PLANI I BUDIT PËR TA ÇLIRUAR SHQIPËRINË

Unë, Pjetër Budi, peshkop I Sapës dhe I Sardës dhe shërbëtori më I përulur I shkëlqesisë Suaj, dua që t’jua oroj një pasqyrë të plotë lidhur me vendlindjen time, rajonin e Shqipërisë. Dua të filloj me arsyet që më kanë shtyrë të vija këtu dhe më pas do të vazhdoj me përshkrimin e vendit, duke treguar se me ç’lehtësi Shenjtëria e Tij, me mbrojtjen Tuaj dhe me ca ndihmë e dorë nga Zoti, do të mund të merrte në posedim jo vetëm Shqipërinë, por edhe mbarë Maqedoninë dhe provincat e tjera përreth që I përkasin sulltanit. Megjithatë e tëra varet nga sekreti, shpejtësia dhe mënyra e zbatimit në vijë me propozimin e riterit Bertucci bërë zotit tonë (Papës), shkëlqesisë së tij, kardinalit Lodovisio dhe shkëlqesisë Suaj, delegatë të shkëlqesisë së tij lidhur me këtë çështje.
Kam lindur në Guri të Bardhë në Mat të Shqipërisë, si dishepull I një vije të lashtë të Budëve të Maqedonisë. Thuajse tërë rininë e kam kaluar në shërbim të peshkopëve të ndryshëm në vendin tonë. Deri në moshën 21 vjeçare, prej tyre kam marrë arsimin tim modest që e kam arritur. Në atë kohë isha prift dhe më patën dërguar në provincën e Serbisë për t’I shërbyer popullatës katolike atje. Për dymbëdhjetë vjet kam shërbyer atje, derisa sinodi I fundit krahinor ëshët mbajtur në atë provincë të Serbisë nga I ndjeri Tomaso Orsino, argjipeshkv I Tivarit, në të cilin, me pajtimin e klergjisë dhe të të gjithë të pranishmëve, u emërova vicar I përgjithshëm I Serbisë. Më pas postin ma ka vërtetuar z.Bizzi, pasardhësi I argjipeshkvit të lartëpërmendur. Për 17 vjet shërbimi, për aq sa kam qenë në gjendje dhe sa ka pasur fuqi, u kam ndihmuar njerëzve dhe priftërinjve local me sjellje shembullore fetare, duke shkruar vazhdimisht libra fetarë në gjuhën e tyre, edhe në gjuhën e serbëve edhe të shqiptarëve, gjë që mund të shihet në rajon.
Kohë më parë më kanë pyetur disa herë liderë të ndryshëm të popullit të Shqipërisë dhe, në veçanti, nga dy bajraktarë myslimanë që janë të afërt me mua, që të vijë e të takohen me riterin Berucci. Ai shërben si procurator yni I përgjithshëm për mbarë popullatën katolike edhe në Mbretërinë e Bosnjës dhe të Shqipërisë. Me të jemi zotuar t’ua bartim dëshirat e tyre dhe të liderëve të tjerë të krishterë. Duke e parët të ligën që po I shkaktohej Selisë së Shenjtë Katolike nga mungesa e respektit, duke pasur shumë dëshirë që ta njoftojë Atin e Shenjtë për ta informuar lidhur me gjendjen, me iniciativën time e kam vizituar më 1616. Me të arritur këtu, ia dola ta informoja Papën e ndjerë Paulin V, por që atëherë nuk kam shumë përvojë lidhur me çështjet e Romës dhe meqë nuk arrita ta gjeja riterin Beruci…nuk munda të bëja asgjë më shumë atëbotë.
Provinca e Shqipërisë gjendet në pjesën më të largët të Maqedonisë dhe kufizohet në perëndim me Detin Adriatik. Në lindje kufizohet me Greqinë dhe në veri me serbët e bullgarët. Gjendet nën sundimin e turqve, ndërsa në disa vise më të ulëta ka repression të egër. Provinca I ka 14 peshkopata, secila prej tyre boshe e pa pastor qysh prej disa vitesh. Vetë dy syresh, Stephanensis dhe Albanensis, bëjnë përjashtim. Dy të tjera janë funksionalizuar ndërkohë, njëra nga ultësia ime dhe tjetra në Lezhë nga një prift I Dubrovnikut. Meqë populli ka jetuar për një kohë të gjatë pa një udhëheqje shpirtërore, ata janë shndërruar në të thjeshtë dhe të paditur dhe po e braktisin fenë katolike ditë e për ditë. Disa po I kthehen fesë së grekut, e disa muhamedanizmit, sidomos ata që I nënshtrohen tiranisë osmane. Ata që nuk I janë nënshtruar tiranisë së ashpër ende vazhdojnë si katolikë, e në veçanti këtu hyn Kelmendi, që popullon malësinë mbi Shkodër dhe që ka rreth 6000 luftëtarë. Janë trima të vendosur që nuk I janë nënshtruar turkut asnjëherë dhe që gjithnjë dalin të armatosur. Aleatë të tyre janë Kuçët dhe Piperët si dhe Markoviqët, që po ashtu kanë shumë trima në dispozicion. Pos tyre edhe shumë të tjerë përreth Shkodrës e duan lirinë.
Në një rajon tjetër, drejt Krujës, janë Dukagjinët, që janë ngritur kundër turkut para tridhjetë vjetësh. Edhe ata I kanë 6000 luftëtarë, të gjithë të armatosur. Aso trima të vendosr nuk mund të gjesh në fytyrë të dheut dhe pos kësaj janë të shkathtë në luftë. Jetojnë në mallet mbi Lezhë, mes Shkodrës e Krujës. Nuk kanë humbur asnjë betejë kundër turkut, armikut të tyre kryesor dhe janë katolikë të përbetuar ndaj Kishës së Shenjtë të Romës.
Nga kufiri I Maqedonisë dhe I Bullgarisë ësshtë një rajon I quajtur Vendi I Skenderbeut, përfshirë Matin, Benën, Kurbinin, Temadenë, Qermenikën, në malët mbi Krujën e Elbasanin. Në mesin e tyre ka edhe myslimanë. Megjithatë, shumica janë të krishterë. Kanë 5000 luftëtarë njësoj sypatrembgur dhe kanë dëshirë që të rrojnë nën flamurin e një princi të krishterë…Ata do të çohen kur të shohin se një princ e ka ngritur flamurin e tij në ndonjërën nga kështjellat e Shqipërisë dhe me atë rast 30.000 burra të guximshëm shqiptarë do të jenë të gatshëm.

shkeputur nga Koha Ditore



Pjesa e dyte nga letra e 'Patriotit' Petar Budit,

...........Veç kësaj, tokat I kemi pjellore me të gjitha prodhimet ushqimore. Klima është e shkëlqyeshme dhe e shëndetshme, ndërsa banorët arrijnë moshë prej 90 e 100 vjetësh. Kemi verëra të mira, vaj, miell të shkëlqyeshëm dhe numër të madh kafshësh. Kemi shumë lumenj, pyje e liqene me peshq të llojeve të ndryshme. Shkurt, në bregdete e në brendi është një parajsë e vërtëtë.
Momenti I tanishëm është I përshtatshëm për ta kryer këtë mission, sepse turqit janë duke luftuar me polakët. Po ta nisnim këtë mission, ne do t’I shpëtonim edhe mbretin polak…
Njerëzit e lartëpërmendur janë duke pritur që personalisht t’ua bartin përgjigjen e Shenjtërisë së Tij dhe presin që të kthehem me përgjigje positive…
Me të arritur në vendin tim, e tëra do të diskutohet sërish. Mund ta siguroj Shenjtërinë e Tij, se me t’u dhënë urdhëri, ne do të jemi të gatshëm ta japin jetën dhe të flijohemi për besimin katolik. Me dorën e zotit, kështjellat do të mund të merren pa gjakderdhje, sepse ato t’I marrim me bashkëpunimin e myslimanëve brenda tyre dhe me ta tashmë kemi bërë marrëveshje, kështu që e tëra do të bëhet pa shkrepur pushkë. Me t’I shtënë në dorë kështjellat, galitë e Shenjtërisë së Tij dhe ato të Maltës do të mund të zbarkoheshin ndihmat e para dhe ushtarët që do t’I mbronin ato kështjella.
Me t’u bërë kjo, flota e mbretit katolik dhe e princërve të tjerë katolikë do të arrinin, siç ju ka njoftuar riteri Bertucci…
Së këndejmi, unë I përgjërohem Shkëlqesisë Suaj për të denjuar që të marrë në konsideratë gjithçka dhe ta njoftojë zotin tonë, në mënyrë që ta marrë vendimin e shenjtë, sepse me me t’u kryer misioni, I tërë krishterimin do ta ketë përkrah. Mirëpo, e tëra do të nisë me shumë sekrete dhe pa daulle të luftës. Pasi t’I marrim dy kështjellat e par të Shqipërisë, Shenjtëria e tij do të jetë zot I gjithë vendit, I cili ka disa milionë ducatë pasuri, në emër të myslimanëve të pasur. Do të bëhet një pagesë e mirë…Veç kësaj, pasuri të tjera që tani nuk përdoren, do të mund të dalin në shesh. Mes tyre ka miniera ari krejtësisht të paprekura që do të mund t’I hynin në shërbim pricnit në fjalë. Më e rëndësishme nga të gjitha është që unë të nisem sa më parë, në mënyrë që të kursej kohë dhe t’I vë gjërat në rend, në emër të zotit, për përhapjen e besimit katolik, në shërbim të krishterimit dhe për rënimin e tiranisë turke. Me kaq, me përulje Jua puth dorën Shkëlqesia Juaj.
Mbetem shërbëtori më I përulur I Shkëlqesisë Suaj.

Pjetër Budi,
Peshkop I Sadës dhe I Sardës
Romë, 15 shtator 1621


P.S. ky perkthim madje mund te mos jete i perkthyer i teri ne menyre korrekte!

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme