
Cilësitë e besimit janë pikërishtë ato të njerëzisë dinjitoze dhe fisnike siç është adhurimi i një Zoti që e ngre njeriun mbi shërbimin ndaj njerëzve të tjerë dhe që vendos brenda tij të vërtetën e barazisë së të gjithë njerëzve, në mënyrë që ai as të mos e ngrejë dhe as të mos e uli kokën e tij para kujtdo tjetër, pos para Atij që është Një. Rezultat i kësaj është se njeriu do të gëzojë lumturinë e vërtetë, që rrezaton nga brendësia e vetëdijes së tij, që e ndjek të kuptuarit e faktit se ekziston vetëm një fuqi dhe një Zot në këtë gjithësi. Ky çlirim zhvillohet në mënyrë spontane nga një ndërgjegjje e tillë, për shkak se është edhe rrjedhim i vetëm llogjik.
Besimi në Zot është cilësi e njerëzisë fisnike. Cilësi tjetër e fesë është qartësia e marrëdhënies ndërmjet Krijuesit dhe të krijuarës. Krijesa e kufizuar është e lidhur me të vërtetën e Amshuar pa kurrfarë ndërmjetësi. Kjo e furnizon zemrën e njeriut me dritë dhe shpirtin e tij me kënaqësi. Ajo i eleminon atij nga mendja hutimin, frikën, ankthin dhe shqetësimin, si dhe kryelartësinë e paligjshme mbi tokë dhe tiraninë e pajustifikueshme ndaj njerëzve.
Qëndrueshmëria përgjatë kësaj rruge, të caktuar nga Allahu, është cilësi e ardhshme e njerëzisë së tillë. Kjo duhet mirëmbajtur në mënyrë që e mira të mos paraqitet rastësisht, paparashikueshëm ose paparamendim, por të burojë nga motivet e qarta dhe të drejtohet drejt caqeve të caktuara.
Njerëzit të bashkuar për çeshtjen e Allahut bashkëpunojnë. Kështu, me një qëllim të vetëm të përcaktuar dhe me një flamur të vetem të dallueshëm, është ngritur bashkësia e myslimanëve.
Një cilësi tjetër është besimi në dinjitetin e njeriut para All-llahut. Kjo e ngre konsideratën e njeriut për vetveten dhe e parandalon atë nga arrivizimi për një pozitë më të lartë se ajo, të cilën Krijuesi e ka caktuar për të. Sepse koncepti më krenar që mund të ketë njeriu për vetveten është se ai është i lartësuar përpara Allahut. Cilado ideologji apo koncept që e poshtëron këtë vlerësim, në të vërtetë , është duke e ftuar drejt dobësimit dhe poshtërrimit, edhe pse ndoshta këtë nuk e shpall haptazi. Që këtu efektet e Darvinizmit dhe Markësizmit janë ndër fatkeqësitë më të tmerrshme që ka njohur natyra njerëzore. Ato e mësojnë njerëzimin se e tërë poshtërsia dhe animalizmi i plotë janë dukuri natyrore me të cilat ne duhet të jemi të afërt dhe nga të cilat nuk duhet të turpërohemi.
Pastërtia e motivit është tjetër cilësi e njerëzisë dinjitoze, e vendosur nga feja. Besimtari ndien praninë frikërespektuese të Allahut në ndërgjegjen e tij më të fshehtë, ndërsa vetëdija e tij per këtë e bën të dridhet i tëri. Ndjenja morale është fryt i natyrshëm i besimit në një Zot, të Drejtë, Mëshirëplotë, i Cili nuk e do të keqen por do të mirën, i Cili e di shikimin vjedharak dhe mendimin e fshehtë.
Cilësia përfundimtare është ngritja e njeriut mbi lakminë për përfitime botërore dhe zgjedhja e shpërblimit më të pasur dhe të amshuar tek Allahu për të cilën të gjithë njerëzit duhet të përpiqen ashtu si i udhëzon ata Kurani të vepërojnë dhe që rezulton me ngritje, dëlirësi dhe pastrim të shpirtrave te tyre.
Ngritja e njeriut e zvogëlon ankthin e tij për rezultatet dhe frytet e veprës së tij. Ai bën mirë për shkak se është e mirë dhe për shkak se Allahu e kërkon këtë. Ai kurrë nuk shqetësohet se a e shpie kjo atë nga mirësia e mëtejme në jetën e tij të shkurtër. Allahu për të Cilin ai bën mirë nuk vdes kurrë,e as që i harron apo i lë pas dore cilatdo vepra të njeriut. I heshtur besimtari përfiton fuqi për të vazhduar të kryejë vepra të mira, i mbështetur nga ky besim gjithëpërfshirës. Ky besim është ai që e furnizon besimtarin me fuqinë dhe qëndresën për t’i bërë ballë së keqes, qoftë ajo e manifestuar përmes despotizimit të ndonjë tirani, ose përmes shtypjeve të injorancës ose në dobësinë e fuqisë së vullnetit të tij për t’i kontrolluar pasionet e veta. Feja është një rrënjë e thellë e jetës nga e cila mirësia rrjedh nga format e saj të ndryshme dhe me të cilat janë të kufizuara të gjitha frytet e saj.
Ajo që nuk rrjedh nga besimi është një degë e prerë nga druri, ajo është e destinuar të venitet dhe të zhduket, ajo në të vërtetë është një produkt djallëzor e kufizuar dhe jo e përhershme. Feja është boshti rreth të cilit është ndërlikuar i tërë rrjeti i strukturës delikate të jetës. Që këtu të gjitha veprimet që nuk rrjedhin nga ky burim dhe që nuk kanë të bëjnë me këtë rrugë janë tërësisht të mospërfillura. Këshillimi me njeri-tjetërin për ta ndjekur të vërtetën dhe për të qëndruar e zbulon pikturën e shoqërisë islame, e cila ka etnitetin e saj të veçantë një ndër mardhëniet unike mes anëtarve të saj individual dhe një destinacion të vetëm që e kupton tërësisht etnitetin dhe detyrat e saj.
Këshillimi i ndërsjelltë që synon drejtësinë është domosdoshmëri, sepse është e vështirë që të mirëmbahet e drejta, duke pasur parasysh se pengesat në këtë rrugë janë të panumërta.
Këshillimi për të qenë të qëndrueshëm është gjithashtu domosdoshmëri për shkak se veprat e mira bashkë me përpjekjen për të drejtën dhe barazinë janë detyrat më të vështira që duhen kryer. Qëndresa gjithashtu është e domosdoshme për adaptimin me mënyrën islame të jetesës, gjatë ballafaqimit me të tjerët, gjatë përjetimit të keqtrajtimeve dhe të vështirësive. Qëndresa është e domosdoshme kur e keqja dhe e rreshmja triumfojnë. Është e domosdoshme për kalimin e gjatësisë së udhës, marrjen me ngadalsinë e procesit të reformës, turbullirat dhe gjatësinë e rrugës që shpie drejt destinacionit.
Rrjedhimisht ne shohim se asnjë periudhë e historisë nuk ka qenë më e favorshme sesa ajo që ndër muslimanët është e njohur si Hilafeti Rashidin.
Gjatë kësaj periudhe të gjitha burimet materiale, morale e shpirtërore u shfryrtëzuan për ta bërë njeriun një qytetar ideal të një të shteti ideal. Edhe pse shteti Islam ishte shteti më i pasur dhe më i fuqishëm i kohës së vet, heronjtë popullorë dhe personalitetet ideale në të nxirreshin nga mesi i tyre të cilët posedonin pastërti dhe fisnikëri të karakterit dhe jo famë botërore. Nuk kishte kurrfarë mospajtimi mes pushtetit dhe moralit. Nuk lejohej që mbarëvajtja materiale të tejkalojë progresin moral. Ne i njohim disa tipare të asaj periudhe të madhërishme të historisë njerëzore, gjenerata të cilat jetuan me Kushtetutën Islame shtyllat e së cilës i ngre kjo sure e veçantë dhe nën flamurin e mbajtur nga grupi i besimtarëve, të cilët kryenin vepra të mira dhe që nxitnin njëri-tjetrin për ta ndjekur të vërtetën dhe për të qëndruar të patundur.
Atëherë në dritën e gjithë kësaj të lartëpërmendur ç’është humbja të cilën po e vuan njerëzimi kudo dhe sa i madh është dështimi i tij në betejën ndërmjet të mirës dhe të keqes, për shkak të asaj se ia kthyen shpinën porosisë së madhe.
Me braktisjen e Islamit çdo popull gjendet në ballë të karvanit që është duke shkuar drejt humbjes dhe shkatërrimit. Që kur u la Islami flamujt e njerëzimit janë ngritur për shejtanin, gënjeshtrën, gabimin, errësirën dhe humbjen. Asnjë flamur nuk është ngritur për Allahun, për të vërtetën, udhëzimin, dritën dhe suksesin. Megjithatë flamuri i Allahut ende është aty, duke i pritur duart që do ta ngrejnë dhe popullin që nën këtë flamur do të pranojë drejtësinë, udhëzimin dhe suksesin.
Kjo sure është e qartë në tregimin e rrugës që njerzimin e shpie larg humbjes: “Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.”
Ekziston vetëm një rrugë e drejtë (ajo e besimit) e kryerjes së veprave të mira dhe ekzistencës së një bashkësie Islame, anëtarët e së cilës këshillojnë për të ndjekur të vërtetën dhe për të treguar durim dhe qëndresë.