
Edhe pse shumë media konservatore nuk pajtohen me të, madje duke shtuar se ai me këtë e ka tepruar dhe njollosur vendin e vet, Barack Obama vazhdon të mbetet i pathyeshëm dhe stabil karshi strategjisë së tij të re për punë larg stereotipeve të retorikëve të hershëm në thyerje të teorisë “për një përplasje të qytetërimeve” atë të Lindjes dhe të Perëndimit. Po atë ditë, televizioni konservator “Fox News” shtroi pyetjen; A e ka bërë Obama me fjalimin e tij botën islame më të sigurt? “Jo, përkundrazi”, mendon Marc Thiessen, i cili dikur shkruante fjalimet e ish presidentit Bush, e tani për këtë televizion komenton fjalimet e presidentit Obama. Nga këndvështrimi i republikanëve, Obama me fjalimin e tij në Kajro i takon të paktën në aspektin retorik, “Boshtit të së keqes”. “Presidenti amerikan, me fjalën e tij, i shkon për dore propagandës shumë vjeçare të Al Qaidas”, pohon komentatori i Fox News. Rrjedhimisht, shkruesja e fjalimeve të ish Sekretares së Shtetit Amerikan Condoleezza Rice - Christian Brose e cila kishte ndihmuar në fjalim e saj sekretaren Rice të mbajtur në Kajro në 2005 thotë se; “Obama nuk duhet të jetë i turpshëm larg nga demokracia dhe të drejtat njerëzore në vendet Islame”, duke vazhduar më tutje; “Ai ka folur shumë rreth asaj se si ai dëshiron të jetë i ndershëm me Izraelin, por ai ka nevojë të jetë i barabartë – i ndershëm me të gjitha vendet në rajon”. Edhe shkruesja e fjalimeve të Madeleine Albright- Heather Hurlburt; parasheh se retorika e Obamës do të jetë jashtë principeve nga të cilat Shtetet e Bashkuara mund të jenë gjykuese në Lindjen e Mesme”. Madje edhe deputeti kombëtar mbrojtës konsultativ i ish Presidenti Bush - Elliott Abrams dëshiron që Obama të ndal kërkim faljen për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Presidenti nevojitet të ndal kërkim faljen për vendin ton. Ai nuk duhet të ishte dhënës i këtij mesazhi në Egjipt....”. Ndërkaq, në një shkrim të Hajja Romi El Nagar me titull “What Obama DIDN’T say in Cairo?”, nxirret edhe një opinion më ndryshe. Gjithnjë sipas tij, Obama shumë gjëra nuk kishte thënë në këtë eveniment dhe fjalim historik, p.sh, autori në fjalë përmend se Obama nuk përmendi se do të mbyll burgun e Guentanamos kur Amerika do të bëjë gjera të këqija kundër myslimanëve, Ai nuk përmendi se çfarë është duke bërë për t’i dhënë fund luftës në Irak dhe Afganistan tani, gjithashtu, ai nuk përmendi se krimet e luftës në Palestinë janë qysh para 1948. etj etj shtoi në komentin e tij El Nagar.
Dyshimet për fjalimin e Obamas nga Thiessen si konservator nga pala amerikane, edhe pala arabe ka dyshime rreth fjalorit të ëmbël të Barack Obamës. Kleriku i lart shiit në Irak, Moktada Al Sadër, fjalimin e Obamës e ka komentuar si “fjalim të ëmbëlsuar me mjaltë politike me një qëllim të vetëm - se Amerika dëshiron ta marrë një rrugë tjetër për ta futur botën nën kontrollin e tyre”. Dhe derisa vazhdon komentatori i Fox News – i mllefosur skajshmërisht se “Obama i ka goditur pas shpine ushtarakët dhe shërbimet tona sekrete – dhe atë mu në Kajro para publikut mysliman” edhe Sadër pohon se “Obama nuk mund t’i ndërroj politikat amerikane të cilat janë dhe do të jenë armiqësore ndaj islamit, dhe këto politika do të vazhdojnë” shtoi Sadër. Sidoqoftë, mbetet për t’u shpresuar se këto citime të marra nga pala konservatore, nuk do të ndryshojnë politikën aktuale të Presidentit Obama në raport me Lindjen e Mesme, posaçërisht për politikën që duhet treguar në raport me myslimanët kudo që janë.
Më tutje, nuk është pritur se kaç shumë do të ndryshojnë raportet mes Lindjes dhe Perëndimit e sidomos si mund të ishte ndryshe pas skandalit ndaj Presidentit George Bush në dhjetor të viti të kaluar, gjegjësisht më 14 dhjetor të 2008. Në një vizitë befasuese që Presidenti i ShBA’ve George Bush bëri në Irak, mbeti nën hijen e një incidenti në të cilin dy këpucë u hodhën në drejtim të tij, gjatë një konference për media. Edhe pse qëllimi i kësaj vizite ishte që Presidenti Bush dhe Kryeministri Irakian Nouri El Maliki të nënshkruajnë një marrëveshje të re për siguri ndërmjet dy vendeve, dhe që sipas asaj marrëveshje, trupat amerikan duhet të tërhiqeshin nga Iraku në vitin 2011 – tetë vjet pas invadimit të vitit 2003 që ishte bërë nën presidencën e Bushit. Sidoqoftë, asgjë nuk është e pamundur, së paku vet amerikanët thonë; “never say never”. Kush ka pritur se politika do të ndryshohej aq shpejt. Megjithëse Lindja e Mesme kishte një sinjal zbutjesh të raporteve mes dy vende qysh atëherë kur Barack Obama gjatë fushatës elektorale për politik të jashtme kishte përmendur edhe zbutjen e raporteve mes Lindjes dhe Perëndimit, program që edhe i siguroi fitoren e 4 nëntorit 2008, realizimet e premtimeve të tij janë në një rrugë për t’u shpresuar duke kaluar nga mosbesimi në bashkëpunim dhe sinqeritet. Ato premtime që për disa do të dukeshin krejtësisht utopike dhe për të cilat kishte jo pak skepticizëm, gradualisht i japin epitetin Presidentit Obama jo vetëm si Presidenti më të suksesshëm të ShBA’ve, por i kalibrit të lart me përmasa botërore, si President më i respektuar.
Fjalimi i Obamës në Kajro, që në fakt përbën edhe programin e tij presidencial për politika të jashtme në veçanti në raport me botën Islame; trajtoi në thelb probleme më të rëndësishme sa i përket lirive së besimit, të drejtave të grave etj. Në fjalimi i tij se; “Liria në Amerikë është e pandashme nga liria për të praktikuar fenë. Kjo është arsyeja që në çdo shtet ne kemi edhe xhami dhe numri i tyre brenda kufijve tanë i kalon të 1200-at. Për këtë qëllim, qeveria amerikane ka shkuar në gjykatë për të mbrojtur të drejtat e grave dhe vajzave që veshin hijab dhe dënon ata që e mohojnë një të drejtë të tillë”. Me këtë Obama edhe njëherë Botës mbarë i bëri të ditur, se ka ardhur koha që të dalin edhe lider të rinj, pa paragjykime, pa mëri nga të kaluarat që kanë bërë dekada e dekada të acaruara – shpesh herë të panevojshme të jenë të tilla. Ka ardhur koha që të mësohemi se edhe ne kemi nevojë që të kemi lider që respektojnë Zotin, që janë larg gjykimeve se kush është në të drejtë e kush në të shtrembër. Koha erdh, andaj Obama po e shfrytëzon.
Sidoqoftë, më lejohet të gjykoj nga këndvështrimi im, se fjalimi i Obamas në këtë vend historik, pos asaj që ishte ndër fjalimet e tij më të bukura, si i tillë ishte fjalim që do të duhej të lakmohej nga çdo lider vizioni i tij politik dhe strategjia e re për një fillim të ri larg armiqësive dhe urrejtje të pa vend. Marrëdhëniet mes dy vende nuk duhet të intensifikohen vetëm nga lufta e Alkaidas e që shpesh duhet përmend se edhe proklamata e tyre nuk ka për qëllim luftën kundër Amerikës, por edhe ndaj të gjithë atyre që mendojnë dhe përkrahin Amerikën. Madje argumentueshëm këtë pohim timin, edhe Presidenti Obama e kishte bërë në Turqi, ku tha se: “Ne nuk dëshirojmë që marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me botën myslimane të definohen nga lufta kundër Alkaidas” kishte përfunduar Presidenti Obama në Turqi.