Islami me tolerancen e tij dhe inkurajimin e te dyjave fushave te dijes, ate sekulare dhe fetare, krijoi klimen e nevojshme per shkembimin e ideve. Llogaritet se sot neper bibliotekat Perendimore dhe Lindore ka rreth 250,000 doreshkrime Arabe, perfshi ketu dhe koleksionet private. Ne shekullin e 10 kishte biblioteka private te cilat kishin rreth 500,000 libra. Duke konsideruar keto fakte mund te themi se shume libra duhet te jene zhdukur, dhe bashke me to edhe arritjet e shume shkollareve dhe shkencetareve, librat e te cileve nqs do te ishin ruajtur mund edhe te ndryshonin rrjedhen e historise. Edhe ne kohen e sotme, nje pjese shume e vogel e teksteve egzistuese shkencore Arabe jane studiuar, dhe do te duhen vite per te formuar nje ide me te sakte per kontributin e shkencetareve Muslimane ne historine e ideve.
Kristianet mesjetare te Spanjes paten krijuar nje legjende sipas se ciles Rodericku, Mbreti i fundit i Vizigotheve, ishte pergjegjes per futjen e Arabeve ne Gadishullin Iberik sepse, duke thyer fjalen e tij, ai pati celur dyert e nje pallati te shenjte per te cilin qe betuar se nuk do ta prekte.
Per sa i perket Perendimit, pushtimi Arab celi nje pallat te shkelqyer. Pas renies se Perandorise Romake, Vandalet, Hunet dhe Visigothet e cane me zjarr rrugen e tyre permes gadishullit Iberik, duke formuar keshtu mbreteri te dobeta, te cilat zgjaten per sa kohe kishte placke lufte, dhe u shkaterruan me njera tjetren. Me vone, ne vitin 711, pa ndonje paralajmerim erdhen Arabet, te cilet qendruan aty, rane ne dashuri me token dhe krijuan shoqerine e pare civile ne Europe qe prej kohes kur legjionet Romake u dorezuan ne luften e pabarabarte kunder hordhive barbare.
Spanje ne fillim eci perpara nen pushtetin e Umayyades, e cila krijoi atje nje dinasti pasi humben chalifatin ne lindje ndaj Abbasideve. Ne fillim, kultura e oborrit Umayyad ne Kordove ishte e ardhur. Stili, jo vetem ne veshje por edhe ne letersi ishte nje imitim i atyre te kryeqytetit te Abbasideve Bagdatit. Shkollaret nga toka me te largeta te lindjes ishin gjithmone te mirepritur ne oborrin mbreteror te Kordoves, ku koleget e tyre do te degjonin me endje per gjithshka qe ishte diskutuar ne kryeqender, cfare vishnin njerezit, cfare kengesh kendoheshin, dhe mbi te gjitha, cfare libra lexoheshin.
Kultura Islame pa dyshim qe ishte nje kulture librash. Futja e letres nga Kina me 752 dha nje shtytje ne mesimdhenie dhe shprehje idesh, te cilen bota kure nuk e kishte njohur me perpara. Librat u bene te zakonshem madje edhe me shume sec kishin qene ne Rome, dhe pakrahasueshmerisht me te lirese sa ishin ne Perendimin Latin, ku ende vazhdinin te shkruheshin neper materiale te shtrenjta. Ne shekullin e 12, nje burre shiti 120 pende are(nje pende e barabarte me 0,4 ha) per te blere nje Liber te Oreve. Ne shekullin e nente, libraria e manastirit te St.Gallit ishte me e madhja ne Europe dhe permbante vetem 36 volume. Ndersa ajo e Kordoves kishte 500,000. Diferenca e madhe kulturore ndermjet Lindjes dhe Perendimit ne Mesjete mund te thushet se ishte edhe per shkakune se Arabet kishin letren ndersa Perendimi jo.
Sidoqofte nuk ishte vetem letra ajo qe ndikoi ne krijimin e kultures ne Spanjen Islamike. Islami me tolerancen e tijdhe inkurajimin e te dyja dijeve, ajo sekulare dhe fetare, krijoi nje klime te pershtatshme per shkembim idesh. Oborri mbreteror i Kordoves, njesoj si ai i Baghdatit ishte i hapur si per Muslimanet, Hebrejte dhe Kristianet, dhe nje bishop i mirenjohur u ankua se cunat e rinj Kristiane po studionin me teper Arabishten, sesa Latinishten. Ky eshte nje prove qe verteton faktin se Arabishtja, ne nje kohe shume te shkurter, ishte bere gjuha nderkombetare e shkences, sic eshte Anglishtja sot.
