ZEQATI – FAKTOR I MOBILIZIMIT

Për t’u bërë e mundur analiza e botëkuptimit të qëllimshëm sipas kritereve se si mund të zbatohet në jetë Zeqati – detyra e pestë dhe shumë e rëndësishme e Islamit, është e domosdoshme të komentohet sado shkurt ajeti i Kur’anit në Suratu at-Tavba, 60, ku thuhet :
“Zeqati u takon vetëm të varfërve dhe të mjerëve, edhe atyre zemrat e të cilëve duhet përfituar, edhe për lirimin e robërve dhe të ngarkuarve me borxhe, edhe luftëtarëve për hirë të rrugës së All’llahut, edhe udhëtarëve – musafirë, si detyrim nga All’llahu. Kurse All’llahu i di të tëra dhe është i urtë”.
Në përcaktimin konkret të sistemit të Islamit si botëkuptim , shtrohet mundësia e përparësive që të shfaqet potenciali akumulues si faktor i mobilizimit, që pastaj në tërësinë shoqërore të mundet ta bëjë zhvillimin në të gjitha vëzhgimet sipas ndërtimit të planit horizontal ku bëhet transmetimi i ligjit préciz i shndërrimit të ditës dhe natës, e më pastaj, shndërrimi i stinëve të vitit… ! Sipas synimit të zhvillimit të gjendjes shpirtërore në planin vertikal të bëhet padiktueshëm zhvillimi në relacionin: fëmijëria , rinia, pleqëria . Dhe në synim të arritjes së zhvillimit në planin integral : rrethanat dhe rrethina !
Që t’i theksojmë qartësitë e domethënies të kësaj vlere me rëndësi shoqërore, që vjen dhe rrënjoset si Ligj i veçantë i Islamit për ta mobilizuar sistemin ekonomik të shoqërisë, që ajo ta arrijë mirëqenien jetësore, duhet kuptuar pikësëpari motivin përse duhet zbatuar zeqati. Në diferencat e lloj - llojshme të shoqërive të herëshme , edhe të shoqërisë së sotme , zeqati shprehet si ekuilibër harmonik dhe unjësim i shpirtit dhe trupit, për të cilat tema mund të bëhet trajtim shqyrtimesh të veçanta.
Shikuar nga përcaktimi që hyn në atë lidhje pesëfishore të sharteve të Islamit ose në lidhjen trefishore të detyrave të Islamit, është i dukshëm gjithë qëllimi se në fenë Islame për zhvillimin e njerëzimit ka kritere të një domethënie shumë të gjërë, ku përbrenda vetë modelit të raporteve në zhvillim sëndërtohen mundësi nënsistemesh që e plotësojnë zbrazëtirën dhe e pamundësojnë zhbërjen deri në ekstremin e të këqiave. Ky predikim në Islam duke e zbatuar zeqatin është predikim i hapur dhe i pranuar sipas vullnetit dhe dëshirës së njerëzve, dhe shprehet deri në kulmin e përpjekjeve që të realizohet. Me këtë, klimë veprimi, krijohen linjat e përherëshme të ngritjes shpirtërore, trupore dhe asaj materiale.
Shikuar nga aspekti i qëllimit për të shfrytëzuar të mirat e Islamit si botëkuptim, kriteret e qëllimeve mund të diktohen si bosht ku zhvillimi mund të marrë kah të rrjedhave ku arrihet barabarësia , në çdo sferë e në çdo nivel të vlerës dhe supravlerës shoqërore !
Plani i shtruarjes së këtij faktori mobilizues – mbi të gjitha , pikëqëndrimin e mbështet në nivelin e ndërgjgjes së lartë shpirtërore, ndërsa ky nivel, ngërthen humanitetin si si shkallë e racionalizimit shoqërorë. Por, meqë gjeneza e kësaj kërkese lind qysh në periudhën kur feja Islame – ishte në këmbë të shëndosha dhe qëndroi në transhenë e sigurtë të fitores, se i priu Pejgamberi Muhammedi as., pastaj, për t’u ofruar si predikim i pranimit të vullnetit dhe dëshirës , që herdokurdo të mbizotërojë e vërteta, e drejta dhe urtia. Ky relacion i kësaj vazhde bëhet me mishërimin e komponentave të tërësishme që janë shqyrtuar në formë ajetesh tek Porosia e madhe e Kur’anit, ku krijohet horizonti i një hapjeje që e siguron zhvillimin e brezave! Qysh atëherë, e deri sot, kjo veprimtari strategjike përcillet me pyetjen :
-Si dhe sa kanë mundur në atë faze të zhvillimit të mbajnë llogari dhe kontrollë gjatë mbledhjes dhe gjatë shpërndarjes së zeqatit ?
Sot, për qarkun shkencor fare mirë është i njohur aparat i përsosur për mbajtjen e procesit të evidences dhe planifikimit që në rrjedhat e zhvillimit për hir të pengesave që krijohen nga të ashtuquajturat “ grykat e ngushta “ krijohen pushtete apo udhëheqje të gryksave të sistemeve, që s’ngopen kurrë nga keqpërdorimet. Në të kundërtën , për atë kohë , mund të flitet se në shoqëri, ngulitej ndjenja e ndërgjegjes ! Prandaj, edhe zeqati trajtohej si detyrim i kryerjes së detyrës : - adhurim me pasuri ! Një akumulim i tillë nga të pasurit që t’u dedikohet të varfërve, për shoqërinë e asaj kohe ishte I randësishëm! Por, është ma i rëndësishëm sot, në këto rrethana të dominimit të shoqërive transnacionale dhe varfërimit masiv të regjioneve, fshatrave ku jetojnë qytetarë që nuk përballen dot me varfërinë! Për këtë arsye , zeqati , mbase ka edhe një domethënie të madhe !
Përderisa fesë Islame iu bë agresion nga kënde të ndryshme, asaj, nuk i mbeti tjetër, pos që të luftojë me aq sa mundi për të pasur dhe për ta zgjëruar vetëm predikimin shpirtëror në zemrat dhe mendjet e urta të njerëzve që i bënë rrugë dhe vend ta strehojnë dhe ta kultivojnë besimin Islam nga njëra anë, e nga tjetra, t’ia lejojnë All’llahut të jetojë në brendinë e shpirtit të tyre , që ata pastaj, t’i japin përkrahje pejgamberit Muhammed, që ta realizojë urdhërin që i vinte nëpërmjet Xhebrailit as., dhe ai ua transmetonte brezave të përmbahen sipas saj që ta realizojnë në përputhje me dëshirë e All’llahut, rritën dhe zhvillimin në këtë botë, që të përjetojnë kënaqësitë dhe lumturitë edhe në jetën e ahiretit!
Do të ishte paradoks i veçantë, në atë barrierë kohore nëse Zeqati – do të aprovohej për jetësimin e riprodhimit shikuar nga përmasat e një paraleleje ku integrimi i Islamit do të përfshinte veprimtaritë e ndryshme të mbisundimit! Sado e mundshme kjo veprimtari ka qenë e palejuar dhe e përjashtuar ! Prandaj, edhe sot nga këndi i pikëshikimit të studimit, domethënia e zeqatit, është unikate, sepse mundëson një realizim zhvillimi , të kundërt, nga qëllimet e ndryshme politike e shtetërore, që derdhin buxhete në emër të zhvillimit, por, qëllimet i kanë për arritje të prapaviave të ndryshme !
Qëllimin e mbledhjes, dhe, shfrytëzimin e zeqatit, Kur’ani i konkretizon ! Atë e japin ata që e ndjejnë se janë të mundshëm, mbase e marrin ata që në shtigje të përballjes jetësore përpiqen të arrijnë qëllimet optimale, por që shprehen me nivelin ma të lartë të humanizmit njerëzor.
Zeqati – faktori i mobilizimit njerëzor, pikësëpari është plan i lëvizjes së drejtpërdrejtë ku ndeshet përballja e të kundërtave, zbutja e diferencës së zhvillimit njerëzor. Kjo mundësi e eleminimit të dallimeve në zhvillim i harmonizon qëllimet, mbase e mundëson arritjen e ekuilibrit të barabarësisë !
Sipas Kur’anit – Porosisë së madhe, Zeqati, nuk lejohet të përdoret për ndikime qëllimkëqia ushtarake dhe politike që kanë ndjenjën e pushtimit. Nuk lejohet as për krijimin e institucioneve apo grupacioneve që hartojnë plane për ta thelluar varfërinë , ashtu siç u ndeshën shumë breza me organizime pushtuesish. Se mbi te gjitha, njeriu është krijesë e All’llahut ! Jeton në tokë. Shfrytëzon dritën, ajrin, ujin dhe pasuri të tjera materiale, që ia bëri të mundur All’llahu.
Por, për hirë të krijimit të raporteve në shoqëri, për hir të nivelit jo të mjaftueshëm të kryerjes së detyrave që dalin nga Kur’ani edhe dallimi në zhvillimin shoqëror ka ngjyra e thekse të ndryshme, pasi edhe nga raporte të ndryshme, aprovohet hapi i zhvillimit…!

Botoi : Ittifak, gusht 1994, Prishtinë

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme