Alkooli – e keqe e madhe e përditshmërisë

الحمد لله الذي أحَلَّ لِعِبادِهِ الطَّيِباتِ وحَرَّمَ عَلَيْهِمُ الخَبائِثَ ، فقال : يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ إِنَّمَا الْخَمْرُ وَالْمَيْسِرُ وَالأَنصَابُ وَالأَزْلاَمُ رِجْسٌ مِّنْ عَمَلِ الشَّيْطَانِ فَاجْتَنِبُوهُ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ . (المائدة: 90) وقالَ صلى الله عليه وسلم: “لاَ يَدْخُلُ الْجَنَّةَ: مَنَّانٌ وَ لاَ عَاقٌّ وَ لاَ مُدْمِنُ خَمْرٍ”. اَللَّهُمَّ صَلِّ وَ سَلِّمْ وَ بَارِكْ عَلَيْهِ وَ عَلىَ آلِهِ وَ أَصْحَابِهِ وَ أَحْيِنَا اللَّهُمَّ عَلىَ سُنَّتِهِ وَ أَمِتْنَا عَلىَ مِلَّتِهِ وَ احْشُرْنَا فِي زُمْرَتِهِ مَعَ الَّذِينَ أَنْعَمْتَ عَلَيْهِمْ مِنَ النَّبِيِّينَ وَ الصِّدِّيقِينَ وَ الشُّهَدَاءِ وَ الصَّالِحِينَ وَ حَسُنَ أُولَئِكَ رَفِيقاً . Bota në përgjithësi, kurse muslimanët në veçanti sot ballafaqohen me një deformitet të rëndë fetar, moral e shoqëror, grupor dhe individual, në të gjitha vendet e botës. Kjo e keqe e pakundërshtueshme është alkooli, respektivisht pijet dehëse të të gjitha llojeve. Nga kjo e keqe nuk është i kursyer asnjë vend, asnjë qytet, asnjë familje, asnjë individ. Madje, edhe vendet më muslimane sot janë të goditura nga kjo sëmundje me përmasa pandomie. Nëse dikur vendi ynë ka mundur të lavdërohet me mospërdorimin e alkoolit, madje edhe nga ana e kristianëve si ndikim i Islamit, kjo gjendje më nuk është as në trojet tona. Kohëve të fundit, alkoholi dhe vese të tjera të rënda e kanë përfshirë edhe familjen tonë, edhe lagjen tonë, edhe shkollën tonë, edhe zyren tonë, edhe rrugën tonë, edhe qytetin tonë. Për këtë dhe arsye të tjera, hutben e sotit do t’ia kushtojmë alkoolit, njërit nga haramet, veset e rënda, i cili ka marrë shtrirje shqetësuese edhe në shoqërinë tonë. Besimtarë të nderuar! Alkooli bën pjesë në rendin e harameve (gjerave të ndaluara), ndalimi i të cilit bazohet në Kur’an, Sunet dhe Ixhma. Mirëpo, ndalimi i alkoolit nuk erdhi përnjëherë, por për shkaqe praktike ndalimi ndodhi në faza. Në fazën e parë Allahu i madhërishëm në Kur’an fletë për “ushqimin dhe pijet e këndshme, që përfshin të gjitha përveç alkoolit: وَمِن ثَمَرَاتِ النَّخِيلِ وَالأَعْنَابِ تَتَّخِذُونَ مِنْهُ سَكَراً وَرِزْقاً حَسَناً إِنَّ فِي ذَلِكَ لآيَةً لِّقَوْمٍ يَعْقِلُونَ . (سورة النحل: 67) “Edhe nga frutat e hurmës dhe të rrushit nxirrni prej tyre pije (lëngje) dhe ushqim të mirë. S'ka dyshim se edhe në këtë ka fakte (mbi fuqinë e Zotit) për njerëzit që kanë menduar.” (En-Nahl, 67) Pastaj u shpall ajeti vijues: يَسْأَلُونَكَ عَنِ الْخَمْرِ وَالْمَيْسِرِ قُلْ فِيهِمَا إِثْمٌ كَبِيرٌ وَمَنَافِعُ لِلنَّاسِ وَإِثْمُهُمَا أَكْبَرُ مِن نَّفْعِهِمَا ... كَذَلِكَ يُبيِّنُ اللّهُ لَكُمُ الآيَاتِ لَعَلَّكُمْ تَتَفَكَّرُونَ . (سورة البقرة: 219) “Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: "Që të dyja janë mëkat i madh, e ka edhe dobi (të pakta) në to për njerëz, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre. …! Kështu ua sqaron All-llahu juve argumentet ashtu që të mendoni (çka është mirë e çka është keq).” (El-Bekare, 219) Ky ajet fletë se dëmi nga vera dhe bixhozi është më e madhe se dobia dhe se refuzimi i tyre është përparësi kundrejt përdorimit të tij. Ky ajet ende nuk e ndalon alkoolin në mënyrë decidive, por me fazat paraprake e përgatit terrenin për këtë. Në fazën e tretë Allahu xh. sh. shkon një hap më tej dhe e ndalon kryerjen e namazit në gjendje të dehur: يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ لاَ تَقْرَبُواْ الصَّلاَةَ وَأَنتُمْ سُكَارَى حَتَّىَ تَعْلَمُواْ مَا تَقُولُونَ... (سورة النساء: 43) “O ju që besuat, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç'flitni, ...”! (En-Nisa’, 43) Pastaj vjen faza e katërt dhe përfundimtare në ndalimin e alkoolit, rreth së cilës nuk ka pasur kurrfarë dilemash dhe diskutimesh. Për ndalimin përfundimtar flasin ajetet vijuese: يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ إِنَّمَا الْخَمْرُ وَالْمَيْسِرُ وَالأَنصَابُ وَالأَزْلاَمُ رِجْسٌ مِّنْ عَمَلِ الشَّيْطَانِ فَاجْتَنِبُوهُ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ . (المائدة: 90) “O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.”. (El-Ma’ide, 90) Pas thirrjes drejtuar besimtarëve dhe të drejtuarit direkt atyre, që kërkon kujdes të plotë në raport me atë që dëshirohet t’u thuhet, në ajetin e cituar në vend të parë vjen ndalimi i alkoholit, e pastaj ndalimi i bixhozit, idhujve dhe shigjetave për fallin. Që të katër gjerat janë quajtur me një emër, e ky është rixhsi (رِجْسٌ = vepra e ndytë, gjëja neveritëse) dhe ky jo çfarëdo rixhsi, por ai i cili bën pjesë në veprat e shejtanit. Allahu xh.sh. me Kur’an kërkon nga njerëzit t’u largohen këtyre mëkateve që të jenë të shpëtuar: إِنَّمَا يُرِيدُ الشَّيْطَانُ أَن يُوقِعَ بَيْنَكُمُ الْعَدَاوَةَ وَالْبَغْضَاء فِي الْخَمْرِ وَالْمَيْسِرِ وَيَصُدَّكُمْ عَن ذِكْرِ اللّهِ وَعَنِ الصَّلاَةِ فَهَلْ أَنتُم مُّنتَهُونَ . (سورة المائدة: 91) “Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t'ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t'ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?” (El-Ma’ide, 91) Nëpërmjet verës dhe bixhozit, shejtani i mallkuar dëshiron të hedh armiqësi dhe urrejtje ndër njerëzit dhe t’i pengojë nga përmendja e emrit të Allahut, nga namazi dhe nga ibadetet e tjera, t’i përçajë familjarët, shokët, fqinjët; dëshiron t’i shpenzojë mjetet në parrugë, kurse shumë projekte individuale, grupore dhe të vendit të mbesin pa mjete të dëshiruara. Ndalimi i alkoolit është urdhëruar në vitin e tretë hixhrij dhe këtë drejtpërdrejt pas betejës në Uhud, kur kasneci i Muhammedit a.s. iu komunikoi të pranishmëve: “O njerëz, alkooli është bërë haram (i ndaluar).” Të gjithë që i dëgjuan këto fjalë, kurse në duar kishin gota me verë, i thyen ato. Ata që në gojë kishin gllënkat e verës të cilat ende nuk i kishin përcjellur, i pështynë. Të gjitha enët për verë u thyen apo u shpërthyen, sikur që qëndron në transmetim të cilin e përcjell as’habi Enesi r.a.: “Kam shërbyer me pije në shtëpi të Ebu Talhasë, kurse në këtë kohë alkooli ishte i qortuar. Muhammedi a.s. i urdhëroi kasnecit ta kumtojë ndalesën e alkoolit me ç’rast kemi dëgjuar: - Alkooli është i ndaluar! Ebu Talha më tha: - Del dhe derdhe! Dola dhe e derdha në rrugë! Disa as’habë thanë: - Ka nga njerëzit tanë të cilët kanë rënë shehidë, kurse në barkët e tyre kishte mbetur alkool! Dhe u shpall ajeti: لَيْسَ عَلَى الَّذِينَ آمَنُواْ وَعَمِلُواْ الصَّالِحَاتِ جُنَاحٌ فِيمَا طَعِمُواْ إِذَا مَا اتَّقَواْ وَّآمَنُواْ وَعَمِلُواْ الصَّالِحَاتِ ثُمَّ اتَّقَواْ وَّآمَنُواْ ثُمَّ اتَّقَواْ وَّأَحْسَنُواْ وَاللّهُ يُحِبُّ الْمُحْسِنِينَ . (سورة المائدة: 93) “Ata që besuan dhe bënë punë të mira, nuk kanë mëkat për atë që u ushqyen (më herët) derisa ata ruhen (prej haramit), besojnë dhe bëjnë vepra të mira, mandej ruhen (nga ajo që ka qenë e lejuar e është e ndaluar) dhe besojnë e pastaj ruhen (nga çdo mëkat) dhe bëjnë mirë. All-llahu i do ata që bëjnë mirë.” (El-Ma’ide, 93) (Buhari) Ndalimi i alkoolit shkallë-shkallë është dëshmi e nevojës për përshtatje në mendje dhe zemër, në mentalitet, në transformim në Islam, sidomos në gjerat të cilat qenë rrënjosur te arabët paraislamë dhe të cilat ishte vështirë me shkop magjik të ndalohen, braktisen dhe çrrënjosen. As’habët të cilët kanë pirë alkool edhe pas ndalimit të tij, Muhammedi s.a., si transmeton Ebu Enesi r.a., i ka goditur me degë palme apo me nalle, deri sa Ebu Bekri r.a. ata të cilët kanë pirë alkool, gjatë hilafetit të tij, i ka kamxhikuar me 40 goditje. Në një hadith qëndron se në xhenet nuk do të hyjnë tre persona: عَنْ أَبِي سَعِيدٍ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَ سَلَّمَ قَالَ: " لاَ يَدْخُلُ الْجَنَّةَ: مَنَّانٌ وَ لاَ عَاقٌّ وَ لاَ مُدْمِنُ خَمْرٍ. (أحمد) Ebu Se‘idi r.a. transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë: Në xhenet nuk do të hyjë: ai që e përfol atë që e ka dhënë, ai që është i padëgjueshëm ndaj prindërve dhe pijaneci.!" (Ahmedi) Alkooli paraqet njërin nga të këqijat më të mëdha të aktualitetit dhe bën pjesë ndër të rreziqet sidomos për popullatën e re, e cila nga dita në ditë bëhet gjithnjë e më e varur nga ai. Alkooli në masë të madhe është shkak i drejtpërdrejtë i përditësive: vrasjeve, vetëvrasjeve, aksidenteve në komunikacion, dhunimeve, perversiteteve, rrahjeve, zënkave, divorceve e të tjera. Disa qytetarë, madje edhe njerëz me peshë publike, garojnë kush do të pijë pije më cilësore dhe kush më shumë do të pijë, e që të mbetet në këmbë! Alkooli ka depërtuar në shkollë, nëpët zyra të institucioneve arsimore, politike, kulturore. Çdo inaugurim, çdo përvjetor, çdo festë celebrohet me alkool, nga prijësit e popullit. Çfarë skene bizare, çfarë shembulli trishtues televiziv para fëmijëve, familjarëve etj. Besimtarë të dashur, populli që garon në të keqe, populli që mburret me të keqen, e jo në të mirë është populli që do ta humb vlerën e vet dhe do të shkojë në plehra të historisë. Ata do të jenë në përqafim të ndëshkimit të xhehenemit. Muhammedi s.a. në vitin e tetë hixhrij e ka ndaluar tregtinë me alkool, me mishin e kafshës së ngordhur, derr dhe me idhuj, sikur qëndron në hadithin vijues: عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ رَضِي اللَّه عَنْهمَا أَنَّهُ سَمِعَ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّه عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَقُولُ عَامَ الْفَتْحِ وَهُوَ بِمَكَّةَ إِنَّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ حَرَّمَ بَيْعَ الْخَمْرِ وَالْمَيْتَةِ وَالْخِنْزِيرِ وَالْأَصْنَامِ فَقِيلَ يَا رَسُولَ اللَّهِ أَرَأَيْتَ شُحُومَ الْمَيْتَةِ فَإِنَّهَا يُطْلَى بِهَا السُّفُنُ وَيُدْهَنُ بِهَا الْجُلُودُ وَيَسْتَصْبِحُ بِهَا النَّاسُ فَقَالَ لَا هُوَ حَرَامٌ ثُمَّ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّه عَلَيْهِ وَسَلَّمَ عِنْدَ ذَلِكَ قَاتَلَ اللَّهُ الْيَهُودَ إِنَّ اللَّهَ لَمَّا حَرَّمَ شُحُومَهَا جَمَلُوهُ ثُمَّ بَاعُوهُ فَأَكَلُوا ثَمَنَهُ. (بخاري) “Transmeton Xhabir Ibn Abdullahu r.a. se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. se ky ka thënë në vitin e Çlirimit të Mekës: “Allahu dhe i Dërguari mi Tij e kanë ndaluar shitjen e alkoolit, cofëtirat, derrin dhe idhujt.” Dikush tha: A mund ta shesim dhjamin e cofëtirës, me të cilin lyhen anijet, lëkurat dhe e përdorin për ndriçim?” Tha: “Jo, kjo është haram!” Pastaj Pejgamberi a.s. ka thënë: “Për këtë shkak Allahu është hidhëruar me hebrenjt, sepse pasi Allahu ua ndaloi dhjamin e shtazëve, e kanë shkrirë, shitur dhe i kanë shfrytëzuar vlerën e tyre!” (Buhariu). Siç shkruan në hadithin paraprak, Pejgamberi a.s. e ka ndaluar përdorimin e katër gjerave, kurse në pyetjen se a lejohet shitja e dhjamit të cofëtirës, thotë se edhe ai është i ndaluar dhe se Allahu është hidhëruar me hebrenjt, të cilët edhe pas ndalesës e kanë shitur dhjamin dhe i përdornin paratë e fituara nga ai. Simaku transmeton se e ka dëgjuar ‘Alkame Ibn-Vâilin, kurse ky transmeton nga babai, se ka qenë në shoqëri me Pejgamberin a.s. kur e ka pyetur Suvejd Ibn Târiku (apo Târik ibn Suvejd) mbi alkoolin dhe Muhammedi a.s. ia ka ndaluar. Ai pyeti: A mund të mjekohemi me të? Pejgamberi s.a.v.s. u përgjigj: إِنَّهُ لَيْسَ بِدَوَاءٍ وَلَكِنَّهُ دَاءٌ. (ترمذي) “Ai nuk është mjekim por sëmundje.” (Tirmidhiu) Ne jemi ummet i fitres (natyrores), kurse Pejgamberi ynë në Isra, kur iu afrua gota e qumështit dhe gota e verës zgjodhi qumështin, sikur që shkruan në hadithin vijues: Ebu Hurejre r.a. transmeton se Pejgamberi s.a., ka thënë: “Natën që isha në Isra, mu ofruan dy enë: në njërën kishte qumësht, kurse në të dytin vera. Më tha (meleku Xhibrili): - Zgjidhe cilën të duash! Dhe unë zgjodha qumështin dhe e piva. Më tha: أَخَذْتَ الْفِطْرَةَ أَمَا إِنَّكَ لَوْ أَخَذْتَ الْخَمْرَ غَوَتْ أُمَّتُكَ . (بخاري) “Zgjodhe atë që është natyrore, por sikur ta kishe marrë verën, ummeti yt do të lajthonte!” (Buhariu). Me dhënien pas alkoolit a mos dëshirojnë muslimanët të largohen nga fitreja dhe të bëhen nga ata që i ndjekin hapat e shejtanit? A mos populli të cilit i është bërë haram alkooli dëshiron të tregojë se mund të jetë musliman dhe të pijë dhe se ky në njëfarë mënyre është musliman bashkëkohor i cili si i tillë mund të shkojë në Evropë!? Shumë tregtarë aktualë, që dikur arsyetoheshin se shteti ua imponon shitjen e alkoolit dhe derrit, tash arsyetohen se puna u shkon shumë më mirë kur ofrojnë alkoolë dhe mishë e prodhime derri. Natyrisht, se shejtani ua rrit qarkullimin atyre, por rritja e pasurisë nuk do të thotë edhe rritje të nafakës dhe bereqetit, sepse pasuria haram shkatërrohet në mënyrën si është fituar, kurse ka shumë shembuj të cilët mund të shërbejnë si shembull për ata të cilët janë të talentuar me arsye. Muhammedi a.s. në hadith i përmend ata të cilët janë të mallkuar, kurse ata janë të gjithë që gjenden në zinxhirin e prodhimit, shitjes, shërbimit dhe konsumimit të alkoolit. Ibn Umeri r.a. transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë: عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ أَنَّ النَّبِيَّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ: "لَعَنَ اللَّهُ الْخَمْرَ وَلَعَنَ شَارِبَهَا وَسَاقِيَهَا وَعَاصِرَهَا وَمُعْتَصِرَهَا وَبَائِعَهَا وَمُبْتَاعَهَا وَحَامِلَهَا وَالْمَحْمُولَةَ إِلَيْهِ وَآكِلَ ثَمَنِهَا. (أحمد) “Allahu e ka mallkuar alkoolin dhe atë që e pinë atë, dhe atë e mbush goten, atë që e shet, atë që e blen, atë që e prodhon dhe për kend prodhohet, atë që e shërben dhe kujt i shërbehet.“ (Ebu Davudi) Muhammedi s.a., në hadith flet për ata të cilët pijnë, se namazet nuk do t’u pranohen një kohë të caktuar: ‘Abdullah Ibn Omeri r.a. transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë: عَنْ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ عُمَرَ أَنَّ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّه عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ: "مَنْ شَرِبَ الْخَمْرَ لَمْ يَقْبَلِ اللَّهُ لَهُ صَلَاةً أَرْبَعِينَ صَبَاحًا فَإِنْ تَابَ تَابَ اللَّهُ عَلَيْهِ فَإِنْ عَادَ لَمْ يَقْبَلِ اللَّهُ لَهُ صَلَاةً أَرْبَعِينَ صَبَاحًا فَإِنْ تَابَ تَابَ اللَّهُ عَلَيْهِ فَإِنْ عَادَ لَمْ يَقْبَلِ اللَّهُ لَهُ صَلَاةً أَرْبَعِينَ صَبَاحًا فَإِنْ تَابَ تَابَ اللَّهُ عَلَيْهِ فَإِنْ عَادَ الرَّابِعَةَ لَمْ يَقْبَلِ اللَّهُ لَهُ صَلَاةً أَرْبَعِينَ صَبَاحًا فَإِنْ تَابَ لَمْ يَتُبِ اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَقَاهُ مِنْ نَهْرِ الْخَبَالِ قِيلَ يَا أَبَا عَبْدِ الرَّحْمَنِ وَمَا نَهْرُ الْخَبَالِ قَالَ نَهْرٌ مِنْ صَدِيدِ أَهْلِ النَّارِ. (ترمذي) “Kush pinë alkool Allahu nuk do t’ia pranojë namazin dyzet mëngjesa (ditë), dhe nëse pendohet, Allahu do t’ia falë. Nëse sërish i kthehet alkoolit, Allahu nuk do t’ia pranojë namazin dyzet mëngjesem e nëse pendohet Allahu do t’ia falë. Nëse sërish dehet, Allahu nuk do t’ia pranojë namazin dyzet mengjese, e nëse pendohet Allahu do t’ia falë. Nëse sërish i kthehet alkoolit për së katërti herë, namazi nuk do t’i pranohet dyzet mëngjese, e nëse pendohet, pendimi nuk do t’i pranohet dhe Allahu do ta ngop nga lumi i helmuar (me qelb)(në xhehenem).” (Tirmidhiu) Atij që qëllimisht dehet, qoft kjo edhe një gllënkë, nuk i pranohet namazi, e me këtë edhe veprat e tjera të mira dyzet ditë. Nëse këtë e përsërit edhe dy herë dhe sërish i kthehet alkoolit, namazi nuk do t’i pranohet por nuk do t’i pranohet as pendimi. Muhammedi s.a. në hadithin vijues urdhëron rrahjen e atij i cili pinë alkool tri herë me radhë, kurse nëse e përsërit herën e katërt, urdhëron vrasjen e tij. Ky rigorozitet varion varësisht nga niveli i krizës, varësisht nga intensiteti i përdorimit të alkoolit. Ibn Umeri r.a. transmeton se Muhammedi a.s. ka thënë: عَنِ ابْنِ عُمَرَ أَنَّ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ: مَنْ شَرِبَ الْخَمْرَ فَاجْلِدُوهُ ثُمَّ إِنْ شَرِبَ فَاجْلِدُوهُ ثُمَّ إِنْ شَرِبَ فَاجْلِدُوهُ ثُمَّ إِنْ شَرِبَ فَاقْتُلُوهُ. (نسائي) “Kush pinë alkool, rraheni; pastaj nëse pinë alkool, rraheni; dhe nëse pinë alkool, rraheni. Dhe nëse sërish pinë alkool, vrajeni.”! (Nesâ’iu) Çdo musliman e muslimane që deri në këtë muaj mubarek e ka shijuar alkoolin le të merr vendim të fuqishëm që ta braktisë alkoolin nga pimja, shërbimi, servimi, në raste të përditshme dhe në festa, në raste gëzimi dhe morteje, i ri apo i vjetër, të ndihmojë çka ka mundësi që të sillet ligji mbi ndalimin e konsumimit dhe shitjes së alkoolit.... së paku të bëhet ajo që është bërë në disa vende botërore: kufizimi i përdorimit të alkoolit. Çdo musliman e muslimane duhet të vendosë fuqishëm se nuk do t’i kthehet alkoolit dhe le të bëjë tevbe – pendim të sinqert! E lusim Allahun xh.sh. që neve dhe familjet tona të na ruaj nga kjo e keqe!

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme