
Nese e marrim shembull Shqiperine dhe shqiptaret nuk ka nevoje te permendi citate pasi veshtire se ka ndonje perfaqesues i njohur shqiptar qe nuk ka permendur fjalinë: 5 shekuj ërrësirë dhe stagnim. Por, xhanëm, s'ka edhe si te ndodhi ndryshe pasi edhe vetë turqit e sodit nuk ndjehen mirë me etërit e tyre osmanlinj, pasi osmanlinjte ishin një shoqeri multikulturale dhe me këtë term futen te gjithe kombet dhe racat që jetonin atje: si shqiptarët, sërbët, rumunët, grekët, arabët, kurdet, turqit dhe deri diku edhe persët. Ndërsa me Turqine e sodit kuptojmë një shtet nacional, qe i takon vetëm kultures dhe gjuhes turke. Domethënë, për dallim nga akuzat qe thurin nacionalistët ballkanikë për osmanlinjtë, akuzat e nacionalistëve turq për osmanlinjtë janë katërciperisht të kundërta. Nen kete ide u formuan dhe u bashkuan Xhon Turqit, qe kishin ndikime të drejtpërdrejta nga rilindja e nacionalizmit ne europë nga Kongresin i Vestfalit (1648) dhe nga Revolucioni Francez (1789).
Por une nuk dua t'i futem kësaj teme shumë të gjërë dhe të larmishme, pasi edhe nuk do më interesonte shumë. Historia përsëri pëson ndryshime dhe thuajse është e varur nga politika. Këtu si argument kemi përsëri Shqipërine, ku para disa dekadash as nuk mendohej te flisje dicka 'te mirë' per osmanlinjte, ndersa sot nje gje e tillë bëhet me më pak paragjykime. Mbase nesër do jetë edhe me ndryshe.
Tema ku une do fokusohesha ne kete artikull eshte ne lidhje me njerin nder enciklopedistet me te medhej osmanlinj dhe me gjerë Taki al-Dini (1526 ne Damask; vd. 1585 ne Stamball).
Taki al-Dini u edukua në Kajro të Egjiptit ku arriti te bëhët edhe ligjerues në një xhami dhe më vonë mësues në një shkollë të lartë medreseje. Më vonë ai do bëhej astronomi i dy sulltanëve Selimit II-të dhe Muradit III-të, jo më kot zhvendoset ne Stamboll ku edhe do kryejë zbulimet e tij.
Shkak i studimit të kësaj figure universale u bë mësimi i funksionit Tajlor (Taylor series) ne matematikë që arrin te gjejë vlerën e një funksioni të caktuar duke të treguar dhe gabimin e përafërt nga vlera e fituar. Pavarsisht se vargu Tajlor është njëri ndër zhvillimet epokale në matematikë, nuk është edhe aq i thjeshtë për t'u përdorur. Për këtë edhepse shumica e njerëzve mund të jenë marrë me shkencat ekzakte e kanë të vështirë të caktojnë vlerën e përafert të sin1(?). E morra shembull sin1, pasi në mesjetë, vlera e këtij funksioni ka qenë shumë me rëndesi për matematicientët. Në vitet e arta Islame, personat që u përpoqën të caktojnë vlerën e saktë të sin1 ishin Al Buzjani (959-998), Ibn Yunus (ca. 1000), Ulugh Beg (1394-1449), mirëpo vlerën precize të sin1 e caktoj osmanlij Taki al-Dini. Përvec kësaj ai llogariti këtë jo me sistemin decimal, por me sistemit e numrave kendor, nje gje mjaft e vështirë në atë kohë. Taki al-Dini ka shkruar gjithsej 6 libra që kanë te bëjnë me matematikën dhe vecanërisht me trigonometrinë si pjesë lidhëse mes matematikës dhe astronomies (lënda së cilës Al Dini i perkushtoj 33 libra). Arritjet e tij në astronomi janë të mëdhaja duke përdorur teleskopët më të zhvilluar të kohës, ku më vonë do përdoreshin nga dy astronomët bashkëkohas të tij: Tyho Brahe dhe Nikola Koperniku. Sot edhe vetë shkencëtarët gjermanë nuk bëjne dallim mes madhështisë së Tyho Brahe, Nikola Kopernikut dhe në anën tjetër Taki al-Dini, bile në raste të shpeshta Taki al-Dini vlerësohet me tepër.( Horton, Paul (1977) "Topkapi’s Turkish Timepieces). Al-Dini do krijonte nje zodiak te rrij dhe nje glob te rrij sipas njohurive te atëhershme.
Mos harrojmë se atëherë akoma s'ishte zbuluar bindshëm forma elipsoide e tokës dhe një glob është zbulim madhor për atë kohë.
Ajo që do mbetet si zbulimi me fenomenal i Taki al-Dinit është padiskutim futja në përdorim e orës me alarm, e cila përmbante poashtu edhe minutat dhe sekundat, e para në historinë e njerëzimit. Sipas Donald Routledge Hill kjo orë është zbuluar më vitin 1559, ndërsa sipas dokumentave tjera daton prej vitit 1556. Ky zbulim madhor në astronomi, kishte një rëndësi edhe tek populli osmanlinj për faljen e namazit dhe orientimin, pasi shumë shpejt Taki al-Dini do formonte orën e cila do mund të merreshte me veti, edhepse këtë gjë shumë pak para tij e kishte zbuluar gjermani Peter Henlein.
Zbulimet tjera të Taki al-Dinit janë edhe në optikë dhe vecanërisht në përthyerjen e rrezeve duke shpjeguar edhe 'dukurinë e ngjyrave', gati dy shekuj përpara Isak Njutonit.
Ai s'ishte turk, por arab; ai i kërkoj sulltanit një investim madhor për të ndërtuar një laborator si asnjëherë më parë, Sulltani e aprovoj; perëndimorët e krahasojnë me Kopernikun, vallë si do shpreheshim neve për këtë figurë?