Kultura Islamike ne Spanje filloi te lulezonte me teper gjate kohes se Abd al-Rahman II i Kordoves - Ne kete kohe Arabishtja u perhap gjeresisht midis jo-Muslimaneve vecanerisht neper qytete dhe coi ne nje lulezim te aktiviteteve intelektuale te te gjitha llojeve. Ne nje rend mbreteror, shijet dhe preferencat e mbretit i japin tonin shoqeise ne pergjithesi, dhe 'Abd al_rahmani II, i cili ishte shume i interesuar si ne fe ashtu dhe ne dijen sekulare ishte i vendosur qe ti tregonte botes se oborri i tij mbreteror nuk binte me poshte se oborri i Khalifeve te Baghdatit. Per kete arsye, ai vazhdimisht ftonte shkollare te ndryshem duke u ofruar atyre shuma te majme per ti bere ata qe te jetnonin ne keto toka te cilat ne Lindje konsideroheshin provinca. Si rezultat, shume poete, filozofe, historiane dhe muzikzne emigruan ne Andaluzi dhe hodhen atje themelet e tradites intelektuale dhe sistemit edukativ te cilat e bene Spanjen aq te perparuar pe 400 vjet. Nje tjeter rezultat ishte dhe formimi i nje infrastrukture te librarive – si publike dhe private - xhamive, spitaleve dhe institucioneve kerkuese. Kjo beri qe shume shkollare te famshem nga Lindja, pasi morren vesh keto gjera u nisen per ne Perendim. Ata me mbrapa terhoqen studentet e tyre, pasi ne boten Islame nuk ishte ndonje gje e jashtezakonshme qe nje student te udhetonte mijera milje per te ardhur dhe studiuar ne kembet e profesorit te tij. Nje nga me te hershmit e ketyre shkollareve ishte 'Abbaz ibn Firnas i cili vdiq ne vitin 888 A.D, i cili neqoftese do te kishte jetuar ne Florencen e Medicit do te kishte qene "Nje Rilindas" . Ai erdhi ne Kordove per te dhene msim muzike, e cila ne ate kohe konsiderohej nje dege e mathematikes - por meqe nuk ishte nje njeri qe mjaftohej me pak- shume shpejt ai iu fut mekanikes se fluturimit. Ai ndertoi nje pale krahe te bera nga pupla ne nje kornize druri, dhe u perpoq te fluturonte - duke imituar keshtu Leonardo da Vincin i cili do te bente te njejten gje pas 600 vjetesh. Fatmiresisht 'Abbazi shpetoi dhe, pa u diskurajuar, e ktheu mendjen e tij ne ndertimin e nje planetariumi ne te cilin planetet do te rrotulloheshin - do te ishte me te vertete shume interesante te diheshin detajet e ketij mekanizmi. Ai gjithashtu stimuloi fenomene te tilla sic ishin rrufete dhe vetetimat te cilat pa dyshim ishin nje sukses. Me vone 'Abbazi iu kthye problemeve matematikore te lidhura me regullsine e faqeve te kristaleve dhe krijoi nje formule per prodhimin e kristaleve artificiale. Duhet kujtuar se nje njohuri dhe arritje te tilla kane ardhur deri ne ditet tona vetem me shans. Llogaritet qe sot ka rreth 250,000 doreshkrime Arabe ne bibliotekat Perendimore dhe Lindore, perfshi ketu dhe koleksionet private. Sidoqofte ne shekullin e 10 kishte biblioteka te tilla qe kishin brenda deri 500,000 libra. Mund te thuhet se miliona libra duhet te jene zhdukur, dhe bashke me to dhe arritjet e shume shkollareve dhe shkencetareve te medhenj, librat e te cileve neqofte se do kishin shpetuar mund edhe te kishin ndryshuar rjedhen e historise. [Me 1500, me teper se nje milion libra perfshi ketu edhe pune unike te kultures Moore u dogjen ne Granda sic deshmon Kamen.] Ndersa sot, vetem nje pjese e vogel e teksteve shkencore Arabe eshte studiuar, dhe do te duhen shume vite per te formuar nje ide fikse per kontributin e Muslimaneve ne historine e ideve. Nje nga fushat me te studiuara ne Spanje ishin dhe shkencat natyrale. Megjithese shkollaret Andaluziane nuk kontribuan aq shume sa koleget e tyre ne Lindje, puna e tyre ishte ajo qe pati me teper efekt ne perparimin e shkences dhe teknikes, sepse ishte Spanja dhe shkollaret e Andaluzise ata qe cuan keto ide ne Perendim. Asnje shkolle perkthimi e krahasueshme me Shtepine e Dijes Al-Ma'mun nuk e gzistonte ne Spanje, dhe mund te kuptohet se shkollaret e Andaluzise nuk e vrane mendjen shume per shkencat natyrale derisa perkthimet e Shtepise se Dijes arriten tek ta. Interesi ne matematike, astronomi dhe mjekesi ishte gjithmone gjalle per shkak te dobise se tyre praktike - matematika per qellime tregetare, llogaritjet e ligjeve te komplikuara Islame per ndarjen e pasurise, dhe si baze per te matur distancen. Astronomia ishte e perdorshme per te percaktuar kohen e faljes dhe kalendaret, dhe po ashtu studimi i mjekesise nuk ka nevoje per ndonje koment. Hyrja e ideve Aristoteliane megjithese me nje veshje Arabe rriten dyshimin ne Perendimin konservator, dhe duhej pak kohe para se opinioni publik do te pranonste idene se Logjika Aristoteliane nuk ishte ne konflike me Fjalen e Shenjte. Nje pjese e ketij dyshimi ne idete e dala nga shkollaret e oborrit Abbasid ishte edhe dallimi i vogel qe egzistonte midis shkences dhe pseudo-shkences. Ky ishte nje dallim te cilin Muslimanet e paten bere shume me heret se sa shkollaret Perendimore, te cilet, edhe gjate Rilindjes, ngaterronin astronomine me astrologjine, kimine me al-kimine. Ibn Hazm, shkencetar Andaluzian i shekullit te 11 dhe shume konservator, eshte shprehur shume ne lidhje me kete pike. Njerezit te cilet mbronin efikasitetin e talismaneve, magjise, alkimise dhe astrologjise ai i quajti genjeshtare te pafytyre. Studimi i matematikes dhe astronomise ishte paralel. Libri i famshem i Alkhwarizmit Llogaritja e Integraleve dhe Ekuacieneve arriti ne Andaluzi shume heret, dhe u be themeli i nje spekullimi te mevonshem. Ne kete liber, Al-Khwarizmi sqaronte ekuacionet algjebrike si shumezimi, pjestimi, matjet e siperfaqes dhe ekuacione te tjera. Al-Khwarizmi ishte i pari qe futi perdorimin e numrace Indiane sic i quajti ai ose Arabe sipas nesh. Menyra ekzakte e transmetimit te ketyre numrave - dhe vlera te cilet ata permbanin – nuk dihet, por keto simbole kishin nje ndryshim shume te vogel ne Lindje dhe Perendim te trojeve Islame, dhe disa nga numrat qe perdoren sot e kane preardhjen nga ato te perdorura ne Andaluzi. Puna e Al-Khwarizmit, e cila tani mbijeton vetem ne nje perkthim Latin te shekullit te 12, dhe perkthimi i Elementeve Euklidiane u bene dy themelet e matematikes ne Andaluzi. I pari matematikan dhe astronom origjinal i Andaluzise ishet Maslama al-Majriti i shekullit te 10. Ai erdhi mbas shkencetareve te tjere shume te pergatitur si Ibn Abi'Ubaida i Valencias i cili ne shekullin e nente ishte nje astronom i famshem, po ashtu emigranti nga Baghdadi, Ibn Taimiyyah, i cili ishte po ashtu nje fizikan dhe astronom, megjithate al-Majriti mbetet i vecante. Ai shkroi nje numer librash ne matematike dhe astronomi, studioi dhe permiresoi perkthimin Arab te Almagestit te Ptolemeut dhe zgjeroi dhe korrektoi tabelat astronomike te al-Khwarizmit. Ai krijoi gjithashtu tabela konvertimi per datat e kalendrit Persian dhe atyre te Hijras duke bere te mundur keshtu qe per here te pare ngjarjet e ndodhura ne Persi te datoheshin me saktesi.
Al-Zarqali, i njohur ne Perendim me emrin Arzachel, ishte nje tjeter matamatikan dhe astronom i famshem i cili punoi ne Kordove ne shekulline e 11. Ai bashkoi njohurite teorike me aftesite teknike, dhe u dallua shume ne ndertimin e instrumentave precize per matjet astronomike. Ai ndertoi nje ore uji e cila jepte kohen e sakte dhe datat e muajit henor. Ai kontriboi gjithashtu ne permbledhjen e Tabelave te famshme Toledane te cilat ishin te dhena astronomike shume te sakta. Libri i tij i Tabelave i shkruar ne formen e një almanaku (almanak eshte një fjale Arabe e cila do te thote klime, dhe percakton pozicionin e henes) permban tabela te cilat bejne te mundur gjetjen se ne cilen datë muajt Coptike, Romane, henore dhe Persiane fillojne; te tjerat japin pozicionin e planeteve te ndryshem në një kohe te caktuar; dhe disa te tjera bejne te mundur percaktimin e eklipseve henore dhe djellore. Ai gjithashtu permblodhi tabela shume te vlefshme te lartesise, dhe gjatesise; shume nga punet e tij u perekthyen si ne Spanjisht ashtu dhe ne Latinisht.
Nje tjeter i famshem ishte dhe al-Bitruxhi (shkollaret Latine te mesjetes e therrisnin ate Alpetragius), i cili zhvilloi nje teori te re te levizjeve yjore dhe shkroi Libri I Formes ne te te cilin ideja e tij kristalizohet. Influenca e ketyre puneve astronomike ishte shume e madhe. Sot pershembull, konstelacionet yjore ende mbajne emrat e vene nga Astronomet Muslimane - Acrab ( nga aqrab 'Akrep'), Altair (from al-ta'ir, "fluturuesi"), Deneb (nga dhanb, "bisht"), Pherkard (nga farqad, "viç") - po ashtu dhe fjale si zenith, nadir dhe azimuth jane ende ne perdorim ne ditet e sotme, fjale te cilat jane perdorur ne pune e shkollareve Anadaluziane.
Por shkenca me e perparuar e Muslimaneve ishte mjekesia.
Interesi ne mjekesi shkon mbarapa ne kohet me te hershme. Profeti Muhamed (s.a.v.s) ka thene se egziston nje ilac per cdo semundje, dhe e dinte se disa semundje ishin ngjitese. Kontributi i madh i Arabeve ishte qe ta bente mjekesine te bazuar ne shkence dhe te eliminonte supersticionin dhe praktikat e demshme popullore. Mjekesia konsiderohej shume teknike, dhe nje fushe qe kekonte studim te gjate dhe trainim. Shume kode u formuluan per te regulluar sjelljen profesionale te doktoreve. Nuk ishte e mjaftueshme qe te kishe vetem njohuri te njeaneshme per te praktikuar mjekesine. Cilesite morale ishin te detyrueshme. Ibn Hazmi thote se nje doktor duhet te jete i urte, i kuptueshem, shoqeror, i mire, ne gjendje te mbaje fyerjet dhe te pranoje kriticizmin; ai duhet ti mbaje floket e shkurter, dhe po ashtu edhe thonjte e prere; ai duhet te veshe rroba te pastra dhe te bardha dhe te sillet me dinjitet. Para se doktoret te fillonin praktiken e tyre ata duhej te kalonin nje provim, dhe neqofte se kalonin duhej te merrnin betimin Hippokratik i cili, neqofte se thyhej mund te conte deri ne ndalimin e zanatit. Spitalet ishin te organizuar ne po kete menyre. Me i madhi ishte ne Kordove dhe ishte uje te rjedhshem dhe banja, kishte reparte te vecanta per trajtimin e semundjeve te ndryshme, cdo seksion kishte ne krye nje specialist. Spitalet duhet te qendronin hapur per 24 ore ne dite, te merrnin ne dorezim rastet urgjente dhe te mos i kthenin pacientet mbrapa. Fizikanet Muslimane shtuan shume gjera te rendesishme ne dijen mjekesore te cilen e trasheguan nga Greget. Ibn al-Nafis per shembull, zbuloi qarkullimin e vogel te gjakut qindra vjet para Harveyt dhe dha gjithashtu idene e karantines per semundjet ngjitese. Nje tjeter shembull eshte Ibn Xhulxhul i cili lindi ne Kordove me 943, u be nje fizikan i famshem ne moshen 24 vjec ( ai filloi studimet e mjekesise ne moshen 14 vjec) dhe permbldhi nje shkrim ne De Materia Medica e Dioscorides, dhe nje permbledhje per ilacet e nryshme te gjetura ne Andaluzi. Ne librin e tij Kategorite e Fizikaneve, i bere me kerkesen e nje nga princave Umayyad, ai na jep nje histori te profesionit mjekesor nga koha e Aeskulapiusit deri ne ditet e tij. Gjate shekullit te 10 Andaluzia prodhoi nje number te madh fizikanesh. Shume prej tyre shkuan ne Baghdad, ku studiuan punet mjekesore Greke nen perkthyesit e famshem Thabit Ibn Qurra dhe Thabit ibn Sinan. Pasi u kthyen, ata u vendosen ne ndertesen qeveritare ne qytetin al-Zahra. Nje nga ata ishte dhe Ahmad ibn Harran, i cili u vu ne krye te dispenserise e cila jepte kujdes mjekesor falas si dhe ushqim per pacientet. Ibn Shuhaid, i njohur gjithashtu dhe si nje doktor popullor, shkroi nje veper per perdorimin eilaceve. Ai njesoj si shume bashkekohes - i rekomandonte ilacet vetem neqoftese pacienti nuk kishte rezultat nga dietat dhe shprehej se neqoftese ato duhej te perdoreshin, ilacet e thjeshta duhej te ishin primare ne te gjitha rastet me perjashtim te atyre me seriozeve. Al-Zahrawi [i njohur ne Perendim me emrin Albucasis], i cili vdiq me 1013, ishte kirurgu me i famshem i Mesjetes dhe ishte mjeku i oborrit i al-Hakam II, po ashtu puna e tij e madhe, Tsrifi u perkthye ne Latinisht nga Gerardi i Kremones dhe u be nje nga tekstet me te perdorura ne universitetet Europiane nga fundi i mesjetes. Seksioni mbi kirurgjine permbledh nje numer ilustrimesh te instrumenteve kirurgjikale te cilat ishin elegante, praktike dhe kishin saktesi te madhe. Po ashhtu atje pershkruhen lithotritet, kirurgjia dentare, trajtimi i plageve dhe frakturave. Ibn Zuhr, i njohur dhe si Avenzoar i cili vdiq me 1162, lindi ne Seville dhe fitoi nje reputacion te madh neper Afriken veriore dhe Spanjen. Ai pershkroi abceset dhe tumoret mediastinale per here te pare, dhe po ashtu beri eksperimente origjinale ne terapi. Nje nga punet e tij Tasyir u perkthye ne Latinisht me 1280 dhe u be nje liber shume i perdorshem. Nje tjeter dege e zhvilluar shume nga interesi ne mjekesi ishte dhe studimi i botanikes. Botanisti me i famshem Andaluzian ishte Ibn Baitari, i cili shkroi nje liber te famshem te quajtur Zgjedhja i Ilaceve te Thjeshta dhe Ushqimit. Kjo veper eshte nje radhitje alfabetike e bimeve mjekesore te te gjitha llojeve, shume nga te cilat e rriteshin ne Spanje dhe Afriken e Veriut dhe per te cilat ai kaloi nje pjese te madhe te jetes se tij per ti mbledhur. Kudo qe eshte e mundur ai jep emrin Berber, Arab dhe disa here edhe Roman te bimes, keshtu qe per linguistet puna e tij eshte me shume interes. Ne cdo artikull ai jep informacion per pergatitjen e Ilacit dhe administrimin e tij, qellimin dhe dozen.
I fundit nder fizikanet e medhenj Andaluziane ishte dhe Ibn al-Khatibi, i cili ishte gjithashtu nje historian i famshem, poet dhe burre shteti. Midis veprave te tij, ai shkroi nje ne teorine e ngjitjes se semundjeve: " fakti i infektimit behet i qarte per studiuesin kur ai e sheh se kur krijon kontakt me te semurin shfaq simptomat tek ai, ndersa ai qe nuk eshte ne kontakt nuk ka problem, po ashtu transmetimi mund te behet dhe nepermjet veshjes, vatheve, apo eneve te ushqimit." Ibn al-Khatib ishte perfaqesuesi i fundit i traditave mjekesore Andaluziane. Shume shpejt mbas vdekjes se tij, energjite e Muslimaneve te Andaluzise do te harxhoheshin ne betejn e gjate kunder repushtuesve Kristiane. Nje tjeter fushe me interes per shkollaret e Andaluzise ishte studimi i gjeografise dhe shume nga punet me te mira te Muslimaneve ne ket fushe e paten origjinen atje. Interesat ekonomike dhe politike paten pak influence ne zhvillimin e gjeografise, por mbi tegjitha ishte kurioziteti i tyre per boten dhe banoret e saj qe motivuan shkollaret per te kaluar jeten e tyre duke pershkruar token dhe banoret e saj. Hapat e pare u ndermorren ne Lindjen Muslimane, kur "Librat e Rrugeve" sic quheshin, u shkruan per perdorimin e postjereve te Khalifave Abbaside. Sume shpejt, raporte te ndryshem per toka te largeta, produktet e tyre tregetare dhe tiparet fizike u permblodhen per informimin e Khalifeve dhe ministrave te ti. Perparimet ne astronomi dhe matematike e bene kalimin e ketij informacioni neper harta me te lehte, dhe shume shpejt hartografia u be nje disipline e vecante. Al-Khwarizmi i cili beri aq shume per perparimin e matematikes, ishte gjithashtu nje nga gjeografet me te hershem. Duke e bazuar punen e tij ne informacionin e gatshem ne perkthimin Arab te Ptolemyt, al-Khwarizmi shkroi nje liber te quajtur Forma e Tokes, i cili permblidhte harta te qiellit dhe tokes. Ne Andaluzi, kjo pune u vazhdua edhe nga Ibn Muhammad al-Razi -Rhazes - i cili vdiq me 936, dhe shkroi gjeografine themelore te Andaluzise per qellime adminstrative. Muhammad ibn Yusuf al_Warraq, nje bashkekohes i al-Razit, shkroi nje veper te ngjashme e cila pershkruante topografine e Afrikes Veriore. Mardheniet e gjera komerciale te Andaluzise bene te mundur mbledhjen e nje informacioni shume te gjere nga tregetaret qe ktheheshin nga zona shume te largete si pershembull Balltiku. Ibrahim Ibn Yaqub, per shembull, i cili udhetoi neper shume vende te Europes dhe Ballkanit ne shekullin e nente la shume itinerare te udhetimeve te tij. Dy burra te cilet shkruan ne shekullin e 11 dhe mblodhen shume informacion te trasheguar nga parardhesit e tyre dhe e permblodhen ate ne nje forme te lexueshme. Njeri nga ata, Al-Bakri eshte vecanerisht interesant. Ai lindi ne Salte me 1014, dhe ishte djali i governatorit te provinces se Huleves dhe Saltes. Al-Bakri ishte nje minister i rendesishem i oborrit mbreteror te Sevilles, dhe ndermori shume misione diplomatike. Nje shkencetar i afirmuar, si dhe shkrimtar ai shkroi vepra ne histori, botanike dhe gjeogarfi po ashtu edhe poezi dhe proze. Nje nga dy punet e tij te rendesishme gjeografike iu kushtua gjeografise se Gadiushullit Arabik me vemendje te vecante ne ruajtjen e emrava te vendeve te ndryshem. Kjo pune klasifikohet ne menyre alfabetike, dhe jep emrat e fshatrave, qyteteve, monumentev dhe zonave te ndryshme te cilat ai i gjeti neper hadithet dhe historite. Puna tjeter e madhe e tij nuk ka mundur te arrije deri me sot, por ishte nje trajtim enciklopedik i te gjithe botes.
Al-Bakri e rregulloi materialin e tij ne baze vendi – duke dhene nga pak informacion historik per cdo regjistrim – dhe po ashtu pershkruan njerezit, zakonet, klimen, karakteristikat, gjeografike dhe qytetet me te medhaja – me anektoda per ato. Ai thote pershembull per banoret e Galicias: "ata jane mashtrues, te piste dhe lahen nje here apo dy here ne vit madje dhe atehere me uje te ftohte; ata asnjehere nuk i lajne rrobat derisa te girsen vete sepse mendojne qe pissleku i mbledhur si rezultat i djerses se tyre iu zbut trupin."
Ndoshta gjeografi me i famshem i te gjithe kohrave ishte al-Idrisi, "Straboja i Arabeve." I lindur me 1100 dhe i edukuar ne Kordove, al-Idrisi udhetoi shume dhe vizitoi Spanjen, Afriken e Veriut, dhe Anatoline, derisa ai me se fundi qendroi ne Sicily ku dhe u punesua nga Mbreti Norman, Roger II, per te shkruar nje gjeografi sistematike te botes, e cila egziston edhe sot, dhe njihet me emrin "Libri i Rogerit". Ne kete liber, al-Idrisi pershkruan boten duke ndjekur ndarjen Greke te saj ne shtate "klima" te gjitha te ndara ne 10 seksione. Te gjitha keto klima jane te shenuara ne harte - dhe keto harta jane shume t sakta po te kemi parasysh kohen kur u bene. Ai jep distancen midis qyteteve te mdhaja, pershkruan zakonet, njerezit, prodhimet dhe klimen e te gjithe botes se njohur deri atehere. Ai madje jep te dhena edhe per udhetimin e nje lundruesi Moroccan i cili humbi rrugen neper Atlantik, lundroi per mese 30 dite, dhe u kthye me te dhena per nje toke pjellore te banuar nga njerez te eger. Te jete Amerika??? Informacioni i permbleshur ne Librin e Rogerit u gdhen ne nje planisfere argjendi, e cila ishte nje nga mrekullite e kohes. Andaluzia gjithashtu nxorri dhe dy autoret e dy nga librat me interesante te udhetimive qe ushkruan ndonjehere. Qe te dy egzistojne ne gjuhen Angleze. I pari eshte nga Ibn Jubair, sekretar i guvernatorit te Granades i cili me 1183, beri Hajjin, dhe shkroi nje liber per udhetimin e tij te quajtur Udhetime. Libri eshte ne formen e nje ditari dhe jep te dhena me detaje per Mesdheun lindor ne kohen e kryqezatave. Ai eshte shkruar me nje stil elegant, dhe permban komentet inteligjente te ketij njeriu tolerant. Eksploruesi me i famshem i te gjithe Andaluzise ishte Ibn Battuta - turisti me i madh i kohes se tij - dhe mbase i te gjithave. Ai shkoi ne Afriken e Veriut, Siri, Makkah, Medina dhe Irak. Ai shkoi ne Jemen, lundroi neper Nil, Detin e Kuq, Asia Minor, dhe Detin e Zi. Po ashtu shkoi ne Krime dhe Konstandinopoje, Afghanistan, India dhe Kina. Ai vdiq ne Granada ne moshen 73 vjecare. Eshte e pamundur qe te permenden te gjithe shkollaret e Andaluzise te cilet iu kushtuan studimit te historise dhe linguistikes. Qe te dyja keto fusha ishin nga shkencat sociale me te preferuara, te kultivuara nga Arabet dhe qe te dyja kishin aritur nje nivel artistik ne Andaluzi. Per shembull, Ibn al-Khatib, teorine e semundjeve ngjitese e te cilit e kemi permndur me siper, ishte autor i historise me te shkelqyer te Granades qe ka arritur deri ne ditet tona.
Ibn al-Khatib lindi me 1313, prane Granades, dhe ndoqi edukimin tradicional te kohes se tij - ai studioi gramatike, poezi, shkencat naturale, dhe ligjin Islamik po ashtu si dhe Kuranin. Babai i tij i cili ishte nje zyrtar i rendesishem, u vra nga Kristianet me 1340. Ligjvenesi i Granades e ftoi te birin qe te zinte postin e sekretarit te Departamentit te Korespodences. Ai shume shpejt u be nje njeri i besuar i guvernatorit dhe fitoi nje pozicion te larte. Me gjithe karjeren e tij politike, Ibn al-Khatibi e gjente kohen qe te shkruante me teper se 50 libra per udhetimet, mjekesine, poezine, muziken, historine, politiken dhe teologjine. Aritjet e Ibn al-Khatib ishin rivalizuar vetem nga ata qe ishin bashkekohesit e Ibn Khaldun, historiani qe kerkonte te zhvillonte dhe shpjegonte regullat e pergjithshme te cilat udhehiqnin ngritjen dhe zbritjen e zhivilizimit. Vepra e tij voluminoze, shtate volume histori,eshte quajtur "Libri i shembujve dhe i permbledhjeve nga informacionet e hershme dhe te vona ne lidhje me kohen e Arabeve, jo-Arabeve dhe Berbereve". Volumi i pare, qe quhet dhe Hyrje [Muqaddimah] jep nje analize te thelle dhe te detajuar te shoqerise Islame dhe te shoqerise ne pergjithesi, per te cilen ai i referohet vazhdimisht dhe kulturave te tjera me qellim krahasimi. Ai jep nje analize te sofistikuar se si shoqeria u zhvillua nga nomadizmi tekqendrat urbane dhe se si dhe pse keto qendra u prishen dhe se si ato perfundimisht ju dhane pushtuesve qe ishin me te pazhvilluar. Shume nga pyetjet qe u ngriten prej Ibn Khaldum akoma nuk kane mare vemendjen e mendimtareve ashtu sic duhet. Gjithesecili qe eshte i interesuar ne problemet e ngritjes dhe renies te civilizimit prishjen e qyteteve dhe mardhenieve ndermjet shoqerive teknollogjikisht te perparuara dhe atyre tradicionale duhet te lexoje Hyrjen ne Histori te Ibn Khaldun. [ [Bibliografia e Ibn Khaldun]
Nje tjeter aktivitet intelektual ne Andaluzi ishte dhe filozofia, por eshte e pamundur te besh me shume se nje veshtrim ne kete studim te veshtire. Nga shekulli i nente shkollaret Andalusian, ashtu si dhe ata te Bagdatit, duhet te mereshin me problemet theologjike te shfaqura nga prezantimi i filozofise Greke ne kontekstin Islam. Pyetja qendrore ishte:- Si mundet arsyeja te pajtohet me shpalljen.
Ibn Hazm ishte nje nga te paret qe u mor me kete problem.Ai suportonte disa koncepte Aristoteliane me shume entuziazem dhe i hidhte poshte te tjerat. Per shembull, ai ka shkruar nje komentim shume te gjate e te detajuar mbi "Posterior Analects" te Aristotelit qe erreson punen mbi llogjike. Ibn Hazm duket sikur ska pasur probleme te lidhte llogjiken me Islamin. Ne fakt ai jep shembuj te ilustruara se si llogjika mund te perdoret per te zgjidhur problemet legale te percaktuara nga Shari'ah. Asgje nuk ilustron mundesine e asimilimit te ideve te huaja nga Islami dhe i aklimatizon ato me mire se fjalet e Ibn Hazm ne Hyrjen e punes se tij:-"Le te jete e ditur se ai qe e lexon kete liber do gjeje se dobishmeria e kesaj lloj pune nuk eshte e limituar vetem tek nje disipline, por perfshin gjithashtu dhe Kur'an-in, hadithet dhe vendimet persa i perket se chfare eshte e lejueshme dhe cfare jo, dhe cfare eshte e obligueshme dhe cfare eshte ligjore."
Ibn Hazm e konsideron llogjiken si nje vegel te vlefshme, dhe filozofine te jete ne harmoni ore me e pakta jo ne konflikt, me shpalljen. Ai eshte pershkruar si " Nje nga gjigandet e Historise se Islamit," por eshte e veshtire te nje gjykim te konsiderushem per nje njeri qe shkroi me shume se 400 libra, shumica e te cilave kane humbur ose qendrojne akoma ne doreshkrim.
Ibn Bajjah, te cilin shkollaret perendimore e therisnin Avempace, ishte nje tjeter filozof i madh Andaluzian. Por ishte Averroes-Ibn Rushd_- qe fitoi reputacion me te madh.Ai ishte nje Aristotelian i zjarte, dhe puna e tij pati nje efekt te gjate, ne perkthimin e tyre latinisht, ne zhvillimin e filozofise Europiane.[ Bibliografia e Ibn Rushd]
Inovacionet teknologjike Islamike gjithashtu lojten rolin e tyre ne trashegimin e al-Andalus te Evropes mesjetere. Letra eshte permendur, por ka dhe te tjera te nje rendesie shume te madhe- mulliri me ere, teknika te reja te perpunimit te metalit, punimi i qeramikes, arti ndertimit, te endurit dhe agrikultura. Njerezit e al-Andaluz kishin pasion per kopshtarine, kombinonin dashurine dhe bukurine me interesin ne barnat mjekesore. Dy traktate te rendesishme ne agrikulture- njera e te cilave pjeserisht e perkthyer ne Romance ne mesjete ishin perkthyer ne al-Andaluz. Ibn al-'Awwam, autori i njeres prej ketyre traktateve, radhit 584 lloje bimesh dhe jep inctruksione precize lidhur me kultivimin dhe perdorimin. Per shembull, ai shkruan se si te krijosh hibrid, te ndalosh parazitet dhe insektet tek bimet, si te besh esenca dhe parfume nga flora etj.
Kjo fushe e aritjeve teknologjike akoma nuk eshte shqyrtuar ne detaje, por ajo ka nje influence aq te thelle ne kulturen materiale te Evropes mesjetare, sa dhe komentatoret Muslimane ne Aristotle kishin tek intelektualet e Evropes mesjetare. Per kete ishin arti i civilicimit, arti qe e bente jeten nje kenaqesi se sa nje ngarkese, dhe pa te cilen spekullimet filozofike jane ne ushtrim shterp.
Korcari K.L tetor 2000, i paedituar