Magribi – Perëndimi musliman (Spanja dhe Afrika pos Afrikës veriore lindore) | Vendet qendrore muslimane (Afrika veriore lindore, Iraku, Anadollia, Azerbejxhani, Arabia). | Mashriku - Lindja muslimane (Irani, Afganistani, India, Azia qendrore) |
Emevitët në Damask 661 – 750
Emevitët, Sunit, 756-1031 (Spanja), halifët e vetëshpallur dhe hilafeti prej vitit 929 | Abbasitët, Sunit, 749-1258. Halifët bagdadas, sunduesit efektivë gjatë 100 viteve të para. Vazhdimi i halifatit në Kairo më 1261-1517. | Samanidët, Sunit, 819-1005. (Horasani, Turkestani) zhvilluan kulturën iraniane në Samerkand dhe Buhara. |
Idrisitët 789-926 (Marokë, themeluesit e Fesit). | Imamët zejditë, shiit, 860-1281 dhe 1592-1962 (Jemen), shiitë të matur. | Saffaritët, Sunit, 867-1495 (Horasan, Indi) dinasti iraniane lindore. |
Aglebitët, Sunit, 800-909 (Tunis, Libi, Sicili). | Tulunitët, Sunit, 868-905. (Egjipt, Siri), mëkëmbës nominalë abasitë turqë. | Buvejhitët 932-1062 (Iran, Irak), një kohë sundues efektivë të Bagdadit. |
Fatimitët, shiit, 909-1171 (Afrika veriore, Egjipti), Ismailitët, halifët e vetëquajtur. | Karamitët, shiit, 894-990 (Arabia veriore lindore), ismailitë ekstremistë, përdhosën Kaqen duke marrë me vete Gurin e Zi. | Gaznevitët, Sunit, 977-1186. (Afganistani, India veriore), sollën islamin në Indinë veriore. |
Ziritët, shiit, 972-1148 (Tunisia, Algjeria lindore), Berberët; në fillim nën fatimitët; kryeqyteti është Kajrevani. | Selxhukët, Sunit, 1038-1194 (Iraku, Irani), dinastia e pare turke, i bashkoi vendet qendrore muslimane në Azi. | Karahanitët, Sunit, 992-1211. (Turkestani) Dinastia turke në Buharë. |
Hammaditët, shiit, 1015-1152 (Algjeria), degë e ziritëve, themeluan shtetin tregtar. | Selxhukët romak , Sunit,1077-1397 (Anadolli). | Shahët horezmianë, Sunit, 1077-1231. (Turkestani), shtetin e themeluan mëkëmbësit selxhukian; e shkatërroi Xhingiz hani. |
El-Murabitunët /Almoravidasit, Sunit, 1056-1147 (Marokë, Spanjë), lëvizja fetare saharito-berberiane i bazuar në Merakesh. | Zenkitët, Sunit, 1127-1222. (Siria, Iraku), administruesit sirian, filluan luftën kundër kryqtarëve. | Asasinët alamutas – hashashunët, shiit, 1090-1256 (Irani verior, Siria); grupi terrorist ismailit; i shkatërruan mongolët. |
El-Muvehhidunët /Almohaditët, Sunit, 113—1269. (Afrika veriore, Spanja), lëvizja fetare berbere. | Ejjubitët, Sunit, 1169-1260, (Egjipti, Siria); themelues Salahuddin Ejjubi. | Hordat e arta, Sunit, 1226-1502 (Rusia veriore) shteti i islamizuar i formuar me shpartallimin e mbretërisë mongole. |
Merinitët, Sunit, 1196-1465, (Marokë). | Resulitët, Sunit, 1229-1454, (Jemeni), turqë. | Ilhanitët , Sunit, 1256-1353 (Irani), shteti i islamizuar por i ndarë, trashëgimtare e perandorisë mongole. |
Hafsitët, Sunit, 1228-1574, (Tunisi), Berberët të cilët i pushtuan osmanlinjt. | Memlukët, Sunit, 1250-1517, (Egjipti, Siria, Arabia), sulltanat i ushtarëve, i robërve të dikurshëm, të cilët i shkatërruan osmanlinjt. | Timuritët, Sunit, 1370-1506 (Turkestani, Irani); themeluesi i dinastisë është Timurlenku. |
Nasiritët, Sunit, 1230-1492, (Granada në Spanjë), shteti i vogël i fundit musliman në Spanjë. | Osmanlinjt , Sunit, 1281-1924, (Vendet qendrore muslimane dhe Evropa juglindore), halifët prej vitit 1517-1924. | Shejbanitët, Sunit, 1500-1598. (Turkesatni), kryeqendër Buhara. |
Sa’ditët, Sunit, 1511-1659, (Maroku), kinse pasardhës të Pejgamberit. | Ak Kojunlu, Sunit, 1378-1508. (Anadollia lindore, Azerbejxhani), dinasti turkomane e “Dhenve të bardha”. | Safevitët, shiit, 1501-1732. (Irani), shi’izmin e proklamuan për mësim oficiel në Iran. |
Alevitët / Filalitët, Sunit, 1668 deri sot (Marokë), kinse pasardhës të pejgamberit; mbreti Muhammedi VI është mbreti i 18 nga kjo dinasti. | Kara Kojunlu, Sunit, 1380-1468. (Azerbejxhani, Iraku), dinasti turkomane të “Dhenve të zeza”. | Mogulët, Sunit, 1526-1858. (India veriore). |
Husejnitët, Sunit, 1705-1957 (Tunisi). | Seiditët, harixhit, rreth vitit 1749 deri sot (Omani, Zanzibari deri më 1964), ibaditë. | Pahlevitët, shiit, 1925-1979. (Irani). |
Fulanitët, Sunit, 1804 – 1903, (Nigjeria veriore) lëvizje ripërtëritëse themeloi hilafetin në Sokot. | Hashimitët, Sunit, 1916 deri sot (Arabia, shkurt Siria, Iraku dhe Jordani), pasardhësit kinse të Pejgamberit; sot sundojnë në Jordan. | |
Sauditët, Sunit, Prej vitit 1924 (Arabia saudite). |