjeshtri Gutenberg nuk ishte vetëm “artist i librit”, por në të njëjtën kohë edhe teknik gjenial, risimtar dhe njeri afarist, me nkë fjalë tekniku i pare informatik i botës. E thenë me gjuhën e sotme, Gutenbergu ka krijuar hardware brilliant, kurse software përkatës është zhvilluar dhe është depozituar në vetëdijen e bashkëpunëtorëve dhe pasuesve të tij; ndër ta me talentin dhe shkathtësinë e vet veprojnë skalitëçsi, shkrirësi i shkronjave, radhitësi dhe makinisti. Kurse veprimtarinë librare, pa të cilën shumëzimi i librave nuk do të kishte kuptim, sot do të mund ta quanim përkrahje logjistike.

Me kompjuterët, së pari me futjen e fotorradhitjes dhe digjitalizimit e reproduksionit në ngjyra, e pastaj edhe me aplikimin gjithnjë e më të gjerë të edicionit tavolinor, përgjithnjë dhe dhe nga rrënjët ndryshon natyra dhe struktura e veprimtarisë botuese dhe grafike. Ndërron edhe vend ii punës së çdo punëtori në zinxhir të prodhimit, nga vendi ku sajohet teksti dhe fotografia e deri te shumëzimi. Koncepti i veprimtarisë botuese tavolinore dhe të zyrës mundëson kryerjen edhe të punëve që deri tash kanë mundur të kryhen vetëm në hapësirat prodhuese të mëdha. Makinën rradhitëse të shtypit dhe shtypësin tipografik e rrezikojnë teknologjia e re, teknologjia në të cilën procesi i përgjithshëm i veprimtarisë botuese është kompjuterizuar.

Veprimtaria botuese ka të bëjë me shumëzimin e informacionit në trajtë të tekstit dhe fotografisë në më të shumtën e rasteve në letër: libri, broshura, trakti, informata afariste, skripti, gazeta, revista, magazina i ilustruar, botimet reviale. Dy prodhime tipike, libri dhe gazeta, kanë procedim teknologjik krejt tjetërfare, dhe se për industrinë tipografike nuk mund të flitet në mënyrë të thjeshtësuar. Libri shkruhet me vite dhe nga ajo ka dobi me vite, por edhe përgatitja dhe shtypi zgjasin disa javë. Gazetat, edhe pse kanë sasi të barabartë shenja shkronjash sikur edhe libri mesatar, shkruhen disa orë, shtypen për disa orë, kurse lexohen (përdoren) vetëm disa dhjeta minuta. Tirazhi i gazetave në kushtet tona është edhe njëqind herë më i madh se tirazhi i librit. Gazetat në këtë shekull ka përcaktuar zhvillimin e teknikës grafike. Prandaj është e kuptueshme se kompjuterët së pari kanë filluar të aplikohen në industrinë e gazetave për radhitjen e tekstit. Sot gjenden në të gjitha repartet grafike, kurse plotësisht janë familjarizuar në punët e përgatitjes dhe tekstit.

Konceptin e veprimtarisë botuese të tavolinës e ka propozuar në vitin 1985 Paul Brained nga korporata Aldus, kurse zhvillimit të tij me të madhe i kanë kontribuar punët e përbashkëta të Appleut, Linotypea dhe ITC-ut. Apple io ka ofruar tregut kompjuter të shkëlqyeshëm Macintosh, kurse më vonë edhe printerin laserik, kurse në formën Adobe qe zhvilluar softveri solid i cili ka mundësuar zhvillimin e akcesit të ri të përgatitjes, përpunimit dhe shtypjes së tekstit. Ngjarje me rendësi ka qenë përpunimi i tekstit. Këtu kompjuterët janë përzier në punët e rezervuara për korporatat e rradhitësve grafikë. Ngjarja e dytë që mund të quhet revolucion kompjuterik në veprimtari botuese është Desk Top Publishing. Interesi për veprimtarinë botuese të tavolinës është i madh dhe mjaft i gjerë sipas distances: prej pronarit të kompjuterit në shtëpi dhe të të punësuarve në zyre deri te shkollat, fakultetet dhe institucionet tjera, përgjithsësisht të tërë botës afariste.

Veprimatria botuese e tavolinës është temë e cila është interesante më së shumti se çdo ditë sjellë lajme të ndryshme lidhur me softverin dhe hardverin. Me hyrjen e kompjuterit në fushën e grafikës – më së pari në shkrimin e tekstit e më vonë edhe në përpunimin e fotografisë – ka filluar krijimi i programeve dhe përkrahjes teknike që është mirëpritur edhe në shtypshkronja.


1. Koncepcioni i programit për trajtësimin e tekstit

Një nga programet aplikative më së shpeshti të përdorura është programi për përpunimni e tekstit. Shumica e madhe e përdoruesve të kompjuterëve e përdor kompjuterin që ndonjë tekst ta përgatisë në kompjuter, ta formësojë në pajtim me kërkesat e tij dhe ta depozitojë për përdorim të sërishëm eventual.


1.1. Regjistrimi i tekstit

Programi standard I kompjuterëve të sotëm është prograsmi për regjistrimin dhe trajtësimin e tekstit. Ky program është konceptuar si program për formimin e faqeve në trajtën në të cilën duhet të paraqiten në shtypës (printer). Për këtë arsyem, në program janë komponuar dy pjesë – pjesa për regjistrim dhe përmirësim të tekstit dhe operacionet me pjesët e tekstit – kopjimi, fshirja, rivendosja etj., - dhe pjesa për formatizimin e tekstit, respektivishtsjellja e tekstit në trajtën e dëshiruar. Për këtë pjesë rëndom çdo program për rehgjistrimin e tesktit ka komanda të caktuara të cilat janë përkufizuar me vegla apo me prekje funksionale, kurse mund të shihen ne ekran vetëm me përzgjedhjen e funksionit përkatës.

Regjistrimi i tekstit kryhet me një program nga grupi i World processing-ut. Shkrimi mund të jetë tre llojesh: përshrkim nga dorëshkrimi i pastër, shkrimi direct në kompjuter apo përpunimi i tekstit më herët të regjistruar të përgatitur në kompjuter. Gjatë regjistrimit të tekstit dallojnë mënyrat e radhitjes: teksti regjistrohet (futet) nëpërmjet tastierit dhe nuk përkujdeset për regullimin e tij, apo, qysh këtu kërkon përkufizimin e llojit të alfabetit (shkrimit), madhësinë e shenjave të shkronjave, gjerësinë e shtyllave dhe veprimeve tjera tipografike.

Shkrimi në kompjuter është në njëfarë mënyrë sikurse shkrimi në makinën e shkrimit. Tastieri, sa i përket vetë shkronjave, ka sistetim identik sikurse edhe makina e shkrimit. Shkronjat në vend të letrës paraqiten në ekran. Në ekran kemi treguesin – kursorin, i cili e pozocionon vendin ku do të vijë shkronja vijuese e shtypur. Teksti në ekran mund të lëvizet poshtë, lartë, majtas, djathtas. Përnjëherë në “dritaren” e ekranit mund të shihen edhe deri në 2000 shenja të lexueshme në punën standarde. Teksti mund të shkruhet në letër nëse me kompjuterin është i lidhur shtypësi (printeri). Programi për përpunimin e tekstit – procesori i tekstit, posedon pjesët ndihmëse që shkrimi i tekstit punë të këndshme. Nëse duhet diç të shtohet, të ndërhyhet, sërish mund të rregullohet hapësira ashtu që shkronjat sipas dëshirës të vbendosen ndërmjet fjalëve, rreshtave, faqeve, kurse gjatë kësaj teksti vetë automatikisht risistemohen. Kalimi në rresht të ri është krejtësisht i automatizuar (ose mund të bëhet) dhe për këtë nuk duhet të kujdesemi veçanërisht, sikur në punën me makinë shkrimi. Rafshimi i shtyllave dhe ndarja e fjalëve mund të zhvillohet gjatë shkrimit, por edhe gjatë dërgimit të tekstit në shkrimin e “formës përfundimtare”. Programi për shkrimin e tekstit në kompjuter kujdeset edhe për kalimin në faqen tjetër. Teksti njëherë i shkruar në kompjuter mund të shkruhet eksperimentalisht dhe të korrigjohet, pastaj mund të ndërrohet formati, lloji dhe madhësia e shkronjave dhe sërish të shkruhen dhe kështu në pafundësi shumë here, e që gjatë kësaj tekstin nuk duhet më të daktilografohet. Mund “të shkëpurdhet” nëpër tekstin e vjetër, dhe sërish të korrigjohet, tipografisht të rirregullohet dhe “të përsoset” trajtë e re. Në ndënjë tekst më të hershëm mund të ndahet (kufizohet, bllokohet) një pjesë dhe të përcillet në dokument të cilin pikërisht e shkruajmë.

Programet për përpunimin e tekstit mundësojnë ndarjen e ekranit në pjesë (dritare) sipas dëshirës, të cilat mund të palohen në disa nivele.}do dritareje i ndahet destinim: dritarja për regjistrimin e tekstit, dritarja për kopjimin e tekstit, dritarja për tekstin e formatizuar, dritarja për vizatim, dritarja për shenja të veçanta. Përcjellja e aktivitetit nga një dritare në tjetrën bëhet më së shpeshti me mi (maus). Përmbajtja e një dritareje mund të përcillet në dritaren tjetër; gjatë kësaj aktiviteti i përcjelljes së pjesës së tekstit nga një dritare në tjetrën mund të përcillet në ekran. Po ashtu mundemi grupin e teksteve (datoteka) nga në bibliotekë ta kopjojmë në bibliotekën tjetër. Dritaret mund të sajohen dhe fshihen gjatë cilës do fazë të punës.

Kërkimi është funksion i veçantë i procesorit të tekstit dhe kjo nuk mund të krahasohet me asgjë nga koha kur tekstet i kemi përgatitur në makinën e shkrimit. Funksioni “kërko” mundëson kërkimin e shenjave ose shprehjeve të caktuara në tekst dhe pozicionimin në vendin ku vargu i kërkuar i shenjave gjendet. Kërkimi shpesh kombinohet me funksionin “ndërro”, d.m.th. kërko dh endërro. Në këtë mënyrë është mundësuar konversioni i shenjave dhe shkronjave, gjatë së cilës krijoihet teksti i ri në të cilin “përkthimi” është kryer në mënyrë shembullore.


1.2. Thyerja e faqes

Faqja e thyer më së shumti e manifeston dizajnerin, idetë, përvojën dhe veçoritë e tij. Kur njëherë është caktuar formati, numri i shtyllave dhe radhitja e nënkaptinave nëpër faqe, duhet zgjedhur fontin, respektivisht llojin e shkronjave që do të përdoret në libër (revistë, gazetë).

Problem i veçantë është me planifikimin e ilustrimeve. Të parashtrojmë se të gjitha ilustrimet në kompjuter janë vizatuar apo janë skenuar me programet e grafikës kompjuterike. Nëse e shkruajmë fotografinë së bashku me tekstin, atëherë programet mundësojnë rezultate të ndryshme: sistemimi i fotografive dhe zgjedhja e rasterit varet nga disa faktorë. Përpunimi i fotografisë ose is humë fotografive në faqe kërkon kompjuter të shpejtë, çfarë sot i kemi edhe në aplikimin e DTP-së shtëpiake.

Radhitja e relacionneve matematikore gjithnjë ka qenë punë e veçantë grafike – e veçantë për atë shkak se e dinin ta përdpunonin vetëm radhitësit me përvojë të madhe, më tej për atë sepse për reralizimin e librit matematikor është pritur edhe ndonjë vit dhe për atë që gjuha matematikore manipulon me mbi 400 shenja të veçanta. Radhitja matematikore në radhitjen e përgjithshme që e realizojmë edhe nuk është aq i parëndësishëm. Relacionet matematikore i kemi thuajse në të gjitha publikimet teknike, dhe çdo program për përpunim dhe radhitje të tekstit ka ndonjë zgjidhje për punimin e radhitjes matematikore.

Shkrimi, radhitja, fotografimi dhe dizajnimi i materialit për nota është shembull i mire i gjerësisë së aplikimit të konceptit të DTP-së dhe zgjidhjes së trajtësimit më tëkpmplikuar grafik me kompjuter. Në alfabetin tone përdsorim rreth tridhjetë shenja versale dhe po aq shenja kurrente të alfabetit, dhjetë shenja për shifra dhe rreth njëzet shenja të veçanta. Krahas disa shenjave të, radhitja librare përdor rreth 120 shenja. Alfabeti muzikor, përkundrazi, njeh mbi 500 simbole të ndryshme (muzika klasike, rocku, avangarda, muzika e vjeter kishtare), kurse disa simbole paraqiten në disa forma të ndryshme alfabetike dhe këtu mund të flitet edhe për fontat e veçanta, që konsiderueshëm e rritë numrin e shenjave dhe e komplikon punës e radhitjes.

Radhitja e notave me kompjuter mund të ndahet në tri faza: shkrimi i notave në kompjuter, editimi dhe shkrimi i faqes së notave. Sikur që gjatë regjistrimit të tekstit përdoret tastiera e aparatit shkruajtës apo lexuesi optik, ashtu që në punët e regjistrimit të notave në kompjuter përdoret tastieri i pianos me radhitjen tipike të pianos apo tastieri i kompjuterit tek e cila notat janë të bashkuara shenjave të shkrimit. Standardi MIDI-shërben për ndërlidhjen e kompjuterit dhe tastierës së pianos.

Sot koncepti i veprimtarisë botuese të tavolinës është bërë e zakonshme në të gjitha institucionet kompjuterike, në shtëpitë softverike dhe të firmave të cilat deri para pak kohësh kanë qenë porositës vetëm të aparaturës profesionale për fotoskop. Kombinimi i përpunimit të tekstit, fotografisë dhe desktop publishing-ut ka marrë emrin “document processing” dhe është bërë elementi më i rëndësishëm për aplikimin e gjerë të kompjuterit në afarizmin e zyrës. Trend i veçantë në zhvillimin e desktop-sistemit është integrimi me bazat e të dhënave.

Gjithnjë është konsideruar se skema grafike e të dhënave numerike është shumë më i afërt dhe më i kuptueshëm nga shtyllat dhe radhët në tabela. Përpunimi manuel i grafeve dhe fotografive është punë e bezdisshme dhe e mundimshme dhe kërkon shumë kohë. Grafika afariste në hapësirën coordinative i inkuadron diagramet në X, Y, Z, hapësirat e hijezuara të trajtave të të rregullta dhe jo të rregullta gjeometrike e të ngjashme me këtë. Grafika afariste përdoret në të gjitha raportet finansiare dhe statistike – përndryshe në çdo publikim i cili duhet të ilustrojë të dhënat numerike.

Në suaza të programit për përpunimin e tekstit ekzistojnë dy grupe të programeve ndihmëse. Një grup quhet veglat dhe realizon operacion të caktuar mbi shenjën e shkronjës, fjalën, pasusin, faqen pao tekstin, deri sa grupi i dytë është funksionet të cilat mundësojnë përmirësimin plotësues të cilësisë së tesktit. Ky është programi për verifikimin e korrektësisë së tekstit të shkruar, programi-fjalor, i cili në tekst ofron sinonime të ndryshme, dhe programii për verifikimin e gramatikës dhe mënyrës së të shkruarit.


2. Pajisjet kompjuterike për DTP


2.1. Njësitë hyrëse

Kompjuteri pranon të dhënat hyrëse nëpërmjet njësive hyrëse. Detyra e tyre është t’i pranojnë të dhënat nga përdoruesi, t’i shndërrojnë ato në trajtën të pranuar për kompjuterin (në grumbull të shifrave binare) dhe t’i përcjellinnë njësinë qendrore në përpunim të mëtejshëm. Aparati hyrës më së shpeshti i përdorur është tastieri. Përveç tastierit ekzistojnë edhe aparate tjera hyrëse, por në të shumtën si plotësim i saj. Këto aparate bëjnë pjesë në aparatet treguese, sepse shërbejnë për zgjedhjen e pozicionit në ekran ku gjendet ndonjë e dhënë i nevojshëm për përpunim të mëtejmë. Në aparatet më së shpeshti të përdorura bëjnë pjesë: miu – ky është aparati tregues i cili lëviz në bazën horizontale , kurse në ekran tregohet pozita e tij momentale. Në anën e sipërme të miut gjenden tastet, me të cilat zgjedhen tipet e ndryshme të komandave. Këtu janë edhe tableti, dorëza për lojë, lapsi optik, sfera komanduese, ekranët të ndieshëm nga prekja etj.

Skeneri është aparaturë i cili formën e dokumentit të shkruar nga letra apo nga ndonjë medium tjetër i shtypur e përcjellë në kompjuter në formën digjitale, ashtu që një dokument i këtillë mund të përpunohet sipas dëshirës në pajtim me kërkesat e veprës.



2.2. Njësitë dalëse

Të dhënat që fitohen nga aparatet dalëse quhen rezultatet e përpunimit të të dhënave. Roli i aparateve dalëse është që rezultatet e përpunimit të të dhënave t’i bëjnë të kapshme për përdoruesin dhe përjetësuisht ose përkoghësisht t’i ruajnë për përdorim të mëtejshëm. Sipas kohës së ruajtjes së të dhënave, i ndajmë në aparate me shënime të përhershme dhe të përkohshme.


2.2.1. Shtypësit (Printerët)

Aparatet dalëse të cilët përhershmërisht i shkruajnë rezultatet e përpunimit në formën të kapshme për përdoruesit janë llojet më të ndryshme të shtypësve. Dokumentet e letrës janë dokumente të përhershme, të cilët shërbejnë për përdorim të shumëfishtë të rezultateve dalëse, për dokumentim dhe arkivim. Për këtë arsye roli i shtypësve si aparate dalëse është i pazëvendësuehsëm. Shtypësit janë direkt të lidhur me kompjuterin. Në bazë të të dhënave dalëse binare nga kompjuteri shtypësi formon grumbullin e shenjave numerike dhe të shkronjave dhe i shënon në letër. Pasi që në kompjuter përpunohen sasi të mëdha të dhënash, edhe numri i rezultateve dalëse të përpunimit është i madh. Kështu para shtypësit vendosen shumë kërkesa, ndër të cilët më të rendësishmit janë shpejtësia e shtypjes dhe besnikëria.



2.2.2. Ekranet


Rëndësia e ekranit është në atë që ata sot paraqesin mjetin kryesor të komunikimit dhe kompjuterit. Asnjë aparat tjetër dales nuk siguron mënyrë aq të pasur dhe efektiv të prezantimit të informacioneve. Kompjuterët e sotëm të gjitha objektet në ekran i vizatojnë nëpërmjet një varg pikash – pikselesh. Çdo pikë i ka karakteristikat e veta. Sipërfaqja e ekranit kundrohet si sipërfaqe në kuadrantin e djathtë të sipërm të sistemit koordinativ në rrafsh (vlerat positive të koordinatat X dhe Y). Tërë sipërfaqja është ndarë në pika. Çdo pikë në sistemin koordinant ka pozicionin e saj direct të përcaktuar kordonatave X dhe Y. Këto koordinata, sikurse edhe të gjitha të tjerat në kompjuter, shkruhen me anë të shifrave binare, ashtu që koordinatat e pikes paraqesin dy vija bitesh – fjalëve kompjuterike (për pozicionin X dhe pozicionin Y). Përveç kësaj është e nevojshme të dihet edhe karakteristikat tjera të pikes (ngjyrës, ndriçimi etj.). Secila nga këto karakteristika gjithadshtu regjistrohet me një varg bitesh – fjalësh. Prandaj, për çdo për çdo pike duhet numër i caktuar i fjalëve që të shkruhen. Nëse me anë të vargut të pikave e komponojmë një objekt – shkronjë apo fotografi, atëherë na nevojitet renditja e të gjitha pikave në atë objekt me karakteristikat e tyre. Kjo renditje e pikave quhet harta e pikave, ndaj edhe mënyra e prezantimit të fotografisë quhet bit-harta. Sa më i madh i pikave të jetë në ekran, edhe fotografia e objektit është më cilësore. Numri i pikave mbi njësinë e sipërfaqes është rezolucioni.

Mënyra tjetër e mbamendjes së pozicionit të pikes bëhet nëpërmjet vektorit. Pozicioni i pikes mbahet mend me anë të koordinatave të pikënisjes së vektorit, gjerësisë së tij dhe këndit në raport me boshtin x. Krahjas kësaj vektorit i jepen edhe karakteristikat tjera – ngjyra, ndriçimi etj. Gjatë kësaj tërë vektori përshkruhet me tipin e njëjtë të karakteristikave, respektivisht të gjitha pikat e tij kanë karakteristika të njëjta, për dallim prej bit-hartës, ku çdo pike posedon karakteristikat e veta.

Diversiteti i këtyre mënyrave të përshkrimit të objekteve manifestohet në operacionet me objektet. Te bit-harta çdo ndryshim e madhësisë së objektit mund të sjellë deri te keqësimi i cilësisë së fotografisë së objektit, për shkak se tërë sistemi koordinant “zgjatet” (shtrihet) dhe me këtë ndërrohet distance ndërmjet pozicioneve, që i kontribuon keqësimit të cilësisë së fotografisë. Nga ana tjetër, te fotografitë e skenuara – fotografitë të cilat po ashtu janë skenuar pike për pike, është e mundur të përdoret bit-harta thjeshtë të kryhet ndërrimi në fotografi. Tek shënimi i vektorit nuk ka ndryshim në cilësi të fëtëgrafisë në rastin e ndryshimit të nivelit të vështrimit të objektit, kurse përpunimi i pjesëve individuale të ndonjë objekti është më i thjeshtë, nëse nuk ka të bëjë me objektet të cilat janë paraqitur sin jë varg pikash. Programet bashgkëkohore kryesisht përkrahin të dy mënyrat e preznatimit të objekteve, kurse përdoruesi do ta zgjedhë se cila mënyrë mund të përdoret në rastet veç e veç.


2.3. Memoriet periferike

Edhe përkundër shpejtësisë së madhe të punës dhe kapacitetit të madh, memoria qendrore nuk është e përshtatshme për ruajtje të përhershme të të dhënave, e para për shkak se kapaciteti i saj nuk është i atillë që të mund të ruhen të gjitha të dhënat dhe programet të domosdoshme për të gjitha përpunimet të cilat kryhen në kompjuter dhe, e dyta, për shkak se përmbajtja e qelizave memorike ndërrohet gjatë punës dhe se përmbajtja paraprake fshihet. Për këtë shkak për vendosjen e të dhënave të nevojshme për punimin e kompjuterëve në ndonjë proces të përpunimit, përdoren njësitë memorike të cilat janë të ndara nga njësia qendrore (në periferi), kurse të cilat quhen memorie periferike, memorie eksterne apo të jashtme apo aparatura memorike periferike.

Karakteristikat e këtyre memorive janë si vijon:

- Mundësia e shënimit të përhershëm tçë të dhënave dhe ruajtja e asaj të dhëne në periudhën e caktuar kohore;

- Mundësia e akcesit të kësaj të dhëne që të sillet në memorien qendrore gjatë procesit të përpunimit;

- Akcesi më i ngadalësuar i të dhënave në raport me të dhënën e cila gjendet në memorien qendrore;

- Memorizimi shumë më i madh, gati i pakufizuar i të dhënave të memorizuara.

Memoritë themelore periferike janë disku dhe disketa me shënim magnetik dhe disku optik me shënim optik të të dhënave.



3. Trajtësimi i tekstit dhe interneti


Gjatë disa viteve të kaluara ka ndodhur revolucion i vërtetë në botën e rrjeteve telekomunikuese, d.m.th. në botën e cila ka mundësuar ndërlidhjen e kompjuterëve në mënyrë që të mund të këmbejnë informatat. Me këtë qëllim lindi edhe Interneti, i cili paraqet rrjetin e rrjeteve kompjuterike, e jo një rrjetë si mendohet zakonisht. Ky është rrjeti më i madh edhe për nga shtrirja edhe për nga numri i kompjuterëve të kyqur, sikur edhe për nga numri i përdoruesve. Interneti i mundëson individëve nga një rrjet të ndajnë informatat me përdoruesit në rrjetin tjetër në largësi prej mijëra kilometrash, kurse informatat që ndahen mund të jenë në forma të ndryshme (p.sh.: shënimi me video, zëri, teksti, grafika etj.).

Në komunikimin, të sendërtuar në këtë mënyrë, kompjuterët “bisedojnë” duke përdorur modelin i cili quhet klient / server. Serverët apo shërbetorët janë kompjuterë (ose programë) të veçantë të cilët ofrojnë shërbim të caktuar në rrjet apo Internet. Aty gjenden të dhënat të cilat mund të kontrollohen dhe në to të gjithë kanë akces në rrjet, kurse kërkimin e të gjitha të dhënave të disponueshme në server e kryen klienti, i cili mund të jetë kompjuteri ose programi softver, i cili ka rolin e përdoruesit të shërbimeve të serverit. Pra, përdoruesi si pjesëmarrësi skajor në komunikim nëpërmjet ndonjë programi (browseri) kërkues në kompjuterin e vet (i cili në mjedisin e vështruar paraqet klientin) ka mundësinë e shfrytëzimit të të dhënave në formën HTML, faqja nëpërmjet rrjetit Internet.

Koncepti i theksuar mundëson që përdoruesi me anë të kompjuterit të vet dhe rrjetit të Internetit, kurse me anë të World Wide Web (WWW), të rivendos lidhjen me ndonjë server, i cili mund të jetë kudo në botë dhe t’i shikojë dokumentet dhe të dhënat të vendosura në bazën e të dhënave të tij. Tërë skenari duket mjaft i thjeshtë nga spekti i përdoruesit sepse ai është i vetëdijshëm vetëm për faktin që në ekranin e kompjuterit të vet të merrë web dkumentet me atë radhë apo me atë tematikë që ai e zgjedh. Mundësia e renditjes së zgjedhjes së këtyre dokumenteve është e nduarnduartë., pikërisht sikur edhe gjerësia e hulumtimit në internet, e cila është mjaft e madhe, që lë mundësinë gjithnjë të mbistruktirimit të sërishëm të ekzistueses dhe shtimit të asaj që është krejtësisht e re, kurse me qëllim të plotësimin e nevojave të përdoruesit. Duke e përdorur internetin, për një kohë shumë të shkurtër, mund të keni qasje në të dhënat e nevojshme dhe të tubosh të dhënat e dëshiruara, port ash shtrohet pyetja si funksionon tërë kjo dhe si është tërë kjo e mundur.

Ideja nga e cila është zhvilluar World Wide Web ka lindur në pranverë të vitit 1989. Tim Beners-Lee nga laboratorin evropian për fizikë nukle4are në Zvicër, CERN, propozoi formimin e sistemit hipertekstual i cili do të mundësojë këmbimin e thjeshtë të informative ndërmjet ekspertëve nga e tërë bota. Krahas tërë kësaj, qenë shtruar dy kërkesa: mundësia e paraqitjers së dokumenteve të llojeve të ndryshme dhe mundësia e akcesit dokumenteve nga tërë bota. Po ashtu është kërkuar që softveri me të cilin do t’i qasemi WWW-së të bëhet krejtësisht e papagesë dhe në disponim të të gjithëve. Për përpunimin e web-faqeve është hartuar ghjuhë e posaçme, HTML (Hyper Text Markup Language). Protokoli me të cilin Web-faqet dhe të dhënat tjera transmetohen ndërmjet klientëve dhe shërbetorit quhen HTTP (HyperText Transfer Protocol).

Për përdoruesin Web-i është kolekcion i dokumenteve apo faqeve të cilat përmbajnë tekstin, fotografitë sikur edhe lidhjet hypertext (linqet) kundrejt faqeve tjera. Sikur përdoruesi skajor, duke i përdorur disa nga programet kërkuese, e vë në lëvizje ndonjë nga adresat në server (sipas zgjedhjes së tij), si rezultat i kësaj zgjedhjeje fiton dokumentin HTML (respektivisht, home page-faqen filluese, në serverin e thirrur). HTML, përndryshe, paraqet një lloj gjuhe universale për hartimin e dokumenteve hipermediale, kurse vetë aplikimin HTML mund ta imagjiuojmë sikur faqen e cila përmban tesktin dhe fotografinë e formatizuar. Përdoruesi vjen deri te të dhënat ashtu që zgjedh temat e ofruara apo jep celesta për kërkim duke future një nocion në formën destinuar këtij qëllimi. Nga aspekti i tij kjo do të dukej sikur të dhënat gjenden në kompjuterin e tij dhe vetëm duhet t’i marrim në çastin e caktuar, d.m.th. kur për to jepet rasti.

Kur përdoruesi nëpërmjet programit të tij kërkues (browserit) ka dërguar kërkesën për faqe të re, me anë të protokolit HTTP vendoset lidhja me serverin. Së pari është e nevojshme të konstatohet se kërkesa e pranuar ka të bëjë me faqen statike apo dinamike të HTML-së, e cila si rezultat do t’i kthehet përdoruesit. Nëse fjala është për faqen statike, e cila është përgatitur si dokument HTML, ka mundësi i njëjti menjëherë t’i kthehet përdoruesit, i cili do ta shikojë me ndonjë nga programet kërkuese në dispozicion. Kjo është e mundur për shkak se ai nuk kërkon të dhëna nga baza, d.m.th., dokumenti statik është e nevojshme vetëm të lexohet. Në rast të kërkesës për faqen dinamike, e cila në vete duhet të bartë të dhënat nga baza e caktuar e të dhënave, kthimi i përgjigjes klientit në formë të faqes HTML është diç më i komplikuar sepse duhet të bëhet marrja e të dhënave nga baza.

Në bazë mund të depozitohen teksti, fotografitë, dhe shënimet tonike dhe në video të cilët me anë të interfaces pëçrkatëse do të sigurohen dhe ekspozohen përdoruesit skijor në formën e dokumentit HTML, kurse për skak të të dhënave të theksuara që mund t’i përmbajnë, është korrekte të quhen edhe hipertekstual;e, dmth. hipermediale. Hipermedia është nocion i cili ka të bëjë me dokumentet hipertekstuale të cilët përveç tekstit përmbajnë edhe objekte multimediale sikurse fotografitë, dhe shënimet tonike dhe në video. Mënyra e këtillë e organizimit të informative quhet aplikacione hipertekstuale, dmth. hipermediale. Që krahas tyre të mund të prezantohen edhe lidhjet jipertekstuale të cilat ndërsjellësisht mund t’i lidhin edhe dy dokumente të vendosura në skajet e ndryshme të botës, dhe shumë elemente tjera të cilët e përbëjnë dokumentin HTML, shfrytëzohet protokoli komunikues HTTP.

World Wide Web i mundëson çdo përdoruesi të Internetit që tëketë akces në çdo informacion të depozituar në rrjet pa njohjen e mënyrës në të cilën ato informacione transderohen dhe depozitohen. Bazat hipermediale të Web-it zgjerojnë potencialet e Internetit, dhe njerriut që nuk merret me kompjuter i ofrojnë mundësi që në mënyrë të thejshtë të merrë dhe të shpallë informacionet, mendimet, shënimet multumediale dhe materialet tjera para publikut milionësh përgjatë tërë botës.

Atë që Webin e bënë veçanërisht interesant dhe argëtues është fakti se faqet që përmbajnë informacione mund tëp depozitohen në të gjitha llojet e mundshme të kompjuterëve të vendosur në tërë rruzullin tokësor. Vetë faqet mund të jenë mjaft dokumente të komplikuara, por kjo u jep fuqi e cila manifestohet në mundësitë e lidhjes hipermediale të dokumentit.

Ka nevojë ende të theksohet se këtu ka të bëjë me hipertekstin, respektivisht hipermediumin karakteristika themelore e së cilës është organizimi jolinear, dhe që rrjedha e këtyre informacioneve varet para së gjithash mbi zgjedhjen momentale të përdoruesit.

Servisi më së shumti i përdorur është protokoli HTTP i punuar për përcjelkljen e të dhënave në World Wide Web. Sintaksa e cila përdoret te adresa HTTP është: http:// / ?

Host është adresa e Internetit e serverit WWW, pas së cilës pason numri i derës me anë të të cilës kryhet bashkimi. Udhëtimi i fletë WWW serverit se cilën datotekë e dëshiron. Pjesa e fundit e adresës i cili është përcaktuar si “kërkim” mund të përdoret për transferimin e të dhënave të caktuara, d.m.th. parametrave, serverit, respektivisht programit ekzekutiv i cili për ata parametra në bazë do ta bëjë kërkimin. Këto të dhëna nga dokumenti HTML merren me anë të shembullit, i cili përdoruesit i mundësojnë që në to të shkruhen të dhënat.

Ekzistimi i DTP-së sigurisht ndikon në industrinë grafike. Shtypshkrionjat tash kanë mundësi që t’i heqin nga procesi i prodhimit teknologjitë e vjetëruara dhe ta përgatis për shtyp ta marrin drejtpërdrejt nga kompjuteri. Me këtë hapet mundësia e shtypjes së materialit të cilat deri sot nuk kanë qenë të pranueshëm për shtypje nga aspekti i tirazhit, përhershmërisë dhe shpenzimeve. Këto, për shembull janë, dokumentet e organizatave punuese, skriptat për një vit e të ngjashme.

Ndryshimet që momentalisht ndodhin në teknologjinë grafike zakonisht quhen valet e katërta innovative. Sipas kësaj ndarjeje, vala e pare ka qenë me zbulimin e makinës për radhitje dhe kjo periudhë shtrihet nga fundi i shekullit XIX deri në gjysmë të shekullit XX. Valën e dytë të inovacioneve e solli në vitet e gjashtëdhjeta aparati i fotoradhitjes, kompjuterët e pare me programet për ndarjen e fjalëve dhe programet për përjashtimin e reshtave, dhe skenerët e pare për reproduiukimin analog të fotografive shumëngjyrëshe. Valën e tretë inovatore e karakterizojnë sistemnete integruese, adekuate, të cilët me shumësinë dhe laramaninë e tyre të standardeve edhe sot dominojnë në prodhimin grafik.

Përkundër kësaj, vala e katërt inovatore është karakterizuar me shembuj të atyre standardeve induustriale që kanë lindur në degët tjera industriale, kërkimet kozmike dhe teknikën telekomunikuese. Aplikimi i kompjuterëve të veçantë në këtë fushë është vetëm një nga karakteristikat e jashtme të kësaj ndodhie, kurse ndryshimet e mirëfillta janë shumë më largpamëse.Aplikimi i kompjuterit në veprimtarinë botuese bashkon disa fusha. Në rend të pare përpunimin e trkstit, shfrytëzimin e bazës së të dhënave dhe integrimin e tekstit dhe fotografisë me ndihmën e editorëve grafikë. Fushën tjetër të këtillë e formojnë aparatet për publikim dhe shumëzim me jmundësinë e trajtësimit të lartë profesiional të tekstit. Mund të thuhet se në concept të veprimtarisë botuese të tavolinës dhe të zyrës është inkuadruar përvoja e përgjithshme e shtypshkronjës dhe trajtësimit artistik. Dega e grafikës merret me teknologjinë e veprimtarisë botuese respektivisht të publikimit. Të publikohet dmth. të shpallësh, të qesish në dritë, kurse nënkupton përgatitjen dhe shtypjen e materialit të shtypur, dhe futjen e tij në distribuimin publik. Të puublikohet dmth. publikisht të prezantosh idetë, me dëshirë që opinioni t’i pranojë dhe të gjykojë për to. Desk Top publishing mundëson prezantimin e ideve duke i publikuar. Ai po ashtu mundëson që individët të bëhen botues në kuptimin professional. Deri para pak kohësh kjo nuk ka qenë e mundur, sepse përocersi i shtypit, shumëzimit dhe përgjithsësisht i botimit ka qenë shumë i shtrenjtë, shumë i komplikuar dhe i gjatë. Fjala e pare – desktop – udhëzonm në mënyrën e realizimit të formës tekstore dhe të informacionit. Tërë teknika, tërë hardveri dhe veglat tjera të nevojshme për zbatimin e disa detyrave janë në duar dhe në “tavolinë” (desk) para personit i cili përgatit dhe shumëzon radhitjen e trajtësuar grafike.


Shkëputje nga: Mid’hat Shamiq, Si shkruhet vepra shkencore, Logos-A, Shkup 2006.


Përktheu nga gjuha boshnjake: Nexhat Ibrahimi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme